Kontakte     Indeks     Pershtypje     Porosi Online  

 

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
intervista
libri artistik
poezia shqipe
kritikė letrare
libri artistik i pėrkthyer
libri studimor i pėrkthyer
trashėgimi kulturore
opinione
lista e ofruar per shitje

 

kėrko

Katalogu i botimeve

Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume

revista Universi Shqiptar i Librit - intervista

     

Me Profesorin Rexhep Meidani

Mė 20 korrik, nė sallėn “Consortum” tė Hotel “Tirana” u zhvillua njė tryezė – debat me temė amendimin e “Ligjit pėr Librin” dhe “Ligjit pėr tė drejtėn e autorit...”. Takimi u organizua nga Shoqata e Botuesve Shqiptarė dhe Grupi Shqiptar i tė Drejtave tė Njeriut me mbėshtetjen e Fondacionit Soros.

 

Gjatė takimit u prononcuan pro ndryshimeve tė dy ligjeve tė mėsipėrme tė gjithė personalitetet pjesėmarrėse: prof. Rexhep Meidani – ish-president i Republikės sė Shqipėrisė; z. Ēapajev Gjokutaj – drejtor i Fondacionit Soros; z. Piro Misha – drejtor i Institutit tė Dialogut dhe tė Komunikimit; z. Sabri Godo – shkrimtar; z. Besnik Mustafaj – shkrimtar, deputet, botues; znj. Valentina Leskaj – deputete, kryetare e komisionit parlamentar tė medias, arsimit dhe kulturės; znj. Diana Ēuli – shkrimtare, deputete; z. Luan Omari – jurist; z. Njazi Jaho – jurist; z. Andi Memi – jurist, avokat i Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė; z. Joachim Rochner – pėrkthyes gjerman si dhe botuesit Fatmir Toēi (Shtėpia Botuese Toena), Petrit Ymeri (Shtėpia Botuese Dituria), Rexhep Hida (Shtėpia Botuese Fan Noli), etj...
Nė lidhje me kėtė debat me objekt librin dhe tė drejtėn e autorit dhe legjislacionin shqiptar nė lidhje me ta, Revista “Universi Shqiptar i Librit” intervistoi prof. Rexhep Meidanin – ish-presidentin e Republikės sė Shqipėrisė 1997-2002 – kohė kur nė Shqipėri u miratua Kushtetuta e saj e re.

 

Kėrcėnimi i vėrtetė:  Konceptet anakronike etatiste, centralizuese e censuruese

 

Prof. Meidani, ju jeni njohur tashmė me pėrmbajtjen e “Ligjit tė sė Drejtės sė Autorit...” (Ligji nr. 9380) miratuar nga Parlamenti shqiptar mė 28.04.2005 dhe me aktet nėnligjore tė tij miratuar nga Kėshilli i Ministrave. Duke ditur rėndėsinė e ekzistencės sė tij si ligj qė rregullon marrėdhėniet mes autorėve dhe botuesve, cilėt pjesė tė tij janė megjithatė tė kontestueshme pėr mendimin tuaj?

R. Meidani - Nė gjykimin tim, janė mjaft problematikė si ligji nr. 9380, datė 28.04.2005: “Pėr tė Drejtėn e Autorit dhe tė Drejta tė tjera, tė lidhura me tė”, ashtu dhe aktet ligjore dhe nėnligjore tė derivuara prej tij. Madje, po tė krahasohet ky ligj me Direktivėn Evropiane 2001/29 (tė miratuar mė 22 maj 2001) mbi harmonizimin e disa aspekteve tė drejtės sė autorit dhe tė drejtave tė tjera nė njė shoqėri informacioni, duket se nė thelb ligji ynė ka tė bėjė shumė pak me kėtė tė drejtė autori, bile pėrkundrazi.
Mjafton tė lexojmė kėtu paragrafin e parė tė nenit 45 tė ligjit nr. 9380 pėr ta realizuar menjėherė njė gjė tė tillė. Aty thuhet se: “Kontrata e botimit dhe tė drejtat qė i janė kaluar botuesit depozitohen dhe i fillojnė efektet pas regjistrimit dhe certifikimit nė Zyrėn Shqiptare pėr tė Drejtat e Autorit dhe pėrfundojnė pas mbarimit tė afatit pėr tė cilin ėshtė rėnė dakord nė marrėveshje, ose pas shpėrndarjes sė plotė tė kopjeve tė botimit. Nė rast refuzimi tė regjistrimit dhe certifikimit tė kontratės nga Zyra Shqiptare pėr tė Drejtat e Autorit, kėrkuesi ka tė drejtėn e ankimit te ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Shqyrtimi i ankimit bėhet nė pėrputhje me dispozitat e Kodit tė Procedurės Administrative tė Republikės sė Shqipėrisė”. Aty bėhet mė se e qartė, nėpėrmjet “vellos” sė disiplinimit tė veprimtarisė botuese, futja dhe riaktivizimi i njėfarė “teknologjie” e “metodologjie” censure prej ekzekutivit (qė ėshtė njė trupė politike) nė fushėn e botimeve. Ndėrkohė qė nė Kushtetutėn e Shqipėrisė, nė paragrafin e tretė tė nenit 22, shkruhet qartė  se: “Censura paraprake e mjeteve tė komunikimit ndalohet”...

 

Nga eksperienca juaj (me sa di unė ju jeni pėrkthyer dhe botuar edhe nė gjuhė tė tjera evropiane) ekzistojnė praktika tė tilla tė ngjashme nė vende tė tjera tė Bashkimit Evropian, ku ne aspirojmė tė aderojmė nė tė ardhmen e afėrt?

