Kontakte     Indeks     Pershtypje     Porosi Online  

 

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
lista e ofruar per shitje

 

kėrko

Katalogu i botimeve

Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume
Na kontaktoni

Botimet Toena

Rruga "M. Gjollesha"

K. P. 1420

Tiranė - Shqipėri.
Tel:+355 4 22 40 116
Email: botimet.toena@gmail.com

            redaksia@toena.com.al 



LIBRARITE TOENA

 

LIBRARI TOENA
Lagjja nr. 2

Rr. Abedin Bido, god. 73

Sarandė - Albania
Tel. 85 22 67 55
rudina.selimi@gmail.com
 
LIBRARI TOENA
Globi, Sarandė - Albania
Tel. 85 22 41 24
rudina.selimi@gmail.com
 
LIBRARI TOENA
Pranė Teatrit “Petro Marko”
Vlorė - Albania
Tel. 33 40 07 50
Cel. 068 842 01 32
  
LIBRARI TOENA - ARTINI
Pranė Institutit Albanologjik
Prishtinė - Kosovė
Tel. 0037 744 114 831
jahir_a@hotmail.com
Facebook: Libraria Toena - Artini

 





 

Autorėt ekskluzivė

     

Teodor Keko

Lindi nė Tiranė mė 2 shtator 1958 dhe ndėrroi jetė nė vitin 2002 nė Selanik.

 

Datat kryesore tė jetės dhe veprimtarisė sė Teodor Kekos 

                  

1958 Lindi nė Tiranė mė 2 shtator
1979-1983 Kryen studimet pėr Gjuhė-Letėrsi nė Universitetin e Tiranės
1983-1990 Gazetar nė gazetėn letrare “Drita”
1990 Bashkohet me grupin nismėtar tė lėvizjes demokratike nė Shqipėri
1991-1992 Deputet i Partisė Demokratike, partisė sė parė opozitare nė Shqipėri
1992-1996 Deputet i Partisė Demokratike deri nė 2 shtator tė vitit 1992 kur jep dorėheqjen nga grupi i saj parlamentar
1992-1996 Bashkėthemelues i Partisė Aleanca Demokratike dhe anėtar i grupit tė saj parlamentar
1992-1996 Kryetar i Komisionit Parlamentar tė Medias
1994 Kryeredaktor i gazetės “Koha Jonė”
1995 Kryeredaktor i gazetės letrare “AKS”
1996 Kryeredaktor i gazetės “Aleanca Demokratike”
1998 Anėtar i Bordit Kėshillimor tė ministrit tė Kulturės Edi Rama
1999 Kėshilltar i ministrit tė Shtetit Preē Zogaj
1999-2002 Kėshilltar pėr kulturėn i kryeministrave Ilir Meta, Pandeli Majko, Fatos Nano
1983-2002 Anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė
1983-1992 Anėtar i Bashkimit tė Gazetarėve tė Shqipėrisė
1991-2002 Anėtar i Shoqatės sė Gazetarėve Profesionistė tė Shqipėrisė
1991-2002 Anėtar i Shoqatės sė Gazetarėve Profesionistė tė Evropės
1991-2002 Anėtar i Forumit Ballkanik tė Gazetarėve Profesionistė
1991-2002 Anėtar bordi i gazetave “Rilindja Demokratike” dhe “Koha Jonė”
1991-2002 Anėtar bordi i revistave “Spektėr”, “Klan”, “XXL”, “Prestige”
1997-2002 Anėtar i Komitetit Shqiptar tė Helsinkit
1999-2002 Anėtar i Kėshillit Artistik tė RTSH-sė
1979-2002 Bashkėpunėtor i gazetave dhe revistave mė tė mėdha e prestigjioze nė Shqipėri, si: “Zėri i Rinisė”, “Hosteni”, “Nėntori”, “Zėri i Popullit”, “Bashkimi”, “Rilindja Demokratike”, “Koha Jonė”, “Albania”, “Gazeta Shqiptare”, “Aleanca Demokratike”, “AKS”, “Poli i Qendrės”, “Korrieri”, “Klan”, “Spektėr”, “XXL”
2002 Vdes nė Selanik

