Kontakte     Indeks     Pershtypje     Porosi Online  

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
lista e ofruar per shitje

 

kėrko

Katalogu i botimeve

Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume
Na kontaktoni

Botimet Toena

Rruga "M. Gjollesha"

K. P. 1420

Tiranė - Shqipėri.
Tel:+355 4 22 40 116
      +355 4 22 58 893

Fax: +355 4 22 40 117
E-mail: toena@toena.com.al
            redaksia@toena.com.al 

Botimet e reja

     

Paskal Milo - Ditari i njė ministri tė Jashtėm - Konflikti i Kosovės 1997-2001

 

 

Paskal Milo

Ditari i njė ministri tė Jashtėm

Konflikti i Kosovės 1997-2001

 

Shtėpia Botuese : Toena

ISBN : 978 - 99943 - 1 - 458 - 4

Faqe : 448

Formati : 15x23.5

Ēmimi: 1500 lekė (12.00 euro)

 

Dy fjalė pėr hyrje

 

Ditari pėr Kosovėn, qė kam nderin t’ia paraqes lexuesit, ėshtė njė pjesė e ditarit qė unė kam mbajtur kur ushtrova detyrėn e ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė. Botimi i kėsaj pjese tė ditarit u motivua nga njė arsye e thjeshtė, por shumė domethėnėse: nė 17 shkurt ėshtė pėrvjetori i parė i shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, nė 23 shkurt ėshtė dhjetėvjetori i PO-sė historike tė delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Rambujesė dhe 9 qershori ėshtė gjithashtu ēlirimi i Kosovės nga sundimi 87-vjeēar i Serbisė. Janė tri ngjarje jubilare shumė tė rėndėsishme pėr popullin e Kosovės dhe pėr gjithė kombin shqiptar qė janė tė lidhura dhe rrjedhojė e njėra-tjetrės.
Ėshtė njė arsye mė se e mjaftueshme pėr tė shkruar kėtė libėr, pėr tė nderuar kėta pėrvjetorė, por edhe heronjtė e martirėt e asaj lufte tė gjatė pėr mbijetesė, pėr liri e tė drejta e qė nuk ndodhen sot pėr tė parė ėndrrėn e tyre tė arrirė.
Janė shkruar libra pėr Konferencėn e Rambujesė dhe pėr konfliktin nė Kosovė nga autorė shqiptarė e tė huaj, nga protagonistė tė diplomacisė, por edhe tė luftės, nga anėtarė tė delegacionit shqiptar, por edhe nga liderė evropianė e amerikanė, civilė e ushtarakė. Pothuajse tė gjitha janė tė ēmuara pėr nga kėndvėshtrimi me tė cilin janė pėrcjellė e gjykuar ngjarjet e kohės dhe unė i kam lexuar. Ata tashmė i kanė marrė pėrgėzimet e nderimet. Por si ndodh jo rrallė nė memoralistikė, autori i tregimit e percepton ngjarjen duke e vėnė veten nė qendėr tė saj, ēka rrezikon qė edhe pa dashje tė harroj se ka patur edhe aktorė tė tjerė qendrore tė dramės ose kontribues tė rėndėsishėm nė realizimin e saj.
Kėshtu ka ndodhur nė shumicėn e rasteve edhe me Rambujenė e konfliktin nė pėrgjithėsi nė Kosovė, ku kontributi i Shqipėrisė e i popullit tė saj ose ėshtė mohuar, ose ėshtė anashkaluar. Kjo ėshtė e padrejtė sepse Shqipėria i dha tė gjitha ēfarė kishte pėr tė dhėnė, ndau vuajtjet, dhimbjet, sakrificat e sfidat me shqiptarėt e Kosovės, u dha strehė mbi 500 mijė shqiptarėve nė mos mė tepėr, vuri nė shėrbim tė aleatėve tė NATO-s tė gjithė territorin e saj, hapėsirėn ajrore e atė detare, priti e pėrcolli forca aleate, ushtarė e gjeneralė, liderė botėrorė e diplomatė tė tė gjitha niveleve. Ajo u bė baza dhe prapavija kryesore e luftės, jo vetėm e shqiptarėve, por i tė gjithė atyre qė kėrkonin qė regjimi i Millosheviēit tė ndėshkohej jo pėr hatėr tė popullit tė Kosovės, por edhe pėr paqen e stabilitetin e Ballkanit, por edhe tė Evropės.
“T’i jepet Cezarit, ajo qė i takon Cezarit.” Asgjė mė shumė. Ndaj e kam quajtur njė obligim qė tė dėshmoj historinė qė e kam pėrjetuar dhe qė, duke u pėrpjekur tė mos pėrsėris “uni-n”, egocentrizmin e tė tjerėve, tė tregoj atė ēfarė ka ndodhur, ēfarė kam dėgjuar e ēfarė kemi thėnė e ēfarė kemi bėrė tetė ose dhjetė vjet mė parė.
Kam qenė i ndėrgjegjshėm pėr sfidėn qė duhej tė pėrballoja qė nė momentin kur Fatos Nano mė ofroi detyrėn e ministrit tė Jashtėm tė qeverisė sė tij nė korrik 1997. Ajo u bė akoma edhe mė e madhe nga sa e mendoja kur Shqipėria, kombi shqiptar, Kosova u pėrfshi nė njė ngjarje me pėrmasa historike jo vetėm kombėtare, rajonale, por edhe evropiane e ndėrkombėtare. Duheshin gati njėqind vjet qė tė vinte kjo ditė. Ajo mė gjeti nė njė detyrė kyēe qeveritare . Do tė varej nga shteti shqiptar, nga qeveria, nga kolegėt e nga unė nėse do tė dinim ta pėrballonim atė. Ne ia dolėm.
Nė detyrėn e ministrit tė Jashtėm kam takuar mbretėr e mbretėresha, presidentė e kryeministra, kolegė ministra tė Jashtėm, drejtues tė organizatave ndėrkombėtare e rajonale, zyrtarė tė lartė tė diplomacisė, ambasadorė e diplomatė tė rangjeve tė ndryshme. Kanė qenė njė numėr karakteresh, miq e partnerė, kundėrshtarė politikė e kombėtarė qė mė kanė lėnė mbresa tė pashlyeshme, pozitive, por edhe jo tė kėndshme.
Diplomacia ėshtė arti i shfrytėzimit tė mundėsive dhe i momentit. Konferenca e Rambujesė mbetet njė shembull tipik nė kėtė drejtim. Lexuesi do tė gjejė nė ditar atė kombinim rrethanash tė favorshme qė u krijuan nė prag tė Konferencės e gjatė saj, por qė jo tė gjithė i kuptuan e i shfrytėzuan. Ai vendim i marrė me aq mundim nė momentet e fundit tė njė maratone mbi dyjavore nga delegacioni shqiptar i Kosovės hodhi rrėnjėt e pavarėsisė sė ardhshme. Ndonėse me vonesė u shfrytėzua mundėsia qė mund tė kishte humbur e sė bashku me tė edhe simpatia e mbėshtetja pėr kauzėn e shqiptarėve tė Kosovės nga SHBA-ja e njė pjesė e mirė e vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian.
Ditari rrėfen atė pjesė tė ngjarjeve ku unė kam qenė i pranishėm, ose qė i kam tė referuara nga burime zyrtare e diplomatike. Nuk marr pėrsipėr tė bėj historinė e Kosovės pėr kėto vite, as edhe nuk kam pretendimin qė i kam shteruar informacionet pėr ngjarjet e rėndėsishme, por edhe ato qė quhen tė vogla dhe ku njė numėr njerėzish tė tjerė kanė qenė e mund tė thonė fjalėn e tyre. Ditari synon tė thotė ato qė kanė ndodhur, tė cilat jo gjithnjė e pėr kėdo mund tė jenė tė pėlqyeshme pėr t’u kujtuar. Por asnjėherė nuk kam dashur dhe nuk dua tė lėndoj njeri nėse ato qė kam shkruar i pėrgjigjen tė vėrtetės. Ndėrgjegjen e kam plotėsisht tė qetė.