R. Meidani - Po, ėshtė e vėrtetė. Unė kam qenė autor apo anėtar redaksie edhe nė mjedise tė tjera jo shqiptare. Dhe mund tė deklaroj prerė se praktika tė tilla unė nuk kam ndeshur ndonjėherė. 
Megjithatė, pėr tė kuptuar mė mirė se cila ėshtė praktika demokratike, tejet e larguar tashmė prej kėtyre koncepteve anakronike etatiste, centralizuese e censuruese, apo cila ėshtė prirja evropiane nė fushėn e botimeve, krahas legjislacionit pėr tė drejtėn e autorit, qė “shifrohet” me mjaft kthjelltėsi nė Direktivėn  Evropiane tė pėrmendur mė sipėr, unė po ndaloj shkurtazi nė disa aspekte mbėshtetėse tė politikės evropiane nė kėtė fushė. 
Kėshtu, nė pėrgjithėsi, nė botėn demokratike, nė sektorin e botimeve, nėn trysninė e parimeve tė larta tė lirisė dhe tė demokracisė, krahas disa rregullimeve minimale pėr aktorėt pjesėmarrės nė kėtė treg (autorėt, botuesit dhe lexuesit), aplikohet dhe njė gamė e gjerė politikash favorizuese, tė mbėshtetura nė incentiva ligjore-ekonomike e administrative-ekzekutive. Madje, shihet lehtė se politika kulturore e ēdo vendi nė Bashkimin Evropian e favorizon prodhimin dhe shpėrndarjen e fjalės sė shkruar me synimin pėr tė garantuar shumė-llojshmėrinė dhe larminė e opinioneve dhe shprehjes, tė mendimeve dhe qėndrimeve. Tashmė ėshtė e konsoliduar bindja se vetėm pėrjashtimet e tregut tė librit nga burokracia e tepruar dhe trysnia e njė sistemi tė ngurtė rregullator, nga ndėrhyrjet qeveritare tė panevojshme dhe dėmtuese, apo dhe liberalizimi i mėtejshėm nė biznesin botues tė kornizave tė ligjeve tė tregut, qė veprojnė nė sektorė tė tjerė, e bėjnė tė mundur lulėzimin e botimeve dhe fuqizimin e kulturės sė leximit. Pėr mė tepėr, vende tė karakterizuara si mė liberale kanė projektuar strategji politike-kulturore dhe legale-financiare, qė e favorizojnė qartėsisht, nė krahasim me tė tjerėt, biznesin e librit. Ndėr to mund tė veēohen pak a shumė pesė grupime  “ndėrhyrjesh” pozitive e favorizuese. Tė tilla janė:
- masat ligjore (nė veēanti, nė respektim tė drejtave qė lidhen me pronėn intelektuale),
- masat fiskale (p.sh., reduktim tė taksave, pėrjashtim tė taksave pėr importin e librave, heqje ose reduktim tė konsiderueshėm tė TVSH-sė),
- mekanizmat qė rregullojnė kėrkesėn (p.sh., tė lidhur me dhurimin vullnetar pėr bibliotekat, fonde shtetėrore pėr tėrheqje librash nė bibliotekat publike, universitare e shkollore, mbėshtetje financiare pėr librat shkollorė, etj.),
- mbėshtetjet financiare pėr tė pėrmirėsuar gamėn e botimeve me vlerė (p.sh., me donacione pėr projekte botimesh akademike, revista shkencore, pėrkthime tė veēanta e cilėsore, etj.),
- mbėshtetje tė shtėpive botuese apo tė kompanive tė shpėrndarjes e shitjes sė librit (p.sh., duke reduktuar taksėn postare, duke mundėsuar marrjen e kredive me interes tė ulėt, subvencione pėr tė ulur ēmimin e shitjes, trajnime tė ndryshme, etj.).
Pėr mė tepėr, llojet e instrumenteve tė politikave favorizuese nė sektorin e librit, tė aplikuar nė vendet evropiane, mund tė ndahen nė dy orientime kryesore. Ato janė:
- shfrytėzimi i bibliotekave pėr promovimin e politikave ndaj librit,
- subvencionet (“subsidies”).
Nė pėrputhje me epėrsinė e njėrės apo tjetrės mund tė veēojmė modelin anglo-skandinav dhe atė tė Evropės Jug-Perėndimore. Modeli i parė (Mbretėria e Bashkuar, Finlanda, Suedia) bazohet nė idenė qė bibliotekat publike janė kolonat bazė tė leximit masiv. Kėto shtete i kompensojnė plotėsisht botuesit dhe autorėt pėr veprat qė huazohen nga kėto biblioteka. Bile, nė Mbretėrinė e Bashkuar pėrdoret nė mėnyrė ekskluzive kjo rrugė pėr tė mbėshtetur botuesit dhe autorėt. Ndėrkohė qė nė vendet skandinave u jepen botuesve dhe subvencione pėr realizimin e prodhimit, shpėrndarjes apo shitjes. Ato, pėrgjithėsisht, kanalizohen nėpėrmjet bibliotekave, por njė vėmendje tė veēantė u kushtohet dhe kanaleve tė shpėrndarjes, qė monitorohen nga mjaft afėr. Edhe libraritė apo bibliotekat marrin subvencione shtetėrore sipas pėrmasės sė tyre, duke mundėsuar kėshtu modernizimin e tyre dhe rritjen e ofertės apo dhe spektrin e gjerė tė librave qė i afrohen publikut.
Pėrkundrazi, nė Evropėn Jug-Perėndimore, dhe sidomos nė Francė, nuk janė bibliotekat, qė bėhen instrumenti kryesor i mbėshtetjes qeveritare pėr librat. Atje, promovohet, pėrgjithėsisht, njė ēmim fiks pėr librat duke garantuar subvencionet pėrkatėse jo vetėm pėr botuesit, por dhe pėr kompanitė e shpėrndarjes apo tė shitjes sė librit, sidomos nė mbėshtetje tė skemave tė modernizimit. Nė Francė, ēmimi fiks pėr librin aplikohet sipas ligjit, nė Gjermani dhe Austri njė gjė e tillė ėshtė rezultat i marrėveshjeve ndėr-profesionale. Nė tė dy modelet njė TVSH e reduktuar apo e munguar pėr librin shėnon dhe njohjen e natyrės kulturore tė kėsaj veprimtarie, apo stigmatizon angazhimin e shtetit qė tė mos e tatojė leximin.
Nė ligjin tonė nr. 9616, nė dy paragrafėt e nenit 17 ndeshet njė pėrpjekje e parė, relativisht modeste dhe nė terma tė papėrcaktuar, pėr tė ndihmuar librin dhe leximin. Pikėrisht kjo pėrpjekje vlente tė pėrpunohej deri nė detaje, sidomos nė kushtet e sotme tė njė kontakti nė zgjerim e sipėr tė botės shqiptare, pėr tė mbrojtur e zhvilluar mė tej kulturėn kombėtare, nė kushtet e sotme tė globalizimit, qė “kėrcėnon” me homogjenizim apo humbje identiteti kulturor kombet e vegjėl.

