Kontakte     Indeks     Pershtypje  

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
lista e ofruar per shitje

 

kėrko
Na kontaktoni

Botimet Toena

Rruga "M. Gjollesha"

K. P. 1420

Tiranė - Shqipėri.
Tel:+355 4 22 40 116
      +355 4 22 58 839

Fax: +355 4 22 40 117
E-mail: toena@toena.com.al

toena@abcom-al.com 
redaksia@toena.com.al 

Botimet e reja

     

Sofokli Lazri - Rikthimi i dhimbjes

Historia e Zahos dhe e Ramizesė, ngjarje e jetuar

 


Aurori : Sofokli Lazri
Titulli : Rikthimi i dhimbjes

Shtėpia Botuese : Toena

Kategoria : Roman

ISBN: 978-99943-1-366-2

Formati : 13x20

Faqe : 180

Ēmimi : 500 lekė (4 euro)

 

 

 

Parathėnia e librit

 

Dėshmi e njė talenti tė madh

 

S’kisha lexuar ka mot, njė libėr kaq interesant e qė kaq tė mban, libėr kujtimesh, si ky “Rikthimi i dhimbjes” i Sofokli Lazrit, qė aty e pak ditė u nda prej nesh. E lexova brenda njė nate, unė, qė, tanimė, lexoj ngadalė. E njihja shokun tonė, Sofon, nga publicistika e tij, qė ka qenė ndėr mė tė spikaturat e gjysmės sė shekullit qė kaloi, po prapė ky libėr “dhimbjeje qė rikthehet” mė befasoi. Dhe jo vetėm mua, me sa di. Ėshtė libėr qė do tė lexohet shumė dhe me dėshirė.


Duket sikur ėshtė shkruar “shpejt”, sepse nuk ka mė shumė se 150 faqe. Por ėshtė i dendur. Nė pak faqe ka shumė lėndė, mendim e ndjenjė. Stilin e ka tė ngjeshur, sepse ka gjuhėn tė kursyer. Sofoja, i argasur si publicist, tė cilit i shkiste pena, fitoi si shkrimtar i pjekur dhe qė e ka jetėn tė pasur, qė e ka rikujtuar atė intensivisht. Pėr kaq e kaq dekada nuk iu dha tė shkruante kujtime, po kur iu dha tė shkruante, i kishte derdhur si nė “kallėp”. Kėshtu, ky libėr, botuar nė fund tė jetės, i ngjet njė amaneti. Tani, Sofon e njohim dhe si shkrimtar tė zotė.


Kemi nė kėto 150 faqe njė “tragjedi” gjatė luftės, luftė e cila, pėr tė “mohuar” shumė nga e kaluara, nuk deshi pak sakrifica. Gjaku i Ramize Gjebresė dhe i Zaho Kokės, duket se nuk qe “i nevojshėm”, se dhe askush nuk e deshi ashtu sikundėr ai u derdh. Porse ja, sa i nevojshėm ka qenė gjaku i tyre pėr emancipimin e gruas shqiptare. Nė qendėr tė kėtij libri kujtimesh ėshtė tragjedia e Ramizesė dhe e Zahos. Po dhe portreti i njė Rakibeje tė vogėl, nė pak faqe, jep aq shumė me domethėnien e tij. E kėshtu autori vizatoi portrete nga mė tipiket dhe tregoi ngjarje qė i rijetojmė.


Kur bėhet fjalė pėr Ramizenė, ka dhe faqe, tė cilat mund tė duken “literaturė”, nė kuptimin “art i pėrdhunė”. Ramizenė, duket sikur autori kėrkon tė na e “pasurojė”, sepse ajo ka lexuar Danten, pra bisedon pėr dashurinė e Franceska da Riminit me Paolo Malatestėn. Ajo, sigurisht dinte dhe pėr Romeon dhe Zhuljetėn e Shekspirit. Ishte vajzė me kulturė. Po, siē e thotė shprehimisht autori, aty vajza aludonte pikėrisht pėr ndjenjat e saj vetė. Ajo, Ramizeja, dhe ai, Zahoja, kanė, sipas meje, secili tragjedinė e tij, qė bėhet njė. E dhimbja e shokėve tė tyre, si dhe jona, qė mėsojmė pėr ta, nuk ka se si tė mos “rikthehet” pėrmes kujtimeve tė Sofos.
Libri i Sofos do rekomanduar nga ne tė gjithė, qė tė pėrhapet e tė njihet nga masa lexuesish, veēanėrisht tė atyre qė nuk e njohėn Luftėn, se Lufta Antifashiste Nacionalēlirimtare ka qenė njė emancipim i shumanshėm i Shqipėrisė nė historinė e gjatė tė saj. Libra tė tillė duhen rilexuar, se bėjnė tė mendosh fort e tė pasurohesh mirė. Ėshtė tėrė mendim e plot ndjenjė ky libėr.


