Kontakte     Indeks     Pershtypje     Porosi Online  

 

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
intervista
libri artistik
poezia shqipe
kritikė letrare
libri artistik i pėrkthyer
libri studimor i pėrkthyer
trashėgimi kulturore
opinione
lista e ofruar per shitje

 

kėrko

Katalogu i botimeve

Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume

revista Universi Shqiptar i Librit - libri artistik

     

Diana Ēuli Engjėj tė armatosur

Nė trekėndėshin e magjisė: Dashuria, Jeta e Vdekja

 

 


Diana Ēuli

Engjėj tė armatosur

Kategoria: Roman

Numri i faqeve: 234

Shtėpia Botuese: Besa

Ēmimi: 690 lekė

 

Pas afro pesėmbėdhjetė vjet heshtjeje, pothuaj tė plotė, romani i Diana Ēulit “Engjėj tė armatosur” vjen e na flet pėr njė nga periudhat mė tė glorifikuara e, nė tė njėjtėn kohė, mė tė pėrgojuara, mė tė nėmura e mė tė paragjykuara nė mbarė historinė tonė (pa hidhni njė sy e shihni se ē’bėhet edhe sot e gjithė ditėn me atė qė rėndom nė tė gjithė botėn e qytetėruar quhet dita e Ēlirimit e ka njė datė tė pėrcaktuar qė kurrkush s’guxon tė vėrė dorė mbi tė), Luftėn Antifashiste. E pra, Diana Ēuli, ka kurajėn si qytetare e si krijuese tė ballafaqohet me kėtė sfidė, jo vetėm letrare, dhe tė kėqyrė gjithēka pėrmes njė kėndvėshtrimi tė ri. Edhe pse gjithēka zė fill e niset nga njė marrėdhėnie nė dukje sentimentale mes dy personave, Dorothe Gjikės dhe Aleks Lazarit, nė tė vėrtetė ajo shkon e shpėrfaq njė pjesė tė atij kuadri epik tė luftės me ngjyra tė ndezura qė i shkojnė aq fort pėr shtat peizazhit tė Bregut, dekorit ku zhvillohen ngjarjet, me tone tė spikatura realiste.
 

Ajo qė fillimisht ngjan si njėfarė volie pėr autoren, domethėnė fakti qė subjekti i kėtij romani mbėshtetet mbi njė ngjarje tė jetuar, me heronj realė, kish fort tė ngjarė qė t’i rrinte si kėmishė force shtatit tė romanit e fare mirė mund tė shndėrrohej nė njė handicap, duke e futur nė hulli qė e degdisnin larg njė vepre tė mirėfilltė letrare dhe e privonin prej pasurisė sė shprehjes nė regjistra tė ndryshėm qė tė jep arti i fiction-it. Por, dora-dorės, qė shtyhemi nė lexim vėrejmė se Ēuli i ėshtė shtėmėngur me elegancė kėsaj gracke duke i dhėnė vetes gjithė lirinė e mrekullueshme pėr tė fluturuar e kullotur mbi livadhet e fantazisė dhe, nė tė njėjtėn kohė, duke mos tradhtuar heronjtė e saj dhe botėn e tyre fizike e shpirtėrore qė duket sheshit se i ka fort pėr zemėr.

Boshtin e romanit tė Ēulit e pėrbėn drama e dy tė rinjve, Dorothe-Aleks, e cila, realisht, ėshtė drama e tė gjithė tė dashuruarve qė humbėn jetėn gjatė luftės, e pėr tė cilėt kurrkush nuk shkroi dot edhe njė radhė, jo nga dora e armikut, por e atyre qė i pandehnin shokė e bashkėluftėtarė; ėshtė drama universale, e pėrjetshme, e ndjenjės sė pastėr e tė ēiltėr qė shkon e shkėrmoqet pėrballė vrazhdėsisė sė puritanizmit patriarkal e moralit kallp tė njė ideologjie vrastare dhe, ndonėse shpesh ėshtė anashkaluar, enkas, edhe pėrballė makiavelizmit politik, sivėllezėrve tė Jagos, intrigat e tė cilėve nuk do tė binin mė poshtė se ato tė personazheve shekspirianė. Ndonėse disi periferike nė rrjetin kompleks tė linjave qė pėrshkojnė kryq e tėrthor romanin e Ēulit, njė nga linjat mė interesante ėshtė ajo Dorothe-Leon Nasta, ish i fejuari i “mėkatares” dhe kuadėr i luftės e njeri me formim tė lartė intelektual. Paradoksalisht nėpėrmjet disa elementėve qė spikasin nė tė ne arrijmė tė depėrtojmė e tė rrokim thelbin e ēėshtjes, thėnė mė shkoqur, tė arsyes sė vėrtetė tė vrasjes sė Dorothesė, pėrtej ēdo retorike e mjegulle dashakeqe me tė cilėn kjo vrasje ka pasė qenė mbėshtjellė pėr afro gjysmė shekulli.

Si nė strukturė ashtu edhe nė pėrmbajtje, “Engjėjt…” e Ēulit ka diēka nga tragjeditė e antikitetit. Pikėsėpari Fati dhe Fataliteti qė u vigjilojnė mbi krye dhe shoqėrojnė si Dorothenė dhe Aleksin, ashtu edhe personazhet e tjerė nė dramat e tyre tė jetės e tė vdekjes, duke na kumtuar se gjithēka ėshtė e parashkruar dhe kurrkush nuk mund t’u imponohet Mojrave e tė kėmbejė fatet tona. Vetė struktura e romanit, me personazhet qė shfaqen e zhduken pėr t’u rishfaqur sėrish si nė njė skenė antike, i vjen nė ndihmė kėsaj gjėje. Nė kėtė mozaik karakteresh ngjajnė disi tė huaj dhe tingėllojnė me njė lloj falsetto-je nė korin e madh tė personazheve rrėfimet e italianėve dhe anglezit, vėrtetėsia e thėnieve tė tė cilėve lidhur me atė ēka mund t’u ngjajė ekzotike nė kėtė histori ėshtė e parakuptueshme dhe bash pėr kėtė gjė nuk pėrbėn vlerė tė shtuar nė vepėr.

Ma do mendja qė nuk rrėmbehem e gaboj kur pohoj se “Engjėj tė armatosur” i Diana Ēulit ėshtė romani i saj mė i arrirė. Por ajo nė ēka shpresoj fort ka tė bėjė me faktin se ky roman lypset tė jetė njė pikėnisje e re nė atė qė ndonėse nė mėnyrė skematike mund ta pėrcaktojmė letėrsi tė luftės, pra, duke ia zhveshur cipėn e dogmės dhe, njėkohėsisht, duke e mbrojtur nga detraktimi.

 

Virgjil Muēi

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Botė nė pėrkthim

Europa krijuese

 

 

  

 

Porosi Online
Bėni porosinė pėr librin tuaj tė preferuar, vetėm pėr Tiranėn...