 

Mendoni qė ZSHDA (Zyra Shqiptare e tė Drejtės sė Autorit) duhet tė jetė njė institucion buxhetor nėn varėsinė e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve? Cilat mund tė jenė pasojat e kėtij statusi tė veēantė tė saj?

R. Meidani - As qė mund tė pėrfytyrohet kjo nė ditėt tona. Madje, ėshtė njė kthim prapa nė tė gjitha planet. Nė njėfarė kuptimi ėshtė dhe njė kopjim shumė i keq, tejet i deformuar i praktikave tė ndjekura nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencės pėr librin e saj shkollor, ndėrkohė qė kjo e fundit e ka rritur aktualisht shkallėn e liberalizimit dhe tė shumėllojshmėrisė sė teksteve shkollore. Po ashtu, duhet theksuar se edhe pse zhvillohen disa procedura tė ngjashme pėr librin shkollor, nuk duhet harruar qė ato janė krejtėsisht tė specifikuara dhe arrihen nėpėrmjet njė kontrolli vlerėsues tė shkencėtarėve e specialistėve mė tė mirė tė disiplinave, qė mbulojnė kėto tekste. Dhe kjo pėr librin shkollor realizohet pothuajse kudo nė vende tė tjera demokratike. Sidomos synohet njė vėmendje e veēantė nė hartimin e librave tė historisė pėr shmangie tė urrejtjes dhe diskriminimit, ose pėr botimet shkencore me efekte publike, si p.sh ato mjekėsore e mjedisore, pėr revistat shkencore pėr tė shmangur plagjiaturėn, etj. Por, ama, nė tė gjitha rastet vendimmarrja bazė ėshtė e profesionistėve dhe e shkencėtarėve, e redaksive tė formuara prej tyre, jo e burokratėve tė administratės shtetėrore apo e strukturave politike.
Pėr ta ilustruar idenė, po marr njė shembull nga Japonia e fundviteve 2000. Aty, nė njė diskutim parlamentar, tė nisur nga e djathta konservatore, u hodhėn kritika publike pėr “mungesė balance” apo shformime serioze nė librat e historisė (me njė teprim mazohist nė shikimin e historisė sė mėparshme japoneze). Ky debat parlamentar shėrbeu si nxitje pėr ngritjen e problemit tė shkrimeve tė teksteve shkollore (sidomos atyre tė historisė, pėr tė shmangur pozicione tė anėsuara, jo tė balancuara). Mendimi mbizotėrues ishte se ato duhej t’u nėnshtroheshin njė skanimi zyrtar dhe njė miratimi profesional. Megjithatė, e shtruar nė kėtė formė, nė pikėpamje tė efektit, njė gjė e tillė ishte mė shumė njė kufizim vullnetar (“voluntary restraint”), i aplikuar nga vetė botuesit dhe redaksitė e tyre. Ai shfaqej me heqjen e tė njėjtave paragrafė e seksione nė dorėshkrim. Madje, njė gjė e tillė fliste mė tepėr, jo pėr njė iniciativė spontane tė botuesve (apo tė grupeve tė punės), por pėr njė ndikim “de facto” tė ministrisė pėrkatėse (Ministrisė sė Edukimit) mbi botuesit. Prandaj dhe kėta tė fundit pėr tė shmangur telashet nga politika zgjodhėn “voluntary restraint” nė punėn e tyre. Kjo ishte e gjitha, por dhe mjaft e veēantė si njė ndėrhyrje shtetėrore nė Japoni!... Megjithatė, ushtrimi i “voluntary restraint” nga disa botues kryesorė japonezė si rezultat i koercitetit dhe presionit tė qeverisė, edhe pse nė trajtė tė tėrthortė nuk kaloi lehtė. U rrit kritika ndėrkombėtare, por dhe reagimet e brendshme tė grupeve pėr liritė dhe tė drejtat e njeriut...
Por le tė kthehemi te zyra. Natyrisht, duke e parė mė nga afėr punėn e njė zyre tė llojit tjetėr (jo nėn ombrellėn e ekzekutivit – si burokraci e si financė) pėr mbrojtjen e tė drejtave tė autorit, ka mjaft probleme qė kėrkojnė te ne saktėsim procedural e pėrmirėsim ligjor dhe mbi tė gjitha pavarėsi e neutralitet. P.sh., njė problem pėr t’u konceptuar drejt ėshtė dhe ai i kontratės apo i kontraktimit nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė apo nėpėrmjet njė pale tė tretė. Sepse nė ēdo marrėveshje biznesi, njė ēėshtje thelbėsore ėshtė ajo e rėnies dakord midis