Kontakte     Indeks     Pershtypje  

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
lista e ofruar per shitje

 

kėrko
Na kontaktoni

Botimet Toena

Rruga "M. Gjollesha"

K. P. 1420

Tiranė - Shqipėri.
Tel:+355 4 22 40 116
      +355 4 22 58 839

Fax: +355 4 22 40 117
E-mail: toena@toena.com.al

toena@abcom-al.com 
redaksia@toena.com.al 

Botimet e reja

     

Sofokli Garo, Ph.D. - Mėsimdhėnia bashkėkohore

Metoda, strategji dhe teknika bashkėkohore. Kėshilla e rekomandime praktike pėr mėsuesit dhe pedagogėt fillestarė.

 

 

 

Autori : Sofokli Garo, Ph.D. 

Titulli : Mėsimdhėnia bashkėkohore

Shtėpia Botuese : Toena

ISBN : 978-99943-1-404-1

Formati : 16.5x23

Faqe : 252

Ēmimi : 1200 lekė (11 euro)

 

 

PARATHĖNIE

 

Ideja pėr tė shkruar kėtė libėr lindi nga bisedat me praktikantėt e mėsuesisė. Nga fundi i viteve ’90, ndėrsa drejtoja njė shkollė tė mesme tė qytetit tė Durrėsit, biseda me kėta mėsues tė ardhshėm vazhdimisht fokusohej nė efektivitetin e mėsimdhėnies. Gjatė bisedės i pyesja herė pas here nėse ishin gati tė fillonin pas disa muajsh punėn e tyre tė re. Nė tė shumtėn e herėve vija re ngurrim pėr tė dhėnė njė pėrgjigje tė sinqertė. Ajo qė mė ka bėrė pėrshtypje ka qenė se ky ngurrim s’lidhej shumė me shpėrblimin dhe pagėn. Njė praktikant i disiplinės sė matematikės mė thoshte: unė kam mėsuar shumė tė zgjidh ushtrime dhe tė vėrtetoj teorema, por mua askush s’mė ka mėsuar si t’i mėsoj nxėnėsit tė zgjidhin vetė ushtrime dhe tė vėrtetojnė teorema. Nė kėtė pėrgjigje vura re tė njėjtin merak qė kemi pasur dhe ne kur ishim tė rinj. Atėherė donim njė material ose guidė qė tė na mėsonte pėrvojat mė tė mira menaxhuese, si tė ndiqeshin ato nė situata praktike tė ndryshme. Ėshtė e vėrtetė qė ne mėsuesit e rinj ftoheshim tė merrnim pjesė nė orėt e hapura tė kolegėve mė tė vjetėr, por kjo pėr ne nuk mjaftonte. Ne mendonim se do tė ishte mė frutdhėnėse sikur tė kishim nė dorė njė diēka mė tė organizuar dhe sintetizuar. Tė gjithė kėto kujtime lidhen me njė gjė tė rėndėsishme, atė tė efektivitetit tė mėsimdhėnies.
Njė nga parimet mė tė vjetra tė mėsimdhėnies ėshtė qė nxėnėsit duhet tė nxėnė vetė. Prandaj, puna e mėsuesit nuk qėndron aq shumė nė dhėnien e njohurive, sesa nė ndihmėn dhe drejtimin e nxėnėsve. Mėsuesit duhet t’i ndihmojnė nxėnėsit e tyre qė ata tė zbulojnė vetė idetė dhe konceptet qė fshihen pas faqeve qė lexojnė. Jo shumė mėsues mund ta bėjnė kėtė. Janė shumė ata qė mund tė japin mėsim, por janė pak ata qė mund tė quhen mėsues tė mirė. Mėsuesit eficientė janė ata lexojnė, qė janė nė kontakt tė vazhdueshėm me tė rejat nė disiplinėn e tyre dhe nė fushėn e mėsimdhėnies dhe qė njohuritė e marra dinė t’i zbatojnė nė klasė. Kjo nuk ėshtė e lehtė. Ky proces kalon pėrmes sfidave tė vazhdueshme, tė cilat, kur kalohen, prodhojnė mėsimnxėnien e dėshirueshme. Nė kėtė kuptim efektiviteti i orės sė mėsimit s’njeh kufij. Ai, siē ka lidhje mė pėrvojėn shoqėrore, sfondin akademik, nivelin e zhvillimit, dėshirėn pėr pėrparim, po aq ka lidhje dhe kushtėzohet nga “premisa fillestare”. Sipas mendimit tim, kjo premisė ka dy komponentė qė shpeshherė influencojnė njėri-tjetrin: (1) dėshirėn pėr profesionin e mėsuesit; (2) zhvillimin dhe pėrsosjen e mjeshtėrisė. Mėsuesit dhe pedagogėt e ardhshėm ose tė rinj pėrgjithėsisht karakterizohen nga dėshira pėr profesionin. Duke qenė nė fillimet e punės sė tyre nė shkollė ose fushėn akademike, ata janė tė interesuar tė mėsojnė sa mė shpejt sekretet e njė mėsimdhėnie afektive.
Nė fakt, metodat e mėsimdhėnies tė pėrdorura nė orėt tona mėsimore janė tė kufizuara. Shumė orė mėsimi janė tė mėrzitshme. Ato zhvillohen nė mėnyrė standarde dhe nuk i pėrgjigjen situatave konkrete nė tė cilat zhvillohet mėsimi. Shpesh ato nuk zhvillojnė zotėsitė pėr tė menduar. Nė njėfarė mėnyre ato janė hipokrite sepse, ndonėse ato mendohen se bėjnė zhvillimin intelektual tė nxėnėsve, se u mėsojnė atyre qė tė jenė qytetarė tė mirė, efekti i tyre intelektual kufizohet nė riprodhimin e fakteve. Ėshtė pikėrisht ky shkaku kryesor qė mė bėri tė shkruaj kėtė libėr, ku u kujtoj mėsuesve dhe pedagogėve tė rinj vlerėn e metodave dhe teknikave mėsimore dhe mėnyrėn se si mund tė pėrdoren ato nė situata specifike.