 

Vlerėsime nė konkurse      

                  

1981 Ēmimi i dytė (“Si mund tė kthehet dardha nė gorricė” – skicė), Konkursi vjetor i revistės “Hosteni”
1982 Ēmimi i dytė (“Njė shfaqje e huaj” - fejton pa emėr), Konkursi vjetor i revistės “Hosteni”
1982 Ēmimi i parė (Cikėl me poezi), Konkursi letrar i gazetės “Studenti”
1982 Ēmimi i tretė (Cikėl me poezi), Konkursi vjetor i revistės “Nėntori”
1987 Ēmimi i dytė (“Shtatė mrekullitė e menysė” – skicė), Konkursi vjetor i revistės “Hosteni”
1987 Ēmimi i parė (“Kongres fitimtarėsh” – poemė), Konkursi vjetor i gazetės “Zėri i Rinisė”
1988 Ēmimi i tretė (“Zhgėnjim” – novelė), Konkursi vjetor i revistės “Nėntori”
1989 Ēmimi inkurajues (“Pretenca” – roman), Konkursi kombėtar i 45-vjetorit tė Ēlirimit
1996 Ēmimi i parė (“Kriza e vlerave” – publicistikė), Konkursi i gazetarisė “Velija”
1998 Ēmimi “Penda e Argjendtė” (“Made in Albania” – vėllim me tregime), Konkursi kombėtar letrar i Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve
1998 Ēmimi i parė (“……………..” – analizė), Konkursi i gazetarisė “Soros”


Vlerėsime pėr krijimtarinė dhe kontributin     

                    

1989 Urdhri “Naim Frashėri” (klasi i tretė), Presidiumi i Kuvendit Popullor i Republikės Socialiste tė Shqipėrisė (dekret nr. 7324, 7 shtator 1989)
2002 Ēmimi “Teodor Keko” (ēmim vjetor pėr prozėn e shkurtėr), revista “Prestige” – Selanik (shtator 2002)
2005 Rruga “Teodor Keko” (Unaza e Re e kryeqytetit), Kėshilli Bashkiak – Tiranė (vendim nr. 25, 23 maj 2005)
2007 Medalja “Pėr merita tė veēanta civile”, Presidenti i Shqipėrisė (dekret nr. 5375, 26 korrik 2007)


 

Krijimtaria e Teodor Kekos

 

1. Poezi                     
Pas provimeve, poezi, 1983
Fjala fishkėllen, poezi, 1987
Zemra nuk ėshtė kėmishė, poezi, 1990
Unė tė kam dashur, por…, poezi, 1996
E tė tjera, e tė tjera… - pjesa e parė, poemė satirike, 1997
Poezi, pėrmbledhje poetike, 2005

 

2. Prozė

Loja, roman, 1990
Lajmėtarja e vdekjeve, tregime e novela, 1991
Pretenca, roman, 1994
Shėnimet e njė gruaje, roman, 1995
Dymbėdhjetė shenjtorė, njė profet dhe disa njerėz, tregime e novela, 1997
Prostituta, tregime e novela, 1997
Made in Albania, tregime e novela, 1998
Lajmėtarja e vdekjeve - ribotim, tregime e novela, 2000
Hollėsira fatale, tregime e novela,  2002
Hollėsira fatale - ribotim, tregime e novela, 2003
Dymbėdhjetė shenjtorė, njė profet dhe disa njerėz - ribotim, tregime e novela, 2006
Prostituta - ribotim, tregime e novela, 2006

 