palėve dhe i kushteve tė bashkėpunimit, e shprehur kjo nė njė kontratė tė shkruar pėrpara fillimit tė veprimtarisė sė pėrbashkėt. Nė kėtė mėnyrė mund tė reduktohen nė minimum pakėnaqėsitė, pėrplasjet apo ndonjė konfuzion i mėvonshėm, pėrfshirė dhe trashėgiminė. Dhe nė radhė tė parė, burim i tillė ėshtė, p.sh., e drejta e pronės intelektuale (edhe dorėshkrimi ėshtė i tillė), qė mund tė transferohet e plotė (e pėrjetshme) apo vetėm pėr njė botim tė dhėnė. Po ashtu e rėndėsishme aty ėshtė dhe pėrfshirja ose pėrcaktimi i faktit nėse puna e autorit plotėson kushtet e tė drejtės sė autorit apo tė “copyright”-it. Madje, nė rast tė ndonjė “avarie” nė drejtim tė kundėrt, me kushtėzimet pėrkatėse nė kontratė, pėrgjegjėsia juridike mund t’i kalohet plotėsisht autorit. Vlen tė shėnohet se nė seksionin 102 tė Aktit tė Copyright-it tė SHBA-sė theksohet se: “Mbrojtja e copyright-it qėndron, nė pėrputhje me titullin, nė punėn origjinale tė autorėsisė...”. Siē shihet, dhe nė kėtė formulim, shprehja “puna origjinale e autorėsisė” ėshtė mjaft e gjerė. Por dhe vetė pragu i origjinalitetit mbetet teorikisht dhe praktikisht i papėrcaktuar. Kėshtu, mund tė ndodhė qė nga ana sasiore kontributi origjinal tė jetė mjaft i vogėl, por nga ana cilėsore ai mundėson njė tė drejtė tė plotė autori dhe mbrojtje tė saj. Kjo vlen dhe nė kushtet e pėrpunimit tė njė libri apo tė ribotimit tė pėrmirėsuar tė tij.
Sidoqoftė, nuk mund tė pėrjashtohet qė autori, redaksia e botuesi, tė gjejnė dhe ndonjė pėrafrim tjetėr pa detyrimin apo nėnshkrimin e ndonjė kontrate, p.sh., me njė mirėkuptim gojor midis aktorėve nė proces. Dhe kjo realisht ėshtė liria e ēėshtja e tyre, aspak detyruese. Bile, pėrderisa nuk do tė ketė ankesa tė ndėrsjella, njė rast i tillė nuk paraqet asnjė problem pėr palėt nė bashkėpunim. Sidoqoftė, po bėhet gjithnjė dhe mė e qartė se njė procedurė e tij mirėbesimi nė kushtet e reja tė marrėdhėnieve tė tregut nuk ėshtė dhe aq e kėshillueshme, pėrderisa mund tė provokojė probleme mė vonė, sidomos kur libri arrin njė sukses tė veēantė, p.sh., me kalimin e viteve, nė njė shtrirje tė gjatė kohore. Aq mė tepėr qė, duke pasur parasysh dhe paragrafin e tretė tė nenit 27 tė Kushtetutės sė Shqipėrisė, penalizmi ka natyrė tė kufizuar. Aty theksohet qartė se: “Askujt nuk mund t’i hiqet liria vetėm pėr shkak se nuk ėshtė nė gjendje tė pėrmbushė njė detyrim kontraktor”.
Parė nė kėtė plan, duket si tepėr anakronike e etatiste, fare centralizuese dhe burokratike, pėrmbajtja e nenit 22 tė ligjit nr. 9616, sipas sė cilės: “Tė gjitha kontratat e botimit, shtypshkrimit, bashkėbotimit, pėrkthimit, shpėrndarjes dhe tė tjera, qė lidhen me kėto procese, duhet tė regjistrohen nė Zyrėn Shqiptare tė sė Drejtės sė Autorit, siē parashikohet nė ligjin nr. 9380, datė 28.04.2005 “pėr tė drejtėn e autorit dhe tė drejtat e tjera tė lidhura me tė”. Aq mė tepėr qė kjo zyrė ligjėrohet si njė hallkė e stėrmadhe nėn komandėn administrative-financiare tė pushtetit politik, qė nė njė mėnyrė apo tjetrėn mund tė ushtrojė trysni abuzive mbi botuesit dhe politikat e tyre konkrete. Dhe kjo, siē pohoi dhe njė shkrimtare shqiptare, mund tė pasqyrohet negativisht dhe mbi vetė autorėt sipas “background”–it tė tyre politik!...

 

Ju jeni njohur besoj edhe me pėrmbajtjen e “Ligjit pėr Librin” (ligji nr. 9616) miratuar nga Parlamenti Shqiptar mė 27.09.2006) dhe me aktet nėnligjore tė tij tė firmosur nga ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Cili ėshtė opinioni juaj pėr numrin e kopjeve tė detyruara qė botuesit duhet t’i dorėzojnė Bibliotekės Kombėtare, Bibliotekės sė Parlamentit dhe Bibliotekės sė Lagjes?