Dhimitėr S. Shuteriqi

 

Rreth librit

 

Nga dimensionet e temės dhe idesė kjo vepėr e Sofokli Lazrit ėshtė roman, qė bart nė faqet e tij tė kursyera njė histori tė vėrtetė dashurie, ku nė plan estetik ecin nė unison lirizmi me tragjizmin dhe nė plan ideor keqkuptimi i luftės pėr liri ndaj dashurisė. Tė dy konceptet, estetik dhe ideor, nė roman pasqyrohen nė mėnyrė ekspresioniste e tė pėrmbajtur nga fryma racionaliste qė e karakterizon autorin. Stili i veēantė artistik e pushton lexuesin.

Dritėro Agolli

 


Dimėr 1944
 
Njė skuadėr vajzash partizane, ngarkohet tė  pushkatojė  njė shoqen dhe drejtuesen e tyre. Marrin shėnjestėr…..
A mund tė nxisin mizori tė tilla ligjet dhe detyrimet e luftės?
Rrėfim pas 60 vitesh i njė historie tė vėrtetė, tė jetuar nga pranė. Depėrtim nė thellėsi tė njė morali tė errėt, i cili edhe sot nė Shqipėri, vazhdon tė vrasė gra dhe vajza pėr dashurinė.
Simptomat e para tė sistemit qė do tė vinte: iluminist? inkuizitor? progresit? arkaik?
Apo qe thjesht njė fatalitet?

 

 

Nė qoftė se gratė e sotme shqiptare nuk mbajnė mė ferexhe e ēitjane tė dhirta, nė qoftė se ato sot mund tė rrinė me minifunde dhe tė shkujdesura nėpėr kafenetė e restorantet e qyteteve tona duke shijuar cigare amerikane dhe konjak francez, aty ėshtė dhe lufta, dhe gjaku i atyre vajzave qė morėn malet pėr t'i sjellė vendit emancipim...

 

 

Rreth autorit


Sofokli Lazri  (1923-2002)
 
Publicist, gazetar dhe diplomat.
Lindi nė Vuno tė Himarės.
Studimet, nė gjimnazet e Shkodrės dhe  Tiranės, u diplomua  pėr gazetari nė universitetin “Lomonosov “ tė Moskės.
Partizan i Brigadės V, anėtar nė Shtabin e Divizionit V gjatė luftimeve nė Kosovė e Bosnjė deri nė mbarim tė Luftės sė Dytė Botėrore.
Gazetar, kryeredaktor i gazetes “Bashkimi, sekretar i kolegjiumit te “Zėrit tė Popullit”. Autor i shumė shkrimeve nė mbrojtje tė ēėshtjes sė Kosovės.
Ka ushtruar funksione drejtuese nė sektorėt e shtypit dhe marrėdhėnieve me jashtė nė aparatin e Komitetit Qendror tė P.P.SH.
1971 i jepet titulli profesor. ndėr themeluesit e katedrės sė gazetarisė nė Universitetin e Tiranės, ku ka dhėnė lėndėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. 
1981  themelon dhe drejton tė parin Institut  tė Studimit tė Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare.
Kryetar i Komisionit Shqiptar tė UNESCO-s per disa vite.
1982 – 1991  Kėshilltar Politik i Presidentit Ramiz Alia.
Ka kryesuar misione me mandate tė posaēme shtetėrore pėr rivendosjen e marrėdhėnieve diplomatike me SHBA, Bashkimin Sovjetik, Britanine e Madhe dhe Republikėn Federale Gjermane.
1981-1991 anėtar i Komitetit Qendror tė PPSH.

 

 

 

 

Veprimtari

TOENA 15 vjet pėrvojė nė fushėn e botimeve

 

Fituesit e ēmimeve tė panairit tė 10- tė tė librit “Tirana 2007”

 

Takim me rastin e 70-vjetorit tė akademikut Rexhep Qosja

Katalogu i botimeve
Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume
Universi Shqiptar i Librit
Informacion, Opinione, Letersi, Probleme... me shume