TOENA ndėr vite
Kur ėshtė krijuar,personeli, bashkėpunėtorėt
Shtėpia Botuese TOENA e ka filluar veprimtarinė e saj nė janar tė vitit 1993 me tre punonjės. Nė organikėn e saj sot pėrfshihen mbi 30 punonjės, si dhe njė rreth i gjerė bashkėpunėtorėsh (mbi 100) nga tė gjitha fushat e kulturės, arsimit dhe shkencės shqiptare.
Sa dhe ēfarė boton
Qė nga dita e krijimit tė saj ajo ka botuar mbi 1300 tituj nga studiuesit mė nė zė tė institucioneve shkencore dhe universitare, libra informativė, botime nga historia dhe traditat kombėtare, metoda pėr mėsimin e gjuhėve tė huaja, fjalorė tė shumėllojshėm, manualė pėr specialistėt dhe profesionistėt, letėrsi artistike nga autorė shqiptarė dhe tė huaj, madje dhe albume e harta tė ndryshme. Personaliteti i shquar Rexhep Qosja i ka dhėnė Toenas tė drejtėn ekskluzive tė botimit tė tė gjithė librave tė tij nė gjuhėn shqipe. Paulo Coelho shkrimtari brazilian qė ka thyer rekordet botėrore tė pėrkthimit, publikimit dhe shitjes i ka dhėnė, gjithashtu, Toena-s ekskluzivitetin nė gjuhėn shqipe. Nė botimet pėr fėmijė Toena sot ėshtė zotėruese e fushės me rreth 60 tituj tė botuar nė vit. Aktualisht boton mbi 130 botime nė vit, d.m.th. nė ēdo 2-3 ditė njė libėr i ri.
Botimi i periodikėve
Qė prej disa vjetėsh ka filluar botimin e periodikut Universi Shqiptar i Librit si dhe tė buletinit informativ Botimet Toena. Sė shpejti do tė nisė botimin e njė gazete kulturore tė pėrjavshme.
Shtypshkronja e Sh B Toena
Shtėpia Botuese Toena ka shtypshkronjėn e saj tė nivelit bashkėkohor, njė nga mė tė mėdhatė dhe mė tė kompletuarat nė vend, me pėrgatitje tė kompjuterizuar dhe me tė gjitha proceset e mekanizuara, me kapacitet rreth 160 000 fletė tipografike nė orė.
Shpėrndarja
Shtėpia Botuese Toena merr pėrsipėr shpėrndarjen e librave qė ajo boton. Me personelin dhe mjetet e transportit qė disponon organizon shpėrndarjen e botimeve tė saj nė tė gjithė vendin, si dhe disa prej qyteteve kryesore tė Evropės, kryesisht atje ku numri i emigrantėve shqiptarė ėshtė mė i madh.
Panairet ndėrkombėtare tė librit
Qė nga dita e krijimit tė saj, Shtėpia Botuese Toena merr pjesė rregullisht nė shumė panaire ndėrkombėtare tė librit, si nė Frankfurt (tetor), Gjenevė (maj), Bolonjė (prill), Torino (maj), Paris (mars), Bruksel (prill), Goteborg (shtator), Sofje (nėntor), Shkup (prill) etj., duke bėrė kėshtu promovimin e autorėve shqiptarė nė botė, si dhe shpėrndarjen e veprave tė tyre kudo qė ka shqiptarė.
Panairet panshqiptare tė librit
Shtėpia Botuese Toena ėshtė pjesėmarrėse e pėrhershme nė tė gjitha veprimtaritė qė zhvillohen pėr librin nė Shqipėri dhe trojet e tjera shqiptare. Drejtori i Pėrgjithshėm i saj, z. Fatmir Toēi, me cilėsinė e kryetarit tė Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė, ėshtė njė nga organizatorėt kryesorė tė panaireve panshqiptare tė librit si nė Tiranė (nėntor), Prishtinė (maj), Tetovė (tetor), si dhe disa prej qyteteve kryesore tė Shqipėrisė.
|