R. Meidani - Sapo e citova njė nen tė kėtij ligji. Tė them tė drejtėn, me sa di unė, nė mjediset e lidhura ngushtėsisht me botimet pritej qė ligji nr. 9616, datė 27.09.2006: “Pėr librin nė Republikėn e Shqipėrisė” tė zgjidhte mjaft probleme nė kėtė fushė. Por, ai, nė vend tė njė rregullatori tė nevojshėm nė marrėdhėniet e reja tė tregut midis hallkave qė merren me librin (prodhimin, shpėrndarjen e pėrdorimin e tij) apo dhe nė trajtimin e tij njėkohėsisht si njė produkt-mall dhe njėkohėsisht si njė element i rėndėsishėm dhe i domosdoshėm i kulturės nė pėrgjithėsi e asaj kombėtare nė veēanti, doli krejt ndryshe. Ai nuk e justifikoi veten dhe, nė fakt,  mishėron, nė mjaft nene, njė mendėsi etatiste, deri dhe njė koncept anti-treg. P.sh., neni 42 i kėtij ligji, ēfarėdo mund tė quhet, por nė asnjė mėnyrė njė nen nė pėrputhje me parimet bazė tė ekonomisė sė tregut, madje ėshtė nė kundėrshtim flagrant me to. Sipas kėtij neni: “Tė gjithė botuesit, entet botuese dhe mjetet e informimit publik, shtetėrorė ose privatė, qė ushtrojnė veprimtari nė Republikėn e Shqipėrisė, detyrohen tė dorėzojnė, pa shpėrblim, nė Bibliotekėn Kombėtare, nė Bibliotekėn e Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe nė bibliotekat publike pranė njėsive administrative vendore, ku ushtrojnė veprimtarinė, nga 5 kopje pėr ēdo botim, duke paguar edhe tarifėn e shėrbimit postar, kur ėshtė i nevojshėm”.  Nė sistemin monist dhe ekonominė e centralizuar, njė formulim i tillė, apo mė saktė njė praktikė e tillė, konsiderohej normale dhe nuk kishte pse tė binte nė sy, sepse nė fund tė fundit shteti njėpartiak ishte i vetmi pronar, prandaj dhe shtėpitė botuese shtetėrore tė asaj kohe e zbatonin kėtė rregull, pėr disa institucione, sidomos pėr bibliotekėn e Komitetit Qendror tė Partisė, pėrfshirė dhe kopjet pėr Bibliotekėn Kombėtare.
Por nė njė sistem tė ekonomisė sė lirė tė tregut ky detyrim ėshtė i pajustifikuar, deri absurd e paradoksal, madje njė shprehje reminishente e botėkuptimit tė shtetit tė dikurshėm, e vetė mendėsisė komuniste pėr pseudo-pronėn e tė “gjithėve” apo “pronėn e popullit”. Ndėrkohė qė ky depozitim librash mund tė realizohej, por vetėm nėpėrmjet shpėrblimit tė shtėpive botuese. Sepse, nuk duhet harruar qė dhe libri, ēdo kopje e tij, ėshtė njė mall dhe si i tillė ka pronarėt e vet - autorėt e botuesit. Prandaj dhe diskutohet aq shumė sot pėr tė drejtėn e autorit, si njė nga tė drejtat e rėndėsishme tė pronėsisė intelektuale. Aq mė tepėr qė ajo mbrohet me kushtetutė (paragrafi i dytė i nenit 58 tė Kushtetutės sė Shqipėrisė). Po ashtu, nė kuptimin e mėsipėrm, paragrafi i cituar i ligjit “Pėr librin nė Republikėn e Shqipėrisė”, bie ndesh edhe me paragrafin e parė tė nenit 41 tė Kushtetutės ku, nė trajtė tė pėrgjithėsuar, theksohet se: “E drejta e pronės private ėshtė e garantuar”. Dhe mė tej, nė paragrafin e parė tė nenit 42,  bėhet plotėsimi: “Liria, prona dhe tė drejtat e njohura me Kushtetutė dhe me ligj nuk mund tė cenohen pa njė proces tė rregullt ligjor”. Pra, nė gjykimin tim, pėr disa nene tė ligjit nr. 9616 shfaqen dhe shqetėsime shumė mė tė thella qė lidhen jo vetėm me arbitraritetin e shpalosur, por dhe me pėrmbajtjen autokratike e jo kushtetuese tė tyre!
I njė lloji tė ngjashėm mund tė konsiderohet dhe neni 19, paragrafi i tretė, sipas tė cilit: “Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, pas plotėsimit tė kritereve tė miratuara, bėn licencimin e botuesve dhe vendos regjistrimin e tyre nė regjistrin e botuesve”, ndėrkohė qė dhe nė kėtė rast duhet tė zbatohen po ato rregulla si dhe pėr bizneset e tjera. Dhe, mbi tė gjitha, nė plan tė parė duhet tė qėndrojnė organet pėrgjegjėse pėr politikėn e praktikat fiskale.
Akoma mė kėrcėnues “politikisht” ėshtė dhe paragrafi i parė i nenit 20 ku theksohet se: “Rregullat pėr regjistrimin dhe ēregjistrimin e botuesve nga regjistri pėrcaktohen me urdhėr tė ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve”. 
    
Nė aktet nėnligjore tė miratuara tashmė nga MTKRS, njėri prej tyre i jep tė drejtėn ministrit tė MTKRS-sė tė licencojė veprimtarinė botuese tė ēdo botuesi nė bazė tė disa kritereve (pjesė e kėtyre akteve nėnligjore). Botuesit mendojnė dhe janė shprehur kundėr ekzistencės sė kėsaj hallke tė tepėrt qė shton burokracinė, lejon censurėn dhe njėkohėsisht dublon veprimtarinė e institucioneve pėrkatėse qė bėjnė licencimin e ēdo biznesi nė Shqipėri. A ndani dhe ju tė njėjtin opinion me ta dhe pse?