 

AUTORI

 

 

Parathėnie

 

Para dhjetė vjetėsh kriza e Kosovės kishte arritur njė pikė kthese dramatike, kur Komuniteti Ndėrkombėtar vendosi t’i detyrojė tė dy palėt qė tė uleshin nė tavolinėn e bisedimeve. Brenda disa javėve, nga masakra e Reēakut, nė mes tė janarit tė vitit 1999, ku u vranė me gjakftohtėsi nga forcat e sigurimit serb mė shumė se dyzet civilė shqiptarė nga Kosova, Grupi ndėrkombėtar i Kontaktit pėr Ballkanin mblodhi Konferencėn e Rambujesė.
Nė njė pėrpjekje tė fundit, tė dy shtetet mikpritėse, Franca dhe Britania e Madhe, thirrėn pėrfaqėsuesit e Republikės sė atėhershme Federale tė Jugosllavisė dhe udhėheqjen shqiptare tė Kosovės, pėr tė rėnė dakord pėr njė marrėveshje, e cila do ta kishte lėnė Kosovėn brenda Jugosllavisė, por do tė kishte rivendosur njė autonomi tė gjerė dhe tė vėrtetė pėr provincėn e mėparshme.
Ministrat e Jashtėm tė Grupit tė Kontaktit – Franca, Gjermania, Italia, Rusia, Britania e Madhe, SHBA-ja – caktuan Trojkėn, e cila pėrbėhej nga Kris Hill nga SHBA-ja, Boris Majorski nga Rusia dhe unė, si pėrfaqėsues i BE-sė, pėr tė udhėhequr pėrpjekjet pėr ndėrmjetėsim. Konferenca u hap zyrtarisht nga presidenti francez Shirak, nė 6 shkurt 1999, dhe qėllimi i saj ishte tė mbaronte brenda njė jave. Nė fakt, ajo zgjati gjithsej thuajse dyzet ditė, tė cilat ishin pėrpjekje torturuese nga ana e ndėrmjetėsve tė Grupit tė Kontaktit. Megjithėse pati njė ndėrprerje prej tri javėsh, e cila u dha njė mundėsi Beogradit dhe Prishtinės pėr tė punuar nga brenda pėr formulėn e propozuar tė kompromisit, Millosheviēi dhe negociatorėt e tij u tėrhoqėn. Kėshtu qė nisja e bisedimeve nė fillim tė marsit, nė Paris, ishte qė nė fillim e destinuar tė dėshtonte. Nė fund tė saj, Beogradi refuzoi tė merrte nė konsideratė edhe aspektet civile tė Marrėveshjeve, pėr tė cilat ishte rėnė dakord qė mė parė. Ndėrsa udhėheqja kosovare vendosi firmėn nė Marrėveshjet e Rambujesė, burri i fortė i Serbisė, Millosheviēi, refuzoi tė pranonte njė forcė ndėrkombėtare zbatuese tė udhėhequr nga NATO-ja dhe denoncoi nė mėnyrė agresive bisedimet e paqes si njė diktat nga Perėndimi.
Si rrjedhojė e kundėrshtimit tė fortė tė Millosheviēit pėr ēfarėdolloj zgjidhje paqėsore, NATO-ja u detyrua tė zbatojė “Urdhrin e Aktivizimit”, i cili ishte gati qė nė tetor tė vitit 1998. Ndėrhyrja ushtarake kundėr Jugosllavisė zgjati 74 ditė dhe ishte e para jashtė zonės sė operimit tė Aleancės Perėndimore.
Kjo luftė, e fundit nė territorin e ish-Jugosllavisė, gjithashtu shėnon njė rast tė veēantė nė historinė e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, sepse ajo u zhvillua pa miratimin e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara; Rusia kishte kundėrshtuar ēdo mandat tė Kombeve tė Bashkuara pėr imponimin ndėrkombėtar tė paqes nė kėtė pjesė tė Ballkanit.
Si rrjedhojė, ajo hapi njė diskutim tė gjerė pėr pėrgjegjėsinė e shteteve sovrane pėr t’i mbrojtur qytetarėt e vet nga e keqja. Nė fakt, kėtu Millosheviēi i Serbisė kishte dėshtuar tmerrėsisht nė Kosovė. Jugosllavėt me etni shqiptare nuk konsideroheshin si qytetarė me tė njėjta tė drejta dhe pėrgjegjėsi nga serbėt.
Jam i bindur se ky ėshtė thelbi i konfliktit historik tė Kosovės. Pėrgjatė historisė sė tri Jugosllavive – me pėrjashtim tė periudhės sė shkurtėr ndėrmjet 1974, kur Kosovės iu dha autonomia, dhe heqjes sė saj nėn regjimin e Millosheviēit nė fundin e 1980-s – shqiptarėt e ndien se ishin qytetarė tė klasit tė dytė nė Serbi.
Nė fillim me anė tė mjeteve paqėsore dhe pastaj, kur koncepti i Rugovės pėr rezistencė civile paqėsore dėshtoi, me anė tė rezistencės ushtarake – e mishėruar nga UĒK-ja – shqiptarėt etnikė tė Kosovės – qė pėrbėjnė 90% tė popullsisė – donin ta merrnin fatin nė duart e tyre.
