Kontakte     Indeks     Pershtypje     Porosi Online  

 

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
lista e ofruar per shitje

 

kėrko

Katalogu i botimeve

Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume
Na kontaktoni

Botimet Toena

Rruga "M. Gjollesha"

K. P. 1420

Tiranė - Shqipėri.
Tel:+355 4 22 40 116
Email: botimet.toena@gmail.com

            redaksia@toena.com.al 



LIBRARITE TOENA

 

LIBRARI TOENA
Lagjja nr. 2

Rr. Abedin Bido, god. 73

Sarandė - Albania
Tel. 85 22 67 55
rudina.selimi@gmail.com
 
LIBRARI TOENA
Globi, Sarandė - Albania
Tel. 85 22 41 24
rudina.selimi@gmail.com
 
LIBRARI TOENA
Pranė Teatrit “Petro Marko”
Vlorė - Albania
Tel. 33 40 07 50
Cel. 068 842 01 32
  
LIBRARI TOENA - ARTINI
Pranė Institutit Albanologjik
Prishtinė - Kosovė
Tel. 0037 744 114 831
jahir_a@hotmail.com
Facebook: Libraria Toena - Artini

 





 

Autorėt ekskluzivė

     

Bashkim Shehu

- Lindur mė 1955 nė Tiranė.

 

 

 


Bashkim Shehu ėshtė njė nga shkrimtarėt shqiptarė mė produktivė tė ditėve tona. Qė prej vitit 1993 e deri mė sot ka botuar nė mėnyrė sistematike ēdo vit e mė shumė vepra tė tij.
Prej vitit 1997 ai jeton nė Barcelonė. Aktualisht punon si kėshilltar pėr Europėn  Lindore nė Qendrėn e Kulturės Bashkėkohore tė Barcelonės.
Disa prej librave tė shkrimtarit Bashkim Shehu janė botuar nė  gjuhė tė ndryshme tė botės, si: Rrugėtimi i mbramė i Ago Ymerit (roman);  Rrėfim ndanė njė varri tė zbrazėt (roman autobiografik); Vjeshta e ankthit (roman);  Gostia (roman) dhe dy pėrmbledhje me tregime.

 

- 1975-1979: Studime pėr Gjuhė-Letėrsi Shqipe nė Univesritetin e Tiranės.
- 1979-1981: Skenarist nė Kinostudio.
- 1981-1991: Gjatė kėsaj periudhe, kalova tetė vjet nė burgjet e diktaturės dhe njė vit e gjysmė nė internim. U lirova nga burgu mė 1991, nė kohėn  e ndryshimeve demokratike.
- 1991-1992: Skenarist nė Kinostudio.
- 1992-1995: Jetoj nė Budapest. Pėrveē krijimtarisė, ndjek njė kurs post-universitar pėr sociologji nė Institutin e Shkencave Sociale e Politike pranė Universitetit tė Budapestit.
- 1995-1997: Pėrsėri nė Tiranė: krijimtari dhe pėrkthime.
- 1997: Gjatė trazirave tė atij viti, pėrsėri largohem nga Shqipėria. Me ndihmėn e Parlamentit Ndėrkombėtar tė Shkimtarėve, vendosem nė Barcelonė, ku vazhdoj tė jetoj. Qysh nga 2001-shi, punoj pėr Qendrėn e Kulturės Bashkėkohore tė Barcelonės.

 

Libra tė botuar tė shkrimtarit Bashkim Shehu

 

 


Bashkim Shehu
Mozart, me vonesė

Kategoria : Roman
ISBN: 978-99943-1-506-2

Viti : 2009

Shtėpia Botuese : Toena

Faqe : 312

Ēmimi : 700 lekė (5.50 euro)

 

 

 


Autori : Bashkim Shehu
Titulli : Hija e gurit

Kategoria : Tregime tė zgjedhura
ISBN: 99943-1-069-2

Viti : 2006

Shtėpia Botuese : Toena

Faqe : 156

Ēmimi : 400 lekė (3 euro)

 

Parathėnie e librit

Tė ecėsh nė njė realitet tjetėr


1.
Nuk do tė marr pozicionin e kritikut pėr tė shkruar njė hyrje mbi tregimet e Bashkim Shehut. Do t’mė duhej tė vija nė punė njė tjetėrsoj diturie. Por jo vetėm pėr kėtė. Do t’mė dukej se po bėja njė lloj dredhimi, njėlloj si me hedhjen e njė ēarēafi tė ftohtė pėrmbi to. Pėr ta thėnė mė hapur: nuk mund tė jem i ftohtė dhe i prajtė, ndėrsa nis dhe shkruaj mbi to. Bashkim Shehu qė nė dukjen e tij si shkrimtar nė librin me tregime “Njė kohė tjetėr” pastaj me skenarin e filmit “Skėterrė ‘43", kishte kuptuar se fjala e shkruar mund tė flasė pėr diēka dhe tė tė kujtojė diēka tjetėr. Ai e kishte tė fituar a tė lindur aparatin e tė shkruarit nė mungesė tė lirisė, tė lirisė sė fjalės.
Ne, tė gjithė ne, qė vijmė nga kohė tė trishta, sa e gėrvishtim pak tokėn ku hedhim hapat, na hapen gropa. Gropa jo nga ato qė lėnė kėpucėt mbi dhé tė hupėt. Jo tė tilla. Gropa qė zbresin mė thellė nga sa ia pret mendja njeriut. Gropa qė hapen dhe papritur kėmbėt zhurmojnė tek ecin mbi njė realitet tjetėr. Mbi realitetin e sė djeshmes jo tė largėt, por qė pėr ne, tė gjallėt e sotėm qė vijmė prej saj, ai realitet ėshtė mė i gjallė edhe se vetė ne, edhe se vetė jeta jonė nė tė jetuarin e sotėm. Mbase ėshtė tragjike qė njė brez jeton kėshtu nė dy realitete njėkohėsisht. Por ne nuk jemi aq tė aftė sa me njė gur tė mprehtė si tehu i thikės ta presim atė kėrthizėn qė na lidh me kohėn tonė tė sė djeshmes. Sidoqė fati na hodhi kėshtu pa mėshirė nga njė kohė nė njė kohė tjetėr, nė njerėz, nė breza, nė zakone, nė ligje, nė shtete, nė struktura e nė ujėra tė tjera jete. Ne prapė marrim frymė me mushkėri tė dyfishta. Marrim frymė me dy palė gypa kohe dhe jete. Me dy gabxherre, dy palė trake. Njė palė trake tė vėna diku mėnjanė, nėn hije, strukur ndėnė palėn tjetėr, ndėnė ato tė sė sotmes, me tė cilat marrim frymėn e gjallė tė pėrditshmėrisė. Ne, duam nuk duam, do tė jemi kėshtu tė dyfishtė, pėr tė mos thėnė se shtresėzimet tona, si te tė gjithė njerėzit e tjerė, nganjėherė shkojnė dhe mė tej se ne. Pa mund tė frymojmė dhe me mushkėritė e gjyshėrve dhe tė katragjyshėrve tanė. Ne jemi njerėz. Edhe me gjymtimet kohore, a me ato tė tjerat qė pandehim se nuk janė tė tilla. Kohėt nuk mund t’i ndajmė mė dysh, mė trish, mė katėrsh sikur tė prisnim kėrcunj. Siē ndan sharrėxhiu trungjet pėr t’i bėrė mė tė volitshėm nė mbartje a pėr t’i sjellė nė masėn sa tė futen nė furrė, nė oxhak a nė sobė. Harrojnė qė trupėrisht kjo mund tė jetė e arritshme. Por, harrojnė qė shpirtėrisht ka diēka qė nuk e pret as koha, as hapėsira, as politika, as ideologjitė, as dimrat, as thatėsirat. Dhe prapė ne jetojmė dhe veprojmė nė tė sotmen, nė tė pėrditshmen. Jemi qenie njerėzore tė gjalla. Nė rrafshin mė tė thellė jemi qenie qė frymojmė universalisht.
Kėto qė thashė deri tani, janė mbresat qė mė la leximi i tregimeve tė kėtij libri.
Kėtu do tė hap nja dy paranteza. Nė vijim  merret vesh se ē’lidhje kanė ato me sa po shkruaj.
2.