R. Meidani - Pa dyshim. Nga ana tjetėr, kjo ide e kontrollit ekzekutiv-politik del mė qartė nėpėrmjet akteve ligjore dhe nėnligjore. P.sh., kjo shihet nė VKM nr. 232, tė datės 19.04.2006: “Pėr krijimin dhe funksionimin e zyrės shqiptare pėr tė drejtat e autorit (ZSHDA)”, ku nė fakt nga njė zyrė e pretenduar pėr mbrojtje tė sė drejtės sė autorit dhe tė drejtave tė tjera tė lidhura me tė, shfaqet pa ndonjė “ndrojtje” kompletimi i njė zyre me tipare tė theksuara pėrzgjedhjeje e presioni, pra dhe censurimi e gjobitjeje. Kjo lexohet dhe nė fundin e shkresės pėrcjellėse tė kėsaj zyre, me nr. protokolli 154, tė datės 07.06.2007 apo nė draftin e projekt-vendimit tė KM-sė “Pėr procedurat dhe kriteret e licencimit pėr ushtrimin e veprimtarisė botuese”, ku nė kapitullin e dytė tė titulluar: “Struktura pėrgjegjėse pėr licencimin e veprimtarisė botuese”, nė paragrafin 6 propozohet: “Komisioni shqyrton kėrkesat e subjekteve pėr licencim, rinovim licence, si dhe ankesat e paraqitura nga palėt e interesuara dhe merr vendimin pėrkatės, miratim licencimi, pezullim, heqje licence nė pėrputhje me kėtė vendim”. Se ku flitet kėtu pėr mbrojtje tė drejtash tė autorėve zoti e di! Por ama ėshtė mė se e qartė se dhe nė kėtė rast shfaqet prirja legjislative, tashmė e pėrsėritur nė dy vitet e fundit, pėr anashkalim tė organeve gjyqėsore.
Po kėshtu, siē e pėrmenda mė sipėr, ndryshe nga koncepti i njė zyre mbrojtjeje si njė strukturė e pavarur, aty stigmatizohet qartė dhe koncepti i njė zyre nėn komandėn e ekzekutivit, qė bėn dhe mbėshtetjen financiare tė saj. Nė ndryshim nga ajo nė vendet demokratike, ekzistojnė disa shoqata, qė administrojnė nė mėnyrė kolektive licencimin, mbledhjen dhe ruajtjen e “ruajaliteteve” (d.m.th. dhe tė kontratave)  nė emėr tė mbrojtjes sė tė drejtės sė autorit. P.sh., nė Francė tė tilla janė SACEM, SACD, etj. Po ashtu, aty, edhe njė strukturė pėrgjegjėse, mjaft e veēantė, qė lidhet me mbrojtjen e tė drejtės nė fushėn e teknologjisė dhe tė informacionit, nuk ėshtė njė hallkė e pushtetit politik, por ka nė gjirin e saj pėrfaqėsues tė Kėshillit tė Shtetit (tė njėvlershėm me Gjykatėn Kushtetuese), tė Gjykatės sė Kasacionit, tė Gjykatės sė Llogarive, tė Akademisė tė Teknologjisė, etj.
Gjithashtu, dhe kapitulli i katėrt “Kushtet dhe kriteret qė duhen tė plotėsojnė subjektet pėr licencim” karakterizohet nga kufizime tė pakuptimta, qoftė nė lidhje me arsimin, qoftė dhe specialitetin e botuesit. Kėshtu, nė paragrafin 4, kur flitet pėr kritere ndaj subjekteve, persona fizikė e juridikė, nė pikėn a) thuhet: “Personi duhet tė jetė i diplomuar me arsimin e lartė pėrkatės nė shkencat filologjike dhe shoqėrore...”, kurse nė pikėn b): “Tė ketė pėrvojė pune mbi tre vjet nė profesion...”. Sepse vendosen kėto kushtėzime pėr njė veprimtari private, kėtė e dinė vetėm hartuesit e kėtij projekt-vendimi! Sa pėr tė dėshmuar nonsensin e kėtyre kushtėzimeve mė duhet tė kujtoj qė njė nga shkrimtarėt shqiptarė mė tė lexuar tė ditėve tona, Fatos Kongoli, ka mbaruar degėn matematikė tė FSHN-sė. Por, me kėtė ligj, atij i ndalohet qė tė jetė botues, kur mė parė e ka kryer me mjaft sukses dhe kėtė punė!...
Edhe nė formulimet e mėtejshme, ndeshen shqetėsime tė tjera. P.sh., i tillė ėshtė paragrafi 5, pika a), b). Aty flitet pėr domosdoshmėrinė e Kėshillit Botues me njė pėrbėrje me mė shumė se tre vetė apo pėr redaksi me strukturė kryeredaktor, redaktorė, korrektorė, faqosės, etj., nė shtėpitė botuese. Por, duke pasur parasysh qė nė ekonominė e tregut nuk ka punė vullnetare, qė tė gjithė duhet tė shpėrblehen apo qė pagat e tyre referuese “minimale” (sipas pėrcaktimit tė qeverisė) dhe kontributet pėrkatėse nė sigurimet shoqėrore janė tė konsiderueshme, nė shumicėn rasteve dhe tė papėrballueshme, rezulton se shumė nga shtėpitė botuese aktuale duhet tė shpallin falimentin. Nė njė mėnyrė apo tjetrėn kjo favorizon vetėm disa shtėpi botuese tė mėdha, duke cenuar kėshtu konkurrencėn e lirė dhe duke fuqizuar “monopolin” edhe nė kėtė fushė. Po tė analizohet me kujdes edhe ky element ligjor bie ndesh me ligjin e miratuar kundėr monopolit, d.m.th. prek vetė parimin e konkurrencės sė lirė. Nga ana tjetėr, ky falimentim, krahas hedhjes nė rrugė tė njerėzve tė tjerė apo pakėsimit tė derdhjeve monetare nė arkėn e shtetit dhe tė sigurimeve shoqėrore, mund tė cenojė rėndė botimin e librit, “dėshirėn” e shpallur nė kėto ligje, vendime e projekte pėr nxitjen e leximit dhe tė rritjes sė kontaktit me librin, vetė kulturėn tonė  kombėtare.              
      