Lidershipi nacionalist nė Beograd nuk i kuptoi asnjėherė shkaqet thelbėsore tė konfliktit shqiptaro-serb.
Unė e mbaj mend shumė mirė njėrin nga shumė rastet e grindjeve ndėrmjet meje dhe presidentit tė atėhershėm tė Serbisė, Milutinoviē, kur, gjatė ditėve tė fundit tė negociatave nė Paris, i kujtova se, ndėrsa ai po bllokonte ēdo progres tė negociatave, qytetarė tė shtetit tė tij po vdisnin nė Kosovė. Pėrgjigjja e tij cinike ishte: “Kėta janė njerėzit tanė…” sikur ata ishin pronė e tij. Ai nuk kishte absolutisht asnjė shqetėsim pėr njerėzit.
Kjo sjellje e papėrgjegjshme ėshtė nė kontrast tė plotė me pėrqasjen profesionale tė mbajtur nga qeveria shqiptare, e veēanėrisht nga ministri i saj i Jashtėm, Paskal Milo.
Qeveria shqiptare dhe ministri i saj i Jashtėm vepruan me shumė pėrgjegjėsi dhe profesionalizėm. Tirana kishte adaptuar njė politikė shumė tė pėrgjegjshme nė mbėshtetje tė strategjisė sė Perėndimit pėr paqen pėrmes negociatave. Nė kėtė mėnyrė ata i bėnė njė shėrbim tė madh Komunitetit Ndėrkombėtar, i cili donte ta zgjidhte konfliktin sipas ēėshtjeve tė rėna dakord mė parė nė Grupin e Kontaktit.
Megjithatė, duhet thėnė se mbėshtetja qė Shqipėria dha pėr zgjidhjen paqėsore dhe demokratike tė konfliktit, nuk ėshtė reflektuar aq sa ajo e meriton nė opinionin e gjerė publik.
Pėrgjatė muajve dramatikė tė 1998-1999-s, kur po shpalosej drama kosovare, pėrpjekjet e ministrit tė Jashtėm Milo, qartėsisht synonin pėr tė kontribuar pėr njė marrėveshje politike nė Kosovė. Njė marrėveshje qė u shpall nė minutat e fundit nga negociatorėt e Grupit tė Kontaktit: Kris Hill dhe unė.
Nė periudhėn mė vendimtare nė Rambuje – kur duhet tė merreshin vendime tė forta – mbėshtetja e Paskal Milos ishte e njė rėndėsie thelbėsore. Duhet tė them se mė bėri shumė pėrshtypje mėnyra se si ministri i Jashtėm i Shqipėrisė arriti tė ecte me delikatesė ndėrmjet mosprovokimit tė tepėrt tė Beogradit (i cili po priste vetėm njė shkak pėr t’i lėnė negociatat nė shenjė proteste) dhe mbėshtetjes sė fraksionit tė moderuar brenda ekipit tė shqiptarėve tė Kosovės.
Nė librin tim “Rruga e Gjatė e Kosovės Drejt Luftės” unė kam thėnė se ekipi negociues kosovar gėzonte mbėshtetjen thelbėsore tė qeverisė shqiptare nė Tiranė pėr tė pranuar Marrėveshjet e Rambujesė. Nė situatėn mė tė vėshtirė, ministri i Jashtėm Paskal Milo kishte rėnė dakord qė tė vente nė Paris pėr tė mbėshtetur pozicionin e Komunitetit Ndėrkombėtar nė pėrpjekjet pėr paqe ndėrkombėtare, kam shkruar unė nė librin tim. U provua shpejt se ky akt kurajoz i Paskal Milos ishte vendimtar pėr ta bėrė delegacionin shqiptar tė Kosovės tė pranonte traktatin e paqes.
Ne sot e dimė qė me ndihmėn e Paskal Milos, u vendosėn nė Paris themelet e pavarėsisė sė Kosovės.
Sot, thuajse dhjetė vjet pas dramės sė Kosovės, njeriu mund tė thotė qartė se ishin pak politikanė qė kishin kaq shumė influencė nė njė vendim tė pėrmasave historike, si kishte Paskal Milo nė ato ditė fatale tė pranverės sė 1999-s.
Konflikti i Kosovės, i cili nuk ėshtė zgjidhur akoma tėrėsisht, ėshtė njė shembull parėsor qė tregon se sa e rėndėsishme mund tė jetė njė politikė e pėrgjegjshme. Si austriak qė jam, unė e di se pėr ēfarė po flas, meqenėse Austria ka qenė e pėrfshirė nė ēėshtjet e Ballkanit pėr mė shumė se dy shekuj. Sot, nė fillim tė shekullit XXI, shtete si Shqipėria dhe Austria kanė njė detyrė shumė specifike: tė promovojnė paqen dhe demokracinė me fqinjėt, nė mėnyrė qė tė ndihmojnė pėr tė pėrmbushur njė ėndėrr tė pėrbashkėt: bashkimin e Evropės.
Paskal Milo, njė patriot i madh shqiptar dhe njė evropian i vėrtetė, ka dhėnė njė kontribut me pėrmasa historike.
 

