Kontakte     Indeks     Pershtypje  

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
lista e ofruar per shitje

 

kėrko
Na kontaktoni

Botimet Toena

Rruga "M. Gjollesha"

K. P. 1420

Tiranė - Shqipėri.
Tel:+355 4 22 40 116
      +355 4 22 58 839

Fax: +355 4 22 40 117
E-mail: toena@toena.com.al

toena@abcom-al.com 
redaksia@toena.com.al 

Botimet e reja

     

Mehmet Hajrizi - Histori e njė organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981

Lėvizja Kombėtare e Kosovės, dhe sidomos ajo e kohės mė tė re, ėshtė studiuar pak, prandaj mbetet shumė punė pėr ndriēimin dhe vlerėsimin shkencor tė saj. Kosova nuk duhet ta heshtė historinė e vet, sepse e ka tė pastėr dhe tė bujshme.

 

 

 

Mehmet Hajrizi 

Histori e njė organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981

Shtėpia Botuese : Toena

Format : 14x20
ISBN : 978-99943-1-343-3

Ēmimi : 1200 lekė (10 euro)

 

 

Rreth librit


Grupi Revolucionar i Kosovės, i quajtur mė vonė Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovės, si pjesė e Lėvizjes moderne Kombėtare Shqiptare, ka njė pėrvojė veprimi tė pashkėputur mbi 12-vjeēare. Bashkė me rezultatet shumėdimensionale, me qėndrueshmėrinė organizative pėrballė represionit tė egėr dhe me ndikimin qė pati te brezat vijues tė Lėvizjes, e bėjnė atė tė veēantė dhe me interes studimi shkencor.


Lėvizja Kombėtare e Kosovės, dhe sidomos ajo e kohės mė tė re, ėshtė studiuar pak, prandaj mbetet shumė punė pėr ndriēimin dhe vlerėsimin shkencor tė saj. Kosova nuk duhet ta heshtė historinė e vet, sepse e ka tė pastėr dhe tė bujshme. Lėvizja e saj ēlirimtare ėshtė frymėzuar, edukuar dhe organizuar nga idetė mė pėrparimtare tė kohės, nga qėllime humane e demokratike dhe nga veprimtarėt e saj mė tė ndėrgjegjshėm.


Pėr kėtė Organizatė ėshtė shkruar edhe nga autorė tė tjerė, por nė mungesė tė informacionit tė plotė dhe burimor, janė vėrejtur pasaktėsi dhe shtrembėrime. Shkenca e historiografisė duhet ta zbulojė tė vėrtetėn e plotė pėr tė dhe pėr Lėvizjen e re Kombėtare tė Kosovės, sepse siē do tė thoshte Lord Acton, e vėrteta ėshtė e vetmja meritė qė i jep dinjitet dhe vlerė historisė.
I nxitur nga shumė bashkėveprimtarė dhe personalitete shkencore, por mbi tė gjitha nga detyra morale e dėshmitarit qė e ka pėrcjellė sė afėrmi kėtė Organizatė qė nga themelimi e deri nė shuarje, i kam hyrė kėsaj ndėrmarrjeje, duke qenė plotėsisht i ndėrgjegjshėm pėr kompleksitetin dhe vėshtirėsitė e saj.


Nė libėr paraqiten me fakte dhe burime informacioni tė dorės sė parė, pėrpjekjet dhe lufta e kėsaj Organizate tė Lėvizjes Kombėtare tė Kosovės, duke u fokusuar nė disa nga aspektet mė tė rėndėsishme tė jetės dhe veprimtarisė sė saj, pa hyrė nė detaje, tė cilat do ta bėnin lėndėn shumė voluminoze. Lindja dhe zhvillimi i kėsaj Organizate janė tė lidhura ngushtė dhe nė mėnyrė dialektike me zhvillimet e pėrgjithshme nė Kosovėn e viteve ’70, prandaj ka qenė e pashmangshme ndjekja paralele nė libėr e tė dy kėtyre aspekteve historike. Ndėrkaq, kryengritja e vitit 1981, si kurorėzim i njė faze tė rėndėsishme historike tė Lėvizjes Kombėtare dhe i veprimtarisė sė bujshme tė GRK-OMLK, hyri nė kėtė libėr, jo vetėm si njė kapitull tepėr i rėndėsishėm, por edhe si njė kapak floriri i domosdoshėm.


Zhvillimet e paraqitura janė trajtuar nė kontekst tė kohės dhe nė mbėshtetje tė materialeve e dokumenteve autentike tė Organizatės, tė cilave u referohem shpesh e nganjėherė gjerėsisht, me qėllim qė lexuesi tė komunikojė me kohėn dhe me dokumentet origjinale tė saj, ashtu siē ishin, zėri autentik i Lėvizjes. Janė shmangur, sa ka qenė e mundur, interpretimi, komentimi, vlerėsimi, qortimi a lavdėrimi i dokumenteve e materialeve, sepse ato i mbeten shkencės dhe lexuesit.


Pa dashur tė polemizohet me zgjatimet propaganduese tė regjimit pushtues dhe me interpretuesit qėllimkėqij tė Lėvizjes, janė paraqitur fakte tė verifikueshme dhe ngjarje, nė pamjen e tyre reale, me vėrtetėsinė e pacenuar, tė cilat mund tė kuptohen edhe si pėrgjigje ndaj ēdo tendence tė shtrembėrimit tė tyre.


Qėllimi i kėtij libri ėshtė tė shėnohet dhe tė sillet para brezave tė sotėm e tė nesėrm njė pjesė e pėrvojės sė Lėvizjes Kombėtare tė Kosovės, njė tufė vlerash tė traditės sė saj, tė krijuara me mundin, me djersėn e me gjakun e pjesėtarėve tė saj. Nė qoftė se lexuesit e interesuar pėr to e ndjekin me kureshtje deri nė fund kėtė paraqitje, atėherė mund tė thuhet se libri e ka pėrmbushur misionin e vet.

Veprimtari

TOENA 15 vjet pėrvojė nė fushėn e botimeve

 

Fituesit e ēmimeve tė panairit tė 10- tė tė librit “Tirana 2007”

 

Takim me rastin e 70-vjetorit tė akademikut Rexhep Qosja

Katalogu i botimeve
Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume
Universi Shqiptar i Librit
Informacion, Opinione, Letersi, Probleme... me shume