25 shkurt 1974
Po mbartja tim bir dhjetėditėsh nė duar. Nga Tirana nė Gjirokastėr. Me tren deri nė Fier. Krahėt i kisha bėrė djep pėr foshnjėn time. Nė Fier njė mik i familjes sė gruas, Abdiu, shofer i njė skode autobot, na priti dhe qė tė katėrt u futėm nė kabinėn e tij. Gruaja lehonė u plandos. E kish zėnė makina. Vjehrra qė vuante nga veshi i mesmė, u plandos edhe ajo mė keq se e bija. Tė dyja si tė alivanosura. Xha Abdiu nė timon. Unė me krahėt djep. Kėshtu qė nga Tirana mė duhej ta ēoja kėrthiun tim nė Gjirokastėr. Abdiu rrugės mė jepte muhabet dhe unė nė siklet, po prapė ia ktheja. Tė dy gratė (ėmė dhe bijė) ishin mė shumė tė vdekura se tė gjalla. Po rruga duhej bėrė deri nė fund. Mė dhembnin krahėt dhe muskujt mė shumė se sa njė muaj mė parė (20 janar), nė javėn e parė tė fillimit tė punės si minator nė minierė. Nė ato ditė, kur nga njė njeri qė mbante nė duar lapsin a stilolapsin, provova tė tendosem qė tė shtyja njė ton hekur, qė ėshtė vetiu vagoni i minierės, shto dhe njė ton qymyr tė ngarkuar pėrmbi tė. Por kjo pesha e kėrthiut, ngurtėsimi i krahėve nė njė rrugė qė atėherė zgjaste 12 orė, qenkej ku e ku mė e brishtė dhe ku e ku mė e rėndė se sa ajo e hekurit dhe e mineralit tė ngarkuar nė kupėzėn metalike sipėr tij. Ėshtė jeta jonė. Mbase mė e rėndė dhe mė e fortė dhe sesa hekuri.
Kėtė tė mirė tė degdisjes nga Tirana nė minierė, siē u tha, po ma bėnte Kryeministri. “Ai ėshtė shpatė, tė keqen xhaxhi, ai ėshtė shpatė e revolucionit. Po ai ėshtė sa i drejtė, sa i mirė. Po ta marrė vesh cili je ti i vėrteti, ai qan, tė keqen xhaxhi”. Kėshtu mė thoshte njė poet dhe ish-luftėtar, L. Q. Por, cili isha unė “i vėrteti”, nuk e mori vesh as ai, Kryeministri, dhe askushi tjetėr. Dhe ja tani: njė bebe dhjetėditėshe, dy gra tė dėrrmuara, njė baba qė pėr tė mbajtur birin e tij ka vetėm krahėt, nė njė autobot tė shkalafitur, njė rrugė zhavor e gropa. Ku shkonim? Pėrpara na prisnin fyerje, refuzim, dhunim, pėrjashtim, nėpėrkėmbje.

3.
Verė 1978
Miqtė e mi R. M. dhe A. I., poetė dhe dashamirė tė librit tim tė vetėm me poezi “Rrėnjėt”, mė thonė qė tė takoj Bashkim Shehun. Ne kemi folur me tė pėr ty, mė thanė, dhe ai mund tė tė takojė. Qaja hallin dhe mbase ndikon tek i ati qė tė shpėtosh nga miniera. Eh, mendje poetėsh. Por po tregoheshin miq. Atėherė, qė nga 1974, siē e thashė, kėshtu ishte hapur fjala: me njė urdhėr arbitrar tė Kryeministrit kisha marrė dėnimin pėr nė minierė. Thellė-thellė e dija qė nuk ishte kėshtu, por ē’humbisja po ta takoja tė birin, Bashkimin. Ai ėshtė shkrimtar dhe djalė i mirė, mė thanė miqtė e mi. Shkrimtar. Edhe unė i kisha lexuar disa tregime tė tij, botuar nė revistėn Nėntori. Mė patėn pėlqyer. Ai ėshtė shkrimtar, djalė i mirė, ngulmonin miqtė e mi.