Ambasadori Wolfgang Petritsch

 

Vlerėsime:

 

“... Unė, gjithashtu, dua t’ju falėnderoj nxehtėsisht pėr rolin pozitiv qė ka luajtur qeveria Juaj nė pėrpjekjet pėr tė zgjidhur krizėn nė Kosovė. Nė veēanti, unė di qė Paskal Milo ka qenė jashtėzakonisht aktiv. Rruga Juaj e ekuilibruar dhe konstruktive vlerėsohet sė tepėrmi...”


TONY BLAIR, KRYEMINISTĖR I BRITANISĖ SĖ MADHE,1997-2007.


“... ishte njė nder tė punoje me kaq shumė patriotė shqiptarė nga Tirana nė Nju-Jork, tė cilėt ndihmuan pėrparimin e prosperitetit tė njerėzve tė tyre. Isha i lumtur qė takova zotin Milo disa herė dhe, sigurisht, kam pėrfituar nga kėshillat dhe analizat e tij pėr Rajonin.”


ELIOT ENGEL, ANĖTAR I KONGRESIT AMERIKAN.


“... ekipi negociues kosovar gėzonte mbėshtetjen thelbėsore tė qeverisė shqiptare nė Tiranė pėr tė pranuar Marrėveshjet e Rambujesė. Nė situatėn mė tė vėshtirė, ministri i Jashtėm Paskal Milo kishte rėnė dakord qė tė shkonte nė Paris pėr tė mbėshtetur pozicionin e Komunitetit Ndėrkombėtar nė pėrpjekjet pėr paqe ndėrkombėtare... U provua shpejt se ky akt kurajoz i Paskal Milos ishte vendimtar pėr ta bėrė delegacionin shqiptar tė Kosovės tė pranonte traktatin e paqes. Ne sot e dimė qė me ndihmėn e Paskal Milos, u vendosėn nė Paris themelet e pavarėsisė sė Kosovės.  Sot, thuajse dhjetė vjet pas dramės sė Kosovės, njeriu mund tė thotė qartė se ishin pak politikanė qė kishin kaq shumė influencė nė njė vendim tė pėrmasave historike, si kishte Paskal Milo nė ato ditė fatale tė pranverės sė 1999-s... ... Paskal Milo, njė patriot i madh shqiptar dhe njė evropian i vėrtetė, ka dhėnė njė kontribut me pėrmasa historike.”


AMBASADORI WOLFGANG PETRITSCH.


“... Ėshtė ditari i njė ministri tė Jashtėm nė krye tė njė diplomacie aktive e energjike, tė pėrgjegjshme dhe tė mirėpeshuar, nė njė periudhė historike, intensive e delikate, emocionale dhe tė madhėrishme, pėr fatin e Kosovės dhe tė kombit shqiptar...”


REXHEP MEIDANI, PRESIDENT I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ, 1997-2002.


“Ditari i Paskal Milos mbi Kosovėn - vepėr tepėr e rėndėsishme e njė luftėtari tė pėrkushtuar pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Lexojeni! Do tė mėsoni shumėēka qė nuk e keni ditur pėr Kosovėn nė vitet kur vendosej pėr ardhmėrinė e saj.”


AKADEMIK REXHEP QOSJA.


“... kemi tė bėjmė me njė njeri, qė si historian, mė shumė sesa diplomat, posedon cilėsinė e tė kuptuarit se si duhet pritur. Tė jesh ministėr i Jashtėm i njė kryeministri 30-vjeēar nė kohė lufte ėshtė thuajse aventurė, por tė shijosh vonesėn e tė qenit prezent nga 1919 nė Konferencėn e Parisit pėr njė historian ėshtė mė shumė se ankth... ... nė rastin e Milos tė qenit historian dhe diplomat janė ngatėrruar me njėra-tjetrėn si dy koburet e Isa Buletinit kujtimin e tė cilave shpresoj se i kemi pėrdorur pėr tė vrarė Makbethin e historisė sonė kombėtare...”


PANDELI MAJKO, KRYEMINISTĖR I SHQIPĖRISĖ 1998-1999, SHKURT - KORRIK 2001.

 

 

NJE DITAR MBI NGJARJE HISTORIKE


Nga Rexhep Qosja


Ditari i njė ministri tė Jashtėm... Konflikti i Kosovės 1997-2001... Ėshtė njė vepėr gjithsesi e rrallė nė kulturėn tonė. E quaj tė rrallė pėr disa arsye: e para, e rrallė pėr nga rėndėsia e saj dokumentare nė historiografinė tonė tė re; e dyta, sepse ėshtė e frymėzuar prej ngjarjesh tė mėdha nė historinė e Kosovės dhe tė popullit shqiptar nė pėrgjithėsi; dhe, e treta, sepse ėshtė e rrallė edhe si trajtė shkrimi nė letėrsinė tonė. Si ditarėt, herėt mė tė shpeshta, qė nė letėrsinė evropiane shkruhen shpesh e ēmohen shumė, ashtu edhe ditari i Paskal Milos ka rėndėsi tė trefishtė: historike dokumentare, kulturore dhe letrare artistike, por rėndėsia e tij historike dokumentare ėshtė mė e madhja.