Shqetėsimi pėr njė mėsimdhėnie efektive mė bėri qė disa vjet mė parė t’u thosha disa mėsuesve me pėrvojė tė shkollės qė drejtoja tė pranonin tė filmoheshin ndėrsa zhvillonin mėsim. Ramė dakord dhe kėshtu u krijua njė videotekė metodike. Nė fund tė atij viti u thashė praktikantėve: “Shikojini kėto orė mėsimi nė video dhe ejani tė bisedojmė”. Ata folėn me entuziazėm pėr kėto incizime. Njėri prej tyre tha: “Nuk ėshtė e mundur qė nė orėt e hapura mėsuesi tė arrijė mė tė mirėn. Ka faktorė emocionalė qė e pengojnė”. Mėsuesit e filmuar nė kėto video dukeshin tė pandikuar, natyralė, ndoshta ngaqė ata ishin mėsuar tė filmoheshin. Dhe biseda pėrfundoi me shqetėsimin se pėrse s’kemi libra, pėrse nuk shkruajnė specialistėt, pėrse nuk ndihmohen mėsuesit e vjetėr qė tė japin pėrvojė. Ndoshta ky shqetėsim u bė njė arsye tjetėr pėr tė shkruar kėtė libėr.
Nė kėtė libėr nuk prezantohet ndonjė teori e mirėfilltė dhe koherente e mėsimdhėnies dhe mėsimnxėnies. Ky libėr ka njė qėllim shumė tė thjeshtė: t’i njohė mėsuesit dhe pedagogėt e rinj me brendinė e profesionit tė tyre dhe me “sekretet” e vogla tė menaxhimit tė kėtij profesioni. Nga njė perspektivė tjetėr libri mund tė jetė dhe njė manual praktik. Ndonėse shumė mėsues dhe pedagogė mund tė interesohen pėr tė nė tėrėsi, mund tė ketė tė tjerė qė do tė duan ta konsultojnė atė periodikisht sipas problemeve qė mund tė hasin nė punėn e pėrditshme. Nė kėtė libėr bėhen pėrpjekje qė mėsuesit dhe pedagogėt e rinj tė gjejnė sa mė shumė material jo vetėm nga teoritė, idetė dhe metodat e suksesshme tė viteve tė fundit nė vendet qė kanė njė sistem arsimor tė zhvilluar, por dhe tė pasqyrohet pėrvojė nga ato shkolla shqiptare dhe amerikane tė sistemit parauniversitar dhe universitar ku kam dhėnė mėsim.
Nė libėr, krahas termave tė njohur: mėsim, kapitull, lėndė e re, plan, program, etj., janė pėrdorur dhe terma tė tjerė specifikė si kurrikulum, kurs, disiplinė mėsimore, njėsi mėsimore, instruktim, etj., terma qė pėrdoren prej kohėsh nė njė sistem arsimor bashkėkohor. Shumica e kėtyre termave kanė tė bėjnė me brendinė e mėsimdhėnies dhe nė pėrgjithėsi nuk i kanė ekuivalentėt pėrkatės nė shqip. Ato shumė rrallė pėrdoren nė praktikėn administrative dhe shkollore duke krijuar kėshtu paqartėsi dhe boshllėqe. Nė libėr janė bėrė pėrpjekje qė kėto terma tė sqarohen dhe tė pėrdoren gjerėsisht nė situata konkrete sipas ideve qė trajtohen.
Shpesh fjalitė nė libėr janė shkruar nė vetėn e dytė tė njėjėsit ose tė shumėsit. Ato janė strukturuar nė mėnyrė tė tillė qė tė krijohet ideja e njė bashkėbisedimi me lexuesin. Megjithėse libri u drejtohet tė gjithė mėsuesve dhe pedagogėve tė rinj, audienca kryesore mbeten mėsuesit e rinj tė ciklit tė lartė tė shkollės 9-vjeēare dhe ata tė shkollės sė mesme. Objekti i punės sė kėtyre tė fundit ėshtė masa e nxėnėsve nė moshėn e adoleshencės. Ėshtė kjo arsyeja qė fjalėt “nxėnės” dhe “klasė” dominojnė situatat e paraqitura nė libėr. Nė pėrshkrimet, rekomandimet dhe analizat qė bėhen nė libėr pėr orėn e mėsimit, injorohet situata tradicionale ku mėsimi ndahet nė faza ose etapa. Qėllimi mė i lartė i njė ore mėsimi ėshtė mėsimnxėnia dhe nė funksion tė saj duhet bėrė planifikimi dhe organizimi i orės mėsimore.
Nė fund tė kėsaj parathėnie do tė shpresoja nė faktin se ky libėr do tė kontribuojė nė plotėsimin e nevojave dhe dėshirės sė mėsuesve dhe pedagogėve tė rinj pėr tė ngritur mjeshtėrinė e mėsimdhėnies. Uroj gjithashtu qė idetė e paraqitura nė libėr tė jenė objekt diskutimi, bashkėbisedimi dhe kritike konstruktive. Jam i ndėrgjegjshėm se rezultatet e kėtij ndėrveprimi do tė kenė efekt pozitiv dhe vetėm mund ta pasurojnė pėrmbajtjen nė rastin e njė ribotimi tė mundshėm tė librit.