A pėrbėjnė shkelje tė sė drejtės tė njeriut njė pjesė e kėtyre akteve nėnligjore?

R. Meidani - Tė them tė drejtėn nuk i kam parė ligjet dhe aktet ligjore me kėtė sy tė “mprehtė”. Por, pėr mendimin tim, atje ku kufizohet me arrogancė liria, shtohen ndėrhyrjet arbitrare (qoftė dhe potenciale) tė pushtetit politik dhe paralelisht me to edhe hallkat burokratike shtetėrore, rriten po ashtu dhe mundėsitė pėr abuzime ndaj Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut. Megjithatė, krahas citimeve tė mėparshme, nuk mund tė mos pėrmend qė nė kėto dy ligje shfaqen probleme tė kėsaj natyre, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose tė tėrthortė, pėr mjaft nene tė Pjesės sė Dytė (me titull: “Tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut”) tė Kushtetutės sė Shqipėrisė. Tė tillė janė ato qė lidhen me paragrafin e parė tė nenit 42 tė kushtetutės, me paragrafin e parė tė nenit 49 apo dhe me nenin 58 nė paragrafin e parė tė sė cilit shkruhet: “Liria e krijimit artistik dhe e kėrkimit shkencor, vėnia nė pėrdorim si dhe pėrfitimi prej arritjeve tė tyre janė tė garantuara pėr tė gjithė”...
       
Cila pjesė e ekzekutivit dhe e organeve ligjvėnėse mban pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejtė pėr kėto “lajthitje” nė formulimin e kėtyre dy ligjeve dhe akteve nėnligjore tė tyre?

R. Meidani - Tė thuhet qė ėshtė paaftėsia apo faji i ndonjė juristi nė ministri, nė qeveri apo nė kuvend, ėshtė shumė pak. Madje, as nuk ka kuptim, duke pasur parasysh tė gjithė procedurėn legjislative apo rrugėn qė ndjek njė ligj nga hartimi deri nė miratim. Kėtu fajtori duhet kėrkuar sidomos te mendėsia politike etatiste. Ajo ėshtė ende mjaft e pranishme nė politikėn e sotme. Kjo mendėsi e ka nxjerrė qartėsisht kokėn, bile pa fare ndrojtje, nė dy ligjet e komentuara mė sipėr apo dhe aktet ligjore e nėnligjore. Por, nga ana tjetėr, ajo dėshmon dhe nivelin e ulėt tė legjislatorėve shqiptarė, qė para se tė ngrenė si robotė kartonin jeshil duhet tė pėrpiqen, nėpėrmjet zyrave tė tyre, qė tė lexojnė apo tė kuptojnė, tė paktėn nė vija tė trasha, ē’ kanė bėrė apo ē’ bėjnė dhe tė tjerėt...   

 

Cila mund tė jetė rruga mė efikase qė ju sugjeroni pėr tė ndryshuar pjesėt jofunksionale tė kėtyre ligjeve?

R. Meidani - Pėr mendimin tim, kishte tė drejtė shkrimtari dhe politikani veteran Sabri Godo nė gjykim-klasifikimin e tij, edhe pse tė shprehur mjaft hapur dhe me njė gjuhė tepėr popullore. Nė fakt, pėr kėto ligje rruga mė e mirė ėshtė qė ato tė abrogohen. Mballomat e tyre mund tė bėhen mė tė dėmshme. Pra, vlen tė hartohen ligje tė reja, bazuar nė mendėsi tregu e koncepte demokratike, mbėshtetur nė dokumen-tacionin bashkėkohor tė BE-sė nė kėtė fushė, sidomos nė Direktivėn Evropiane pėrkatėse 2001/29, pėrfshirė dhe Copyright Treaty tė WIPO-s (World Intellectual Property Organization), tė vitit 1996. Kėtu mund tė ndihmojnė dhe vetė botuesit nėpėrmjet juristėve tė tyre apo nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, duke shfrytėzuar dhe tė gjithė praktikat e studiuara dhe tė grumbulluara nė kėtė kohė pėr t’u ballafaquar me kėto dy ligje tepėr problematikė dhe pasojat e tyre tė dėmshme...

 

Intervistoi Irena Toēi

 

Pjesė nga ligjet qė kundėrshtohen

 

 

Ligji
Nr. 9616, datė 27.09.2006
“Pėr librin nė Republikėn e Shqipėrisė”


Kreu IV
Regjistri i botuesve

 

Neni 19

 

3. Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, pas plotėsimit tė kritereve tė miratuara, bėn licencimin e botuesve dhe vendos regjistrimin e tyre nė regjistrin e botuesve.

 

Neni 20

 

1. Rregullat pėr regjistrimin dhe ēregjistrimin e botuesve nga regjistri pėrcaktohen me urdhėr tė ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.

 


Ligji
Nr. 9380, datė 28.04.2005
“Pėr tė Drejtėn e Autorit dhe tė Drejta tė tjera tė lidhura me tė”


Neni 45

 

Vlefshmėria e kontratės sė botimit

 

1. Kontrata e botimit dhe tė drejtat qė i janė kaluar botuesit depozitohen dhe i fillojnė efektet pas regjistrimit dhe certifikimit nė Zyrėn Shqiptare pėr tė Drejtat e Autorit dhe pėrfundojnė pas mbarimit tė afatit pėr tė cilin ėshtė rėnė dakord nė marrėveshje, ose pas shpėrndarjes sė plotė tė kopjeve tė botimit. Nė rast refuzimi tė regjistrimit dhe certifikimit tė kontratės nga Zyra Shqiptare pėr tė Drejtat e Autorit, kėrkuesi ka tė drejtėn e ankimit te ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Shqyrtimi i ankimit bėhet nė pėrputhje me dispozitat e Kodit tė Procedurės Administrative tė Republikės sė Shqipėrisė.