Historian dhe diplomat


Ditari ėshtė njė histori e ngjeshur e ēėshtjes sė Kosovės nė politikėn shtetėrore tė Shqipėrisė, nė politikėn e vendeve tė Ballkanit, nė politikėn e shtetit pushtues - Serbisė, nė politikėn e vendeve mė tė mėdha tė Bashkimit Evropian, nė politikėn e Rusisė, nė politikėn e OKB-sė dhe, mė nė fund, nė politikėn e shtetit qė do tė luajė rol historik nė fatin e Kosovės - nė politikėn e SHBA-ve: njė histori e ngjeshur e politikės sė kėtyre vendeve dhe e disa institucioneve botėrore gjatė viteve tė mbuluara me kėtė ditar. Nė tė janė pėrfshirė vitet 1997, 1998, 1999, 2000 dhe gjysma e parė e vitit 2001. Janė kėto vitet kur Milo kishte fatin tė ishte ministėr i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė. Pėrpos ditarit pėr vitet e theksuara, nė kėtė vepėr janė pėrfshirė edhe letrat qė ai u ka dėrguar disa diplomatėve dhe shtetarėve si: kryetarit tė KS tė OKB-sė, Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė NATO-s, Havier Solana, ministrit tė Jashtėm tė Francės, Iber Vedrin, atij italian, Lamberto Dini, Sekretares sė Shtetit tė SHBA-ve, Medlin Ollbrajt, pėrfaqėsuesit tė veēantė tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė nė Kosovė, Bernard Kushner, Sekretarit tė Shtetit tė SHBA-ve, Kolin Pauell, si dhe letrat qė ka marrė prej diplomatėve dhe shtetarėve tė ndryshėm - prej ministrit tė Jashtėm italian, Dini, prej ministrit tė Jashtėm tė Mbretėrisė sė Bashkuar, Robin Kuk, prej ministrit tė Jashtėm rus, Igor Ivanov, prej ministrit tė Jashtėm grek, Theodoros Pangallos, prej Sekretares sė Shtetit tė SHBA-ve, Ollbrajt, prej ministrit tė Jashtėm turk, Ismail Ēem, dhe, mė nė fund, prej Sekretarit tė Shtetit tė SHBA-ve, Pauell.

Pėrpos pėr arsyen e sipėrthėnė, ditari ėshtė vepėr me rėndėsi tė veēantė historike dokumentare edhe pėr arsyen se ėshtė ditar i historianit dhe i diplomatit, i shkencėtarit dhe i politikanit njėkohėsisht. Milo ėshtė historian i dėshmuar nė historiografinė tonė kombėtare, ėshtė njohės i veēantė. Nė Shqipėrinė shtetėrore mund tė jetė njohėsi mė i mirė i marrėdhėnieve shqiptaro-serbe, kurse vepra e tij, Shqipėria dhe Jugosllavia (1918-1927) ėshtė vepra mė e plotė dhe mė e mirė deri sot pėr kėto marrėdhėnie pak a shumė tė trajtuara, por ende shkencėrisht tė pastudiuara sa duhet nė historiografinė tonė.

Nuk ka dyshim se autoriteti i pranuar diplomatik i Milos, gjykimet dhe vlerėsimet e tij tė matura, objektive, pėrkushtimet e tij tė dėshmuara ndaj sė vėrtetės, pėrkushtimi i tij atdhetar ndaj Kosovės, e bėjnė ditarin e tij pėr Kosovėn vepėr aq mė tė ēmuar, prej sė cilės mėsojmė tė dhėna e tė vėrteta tė reja mbi luftėn politike pėr pavarėsinė e Kosovės.


Ēka mund tė mėsohet?


Prej ditarit do tė kuptojmė se Shqipėria, me politikėn dhe diplomacinė e saj, ka bėrė shumė pėr pavarėsinė e Kosovės - shumė mė tepėr sė ē‘ėshtė menduar nė disa qarqe politike dhe intelektuale kėtu, nė Prishtinė, dhe se ē‘ėshtė shkruar a folur prej tyre nė mediat. Lejohem tė them, ndėrkaq, se Shqipėria ka bėrė pėr pavarėsinė e Kosovės mė shumė se ē‘e quajnė tė nevojshme politikisht ta theksojnė zyrtarėt nė Tiranė. Po, pa Shqipėrinė, lufta ēlirimtare nė Kosovė ndoshta nuk do mund tė bėhej dhe, as UĒK-ja tė armatosej e tė mbahej.

Kjo nuk e mohon faktin se politika shtetėrore e Shqipėrisė ndaj Kosovės nuk ishte, gjithnjė, ēfarė dėshirohej dhe, ndoshta, ēfarė mund tė ishte. Arsyet qė mund tė jepen pse ndodhte kėshtu janė vetėm pjesėrisht tė pranueshme. Shqipėria, mėsojmė nė ditarin e Paskal Milos, pashmangshmėrisht duhej tė mendonte jo vetėm pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, por edhe pėr interesat e veta. Dhe, kjo ishte arsye e kuptueshme, e ligjshme. Nuk ishte arsye e kuptueshme pse nė udhėheqjen shtetėrore nė Tiranė mendohej se me qėndrimet e saj ndaj ēėshtjes sė Kosovės ishte e lidhur edhe siguria e Shqipėrisė. Ideja e pavarėsisė sė Kosovės, kurrė, pas Luftės sė Dytė Botėrore, nuk e kishte rrezikuar sigurinė e Shqipėrisė dhe aq mė pak do tė mund tė rrezikonte pas pėrmbysjes sė komunizmit. Shqipėria nuk ėshtė shtet qė u ka borxhe historike, territoriale dhe njerėzore fqinjėve tė saj. Pėrkundrazi, fqinjėt e saj, Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia i kanė borxhe tė mėdha historike Shqipėrisė.