 

 

DISA FJALĖ RRETH AUTORIT
Sofokli Garo lindi nė Tiranė nė vitin 1950. Nė vitin 1972 u diplomua pėr matematikė nė Universitetin e Tiranės. Qė nga ai vit, pėr 30 vjet rresht, ai punoi si mėsues, pedagog dhe drejtues nė shkollat e Shqipėrisė, kryesisht nė qytetin e Durrėsit. Nė vitin 2002 ai fiton vendin e mėsuesit tė matematikės me kohė tė plotė nė Lakota High School (SHBA). Pas atij viti ai punon si pedagog i matematikės dhe mėsimdhėnies nė University of Minnesota dhe University of North Dakota (SHBA). Prej vitit 2008 emėrohet nė universitetin “Aleksandėr Moisiu”, Durrės, si profesor i edukimit. Mban gradat Master nė Matematikė dhe Doktor nė Mėsimdhėnie dhe Mėsimnxėnie.

Veprimtari

TOENA 15 vjet pėrvojė nė fushėn e botimeve

 

Fituesit e ēmimeve tė panairit tė 10- tė tė librit “Tirana 2007”

 

Takim me rastin e 70-vjetorit tė akademikut Rexhep Qosja

Katalogu i botimeve
Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume
Universi Shqiptar i Librit
Informacion, Opinione, Letersi, Probleme... me shume