4.
Nuk e mbaj mend se si ma rregulluan, por unė dhe gruaja ime, qė ishim vendosur nė hotel “Arbėria”, u takuam disa herė me tė. Te bari i hotel “Pezės”, po pinim tė mbėshtetur nė banak. Ai i kthente kllup e kllup gotat e fėrnetit tė lyera me sheqer te buzėt. Nuk i kapte gotat poshtė te froni, por te buzėt dhe vetėm me dy gishta. Se si i jepte kokės pas dhe kėlltup. Njė trill prej adoleshentėsh qė duan tė duken mė tė mėdhenj nga ē’janė. Gruas sime i kishte bėrė shumė pėrshtypje ky gjest i tij dhe mė pas do t’ma pėrmendte shpesh. Isha i shkrirė nė njė shtendosje gjer nė shkartisje. Isha i ēkontraktuar e krejt i shpenguar qė nė takimin e parė me tė. Kisha vite, pėr tė mos thėnė qė rrallė mė ndodhte kėshtu. Ai kishte aftėsinė tė tė bėnte pėr vete, tė ishe i ēlirshėm. Por edhe se e gjitha kjo po mė dukej tej reales, tej sė ėndėrruarės. Pija me djalin e Kryeministrit, kur andej nga vija unė, ēdo brigadier kėmbėshtrembėr miniere mund t’mė bėrtiste e t’mė thoshte sa herė t’i donte b…: “Do tė tė kalb nė minierė tė gjallė ty,  S. Bejko!”
Ky djalė me njė palė pantallona kadife bojė preshi, me njė palė kėpucė nga ato qė bathnin nevojtarėt: poshtė gomė makine, sipėr lėkurė e trashė me vesh, si ato tė artizanatit fshatarak… O perėndi, dhe kaq i lirshėm. Biseda, siē thashė, na ngjiti sikur tė ishim takuar edhe dje. Njė djalė i hajthėm, trup elastik, lėkura e fytyrės e hollė, pak e zeshkėt dhe aq e freskėt, me njė djersitje tė mustaqeve dhe tė mjekrės, sikur thekra tė zeza e grunjėra tė pabėra tė ishin lėshuar butė nė faqet e tij palcė tė njoma. Aq e njomėsht, aq e butė dhe ajo buzėqeshja rinore. Ky na ishte, vėrtet ky na ishte, djali i atyre qė vrenjtnin dhe kthjellnin nė Shqipėri? Mbi tė gjitha unė po takoja njė njeri tė sigurtė e tė lumtur. Gjė e rrallė kjo. Dhe sa e bukur. Njė njeri i lumtur.
Njė miku im i dikurshėm, S. M., qė siē duket na kish vėrejtur, mė hoqi mėnjanė dhe mė thotė: “Shiko, je bėrė si i lėngėshtuar dhe i pėrbaltur fare. Jo kėshtu ju qė vini nga klasa punėtore, ju qė vini nga frontet e mėdha tė socializmit. Le tė jesh i dėnuar, mė tha, po ti je i fronteve tė klasės punėtore. Nuk tė ka hije tė jesh kaq i miqėsuar dhe i serviluar me ata lart”. U ēudita. Po ē’donte ai aty? Sikur t’mė paskej ndjekur, se ē’po bėja e se nga shkoja. Herė tė tjera nuk mė kishte folur. Nuk ia vara. Kush ia kishte ngenė kėtij dhe atyre qė thoshte ai. Ky djalė “nga lart” ishte vėrtet njė mrekulli. Si i rėnė nga qielli, tė thoshje. Unė nuk e kisha menduar se mund ta shihja, pale qė ta takoja e tė pija me tė, pa lėre qė tė mė bėnte magji, sa dhe ta doja.
Ai mė  tregoi se donte njė vajzė. Jetonte nė shtėpinė e tij. Ishte nusja e tij. Nėna ia ēonte me makinė nė shkollėn e mesme. E mbaj mend si tani qė ajo nė fotografi kishte njė gjoks tė bukur. Fotoja ishte me ngjyra si ato nė filma. Dhe kjo mė stepi. Nė Shqipėri atėherė bėheshin fotografi vetėm bardhė e zi. Por, si ta rrokte mendimin tim, mė dha njė shirit tė tėrė filmik me ngjyra. Dhe unė pashė nėn veshje tė bukura sportive njė vajzė adoleshente tė bėshme, tė guximshme nė vėshtrim dhe nė rininė e saj, nė shėndetin e saj si prej vajze qė vinte nga populli. Dhe sidomos syri i saj nuk ia bėnte tėrr fare, nuk donte t’ia dinte. Ajo ishte, ajo ekzistonte si qepėt nėn dhé, si frutat nė degė, si disku i diellit, si masa e rrumbullt e valės sė ujit qė vjen dhe pėrplaset nė breg. Energji, bukuri, ngrohtėsi. Dhe ajo i dinte qė i kishte. I dhuronte kėto nė egėrsinė dhe vetvetishmėrinė e njė vajze qė e pėlqejnė: butėsi, ngrohtėsi, plotėri, formėsim i mrekullueshėm njerėzor dhe vajzėror. Asgjė mė shumė. Ajo vetėm i ndiente, siē i shpaloste. Ja tek jam. Njė kulmim i pastėr, i patrembur dhe i pakushtėzuar nga asgjė, veē nga ato lidhka dhe fijėza qė e krijuan, e mbushėn dhe e endėn tė bukur e tė plotė. Dhe vetėm tė tillė, vetėm si tė tillė. Pa pyetur pėr gjė tjetėr.
Ky djalė do tė vinte t’mė takonte njė ditė para se tė nisesha. Ai erdhi te bari i hotel “Arbėrisė”, ashtu i larė, i sapolarė. Ishte njė ditė e bukur fillimvere gjithė diell, e pėrmbytur me diell. Trupi, fizionomia e tij dhe ashtu vetiu tė njomėsht tė dukeshin se kishin marrė njė pėrmasė tė tejdukshmėrisė. I vareshin ende rrėketė e dushit nė fytyrė, nė ballė. Flokėt ishin si njė masė e lagėshtitur, mish dhe flokė njeriu bashkė. Mė tha se nga banja duhet tė dalėsh i pafshirė me peshqir. Kishte njė libėr nė dorė. Ishte para provimeve tė fundvitit nė universitet. Mė kujtohet se kishte vuajtur pėr humbjen e Hollandės nė Kampionatin Botėror tė Futbollit. Se kishte veshur rroba portokalli dhe e kishte ndjekur me trishtim. Ishte sikur ta kishte fshikur vapa pasionin e tij, sikur ta kishte shuar sėmundja pasionin e tij futbollistik. Humbje e sė madhes e sė bukurės. E skuadrės sė Hollandės sė Kufjit. Pa ai i ishte nėnshtruar humbjes si sėmundjes, me dėshirė. Dhimbje, eja mė merr ti mė mirė, se sa tė humbė skuadra e zemrės. Dhe prapė ajo kishte humbur.
“Po Ginsbergun, a e ke lexuar?” - mė tha. Ginsbergun as e kisha dėgjuar. Bashkimi njė ditė mė parė mė kishte thėnė se, duke qenė atje lart, njerėzit i shmangeshin, nuk i jepnin miqėsi. Ai kishte nevojė pėr miq.
Aa, ku e kishim fjalėn? Te Ginsbergu profili yt prej nėne, profili yt prej Spanje. Ky djalė i njomė vėrtet po mė ēmendte. Profili yt prej ballkanasje, profili yt tragjik, profili yt iberik, po shtoja me vete. Imazhe qė mė mbetėn pėr njė kohė tė gjatė tė ngulura fort nė tru. Nuk di sa janė te Ginsbergu.
Tė nesėrmen nė mėgjes ai erdhi prapė. Ke ē’lexon aty ku je, mė kishte pyetur. Eh, kam dhe s’kam, i pata thėnė. Mė solli dy libra: “Prometeu i lidhur” dhe “Zonja me kone”. U ēudita qė mė solli dy libra qė i pata lexuar e stėrlexuar. Por ky djalė nuk ishte vetėm ashtu i drejtpėrdrejtė. Kishim folur pėr letėrsinė. Pėr tregimin “Dama pik” tė Pushkinit. Shijet e tij ishin krejt tė tjera nga ato qė propangandoheshin atėherė. Kishim folur pėr Kafkėn, pėr Kadarenė. Buzėqeshte nga kėnaqėsia kur pėrmendte Kadarenė. E kam mik, mė thoshte. Prapė ai kishte dhe diēka mė pėrtej asaj qė shfaqte. Njė ditė mė parė mė kishte folur gjatė pėr njė film qė mua mė mbeti nė mendje si “Ēmendina”. Edhe sot qė e njoh mirė atė film, kėshtu ia mbaj mend emrin. Film me aktorin Xhek Nikolson. Dhe mė tha se aty kishte njė indian tė Amerikės qė nuk fliste. Nuk donte tė fliste.
Kot sė koti, pėr njė gjest, pėr njė panatyrshmėri ndaj tij, ai indiani bėri memecin, tė pagojin. Dėgjonte dhe refuzonte tė fliste. Realiteti i ēmendinės ėshtė ai i denatyrimit, i shformimit tė personalitetit njerėzor. Dhe pastaj revolta e kėtij njeriu tė virgjėr, e kėtij indiani, si rrugėdalje nga ēmendina, si respekt pėr atė qė di ta jetojė ēmendinėn, di t’i nėnshtrohet ēmendinės dhe di tė jetė ndryshe, i paprekur nga ajo.
Po mahnitesha pėr informancionin. Ky djalė “nga ata lart” fliste pėr regjime qė ēmendnin njeriun. Si ka mundėsi qė diktatura pillte mu nė thelb tė saj antidiktaturėn? Kėtė nuk ia thashė. Kudo ndodh, ndodh kėshtu mė tha. Ēmendina ėshtė njė realitet i kudondodhur.
Dhe librat qė mė solli atė mėngjes ishin shumė instruktivė. Jo librat vetė, sesa ajo ēfarė thoshin me shkrimin e tyre nė kapakėt e brendshėm pėrkthyesit e tyre. Aty kishte dedikime shumė mikluese pėr Kryeministrin, tė cilit ia patėn dhuruar. Mė tha se shumė shkrimtarė tė suksesshėm shqiptarė nė atė kohė, bėnin dedikime tė tilla. Bėnin e ē’nuk bėnin. Por ajo qė tė ēonte tej kufijve tė ēmeritjes ishte nėnkuptimi se Shqipėria ėshtė njė ēmendinė. Bota e tėrė ėshtė njė ēmendinė. Di ta jetosh ēmendinėn, botėn tonė apo nuk di? Tė mos ta jetosh atė pa qenė i ndėrgjegjshėm se ajo ėshtė e tillė.