Prej kėtij ditari ne do tė mėsojmė se gjykimet tona pėr takimin e shumėpėrfolur midis Kryeministrit tė Shqipėrisė, Fatos Nano, dhe kryetarit tė Jugosllavisė sė mbetur, Sllobodan Mollosheviē, nė Kretė, ishin mė shumė fryt i paragjykimeve partiake, se sa njohės tė sė vėrtetės. Nė kėtė ditar do tė shohim se nė tekstin e pėrgatitur prej Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, pėr bisedimet e Fatos Nanos me kryetarin e Jugosllavisė sė mbetur rreth Kosovės, theksohen qėndrime tė njėjta me qėndrimet qė mbroheshin prej subjekteve politike nė Kosovė. Mė nė fund nuk kishte tė dhėna tė mbėshtetura nė logjikė e zakonėsi qė takimi midis Fatos Nanos dhe Millosheviēit nė Kretė tė gjykohej me pezm mosdurues, kurse tė pranoheshin dhe tė ēmoheshin si pjekuri politike takimet e vetjeve politike kosovare me Millosheviēin nė Beograd. Edhe pėr takimin e Kretės, si pėr tė Beogradit, ishte marrė kėshilla e Uashingtonit.

Prej kėtij ditari ne do tė mėsojmė, pėr herė tė parė prej njė politikani dhe diplomati shqiptar, se politika amerikane ndaj Kosovės nė thelb ishte, deri vonė, politikė e qėllimeve afatshkurtra e jo e zgjidhjes sė pėrhershme. SHBA-tė, e thotė autori: "Mė tepėr e vėnė theksin nė arritjet e synimeve afatshkurtra e afatmesme nė Kosovė dhe jo nė objektivat strategjike si duan shqiptarėt". Gjatė dhe vendosmėrisht faktorėt ndėrkombėtarė, SHBA-tė dhe Bashkimi Evropian, do tė jenė kundėr idesė sė pavarėsisė sė Kosovės. Nė tė vėrtetė, edhe SHBA-tė, edhe Bashkimi Evropian, qoftė edhe pas fushatės sė bombardimeve dhe vendosjes sė KFOR-it dhe tė UNMIK-ut nė Kosovė, do tė jenė pėr zgjidhje tė ēėshtjes sė Kosovės nė kuadrin e Jugosllavisė sė mbetur. Dhe, kėtė politikanėt dhe diplomatėt e tyre do tė na e thonė edhe kėtu, nė Prishtinė, por do tė na e thonė, ndoshta, me gjuhė mė pak dėshpėruese se nė Tiranė. Prej udhėheqjes shqiptare ata do tė kėrkojnė pėrkrahje qė synimet e tyre afatshkurtra pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės nė kuadrin e Jugosllavisė sė mbetur t‘i bėjnė njėmendėsi! Sikur tė mos ishte kėshtu, sikur udhėheqjes shqiptare tė mos i bėhej trysni politike e diplomatike pėr pajtim tė plotė me politikėn e tyre ndaj ēėshtjes sė Kosovės, mund tė besojmė se nuk do tė ngjante qė Kuvendi i Shqipėrisė tė pėrkrahte zgjedhjet e ashtuquajtura "tė lira e demokratike" mė 22 mars 1998 nė Kosovė. Kurrė nuk kam arritur, as nuk do tė arrij, ta mirėkuptoj pėrkrahjen qė shteti amė do t‘u japė kėtyre zgjedhjeve nė Kosovė. Nuk kam dyshim se kėto zgjedhje, tė quajtura "tė lira e demokratike", nga shtypi ynė partiak, qė do tė mbahen nė kohėn kur Kosova ishte pėrfshirė tashmė prej luftės ēlirimtare qė bėnte UĒK-ja, nė njėrėn anė dhe prej masakrave, djegieve dhe shkatėrrimeve qė bėnin forcat policore e paraushtarake serbe, nė anėn tjetėr, ishin hiē mė pak se legjitimim politik i pushtimit gjakatar serb dhe mohim i sė drejtės, i qėllimit dhe i kuptimit tė luftės sonė ēlirimtare. Nuk ėshtė e nevojshme, ndoshta, tė shpjegohet veēmas se tė gjithė popujt historikė evropianė, madje tė gjithė popujt historikė nė botė, kanė nocionin me tė cilin i dėnojnė historikisht pėrgjithmonė zgjedhjet e tilla, qė mbahen prej njė pjese tė forcave politike nė kohėn kur pjesa tjetėr bėn luftėn ēlirimtare. Dhe, kėtė nocion e dimė tė gjithė: quhet tradhti.

 

Dhe, mė tej.

 

Prej kėtij ditari ne do tė mėsojmė se SHBA-tė dhe Bashkimi Evropian do ta pėrkrahin nė vazhdimėsi udhėheqjen e LDK-sė, qoftė, madje, edhe kur, si e thoshin edhe vetė disa prej diplomatėve e zyrtarėve tė tjerė tė tyre, kishte rėnė prestigji i saj, sepse ishin tė bindura se vetėm me tė mund ta arrinin atė qė nė atė kohė e synonin: zgjidhjen e ashtuquajtur paqėsore tė ēėshtjes sė Kosovės nė kuadrin e Jugosllavisė sė mbetur! Nė kėtė ditar, nė njė varg datash tė tij, ne do tė gjejmė tė dhėna qė na tregojnė pse dhe si sendėrtohej kjo pėrkrahje.

Pėr mė tepėr, udhėheqjen e LDK-sė faktorėt ndėrkombėtarė do tė vazhdojnė ta pėrkrahin edhe mbasi do tė binden se, si do ta thonė edhe vetė, nė vitin 1997, politika qė bėnte ajo ishte politikė e pashpresė, me tė cilėn nuk mund tė bėhet asgjė pėr Kosovėn!

