|
Shkollėn 7-vjeēare e mbaroi nė Tragjas tė Vlorės, pastaj Liceun Artistik Jordan Misja pėr aktor. Ka punuar mėsues nė fshatin e lindjes, mekanik nė Kuēovė dhe aktor nė estradėn profesioniste tė Beratit. Pasi mbaroi Universitetin e Tiranės, Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, dhe u diplomua pėr gazetari, punoi gazetar-redaktor nė revistėn satiro-humoristike Hosteni, pastaj shef i redaksisė sė botimeve Teatėr-Estradė nė Shtėpinė Qendrore tė Krijimtarisė Popullore, mė vonė kryeredaktor nė revistėn pėr fėmijė Pionieri dhe, sė fundi, drejtor i Teatrit Kombėtar tė Fėmijėve, deri sa doli nė pension. Ka filluar tė krijojė qysh nė shkollėn 7-vjeēare dhe vazhdon tė krijojė.
Skėnder Hasko ka njė veprimtari tė gjerė nė fushėn e krijimtarisė letrare, por ai spikat veēanėrisht nė krijimtarinė pėr fėmijė. Kėtu, pra, pa lėnė mėnjanė edhe atė pėr tė rritur.
Ka botuar 6 romane (2 pėr tė rritur e 4 pėr fėmijė), 9 novela (ndėr tė cilat 4 janė novela-pėrralla), 6 vėllime me poezi (dy prej tyre pėr tė rritur), 7 vėllime me tregime ( 2 pėr tė rritur), 1 vėllim me pėrralla tė shkurtėra, 2 poema, 6 pjesė pėr teatrin e kukullave, 13 drama e radiodrama (1 pėr tė rritur), si dhe 2 skenarė filmash pėr fėmijė.
Pra, e gjithė krijimtaria e tij, deri tani, pėrmbledh 52 vepra tė gjinive tė ndryshme. Romani Njė gjeneral kapet rob ėshtė bėrė edhe film me tė njėjtin titull dhe ėshtė nderuar me diplomė nė Festivalin e filmit, nė Salerno tė Italisė.
Ndėr veprat e vlerėsuara me ēmime mund tė pėrmendim: Njė gjeneral kapet rob, Qeshin kafshėt shtėpiake, Dinakja me vesh tė grisur, Ata qė tė bėjnė pėr tė qeshur, Ēudirat dhe e fshehta e Zamirit (me dy ēmime).
Novela-pėrrallė Mbreti i tigrave ėshtė nderuar me ēmimin La Fonten nga ambasada franceze. Romani Tė burgosurat e Xhuxhumit me ēmimin Xhani Rodari nga ambasada italiane. (Njė kopje e diplomės sė kėtij ēmimi ėshtė nė muzeun e Xhani Rodarit nė Itali).
Novela-pėrrallė Arushi hundėkavanoz ėshtė nderuar me ēmimin Viktor Eftimiu nga ambasada rumune. Romani Arratisja e Tupe Xhelos ėshtė nderuar me ēmimin Tasim Gjokutaj nga Shtėpia Botuese TOENA dhe Shoqata Mbarėkombėtare e Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj.
Romani 6 muaj nga jeta e Besianit nė Panairin e 8-tė tė librit 2005, u nderua me ēmimin Libri mė i mirė pėr fėmijė i vitit 2005. Nga veprat pėr tė rritur mund tė pėrmendim: Legjenda e fshatit tim-Dervish Ali Dukati (roman), Dardanėt janė aty (roman), Vaje halli, kėngė malli (poezi), Nė do nuse, gjej taksi dhe Byrekėt e Shegės (tregime humoristike e satirike), Vendi nuk mbetet bosh (dramė), Ah!
(poezi)
Ka qenė dhe ėshtė anėtar bordesh nė shumė revista e gazeta. Ėshtė anėtar i bordit drejtues nė revistat pėr fėmijė qė botohen nė Maqedoni, Nxėnėsi dhe Xixėllimat.
Pėr krijimtarinė e tij jepen leksione tė veēanta nė universitetet Aleksandėr Xhuvani-Elbasan; Eqerem Ēabej-Gjirokastėr dhe Ismail Qemali-Vlorė. Ėshtė i dekoruar me medaljen Naim Frashėri dhe me dy Urdhėra Naim Frashėri.
Libra tė botuar nga shkrimtari Skėnder Hasko
1- Tė burgosurat e Xhuxhumit (roman pėrrallė) 2- Legjenda e fshatit tim (roman pėr tė rritur) 3- Njė gjeneral kapet rob 4- Arratisja e Tupe Xhelos 5- Dimri iku duke qarė 6- 6 muaj nga jeta e Besianit 7- Dardanėt janė aty (roman pėr tė rritur) 8- Ne ishim partizanė 9- Ēimi dhe roboti budalla 10- Ēudirat dhe e fshehta e Zamirit 11- Mbreti i tigrave 12- Ata qė na bėjnė pėr tė qeshur (Oh, ēna bėnė tė qeshim) 13- Arushi hundėkavanoz 14- Lepur ishte-lepur mbeti 15- Njė sherrxhi mustaqemi 16- Kocomiu tekamadh 17- Nė do nuse, gjej taksi (tragime satiro-humoristike pėr tė rritur) 18- Faqemolla mundi Hundėpinokun 19- Me litar tė botės mos hyr nė pus 20- Ndodhitė e Ēaēo Gabimit 21- Maēoku i katrahurės 22- Byrekėt e Shegės (tregime satiricė pėr tė rritur) 23- Dinakja me vesh tė grisur (pėrralla) 24- Drita e Drinit 25- Orkestra Vijnė pisokėt 26- Sjam e vogėl 27- Vallja e shkronjave (botuar kėtu e nė Kosovė: 1975,1984,1985,2000,2001,2002, 2003, 2006) 28- Qeshin kafshėt shtėpiake 29- Oh, mor Teli, ēna gajase 30- Vaje halli, kėngė malli (poezi pėr tė rritur) 31- Ah! (poezi pėr tė rritur) 32- 13 drama e komedi, 6 pjesė pėr teatrin e kukullave si dhe 2 skenarė fimash pėr fėmijė (njeri vizatimor)
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
6 muaj nga jeta e Besianit |
 |
Arratisja e Tupe Xhelos |
 |
Byrekėt e Shegės |
 |
Dardanėt janė aty |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
|
 |
 |
Kocomiu tekamadh |
 |
Lepur ishte lepur mbeti |
 |
Oh, ē'na bėnė tė qeshim! |
 |
|
 | |