5.
Unė ika me njė mbarsje tė rėndė intelektuale dhe ndjesore nga takimi me Bashkim Shehun. Isha i ngarkuar rėndė me njė ushqim qė do t’mė duhej njė kohė e gjatė qė ta tresja.
Mua mė kishin drejtuar tek ai dy miqtė e mi qė ta kandis, sa ai tė ndikojė te i ati qė tė shpėtoja nga miniera. Sigurisht, qė nuk ia ēava kokėn me atė se si isha e se sa keq ndjehesha. Njė qė ėshtė nė minierė, dihet se ē’ėshtė. Iu shmanga qarravitjeve. Vetėm kaq i thashė: ja si nė minierė.
Po mesazhin indirekt e kisha marrė. Ne nganjėherė jetojmė nė njė ēmendinė. Padrejtėsi ka. Kėtu nė Shqipėri, ata atje nė SHBA etj. Kudo, atje-kėtu, sa tė ketė segregacion, aparteid, njėlloj ėshtė. Kudo do tė jetosh nėn njė shtet, nėn njė ligj mbi kokė. Totalitarizmi ėshtė ligjėsi mėnjanė. Natyraliteti njerėzor ėshtė ligjėsi mė vete, nė anėn tjetėr. Kėto tė dyja nuk pėrkojnė. Sa tė ketė kultura tė ndryshme, qė s’e pranojnė njėra-tjetrėn, deformimet ekzistojnė. Edhe shtrėngesat. Sa duhet pėrshtatur shteti me natyralitetin e njeriut dhe sa njeriu me totalitaritetin e ligjit? Kush e gjen kėtė? Hajde dhe gjeje edhe sot nė mėnyrėn mė tė pėrkryer kėtė gjė! Ėshtė pėrplasja midis natyrės dhe kulturės. Kur natyra jonė nuk pėrshtatet, atėherė njeriun e veēojnė, e burgosin, e ēojnė nė spitalin psikiatrik. Vuan edukimin dhe ilaēet e ēmendinės. “Riedukimin nė radhėt e klasės punėtore”. Puna ėshtė qė ta dish se diktatura ėshtė ēmendinė dhe, po munde, ta mposhtėsh ti ēmendinėn brenda saj, jo tė tė mposhtė ēmendina ty. Kėto qė thashė deri tani pėr “ēmendinėn” vetėm u nėnkuptuan. Nuk u shqiptuan.
Tė ikja nga Tirana me mendime tė tilla nė kokė, ishte shumė pėr mua atėherė. Po, siē thashė, isha ende nėn pėrshtypjen e mbresave. Kishte kohė tė mendoja dhe t’i stėrmendoja gjatė mesazhet direkte dhe tė fshehta qė mora nga ky takim.

6.
Mė kryesorja e mbresave ishte se unė kisha takur njeriun e bukur, njeriun e lumtur. Jo djalin e Kryeministrit. Dhe hiē nuk ndjeva zili a cmirė, a ndonjė ndjenjė sadopak negative pėr tė. Pėrkundrazi e simpatizova. Pėr tė gjitha ato qė rrezatonte dhe qė ai aq bujarisht e ēiltėr m’i shfaqte. Ai as dyshonte, as mendohej shumė pėr kėto. Pėr atė se si i kishin rėnė nė pjesė tė mirat e lumturitė. Ai i gėzonte, i manifestonte. Dhe tė takohesh me njė tė lumtur, ėshtė njė qė tė ngjall emocione pozitive. Tė ndriēon pėrbrenda. Sidomos kur ėshtė dhe njeri i menēur. M’u kujtua biseda me njė mikun tim, shkrimtarin S. S. Kur po mė pėrcillte nga Tirana, ai mė kishte thėnė: «Sadik, ti re nė minierė, po mos kujto se nė botė nuk ekzistojnė mė lumturia dhe bukuria. Poezia. Hapi sytė qė t’i shohėsh. Para syve tė tu janė».
Ishin takuar miniera dhe piku i lumturisė shqiptare. Por edhe rinia e pėrvoja. Ishin takuar tė patakuarat. Dhe ja, pisa e zezė, miniera, takohet dhe e adhuron tė lumturin. Nuk ka si tė ndodhė ndryshe. Gjithkush ėndėrron lumturinė. Edhe kur nuk e prek dot vetė, se ia kanė ndaluar ta prekė. Se kėshtu janė punėt nė kėtė botė. Janė ndarė gjėrat. Ti nė terr, ti, tjetri, nė Olimp. Atėherė pse mos t’i gėzohesh ēastit, kur e sheh nga afėr, gati e prek atė fatlumin qė e ke ėndėrruar. Tė kėrkosh “si” dhe “pse kėshtu”, ėshtė e kotė. Tė kėrkosh qė t’i ndryshosh gjėrat, rendin se si janė, prapė e kotė. Ato nuk kanė arsye, pse janė kėshtu dhe jo ndryshe. Ato nganjėherė janė, janė dhe asgjė mė shumė. Nuk kanė themel. Janė kapriēo e sė thėnės. Qė thotė kėshtu tė bėhet dhe jo ndryshe. Nuk del dot kundėr asaj qė thotė: kėshtu dhe jo ndryshe. Ne ishim bij tė fatalitetit. Tė asaj: kėshtu dhe jo ndryshe. Ndaj saj, heshtin zilitė, cmirat. Heshtin ajo ē’dua unė dhe ajo ē’do dhe ē’ heq fati im. Ajo qė unė tė jem kėshtu, si jam dhe ai ashtu siē ėshtė. Dhe pastaj, pastaj, ē’mund tė thuash sikur e thėna nesėr tė ndėrrojė mendje e tė thotė: as kėshtu, as ashtu. Duke mbetur nė rrethin e hekurt tė fatalitetit, secili duhet tė ishte i kėnaqur me vendin qė i ishte caktuar.
Dhe nėse ferri shtang e i gėzohet asaj qė ėshtė e kundėrta e tij, ē’mund tė bėjė tjetėr? Ferrin ti nuk ia do vetes, pse t’ia duash tjetrit? Dhe atėherė le tė jemi pėrtej vetes. Sidomos kur ai qė ėshtė sipėr nesh, arsyeton. Tė thotė, ose tė lė tė mendosh, se kjo ndodh vetiu. Jo vetėm sot, por edhe nesėr: ndodh tė jesh i ri, i bukur, i pasur. Ndodh qė tė jesh plak, i sėmurė, i varfėr, i papėrfillur. Qė tė braktis e dashura, tė humbė pasuria, tė vdesin fėmijėt. Plakesh dhe vdes vetėm e pa tė vėshtruar njeri. Fatkeqėsia ėshtė mė e shpeshtė se lumturia. Nuk e shohim atė, sa e shpeshtė ėshtė rreth nesh. Se nuk e duam. Se e pandehim veten sipėr saj. Se e kemi pranuar qė ajo tė jetė, por pėr tė tjerėt, jo pėr vetė ne. Ne e shohim qė ajo ėshtė kudo, vetėm kur biem nė ferrin e saj.

7.
Pastaj… ato ishin vite aq tė ashpra, aq tė mbrapshta. Mė tė pasigurtat pėr lumturinė dhe bukurinė. Nė ato kohė njė pllakė e rėndė guri, pllakė hata, vėrtitej fare ulėt nė ajėr. Vėrtitej e vėrtitej mbi kokat e tė gjithėve. Kujtdo mund t’i binte nė kokė nė tė mirė e sipėr. Sado ta ulje kokėn, tė gjente. Dhe pas kėsaj nuk kishe mė derman. S’kishte ilaē tjetėr. Do shkoje nga tė shkoje dhe shėrim do tė kėrkoje vetėm te Partia. Partia ta shėronte kokėn ose ta shtypte kokėn. Sigurisht, kundrejt njė shpėrblimi nga ana jote, njė shėrbimi pėr Partinė. Por pllaka prapė sillej e vėrtitej nė ajėr. Koha nuk mund tė merrte frymė pa atė pllakėn e fatkeqėsisė sė papritur mbi kokėn e dikujt. Mjerė kujt i vinte radha qė ajo t’i binte mbi kokė. Mjerė kush nuk dinte tė bėnte pazar me Partinė, pasi t’i binte tulla nė kokė. Dhe mjerim e vaj pėr ata tė cilėve Partia nuk u kėrkonte mė as pazar, as shpėrblim. U kėrkonte si kasapi vetėm kokėn. Heqjen e kokės nga supet.
Pas 1970-tės sistemi papritmas u ēmend. U vėrtitėn jo njė e dy, por dhjetėra e qindra tulla tė rėnda nė ajėr. Dhe ato po u binin mbi koka gjithnjė e mė shpesh atyre qė ishin mė afėr regjimit, sistemit. Dhe shumė lumturi dhe bukuri u prishėn. Nė kėtė vend ku bukuritė dhe lumturitė ishin me kursim. Madje, fatkeqėsimi i qėllimshėm i vendit ishte ligjėsi.