Prej kėtij ditari ne do tė mėsojmė se paraqitja e UĒK-sė, nė fund tė vitit 1997, e bėn Perėndimin, para sė gjithash i bėn SHBA-tė, tė krijojnė qėndrim tė ri ndaj Kosovės, qė do tė paraqitet kėshtu: kriza kosovare ka pėrmasa ndėrkombėtare, prandaj edhe nuk mund tė jetė mė ēėshtje e Jugosllavisė sė mbetur. Ajo ėshtė ēėshtje botėrore.

Prej kėtij ditari ne do tė mėsojmė se nė verėn e vitit 1998 zgjidhja dhe dėshtimi, fitorja dhe disfata ishin shumė afėr. Ėshtė ky viti kur ambasadori Kristofer Hill harton, njėra pas tjetrės, katėr projektmarrėveshje pėr marrėveshje midis Kosovės e Serbisė, tė cilat do t‘i pranojė udhėheqja e LDK-sė, por nuk i pranojnė UĒK-ja dhe LBD-ja. Nė verėn e kėtij viti, faktorėt ndėrkombėtarė do ta lėnė Serbinė tė lirė qė tė bėjė ēka tė dojė nė Kosovė dhe do ta lėnė tė lirė qė tė pėrshtrijė dhe tė pėrthellojė dhunėn dhe terrorin e saj me shpresė se do ta shkatėrrojė UĒK-nė njėherė e pėrgjithmonė. Nė atė kohė, prej kėtyre faktorėve do tė bėhej trysni edhe mbi forcat politike qė pėrkrahnin UĒK-nė, tė cilat, nė tė vėrtetė, luanin rolin e krahut tė saj politik. Sot mund tė thuhet se po tė ishin ngritur edhe kėto forca kundėr UĒK-sė, siē kėrkohej prej disa politikanėve e diplomatėve qė nė atė kohė do ta vizitojnė Prishtinėn, ndoshta Konferenca e Rambujesė nuk do tė ishte organizuar, kurse historia e Kosovės nuk do tė ishte kjo qė ėshtė sot.

Prej kėtij ditari ne do tė mėsojmė se si Rusia dhe Italia do tė kenė gjatė qėndrim pothuaj tė njėjtė ndaj ēėshtjes sė Kosovės. Italia ishte bėrė anėtare e Grupit tė Kontaktit jo pse i takonte pėr shkak tė rėndėsisė qė mund tė kishte nė politikėn botėrore, por pėr shkak se Rusia kishte ngulur kėmbė qė ajo tė futej nė atė Grup, qė do tė vendoste pėr punė tė Kosovės. Shpresonte se Italia do tė solidarizohej me tė nė Grupin e Kontaktit, ēka Italia do ta bėjė gjatė, madje edhe nė Konferencėn e Rambujesė.

 

Dhe, mė tej.

 

Prej kėtij ditari ne do tė mėsojmė se faktorėt ndėrkombėtarė do tė jenė kundėr idesė sė takimit tė tė gjithė liderėve politikė shqiptarė tė Kosovės nė Tiranė, nismėn pėr tė cilėn e kishte dhėnė qeveria shqiptare, sepse, siē thuhet nė ditar, "i druheshin solidaritetit mbarėshqiptar".

Prej kėtij ditari ne do tė mėsojmė si do tė zhvillohen punėt nė Konferencėn e Rambujesė dhe tė Parisit, me ēfarė vėshtirėsish do tė ballafaqohet ajo, ēfarė roli do tė luajė diplomacia shqiptare pėr nėnshkrimin e marrėveshjes me tė cilėn do tė pėrfundojė konferenca e pėr ēėshtje, veprime e sjellje tė tjera lidhur me tė.

Prej kėtij ditari ne do tė mėsojmė se cilat forca politike tė Kosovės ishin kundėr bashkėveprimit tė forcave politike kosovare; cilat forca politike dhe pėrse ishin kundėr formimit tė Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare; cilat forca politike dhe pėrse ishin kundėr qeverisė sė pėrkohshme tė Kosovės; cilat forca politike dhe pėrse do ta pengojnė punėn e kėsaj qeverie pas formimit tė saj. E tė tjera.

Prej kėtij ditari ne do tė mėsojmė edhe pėr qėndrime, gjykime, veprime politike e diplomatike tė tjera ndaj Kosovės. Por, kėtu nė kėtė pėrurim nuk mund tė flitet pėr krejt ē‘mund tė mėsojmė prej kėtij ditari.

 


Pėrfundimi


Konflikti i Kosovės 1997-2001 ėshtė njė vepėr dokumentare-historike shumė e rėndėsishme, e para, pėr tė parė dhe pėr tė kuptuar edhe prej njė ane si ėshtė bėrė lufta politike e diplomatike pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, nė ēfarė vėshtirėsish dhe me ēfarė pengesash ėshtė ballafaquar ajo kėtu, nė Ballkan dhe nė botė dhe e dyta, pėr tė shkruar objektivisht, siē ėshtė nė tė vėrtetė, historinė e asaj lufte, sidomos, gjatė viteve qė mbulohen me shėnime nė kėtė ditar.

As dhjetė vjet pas ēlirimit tė Kosovės prej pushtimit serb ne nuk mund tė themi se e kemi shkruar apo se po e shkruajmė shkencėrisht, objektivisht, historinė e lėvizjes pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, qoftė madje as tė katėr viteve vendimtare pėr tė. Po botohen artikuj, fejtone, kujtime, tekste shkollore, po bėhen filma dokumentarė, por nė shumicėn e tyre shpjegimet dhe vlerėsimet nė masė tė madhe janė tė pėrcaktuara prej pėrkatėsive partiake a pėrkatėsive tė tjera tė ngushta tė autorėve tė tyre.