 

 

Profesor Rexhep Meidani ėshtė zgjedhur President i Republikės pėr periudhėn korrik 1997 - korrik 2002. Ai ka kryer studimet universitare dhe pasuniversitare pėr fizikė nė Shqipėri dhe Francė. Ka titujt shkencorė: Docent, 1981; Profesor, 1987; Anėtar i Akademisė sė Shkencave, 2003. Disa nga detyrat akademike e profesionale tė ushtruara kanė qenė: Pėrgjegjės katedre, (1986-1990, 1992-1996); Dekan i Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės, (1988-1992); Anėtar i redaksisė sė “Buletinit tė Shkencave Natyrore” (BSHN), (1978-1994); Kryeredaktor i BSHN, (1989-1994); Anėtar i redaksisė sė “Physica Balcanica” dhe  “Balkan Physics Letters”, (1987-1996); etj. Ndėr veprimtaritė jashtė vendit, krahas asaj nė Universitetin e Prishtinės, Kosovė, mund tė pėrmendet aktiviteti kėrkimor nė Francė, (1973-1976) (Universiteti i Caen-it; C.E.N.-Saclay dhe Universiteti Paris XI-Orsay) apo veprimtaritė e tjera si kėrkues, profesor, lektor e shkencėtar i ftuar, nė universitete e qendra shkencore nė Itali, Francė, Gjermani, Angli, SHBA, Greqi, etj. (1981-1996).
Ėshtė angazhuar nė njė veprimtari tė larmishme shoqėrore e politike. Ka qenė anėtar i Komitetit Shqiptar pėr Mirėkuptim dhe Bashkėpunim nė Ballkan, (1986-1990); kryetar i bordit tė Qendrės Shqiptare pėr tė Drejtat e Njeriut, (1994-1996); kryeredaktor i revistės “Tė Drejtat e Njeriut”, (1994-1996); Sekretar i Pėrgjithshėm i PS-sė (1996-1997); anėtar i bordit kėshillues tė revistės ndėrkombėtare “World Leaders” (2002); anėtar i “Klubit tė Madridit” (prej vitit 2002), etj.
Pėr veprimtarinė e tij mėsimoro-shkencore e politiko-shoqėrore ėshtė nderuar me “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Teknik i Stambollit, Turqi, 1998; Universiteti Aristotelit i Selanikut, Greqi, 1998; Universiteti i Sofies, Bullgari, 1998; Universiteti Amerikan i Romės, Itali, 1999; Universiteti i Mesdheut Renč Cassin, Bari, Itali, 1999; Universiteti i Bridgeport-it, Connecticut, SHBA, 2001 dhe Universiteti i Portsmouth-it, Angli, 2002.
Ndėr nderimet e tjera universitare mund tė pėrmenden dhe: F. LUX AWARD, Univ. Clark, Worcester, Massachusetts, SHBA, 2000; Jan Masaryk Medal, Universiteti Ekonomik, Pragė,  Republika Ēeke, 2001; Chancellor’s International Medallion of Distinction, Universiteti i New Orleansit, New Orleans, SHBA, 2002. Po kėshtu, pėr veprimtarinė e tij nė pėrgjithėsi ėshtė nderuar dhe me urdhra, medalje e ēmime tė tjera si: Urdhri  “Naim Frashėri”, 1981; “Ēmimi i Republikės”, 1988; Medalja e Artė e Meritės e Qytetit tė Athinės,  Greqi, 1998; Kryqi i Madh i Shpėtimit, Greqi, 1998; Urdhri Kombėtar “Ylli i Artė i Rumanisė” (Ordinul National “Steaua Romanici” in Grand de Colan),  Rumani, 1999; Ēelėsi i Artė i Qytetit  Worcester, Massachusetts, SHBA, 2000; Urdhri i Mbretit Tomislav, Kroaci, 2001; Ēelėsi i Artė i Qytetit, Prague, Rep. Ēeke, 2001; Medalja “Schuman”, Fondacioni “Robert Schuman”, Paris, Francė, 2001; Urdhri Kombėtar i Meritės (The National Order of Merit, in the grade of Companion of Honour), Maltė, 2002; Qytetar Ndėrkombėtar Nderi (International Honorary Citizen), New Orleans, SHBA, 2002; Ēelėsi i Artė i Qytetit, New Orleans, SHBA, 2002, etj. Ka botuar nė Shqipėri njė numėr tė madh artikujve shkencorė, monografi, libra universitarė dhe pasuniversitarė, broshura, etj. Po ashtu ėshtė autor i disa dhjetėra artikujve apo punimeve shkencore tė botuar nė revista serioze shkencore jashtė vendit (si Francė, Gjermani, Itali, Angli, SHBA, Hollandė, Turqi, Bulgari, Greqi, Rumani, Kinė, Hungari, etj.). Ka botuar po ashtu  brenda e jashtė vendit me qindra artikuj (shkencorė, shoqėrorė, politikė e biografikė), intervista, fjalime, analiza, etj., si dhe mjaft libra me natyrė politiko-publicistike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Botė nė pėrkthim

Europa krijuese

 

 

  

 

Porosi Online
Bėni porosinė pėr librin tuaj tė preferuar, vetėm pėr Tiranėn...