Gjashtė tė vėrteta poetike pėr Teodor Kekon

Parathėnie e librit me poezi tė zgjedhura "Kryqėzim", nga Natasha Lako
 
1.
E bukur, e thjeshtė, e ngrohtė dhe e mbushur plot dritė.
Kėshtu mund tė pėrcaktohet poezia e Teodor Kekos, e cila vjen te lexuesi shqiptar nė kolanėn e poezisė sė sotme shqipe tė Shtėpisė Botuese “Toena”.
Kur themi fjalėt “e bukur” dhe “e thjeshtė”, e dimė se kemi mundėsi qė tė flasim pėr gjithēka tė prekshme tė kėsaj bote, qė na tėrheq pas vetes. Kur pėrdorim fjalėt “e ngrohtė” dhe “e mbushur plot dritė”, largohemi prej botės sė pafrymė dhe hyjmė nė shpirtin e njeriut dhe tė gjithė gjallesave tė tjera, gjerbėrore, ku drita vjen me reflekse tė shumėfishta dhe tė ndryshme, ashtu si nė poezinė e Teodor Kekos. Mes pėr mes kėtij kufiri shkrirės dhe reflekseve tė ndėrthyerjeve tė ndriēimit njerėzor, ėshtė mė lehtė t’i thuash lexuesit disa fjalė mbi poezinė e Teodor Kekos, tė mbushur plot dritė dhe ngrohtėsi vetjake, qė nga poezitė e tij tė para deri tek ato tė fundit. Kjo frymėmarrje ritmike poetike dhe e ngrohtė, e ndjek Teodor Kekon gjatė jetės sė tij tė mbyllur njė herė e pėrgjithmonė para kohe, jo vetėm thjesht si njė shteg i parė nisjeje, si ndodh rėndon me shumė shkrimtarė tė tjerė. Bota e tij e letrave, sot e pėrgjithmonė, bashkėjeton mes prozės dhe poezisė.
Sigurisht qė gjithmonė ka njė fillim dhe njė shtysė, tė cilėn e mėsojmė nėpėrmjet prozės sė tij, ku shpesh gjejmė tė gjitha burimet e jetės personale. Mjafton qė tė lexosh novelėn e tij “Curriculum Vitae”, tė shkruar me njė frymė dhe me ngut, si pėr ta lėnė para vdekjes bekimin dhe dashurinė e tij, ku Teodor Keko lė pėr tė gjithė pėrshkrimin e shtratit tė tij djaloshar ku mbetėn tė varura mbi kokė brilantet mė tė ngrohta, mė me dritė, mė tė thjeshta dhe mė tė drejtpėrdrejta tė poezisė shqipe.
Poezia e Teodor Kekos ndėrhyn me tė madhe nė kėtė histori tė gjatė tė poezisė shqipe, ku “me kohėn tonė lumenjtė nderojnė rrjedhėn nė rendjen drejt dashurisė”, si thotė poeti nė poezinė “Sėrish si djalė ēapkėn do fishkėllejė horizonti” dhe kur jetojmė nė njė vend ku “si ogur i keq, hollė vishen njerėzit dhe monumentet tmerrėsisht trashė” te poezia “Shqipėria, dhjetor ’90 - janar ’91”.
 

2.
Kėshtu pėr Teodor Kekon fillon njė rrugė e gjatė poetike, qė do ta renditė atė nė radhėn e poetėve mė tė dashur dhe mė tė drejtpėrdrejtė shqiptarė, njė poezi qė pėrmban njė mister tė madh suksesi.
Bėj ta gjej ēelėsin e kėtij misteri te proza e tij qė thyen norma dhe kanune tė vjetra letrare, nė tė kundėrt tė poezisė sė tij tė mbėshtetur nė traditėn e gjatė dhe tė dridhshme.
Dhe ndoshta dėshiroj t’i them lexuesve tė tij se te Teodor Keko ndodh njė kėmbim i ēuditshėm letrar, qė vlen si njė rrugėzgjidhje origjinale. Nė prozėn e tij, nėpėrmjet personazheve qendrore tė shkruar pothuajse gjithnjė nė vetėn e parė, zbulohet sė pari bota e brendshme dhe e turbulluar e njė njeriu ku shpesh janė tė tjerėt qė i zbulojnė veten. Nė poezinė e Teodor Kekos, qė nga fillimet e tyre deri te poezitė e fundit, ėshtė vetė poeti qė shėrben si reliev pėr tė zbuluar plotėsisht gjithēka rreth e rrotull. Ēelės i ēuditshėm ky, ēelės i pėrkryer pėr tė zbuluar botėn.
 