Ditari i sjell tė dhėna dhe gjykime tė mbėshtetura nė ato tė dhėna, qė ndriēojnė njė varg ngjarjesh, qėndrimesh, veprimesh dhe subjektesh politike nė kohėn e trajtuar nė tė. Si tė dhėna tė dorės sė parė, si gjykime e pėrfundime tė mbėshtetura nė vrojtimet e njė dėshmitari tė rendit tė parė, ato pashmangshėm do tė ndikojnė shumė qė lėvizja jonė tė trajtohet historikisht mė saktė, mė drejt, mė gjithanshėm se deri tani. Ato do tė bėjnė qė tė thyhen iluzione, tė mėnjanohen gabime dhe, tė shpresojmė, tė parandalohen gjykime e vlerėsime tė anshme, tė partishme, qė vetėm sa e shfytyrojmė tė vėrtetėn mbi lėvizjen tonė ēlirimtare.

Rėndėsia e kėtillė e tė dhėnave, e vrojtimeve, e gjykimeve dhe e pėrfundimeve qė sjell ditari, ėshtė e vetėkuptueshme. Milo ėshtė para sė gjithash intelektual, i cili pas rėnies sė komunizmit i ėshtė kushtuar edhe politikės. Ditari i tij, prandaj, ėshtė ditar i atdhetarit, i cili vendin e vet, e vendi i tij ėshtė edhe Kosova, i cili popullin e vet, e populli i tij janė edhe kosovarėt, e do jo duke krijuar iluzione me tė pavėrteta, po duke ia shpjeguar saktė njėmendėsinė e trajtuar. Vrojtimet e tij mbi atė njėmendėsi ai i paraqet ashtu siē i paraqesin, zakonisht, krijuesit e vėrtetė: gjithnjė nė mėnyrė mbresėlėnėse edhe pėr shkak tė qartėsisė e tė bukurisė sė gjuhės me tė cilėn thuhen, edhe pėr shkak tė patosit moral qė ėshtė i pėrmbajtur nė atė gjuhė.


Botuar pėr herė tė parė nė Gazeta Shqip mė 17.02.2009.

 

 

 

 

 

 

 

Paskal Milo

 

Paskal MILO ka lindur nė Palasė, Himarė, mė 22 shkurt 1949.
Ėshtė diplomuar pėr Histori dhe Gjeografi nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė, Universiteti i Tiranės. Ka kryer studime pasuniversitare nė Suedi. Ka gradėn shkencore “Doktor” nė histori dhe titullin “Profesor”.
Ka kryer detyra shtetėrore: sekretar shteti pėr arsimin (1991); ministėr i Punėve tė Jashtme (1997-2001); ministėr pėr Integrimin Evropian (2001-2002). Ėshtė deputet nė disa legjislatura tė Kuvendit tė Shqipėrisė qė nga viti 1992 dhe ka kryer funksionet e kryetarit tė Komisionit tė Arsimit, Shkencės, Kulturės dhe Shėndetėsisė (1992-1996) dhe tė sekretarit tė Komisionit tė Politikės sė Jashtme e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare (2003-2005).
Ka ushtruar detyra profesionale e shkencore: pėrgjegjės i Katedrės sė Historisė Botėrore (1988-1995); dekan i Fakultetit tė Historisė e tė Filologjisė (1991-1992); anėtar i Kėshillit Shkencor tė Fakultetit tė Historisė e tė Filologjisė (1988-2002); anėtar i Kėshillit Shkencor tė Universitetit tė Tiranės (1991-1992); anėtar i Kėshillit Shkencor tė Institutit tė Historisė tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė (1985-1991); anėtar i Bordit tė Drejtorėve tė “Shoqėrisė sė Hapur pėr Shqipėrinė” (Fondacioni Soros) Tiranė (1993-1997); anėtar i Komisionit tė Historisė sė Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare, Milano Itali (1991-2001); anėtar i Kėshillit Argjentinas tė Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare (2000); anėtar korrespondent i “Shoqatės Kiliane tė Historisė e Gjeografisė” (2000).
Ėshtė ligjėrues nė Universitetin e Tiranės dhe nė universitete tė tjera jopublike nė Tiranė e Prishtinė. Ka ligjėruar nė universitete tė ndryshme nė SHBA, Kanada, Suedi, Itali, Spanjė, Greqi etj. Ka referuar nė institute e kėshille pėr politikė tė jashtme e marrėdhėnie ndėrkombėtare, si nė SHBA, Kanada, Argjentinė, Kili, Britani e Madhe, Suedi, Norvegji, Danimarkė etj. Ka kryer kėrkime shkencore nė arkivat historikė tė: Departamentit tė Shtetit nė SHBA (1996 dhe 1997), tė Forin Ofisit nė Londėr (1994), tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Rusisė (1994), tė K’e d’Orsej-Paris (1997), si dhe nė Greqi, Egjipt etj.
Pas vitit 1990 ka njė veprimtari aktive shoqėrore e politike. Ka qenė kryetar i Komitetit Kombėtar Shqiptar tė Asamblesė sė Qytetarėve tė Helsinkit (1993-1997), anėtar nė disa borde e komisione rajonale pėr paqe e mirėkuptim ballkanik. Ėshtė kryetar i Partisė Demokracia Sociale e Shqipėrisė. Ėshtė dekoruar me urdhra, medalje e ēmime tė ndryshme brenda e jashtė vendit.
Ėshtė autor i disa librave politikė dhe historikė, i monografive, i botimeve shkollore dhe universitare, i shumė artikujve shkencorė tė botuar brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Ėshtė pjesėmarrės me referate e kumtesa nė kongrese, konferenca, simpoziume e seminare kombėtare e ndėrkombėtare.

 

Veprimtari

INSTITUTI I LIBRIT DHE I PROMOCIONIT organizon "KOLONIA E PIKTORĖVE SHQIPTARĖ 2014" 

  

 

Porosi Online
Bėni porosinė pėr librin tuaj tė preferuar...
Universi Shqiptar i Librit
Informacion, Opinione, Letersi, Probleme... me shume