8.
Isha mėsues nė Libohovė, kur Mehmet Shehu dhe familja e tij pėsuan krusmėn dhe mynxyrėn. Sidoqė edhe ashtu larg e larg dėnimi dhe tatėpjeta ime lidhej me emrin e tij, unė ndjeva keqardhje pėr atė njeri. Pėr familjen e tij. Pėr Bashkim Shehun nė veēanti. Pėrse? Se u njoha me Bashkim Shehun. Se i njihja shijet dhe idetė e tij. Se ai mė kishte kuptuar dhe indirekt mė kishte kėshilluar pėr mirė. E vuajta kėtė gjėmė qė po i ndodhte. Nuk e di, edhe sot nuk e di pse e vuajta si pėr njė njeriun tim.

9.
Dhe atėherė tregimet e tij e kishin atė fillin e asaj qė realitetin e merr dhe e degdis nė tė magjishmen. Qė tė dyja kėto, reale dhe imagjinare, kanė njė palė porta tė ngjitura ngushtė e ngushtė nė shpatulla tė njėra-tjetrės. Nėpėrmjet kėtyre portave mund tė ndėrrosh realitet lehtėsisht. Mund tė kapėrcesh pragun e reales e tė gjendesh nė fantazi tė butė a tė zezė, ashtu siē mund tė zbresėsh prej fantastikes drejt e nė ashpėrsinė e zbrazėtinė e reales. Qė kėto porta t’i dish se ku janė, t’ua dish ku i fshehin ēelėsat, pėr t’i ēelur qė tė bujtėsh si mik i zakonshėm dhe fare i mirėpritur nė tė dyja dhomat pėrtej portave, nė anėn e mbrapshtė dhe nė anėn e mbarė tė tyre - kjo ėshtė ēėshtje e mjeshtėrisė sė tė shkruarit. Kjo ėshtė aftėsi prej shkrimtari, po edhe tė kesh patur njė fat njerėzor fatalisht tė jetuar e tė tallandisur rėndshėm si ai i Bashkim Shehut. Pėr kėtė dėshmon dhe ky libėr me tregime. Libėr mbase me vetėdije i konceptuar kėshtu gati nė njė monotemė.


Sadik Bejko

 

Kanė thėnė pėr autorin


... imagjinata letrare e Bashkim Shehut rievokon fuqishėm letėrsinė e madhe surreale ballkanike tė kohės sonė, veēanėrisht atė tė Danillo Kishit... me prirjen pėr tė pasqyruar tė gjitha jetėt individuale tė dėrrmuara nga pesha e njė tė kaluare qė nuk do tė zhduket asnjėherė.
Marrė nga parathėnia e librit me tregime “Le ombre” e pėrgatitur nga shkrimtari italian Tommaso di Francesco, Romė 1993.


Shehu, Bashkim (Tiranė, 1955). Prozator shqiptar, konsiderohet njė nga mė tė rėndėsishmit e vendit tė tij... Vepra e tij, ndonėse e mbėshtetur nė metafora qė i pėrngjajnė njė realiteti magjik, pėrrallor dhe imagjinar, ėshtė e rrėnjosur thellė nė dhimbjen e vendit tė tij dhe nė dramėn e tij vetjake. Ndonjėherė e kanė pėrcaktuar si “surrealist ballkanas” dhe si pėrfaqėsues tė humorit tė zi post-modern. Gjithsesi, pėr nga vėrtetėsia, veēantia dhe vizioni i gjerė estetik, kapėrcen ēdo lloj emėrtimi.

Marrė nga “Diccionario de Literatura Universal”, Barcelonė.

 

 

 

 

Autori : Bashkim Shehu
Titulli : Angelus Novus

Kategoria : Roman

ISBN: 99943-1-036-4

Viti : 2005
Shtėpia Botuese : Toena

Formati : 13x20

Faqe : 164

Ēmimi : 400 lekė (3.5 euro)

 

Rreth librit: Angelus Novus

 

Personazhi i gjithėpranishėm i kėtij romani ėshtė Historia, e cila me fuqinė e saj tė pėrbindshme e tė verbėr, sjell shkatėrrimin e jetėve tė panumėrta. Pėrballė Historisė, pohohet tragjikisht vlera e papėrsėritshme e ēdo historie tė veēantė njerėzore. Ėshtė njė nga temat e parapėlqyera tė kėtij autori, dhe nė romanin "Angelus Novus" gjejmė njė trajtim mė tė thelluar tė saj.

 

 

Ka vetėm pak kohė qė ėshtė botuar nė spanjisht romani “Angelus Novus” i shkrimtarit Bashkim Shehu nga Shtėpia Botuese “Siruela” me pėrkthim tė Marķa Roces Gonzįlez dhe  parathėnie tė Bernardo Atxaga-s.
Ky roman ėshtė publikuar fillimisht nė shqip nga Botimet Toena nė vitin 2005 dhe ėshtė pėrzgjedhur si finalist nė konkurrimin pėr ēmimin “Balkanika 2007”.
 Angelus Novus”  ėshtė njė roman i shkurtėr, i pėrpiktė, mbi miqėsinė e fortė dhe njohjen, si dhe tė bisedave meditative tė autorit me njė bashkėvuajtės tė quajtur Mark Gjoka, tek bėjnė shėtitje nė oborrin e burgut tė Burrelit, ashtu si grekėt e lashtė nė Stoa. Subjekti i tij ka tėrhequr gjithnjė vėmendjen e lexuesve dhe ka qenė nė qendėr tė kritikės sė mediave.
 Ndaj, kemi kėnaqėsinė tė ndajmė me ju njė shkrim me titull “Shokė tė njė kalvari” nga Ignacio Vidal-Folch.

 

SHOKĖ TĖ NJĖ KALVARI

 

nga Ignacio Vidal-Folch


Kur Enver Hoxha vendosi ta eliminonte Mehmet Shehun (nė vjeshtėn e 1981-shit), nė njė nga spastrimet periodike paranojake me tė cilat kėrkonte tė imunizohej nga puēet e mundshme brenda pallatit dhe nga spiunazhi i tė gjitha fuqive armike tė botės, edhe familja e atij njeriu, gjer atėherė tė pushtetshėm dhe tė frikshėm (qė kishte qenė shok i Hoxhės qysh nga vitet e luftės partizane kundėr pushtuesve italianė), ra nė fatkeqėsi, sipas normės sė diktaturave tė orientalizuara.

Pėr Mehmet Shehun s’u mor vesh mė asgjė. I biri, Bashkimi, hyri nė burg, prej ku do tė dilte pas vitesh tė shumta, me shembjen e botės komuniste, i shndėrruar nė shkrimtar. Po ēfarė shkrimtari se! Romanet e tij, tė shkruara nė Barcelonėn ku jeton, tė gjitha tė shkėlqyera, janė tė mbrujtura me kėto pėrvoja kafkiane, frymojnė atmosferėn toksike qė ėshtė karakteristike pėr totalitarizmin e burgjeve, njė botė e ēuditshme, nė kufijtė e marrėzisė sė kulluar, dhe shpalosen, duke u mbėshtetur nė pėrvetėsimin e kulturės europiane moderne, pėrmes dėshirės pėr tė ndriēuar kuptimin e fshehtė tė pėrvojės sė tragjedisė dhe pėrmes njė rrugėdaljeje inteligjente.