3.
Kush lexon poezinė e Teodor Kekos qė nga fillimet e veta deri nė fund tė jetės sė tij tė shkurtėr, por tė padorėzuar asnjėherė para vdekjes, ka tė drejtė qė ta konsiderojė kraharorin e unit tė tij poetik si njė truall prej nga lind dhe ndriēohet njė vizion pėr tė tjerėt.
Kam dėshirė tė citoj njė nga poezitė e tij tė para tė vitit 1980.

Kur nisem pėr te ty vetėtij dhe bubullij,
Bėhem trim i madh dhe mė pushton njė guxim i rrallė.
Para teje hesht. Nėn heshtje zbardhem dhe ngrij.
Zbres nė zemrėn tėnde lehtė, siē bie nė rrugė borė e bardhė.
Zbres atje dhe dashurinė time ngroh,
Dhe pres tė vijė pranvera e fara tė ēelet.
Kur tė ndodhė kjo, kur tė ndodhė kjo....
Trim i madh do tė bėhem dhe do tė bubullij patjetėr.
 
Ka nė kėtė poezi mundėsi dhe pamundėsi pėr njė ngrohtėsi dhe dritė mė tė madhe qė nuk gjendet dot pa praninė e njeriut tjetėr, atij mė tė dashur. Kėshtu, hap pas hapi fillon e ndihet nė poezinė e Teodor Kekos prania e domosdoshme e tė tjerėve, si njė dialog i hapur pranimi, si njė univers dashurie qė krijon njė botė tė tėrė tė domosdoshme, njė kėrkesė qė nė subkoshiencėn njerėzore, njeriu e pati kėrkuar qė nė zgjimin e tij tė parė. Por qė nuk e dallojnė dot tė gjithė.
Do tė ishte fare e pakuptimtė sikur nė mes tė radhės sė gjatė tė “tė tjerėve”, ēuditėrisht dhe para kohe Teodor Keko tė mos shihte edhe vdekjen si nė poezinė “Larg. Afėr”, ku ai thotė:
 
Dėgjoj trokitjen, puthjen ia ndiej,
Shprishje gjymtyrėsh nė trupin tim.
I dashuruar pas dashurisė. Mbeta
I veshur nė qefin.
 
Sot s’ėshtė ēudi nė prag tė jetė
Duke trokitur vetė dashuria.
Por unė s’e njoh. Kam frikė. Hap derėn.
Drejt vdekjes shkoj, siē njė jetė ika.
 
Dhe pastaj njė tufė tė freskėt poezie pėr praninė dhe njohjen njerėzore, me poezi pėr shokun e vet Shekspir, tė njohurin e tij Meksi apo pėr vajzėn qė rri nė dritare si nė poezinė “Fryma nė xham dhe bota nė dritare”.
Kėshtu, pranė poetit renditet njė botė e madhe ku njerėzit e dashur, Irena qė e lė poetin pa ėndrra si nė shkretėtirė (“Kur dikush bri meje thotė Irenė”) apo dy punėtore qė rregullojnė ekspresin nėn hėnėn si kurriz delfini (“Peizazh nė plazhin dimėror”) renditen pranė selvive qė nuk duhen prerė, pasi nė to ka trishtim, ka dashuri.
Ky pranim kėrkon njė zemėr tė madhe.
 

