Kontakte     Indeks     Pershtypje  

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
lista e ofruar per shitje

 

kėrko
Na kontaktoni

Botimet Toena

Rruga "M. Gjollesha"

K. P. 1420

Tiranė - Shqipėri.
Tel:+355 4 22 40 116
      +355 4 22 58 839

Fax: +355 4 22 40 117
E-mail: toena@toena.com.al

toena@abcom-al.com 
redaksia@toena.com.al 

Botimet e reja

     

Flutura Aēka - Lutje dimri

Fillimet poetike tė Flutura Aēkės, qė datojnė nga nisma e viteve nėntėdhjetė tė shekullit qė lamė, lirika intime, vjen si njė pėrqafim i shėndetshėm i botės pėrreth

 

 

 

 

Autore : Flutura Aēka

Titulli : Lutje dimri

Kategoria : Poezi tė zgjedhura

ISBN : 978-99943-1-352-5

Shtėpia Botuese : Toena

Faqe : 180

Ēmimi : 600 lekė (5 euro)

 

 

 

Parathėnie e librit

 

Parandjenja e pafjetur poetike


1. 
Fillimet poetike tė Flutura Aēkės, qė datojnė nga nisma e viteve nėntėdhjetė tė shekullit qė lamė, lirika intime, vjen si njė pėrqafim i shėndetshėm i botės pėrreth, shkėndijimet pėrherė tė pranishme tė njė droje tė thellė, tė fshehur nė qenien e saj, mbase njė si parandjenjė se ėndrra e kėsaj moshe, e kėtyre hapave tė parė nė botė, sikur potencialisht ėshtė edhe e rrezikuar. Janė shkėndijime tė lehta kėto, pa u shtyrė tė dalin si zė i parė apo mė i rėndėsishmi. Tė tilla, ndėrsa mė tė zėshme, shkėndijimet e kėsaj droje, do tė jenė pas dėshpėrimeve, pėrkatėsisht pas thyerjeve, kur parandjenja pėr pusitė qė i faniten si nė mjegullim tė pėrgjumur, bėhen realitet, vihen nė veprim. Me vete, ky vizion poetik, nė vazhdim do tė sjellė ngarkesėn e refleksit plotėsues, rrjedhimisht disponimin dhe poetikėn e njė urtėsie ndaj botės, ndaj enigmave tė saj dhe tė ekzistencės. Penetrimi i kėsaj faqeje tė botės, nganjėherė sjell valė shqetėsimesh dramatike: gjakimi pėr tė gjetur anėn e bukur, mirėsinė, vlerat e shpirtit nė pėrditshmėri, e qė mungojnė, pra, mėtimi poetik drejt asaj qė do ta bėnte mė kuptimplotė ekzistencėn, qė nuk i gjen dot njėsoj, do tė jetė, nė pjesėn poetike tė viteve tė mėpastajme, natyrė kryesore e kėsaj lirike. Kėtė profilizim poetik, kėtė shumėzėshmėri lirike, e vėrejmė qysh nė hapat e parė tė Fluturės, qysh atėherė kur gėzimi i pafajshėm pėr atė qė ofron bota, jeta, qė vjen si valė besimi, me kohė do tė vijė i vagullt, i rezervuar dhe me shijen e zhgėnjimit. 


2.
Deti, si burim dhe jehonė ėndėrrimi, po ashtu qysh nė fillimet poetike tė Fluturės, rrezaton dhe nxit qė andej thurjen dhe ushqimin e besimit. Valėt e detit, ngarkuar me ėndėrrime rinore, shtrihen pėrpara hapėsirės dhe kohės, pėrpara sė nesėrmes. Janė tė padjallėzuara, tė pamolisura nga bota, nė pėrputhje me projektimin rinor. Natyrisht, nuk vijnė si njė dehje e rrėmbyer nga ekzaltimi i pambarim: ėndėrrimet lirike tė Fluturės nė fillim janė pėrmasash tė pėrkapshme, tokėsore – jo qiellore. Dhe, nė fakt, nė hapin e dytė, nė vargjet e mėpastajme, zėrit lirik do t’i realizohet ėndrra qė ia ndillte deti, fjalėn qė ajo e ndien tė parėn, kryesoren, atė qė s’e zbeh koha, as dielli, qė ėshtė dashuria. Beson zėri lirik nė magjinė e kėsaj fjale, dhe beson se ajo pėr tė tani sikur nuk ėshtė vetėm ėndėrr (Besomėni ėndrrėn), se, nė fakt, ėshtė njė odė dashurie.
Asnjėherė, ndėrsa nuk do tė ēlirohet nga njė si ngricė qė pėrvidhet vargjeve, e cila nė ēaste ia step gėzimin, ia zbeh dhe ia bėn firė lumturinė nė krahėt e dashurisė: kam frikė – puthja do t’i shuajė largėsitė – dhe do tė harrosh tė jetosh pėr njė ēast, pėr njė ditė... kam frikė, njė zė i largėt jehon pareshtur lirikės intime tė Fluturės. Ėshtė pikėrisht parandjenja qė zumė nė gojė mė sipėr. Tėrė ngarkesa psikologjike nė kėtė rrafsh vjen njėherėsh po dhe jo, sė bashku, vjen si njė zė i mpleksur nė pashmangshmėri. Nė ēaste kthjelltėsie tė skajshme tė arsyes, pėr mė shumė, ndien zėrin lirik e do tė ishte naivitet dhe marrėzi pėr poezinė t’i dorėzohesh lumturisė sė ēastit, lumturisė kalimtare: mendjelehta – harron se vjen vjeshta. Dhe dėshpėrimi zhgėnjyes qė pason: e flashkėt, pa jetė qenia jote – si hije, pa dritė nė sy, dhe kėto vargje, i kursej pėr ty – pra, pėr ėndrrėn, pėr tė ėndėrruarin, pėr dashurinė. Øshtė gjithandej njė parandjenjė e zgjuar, qė ia limiton gėzimin fillestar, qė ia mjegullon ėndrrėn. Nuk vjen asnjėherė i plotė gėzimi, e qė mė pas lirika e Fluturės do tė rezultojė e ngarkuar refleksesh pėrsiatėse mbi muret e kėsaj bote dhe kėsaj jete, mbi muret absolute, tė pakapėrcyeshme, ato dhe vetmia sikur pasojnė si tė pashmangshėm. Kėtė shije do tė kenė vargjet e mėvonshme, e sidomos nė ēastet kur dashuria ikėn e tretet, pėrsėri nė largėsi ėndėrrore, zėri tani ndihet i braktisur e “kokėn pėrplas nė vetminė time, dhe hap nga njė plagė dashurie”.