Sapo ėshtė botuar (nga “Siruela”) Angelus Novus, titull (dhe subjekt) qė i referohet akuarelit tė famshėm tė Paul Klee-sė, qė e ka pasur njėfarė kohe Walter Benjamin-i, i cili, kur u nis tė ikte nė Shtetet e Bashkuara duke kaluar nga Spanja, ia besoi Georges Bataille-it, pastaj u bė e Theodor Adorno-s, pastaj e Gershom Scholem-it, ndėrsa tani ndodhet nė muzeun e Izraelit, nė Jerusalem.

Benjamin-i ka shkruar (dhe falė atij shkrimi ky akuarel ėshtė vepra mė e famshme e Klee-sė) se engjėlli i hutuar i kėsaj tabloje ėshtė “engjėlli i Historisė”: “Fytyrėn e mban tė kthyer nga e kaluara. Aty ku ne shohim njė vargėzim ngjarjesh, ai shikon njė katastrofė tė vetme, qė grumbullon gėrmadha mbi gėrmadha duke i hedhur te kėmbėt e tij. Ai do tė donte vėrtet tė rrinte e tė vonohej, t’i zgjonte tė vdekurit dhe tė mblidhte gjithēka tė copėtuar. Mirėpo, ndėrkaq, nga parajsa fryn shakullina e njė shtrėngate qė pėrplaset nė flatrat e tij, aq furishėm sa ai, engjėlli, mė nuk mund t’i mbyllė. Kjo shakullinė shtrėngate e shtyn pandalshėm drejt njė tė ardhmeje, sė cilės ai i ka kthyer shpinėn, teksa pirgu i gėrmadhave pėrpara tij lartohet gjer nė qiell. Kjo shtrėngatė ėshtė ajo qė quajmė progres”.


KUPTIMI I VUAJTJES DHE I VDEKJES

Edhe Shehu ėshtė ai Angelus  Novus, ai Walter Benjamin qė, pas Anschluss-it, pyeste veten “nėse ėshtė i mundshėm njė konceptim i kuptimshėm i vuajtjes dhe i vdekjes”. Por, nėse do tė thosha qė romani i sapodalė ėshtė njė meditim mbi jetėn, veprėn dhe vdekjen e parakohshme dhe tragjike tė Walter Benjamin-it, lexuesi potencial ndoshta do tė sprapsej, ngaqė Benjamin-i ėshtė mendimtari mė i pėrmendur nga gjithfarė mashtruesish e snobėsh intelektualė nė kėto tridhjetė vjetėt e fundit, njė epidemi e vėrtetė. Dhe do tė ishte gjynah. Angelus Novus ėshtė, gjithashtu, rrėfimi i miqėsisė sė fortė dhe i bisedave meditative tė autorit me njė bashkėvuajtės tė quajtur Mark Gjoka, tek bėjnė shėtitje nė oborrin e burgut tė Burrelit, ashtu si grekėt e lashtė nė Stoa. Njė jetė nė robėri dhe e varfėr, e thjeshtuar gjer nė kockė, si tė thuash, por ndoshta pikėrisht pėr kėtė pėrjetohet dhe kujtohet intensivisht, njėlloj sikurse dhimbja e njė plage na bėn tė vetėdijshėm pėr organin e dėmtuar. Liria dhe njohja, ndoshta, mund tė ndihen mė shumė si aspiratė sesa pėrvojė e arritshme. Mungesa e tyre ėshtė prania e tyre.

Ky roman i shkurtėr, i pėrpiktė, mbi miqėsinė dhe njohjen (dhe mbi Walter Benjamin-in), portretizim i tre apo katėr ritakimeve tė Mark Gjokės, tė cilin, ashtu si mendimtarin gjerman, liria e priste (duke vėshtruar sahatin) nė Shtetet e Bashkuara, arrin tė plazmohet nė mėnyrė tė mahnitshme dhe befasuese si monument i njė tė burgosuri qė, pasi lirohet, bėhet mendim, duke u pėrpjekur tė pėrfundojė atė punė qė engjėlli, i rrėmbyer nga stuhia, me krahė tė shqyer, i shtyrė drejt progresit, nuk mundi ta pėrfundonte.       

 

 

 

Autori : Bashkim Shehu
Titulli : Gjarpri dhe heronj tė tjerė

Kategoria : Roman

ISBN: 99927-1-880-3

Viti: 2005
Shtėpia Botuese : Toena

Formati : 13x20

Faqe : 312

Ēmimi : 700 lekė (6 euro)

 

Rreth librit: Gjarpri dhe heronj tė tjerė

 

Ėshtė njė rrėfenjė e vuajtjeve, qė mbush fletėn e bardhė duke u zmadhuar nga shkrimi pashmangėsisht i dendur, ashtu si dendėsimi i territ tė botės nė njė pyllishte tė humbur jashtė njėmendėsisė sė botės, duke u dendėsuar si pėr tė fshehur diēka, Gjarprin e Madh, ose atė tjetrin, dyzimin e tij tė zvogėluar, gjarprin qė shfaqet nė tri ėndrra ėndrra tė njėpasnjėshme, trilogji ėndrrash, tri ėndrra nė njė. Gjarpri i Madh ėshtė i gjithėgjindshėm. Ai ėshtė Krijuesi i Gjithėsisė dhe vetė Gjithėsia, tė ēon nė Ferr dhe ėshtė vetė Ferri. Gjarpri i Madh ėshtė i shumėfishuar te tė gjithė personazhet dhe te tė gjitha ngjarjet. Shumėfishimi i tij bėhet  nė formėn e pasqyrave tė njėpasnjėshme duke arritur nė pafundėsi. 

 

 

 

Autori : Bashkim Shehu
Titulli : Mulliri qė gėlltiste shpirtra

Kategoria : Novela

ISBN: 99927-1-832-3

Viti : 2004
Shtėpia Botuese : Toena

Formati : 14x20

Faqe : 312

Ēmimi : 500 lekė (4 euro)

 

Rreth librit: Mulliri qė gėlltiste shpirtra

 

Pėrmbledhje me tri novela:

E para ka nė qendėr historinė e tij mulliri tė ēuditshėm, jo tė zakonshėm, tė yshtur nga Qoftėlargu, i cili ka bėrė pėr vete njerėzit. Ndėrthuren kėshtu bestytnitė e fatthėniet me botėn reale. Tė gjitha kėto lindin frikėn nga diēka e pėrjetuar a e dėgjuar, e cila ėshtė mbytėse, gllabėruese dhe me Pushtet.

E dyta ndėrtohet nė formėn e pėrrallės qė pėrsėritet nė ēdo kohė, ku bota e vdekurve ėshtė kaq afėr me atė tė tė gjillėve. Ėndrra ngatėrrohet me realitetin dhe vjen e bėhet e fuqishme nė novelėn e tretė, ku nga udhėtimi i pakthyeshėm  nė atė fshat (bėhet sikur nuk dėgjohet dhe nė asnjė mėnyrė nuk flitet) kėrkohen gjėra tė paqena e nė fakt ato trillohen, pritet vdekja pėrpara varrit tė hapur e ajo nuk vjen.

 

 

 

Autori : Bashkim Shehu
Titulli : Udhėkryqi dhe humnerat

Kategoria : Roman

ISBN: 99927-1-782-3

Viti : 2003
Shtėpia Botuese : Toena

Formati : 13x20

Faqe : 104

Ēmimi : 500 lekė (4 euro)

 

Rreth librit: Udhėkryqi dhe humnerat

 

Pėrkimi i njė emri dhe njė vdekje e paqenė, ishin ato qė nxitėn kėtė  rrėfenjė. Njė tjetėr Agim Krasniqi, sado i pėrhapur ky mbiemėr nė Kosovė, shėrbeu si shkas pėr ndėrtimin e jetėshkrimit tė njė njeriu, me po kėtė emėr, njohur dikur nė burgun e Burrelit. Ndėrkaq, jetėshkrimi i Agim Krasniqit shpie pashmangshėm te njė i dytė, njė serb, i quajtur Branisllav Mihajlloviē.