4.
Qė tė arrish tė zbulosh praninė e tjetrit, kaq thjesht, kaq butė dhe kaq poetikisht, Teodor Keko nuk ka nevojė tė kapėrcejė nėpėr barriera. Prania e tjetrit e hap botėn, e zbėrthen nė mėnyra-mėnyra. Pikėrisht nga kjo koshiencė e parė njerėzore, njeriu bėhet i ndėrgjegjshėm pėr veten dhe pėr shoqėrinė deri nė atė masė sa krijon vizionin e atdheut dhe tė njerėzve tė kėsaj bote. Ta ndiesh apo ta shohėsh botėn bėhet pothuaj njėsoj nė njė botė kaq tė personalizuar tė njė njeriu tė vetėm poezie, kaq tė personalizuar prej njė njeriu tė vetėm. Kėshtu poeti duket sikur e merr nė duart e tij pėr ta treguar si fėmijė pyllin dhe heshtjen, vajzėn qė do dhe emrin e thjeshtė tė njė shoku, nė njė dialog gjithnjė mė tė hapur dhe mė tė domosdoshėm herė me atin, herė me birin, herė me fėmijėn e vogėl tė porsalindur, pasi poeti vetė nuk jeton dot pa tė tjerėt. Nė kėtė kėndvėshtrim, mjetet poetike gjithashtu janė aq tė buta, tė brendshme dhe pothuaj tė padukshme, pothuajse si lėnda vetė, pasi pėr t’u parė ėshtė gjithmonė e nevojshme pasqyra e shpirtit tė njeriut.
Janė shumė arsye tė ēuditshme qė e rendisin poezinė e poetit pranė gėzimit, haresė dhe shpengimit emocional qė jeton si pasojė e kėsaj marrėdhėnie me tė tjerėt, qė nuk ka se si ta gjesh kaq hapur dhe nė mėnyrė kaq ngazėlluese nė prozėn e tij. Por ajo qė bashkon poetin me prozatorin ėshtė ky terren plot reflekse shoqėrore. Me poezinė e tij, Teodor Keko tė udhėheq drejt shtigjeve tė njė qytetėrimi pothuaj personal dhe tė domosdoshėm. Dhe, mbi tė gjitha, ai kėrkon praninė e dashurisė.
“Po forca?”, do tė pyesė ndonjėri. E bukur, e thjeshtė, e ngrohtė, inteligjente ėshtė poezia e tij, ashtu si ėshtė kaq vrojtuese dhe kaq zbuluese pėr marrėdhėnie pa fund tė qenies njerėzore me tė tjerėt, derisa shtrihet pėrtej natės nė pyllin e heshtur (“Natė nė pyll”). E kėrkojmė kėtė forcė njerėzore nė poezinė e tij tė qetė dhe njėkohėsisht tė trazuar, qė pranon brenda edhe harresėn, edhe trishtimin.
E thėnė pa frikė, nė poezinė e Teodor Kekos forca e tij e vetme mbetet gėzimi qė mbisundon edhe vdekjen. Dhe pėr kėtė forcė ai shkruan poezinė lapidare qė zbėrthen sekretin e forcės sė tij poetike.
 
Hapi krahėt!
Nė gjoksin tėnd Dajti
U struk si foshnjė.
 
Jo ti,
Natyra
Ėshtė foshnja jote.
 
Nė njohjen dhe praninė e tjetrit ose tjetrės, poeti krijon pak nga pak botėn e tij shoqėrore. Dhe ai vetė, si thotė nė poezi, mbetet natyra.
 

5.
Nė poezitė e tij tė botuara nė vėllime tė ndryshme, gjendet megjithatė njė vjershė e rrallė qė i drejtohet vetvetes (“Teodorit tė dashur”), e cila nė asnjė ēast dhe nė kundėrshtim me tezat e narcizmit njerėzor, megjithatė nuk flet aq pėr vetveten, sa pėr shndėrrimin e njeriut, sado qė te Keko nuk kalon dot nė mutacion.

Nga jeta ime shtegtuan zogjtė,
Dhe njerėzimi e humbi seksin,
Tani unė flas pėr ē’do tė lindė,
Pa parė turmat qė po vdesin.
 
O miku im oportunizėm,
Ma hėngre kokėn, ma bėre gropėn,
Kujt t’i ankohem. Kė tė mallkoj,
Mė mirė po ik tė plehėroj botėn.
 
Gjoksi i tij poetik, sa herė qė shfaqet, ėshtė aq i njerėzishėm, sa shndėrrohet dalėngadalė nė njė reliev metaforik, pėr tė rilevuar vetėm tė tjerėt.
Poezia dhe jeta e tij ėshtė aq bujare sa t’ua lėrė vendin edhe tė tjerėve. Kėshtu nė poezinė e Teodor Kekos fillon tė ndihet prirja e sinqertė e njė largimi, si njė dėshirė tjetėr pėr tė gjetur pėrmasat e lartėsive, ose tė thellėsive.
Poetit i largohen shpesh dashuritė, si diēka na ishte qė kurrė nuk ndodh (“Fatkeqėsia”), largohen vitet, vijnė ndarjet derisa arrin dhe finalja e vėrtetė e tij ekzistenciale (“Ftohtė”).