3.
Ėshtė njė dorė poezish, ndėr tė cilat shquhen vargjet e titujve “Ishujt”, “Lutje dimri”, “Holanda”, “Vikamė rrufesh”, “Naimit”, etj., ndėr mė tė realizuarat artistikisht qė, nė radhė tė parė, shquhen pėr refleksin mendimtar tė shqetėsimit. Kėshtu, vargjet e poezisė “Ishujt”, bartin njė situatė dhe perspektivė shpirtėrore “neutrale”, mesėshe: mes ditė-viteve tė ėndrrės sė saj me fat – nė dashuri, dhe ditė-viteve zhgėnjyese e dėshpėruese, pėrvijohen dhe penetrojnė urtisht rezonanca refleksive mbi lumturinė, gėzimin, kuptimin, ekzistencėn: as ekzaltimi (i dikushėm...) s’e vlen me fund dorėzimin, as dėshpėrimi pa asnjė rreze drite. Kjo notė ndjeshmėrie qė shtrihet dhe u jep shijen vargjeve mė tė fuqishme tė kėsaj krijuese tė talentuar, mbase, besojmė, paralajmėron profilin dhe natyrėn e vėrtetė tė saj nė tė ardhmen. Vitet e pėrjetimeve vizėlluese apo gri, besojmė, po ashtu, do tė vazhdojnė tė jenė vatėr frymėzimi krijues, nė frymėn pikėrisht tė poezive tė pėrmendur dhe tė ngjashmeve me to...
Te vargjet e poezisė “Ishujt” hasim thurjen e portretit tė njė ēasti dėshpėrimi e vetmie, pėrmes njė gjetjeje ekspresive dhe estetike me gjetje kreative tė pėrkryer: “Anėujė, - ninėza ėnjtur sė qari, - me limane tė ngjyer, - si shpėrgėnj tė ndotur mėngjesi, - ku deti shfryn stuhinė, - valė qė vrapojnė tė varrosin, - shenjat e pritjes sė gjatė”, gjejmė nė mpleksje tė pandashme njė spektėr ngasjesh tė brendshme tė zėrit lirik. Po nė kėtė lartėsi artikulohen vargjet e poezisė “Lutje dimri”, ku qielli rėndon si murg i mardhur vetmie dhe “Vikamė ere mes drurėsh – tė shkretuar – buzė lumi”, etj.


4.
Koekzistenca mes jetės dhe poezisė janė nė harmoni tė plotė nė poezinė e Flutura Aēkės, pėrkatėsisht nė harmoni tė plotė mėton tė jetė etikja dhe estetikja, dashuria dhe vetmia, besimi dhe zhgėnjimi. Rezulton prandaj si rrezatim i natyrshėm, i vetvetishėm misionarizmi lirik i kėsaj poezie (cikli i Pompeit...). Kėshtu pėrjetohet revolta intime lidhur me degradimin moral, ndaj nxjerrjes nė treg si mall tė vlerės shpirtėrore. Kjo ndjenjė pėrvidhet mė e theksuar sidomos gjatė udhėkryqeve dhe takimeve nėpėr botė tė zėrit lirik, e ku perspektiva etiko-filozofike vjen si njė ars poetikė, si jetėqėndrim i atij zėri... Poetika qė synon ecjen drejt lirikės refleksive qė ushqehet e thith jo vetėm nga gėzimi dhe lumturia e limituar pėrfundimisht, jo vetėm nga tė qenit tė tulatur nė thellėsi tė njė droje, njė parandjenjė se ēdo ēast lumturia pėrgjohet nga pusia e njė fataliteti, por edhe si rrjedhim vetvetiu nga soditja e pafajshme e botės, e njerėzve – sidomos nga kėndi i zėrit lirik tė braktisur... Thjesht, ėshtė fjala pėr njė poezi, pėrkatėsisht pėr njė ngasje poetike drejt mirėsisė, poezi qė, nė thelb, pavarėsisht zėnien e ngacmimit frymėzues, rrezaton mision drejt pėrsosmėrisė. Nė kėtė frymė vjen i realizuar artistikisht komunikimi i saj mes impulseve tė brendshme dhe detajeve, reflekseve nga pėrditshmėria. Tėrė ato ngjyrime vijnė si autorrėfim i qetė dhe i urtė nga jashtė, por jo edhe pa dramacitet tė brendshėm.

 

Prof. Ali Aliu
Maj 2008

Veprimtari

TOENA 15 vjet pėrvojė nė fushėn e botimeve

 

Fituesit e ēmimeve tė panairit tė 10- tė tė librit “Tirana 2007”

 

Takim me rastin e 70-vjetorit tė akademikut Rexhep Qosja

Katalogu i botimeve
Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume
Universi Shqiptar i Librit
Informacion, Opinione, Letersi, Probleme... me shume