 

 

 

Autori : Bashkim Shehu
Titulli : Orfeu nė Zululandėn e Re

Kategoria : Roman

ISBN: 99927-1-703-3
Viti : 2003

Shtėpia Botuese : Toena

Formati : 14x20

Faqe : 384

Ēmimi : 700 lekė (5 euro)

 

Rreth librit: Orfeu nė Zululandėn e Re

 

Trashėgimtari legjitim i fronit tė Zululandės sė Re, aktualisht i mėrguar, thirret qė tė shkojė nė atdheun e vet, ku e presin njė seri aventurash donkishotiane, nė njė vend ku asgjė nuk ėshtė siē duket dhe ngjarjet nuk kanė kurrfarė logjike.

Ky roman shtjellon njė tablo tė absurditetit nė Zululandėn e Re, imagjinare, mbas shembjes sė regjimit komunist nė Shqipėri, pesha e tė cilit vazhdon tė rėndojė nė tė tashmen.

 

 

 

Autori : Bashkim Shehu
Titulli : Rrethi

Kategoria : Roman

ISBN: 99927-1-591-x

Viti : 2002
Shtėpia Botuese : Toena

Formati : 14x20

Faqe : 304

Ēmimi : 850 lekė (7 euro)

 

Rreth librit: Rrethi

 

Roman - labirint me shtatė hyrje. Ne d imėqė labirinti nuk ka dyer. Autori mundohet tė gjejė nė roman shtatė porta, sepse shtatė ėshtė numri i piramidės, shtatė janė fytyrat e Sfinksit, rruzujt qiellorė, rrathėt e Ferrit dhe ditėt e javės qė ne jetojmė

 

 

 

MES MITIT DHE FANTASTIKES

 

Te korpusi i gjerė i prozės sė shkrimtarit Bashkim Shehu, elementi i parė qė vėrejmė ėshtė miti dhe mitologjia shqiptare (qoftėlargu, lugati, xhindi, fantazma etj.); besėtytnitė, shkelja e hijes, parja e filxhanit (gruaja e Zenunit, Zelka te “Mulliri qė gėlltiste shpirtra”); gojėdhėnat (gojėdhėna e mbesės sė Lugatit te “Lugati dhe fshati i shurdhmemecėve”).
Mund tė flasim pėr mitologjinė, pasi miti bėhet mbizotėrues dhe e gjen nė shumicėn e veprave. Mund tė thuhet qė ai pėrbėn njė element bazė pėr strukturėn e tregimeve dhe novelave. Shkrimtari shpesh arrin ta bėjė tė vetin atė, duke e pėrthithur dhe pėrshtatur pėr veprėn: qoftė personazhin fantastik, qoftė fabulėn fantastike. Kėtė element e pėrpunon dhe e sjell nė kohė vetėm nė rrafshin tematik. Ai pėrpiqet qė lėndėn mitologjike ta afrojė sa mė shumė me realen. Nuk vihet re tek ai pėrpjekja pėr ēmitologjizim, karakteristikė pėr modernizmin. Surrealja e kėsaj proze lidhet ngushtė me kėtė procedim. Ėshtė ky i fundit qė fut frymėn fantastike. Kemi njė sėrė ndėrkalljesh tė tipit fantastik p.sh: legjenda e martesės sė gruas - lindur nga kungulli me Zhapiun e Gurishtės, rritja e gurit, televizioni qė transmetonte pamjet e gurit-sy te “Syri i djallit”. Pėrveē shfrytėzimit tė mitologjisė, duhet analizuar edhe simbolika.
Gjatė leximit ndodhesh shpesh para mėdyshjes: ėshtė ngjarje e vėrtetė apo e trilluar, e ndodhur apo e pagjasshme? Pėrveē elementėve tė mbinatyrshėm tė pėrrallės, ky ėshtė njė tjetėr fakt qė vėrteton rrėfimin fantastik.
Ka pėrbėrės surrealė, jo aq nė kuptimin klasik tė rrymės, por nė mbivendosjen e imazheve, ndodhive e fabulave surreale brenda historisė sė rrėfyer. Po ashtu, edhe personazhet veprojnė dhe dialogojnė brenda kėsaj atmosfere, p.sh: gruaja-kalė te “Lugati dhe fshati i shurdhmemecėve” nė ėndrrėn e Gjonit. Gėrshetimi, ndėrthurja e realitetit me irrealen, e ėndrrės me zhgjėndrrėn, bėhen ndonjėherė kaq tė forta, sa ėshtė e vėshtirė tė caktosh kufirin mes tyre. Autori i ka vendosur nė njė lidhje dhe marrėdhėnie kaq tė ngushtė, me mjeshtėri dhe natyrshmėri. Kjo pėrbėn edhe thelbin e teknikės sė tij rrėfimtare.
Nė analizė narratologjike, shkrimtari pėrdor zėrin e autorit nė rrėfim. (“Ja pra, nė kėtė rrėfenjėn tonė…le tė themi qė tashti…”). Ky pėrbėrės pėrdoret edhe nė pėrralla, edhe nė rrėfimet popullore, e pėrdor edhe Kuteli te rrėfenjat e veta. Pra, pėrveē rrėfimtarit tė parė, ndėrhyn shpesh autori-narrator. Kjo teknikė ėshtė karakteristike pėr prozėn popullore dhe atė fantastike.
Gjejmė unazėn subjektore nė tregimin “Hija e gurit” (“Tė mirė e paske shtėpinė, o usta! A ma jep, ...?”) Kjo e fut tregimin dhe personazhet e tij nė qerthullin e sė pashmangshmes. Pra unaza, nga njė pėrbėrės thjesht formal, bėhet edhe organik, edhe i brendshėm. Ashtu si Nuriu e pėrvetėsoi padrejtėsisht shtėpinė e tjetrit, ashtu do t’ia gllabėrojnė edhe atij.

Pakohėsia dhe mungesa e vendit
Autori parapėlqen shpesh termin pėrrallė apo rrėfenjė. Pėrveēse ka tė bėjė me tipologjinė rrėfenjė edhe nė kuptimin folklorik, edhe nė atė letraresk, kutelian, kjo realizohet me qėllim qė tė shmangen edhe piketat kohore. Nė disa raste kemi njė procedim interesant: rrėfimin brenda rrėfimit, p.sh te “Lugati dhe fshati i shurdhmemecėve”: rrėfimi i parė i Gjonit, pėrfshirė edhe rrėfimi i robit brenda tij, ai i plakės; ngjarja e saj pėrzihet me atė tė sė bijės, e kėshtu me radhė, pra njė zinxhir subjektesh tė ndėrlidhur. Mė i vogli ėshtė pjesė e mė tė madhit, dhe ky i sė tėrės.
Po tė analizosh me kujdes, edhe vendi a topos-et e kėtyre prozave janė imagjinarė. Me pėrshkrimin, emrin dhe relievin qė kinse kanė, ato mund tė gjenden kudo, nė cilindo vend. Ajo ēka i bėn shqiptarė rrėfimet ėshtė fryma, mjedisi, mendėsia, e folura e personazheve etj.
Shmangia nė maksimum e ligjėrimit intelektual, tė ngritur; afria me ligjėrimin popullor si rrekje edhe pėr ta futur lėndėn letrare nė tiparet e tipologjisė sė pėrrallės apo rrėfenjės, pra ligjėrimi i pėrshtatet llojit tė veprės, ndėrsa si formė, struktura e veprės, teknikat narrative dhe konceptimi i subjekteve janė moderne.
Bashkim Shehu nė prozėn e tij priret kah pėrshkrimi. Rrėfimi, kryesisht nė vetė tė tretė, i ka dhėnė narratorit njė pozitė tė epėrme dhe asnjanėse, me gjithė ndėrhyrjet e herahershme, siē u pėrmend mė lart. Do tė ishte me vend qė rrėfimi tė gėrshetohej mė tepėr me dialogun, e cila do tė shmangte zgjatjet dhe teprimet nė fabul. Kėsisoj do tė thyheshin pasazhet, thjesht pėrshkrues, dhe lexuesit do t’i shtohej kureshtja, me qėllim qė tė shmangej monotonia (“Ngashėnjimi ose koha e varrit”).