Askush s’kuptoi se gjithė ky ujė
Vajtimi im qe, madhėshtor.
TĖ DUA, thanė ujėrat me zhurmė,
Po kush dėgjoi dhe kush dėgjon.
 
Disa nga poezitė e tij mė tė bukura dhe mė tė ndiera janė shkruar kur poeti mėsoi se kishte tė strehuar nė trupin e tij vdekjen e parakohshme. Por ai ėshtė i gatshėm ta pranojė fundin.

Nga poshtė gjithēka duket e madhėrishme,
Mjerė ju kundruesit e botės nga lart!
 
Nuk ka mė pėr poetin asgjė tė dhimbshme dhe tė papranueshme. Kjo ėshtė ndoshta kundėrshtia e tij e vetme. Pranimi.
Shpirti i tij krijohet vėrtet si nė njė reliev qė tėrhiqet. Kėshtu ai lė nė poezi, sipėr trupit dhe shpirtit tė tij, vetėm atė qė mbetet e pėrjetshme. Kėshtu ai lė pas njė botė poetike ku lėvrijnė dhe marrin frymė gjithnjė tė tjerė dhe tė tjerė, poezi tė tilla brilante e njerėzore dhe shumė tė prekshme, madje tė brishta dhe delikate, si: “Dashuri e pėrjetshme”, “Pa kthyer kokėn”, “Unė tė kam dashur, por...”, “I mundur”, “Magjepsėsja”, “Letra dashurie”, etj., etj., si do tė thoshte vetė poeti.
 

6.
Lexuesi qė mirėpret poezinė e Teodorit i ngjan njė lloj radari. Ėshtė lexuesi qė ndien dhe provon sė pari sinqeritetin e njė njeriu pėr njeriun. Nė thelb tė kėtij pranimi tė vėrtetė poetik qėndron dashuria njerėzore, tė cilėn nė prozė Teodor Keko nuk dėshiron ta shfaqė kaq hapur dhe kaq nė dritė, duke i dhėnė poezisė tipare tė veēanta dhe tė dallueshme prej prozės sė tij tė gjallė jetėsore.
Lexuesi e ndien se kush e do me tė vėrtetė dhe kush jo, pasi jeton me reflekset dhe instinktet e tij tė pėrhershme narciztike, si do tė thoshin psikoanalistėt e shumtė tė kohėve postmoderne. Teodor Keko pranon njeriun deri nė banalitetin dhe nė surogaton e tij. Por nė poezi, mė shumė se nė prozėn e tij, ai ėshtė i gatshėm qė tė pastrojė njeriun me shpirtin e tij tė madh dhe tė ēiltėr. Ai ėshtė dashamirės dhe i ēelėt.
Ndoshta kjo ėshtė njė nga magjitė qė i shkakton popullaritetin, tė ndėrtuar edhe nė vargje.
Qofshim njė ditė tė shtatė nė pushim si vetė i zoti i vargjeve tė kėsaj pėrmbledhjeje, sa herė qė do tė vazhdojmė tė flasim dhe tė flasim pėr poezinė e Teodor Kekos, ku arti dhe jeta, pas njė krijimi tė vėrtetė, na kanė dhėnė njė kolazh tė pėrbashkėt dhe tė njėsuar.

Libra tė botuar nga Shtėpia Botuese TOENA

 

Kryqėzim Curriculum vitae Amaneti

 

 

Botė nė pėrkthim

Europa krijuese

 

 

  

 

Porosi Online
Bėni porosinė pėr librin tuaj tė preferuar, vetėm pėr Tiranėn...
Universi Shqiptar i Librit
Informacion, Opinione, Letersi, Probleme... me shume