Elementi ėndėrr
Gjoni, te “Lugati dhe fshati i shurdhmemecėve” ėndėrron gruan e dėshiruar shėrbyese, qė shndėrrohet nė kalė fluturues (pegasi); Zenun Krasta te “Mulliri qė gėlltiste shpirtra” sheh nė ėndėrr sikur mulliri i tij po bluante njė njeri, tė cilin Qoftėlargu-Pushtet e kish porositur ta pėrgjonte. Gjuha e ėndrrės kėtu mund tė zbėrthehet mė saktė me elementėt qė ofron vetė vepra, sesa ta zėmė me metoda metaletrare, p.sh: psikanaliza.
Fataliteti ėshtė karakteristik pėr kėtė prozė, dhe mbi tė ndėrtohet filozofia e shumė tregimeve a novelave. Nė tregimin “Hija e gurit” fataliteti krijohet nga besėtytnia, guri - parathėnės i sė keqes, i fatkeqėsisė dhe si simbol. Ai ka domethėnien e shtėpisė, rrėnjėve tė fisit, rėndesės dhe trashėgimisė. Duke qenė se ai mbin, por edhe rritet si gjė e gjallė, kemi shpirtėzim, po edhe veti tė njė krijimi surrealist. Ose te “Mulliri qė gėlltiste shpirtra”, shfaqja e Qoftėlargut-Pushtet shėnjon dhe paracakton jetėn e personazhit qendror, Zenun Krastės. Fati i tij ėshtė i parathėnė.
Gjuha e autorit ėshtė e pėrpunuar, e kėrkuar, sidomos nė tabanin popullor, p.sh: burbuja, ēngalem, rrėgjukull, tė lėnurur, qipuj etj. Kėtė mund ta lidhim tė bazuar te folklori dhe rrėfimi popullor. Veēse duhet nėnvizuar se pėrdorimi i dialektizmave apo arkaizmave dėmton herė-herė receptimin e prozave. Disa prej kėtyre semave janė tė pakuptueshme pėr lexuesin, duke qenė se nuk bėjnė pjesė nė leksikun aktiv tė gjuhės.
Bie nė sy alegoria, sidomos ajo politike. Pėrbėrėsi politik gjysmė i fshehur, parabolat politike: Qoftėlargu-Pushtet te “Hija e gurit”; shoku qė pėrvetėson shtėpinė e fshatarit tė thjeshtė; Pushtet-Qoftėlargu te “Mulliri qė gėlltiste shpirtra”. Autori kalon nga koha reale nė kohėn fiksionale, ku rrėfimtari pėrzien tė vėrtetėn me fantastiken, tė ndodhurėn me tė trilluarėn, kėshtu qė edhe lexuesi duhet tė jetė i vėmendshėm ndaj kėtij procedimi tė autorit, kėsaj “loje” me kohėn dhe me fabulėn. Kėshtu, edhe rrjedha subjektore ėshtė jodrejtvizore, por e pėrthyer nė retrospektiva (pasvėshtrime), digresione (ndėrkallje). Kėtu duhet nėnvizuar elementi ėndėrr, i cili ėshtė mjeti kryesor i thyerjes ose ndryshimit tė linjės sė subjektit. Po aq ėshtė edhe ndihmės nė surrealizmin e autorit. Po ashtu, ky pėrbėrės i rėndėsishėm luan ndonjėherė edhe rolin e pėrshpejtuesit tė subjektit, si p.sh. ėndrra e Gjonit te “Lugati dhe fshati i shurdhmemecėve”. Nė kėtė  novelė ajo ėshtė edhe pjesė e zgjidhjes sė saj.
Rrafshi tematik pėrfshin edhe ngjarje tė skajshme, si zhvarrosja e Aziz Cenomadhes te “Ngashėnjimi ose koha e varrit”.
Vdekja del si shenjė letrare edhe te “Pėrralla e vdekjes”, “Lugati dhe fshati i shurdhmemecėve” etj. Edhe kur nuk pėrmendet drejtpėrdrejt, vdekja luan rol parėsor dhe pėrmbyllės nė mjaft novela a tregime tė tjera. Ajo ėshtė pjesė e tharmit qė ngjiz filozofinė e autorit.
Nė studimin e veprės sė tij duhet pasur parasysh edhe koha e shkrimit tė prozave. Duke qenė se njė pjesė e korpusit tė veprės ėshtė shkruar nė vitet ’70-’80 dhe ka rėnė nė duart e lexuesit vite me vonė, kėshtu qė edhe perceptimi do tė ndryshojė nga ai i lexuesit tė njėkohshėm tė viteve ’70. Por vėrehet qė stili i autorit nuk ka pėsuar ndryshime edhe nė shkrimet e kohės sė lirisė. Vėrtetė disa prej librave e kanė humbur lexuesin e parė pėr arsye jetėshkrimore, por ata e kanė ruajtur njėlloj vlerėn letrare, duke qenė se rrokin tema gjithėsore dhe kanė filozofi tė ēdokohshme.

Shkrimet autobiografike tė tij nuk mund tė kategorizohen si letėrsi e mirėfilltė, por si dokumentare. Por, si nė ato me temė politike - jetėn nė familjen e tij kryeministrore (Vjeshta e ankthit), apo temėn e burgut, futja me masė e elementit fatidik (kujtojmė Markun te Angelus Novus) i ka dhėnė veēanti tė shkruarit dhe e ka bėrė njė gjini tė ndėrmjetme mes letėrsisė sė mirėfilltė dhe shkrimit memuaristik. Ky hibrid ka bėrė qė edhe rrėfimi i ngjarjeve tė vėrteta tė ketė temporitėm, por edhe tė vishet me tisin e trillimit artistik. Kjo ka luajtur shpesh rol nė zbutjen e perceptimit tė ngjarjeve tė rėnda, gulaget e tė burgosurve apo tatėpjeta e familjes Shehu, njė rol ky estetizant dhe amortizues. Pra, shkrimtari nė kėtė rast e ka ndihmuar memuaristin dhe dėshmitarin, duke qėndruar nė rrafshin e dytė.
Si pėrfundim, mund tė thuhet se shkrimtari Bashkim Shehu ka njė vepėr tė begatė nė mbarė gjininė e prozės. Ai ka si lėndė tė parė mitin, ėshtė njė shkrimtar fantastik dhe herė-herė me kahje surreale. Gjuha qė pėrdor ėshtė popullore, e pasur me dialektalizma. Ky shkrimtar prodhimtar dhe cilėsor, njėherėsh duhet tė zėrė vendin e merituar nė historishkrimin dhe kritikėn letrare shqiptare. Tashmė ai ėshtė ndėr shkrimtarėt e rėndėsishėm dhe nga mė origjinalėt e letrave moderne shqipe.


Enton Bido

Mehr Licht! nr. 31, nėntor 2007, f. 284

 

 

 

 

 

 

 

 

Botė nė pėrkthim

Europa krijuese

 

 

  

 

Porosi Online
Bėni porosinė pėr librin tuaj tė preferuar, vetėm pėr Tiranėn...
Universi Shqiptar i Librit
Informacion, Opinione, Letersi, Probleme... me shume