Kontakte     Indeks     Pershtypje     Porosi Online  

 

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
intervista
libri artistik
poezia shqipe
kritikė letrare
libri artistik i pėrkthyer
libri studimor i pėrkthyer
trashėgimi kulturore
opinione
lista e ofruar per shitje

 

kėrko

Katalogu i botimeve

Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume

revista Universi Shqiptar i Librit - libri artistik

     

Dreri tjetėr i Diana Ēulit

Gjithēka duket e pėrsosur nė pamje tė parė: luks dhe shkėlqim. Siguri qė mbėrrin prej portofolit tė mbushur dėng me kartėmonedha apo nga marka e njohur e xhaketės sė hedhur supeve; qetėsi qė vjen nga ngrohtėsia e kafenesė me xhama me avull apo gjumi nė njė shtrat tė rehatshėm nė njė banesė luksoze nė zemėr tė qytetit...

 

Asgjė nuk i mungon burrit qė e ka kapėrcyer me kohė pragun e tė pesėdhjetave. As pamja e jashtme qė e identifikon me njė intelektual apo fisnik tė sėrės. As dokumentet e hipotekės qė e kanė vlerėsuar trashėgimtar tė njė pasurie tė konsiderueshme. As emri qė ėshtė shumėfishuar nė jehona mikluese. As aftėsitė e tij prej biznesmeni qė di tė shtojė pasurinė e vet. Asgjė. Por me sa duket nuk mjafton tė kesh garderobėn tė ngarkuar me kostume tė firmosura; tė hash nė pjata porcelani kinez dhe me lugė argjendi; tė shijosh trigėllimėn e kristalit tė gotave, mbushur sa pak me verė shumėvjeēare me barmbullimėn e zjarrit tė oxhakut nė sfond; tė zotėrosh nga tarraca e gjelbėruar e apartamentit gjithė qytetin; tė vlerėsosh administrimin e pėrsosur tė shtėpisė nga njė guvernante me gjak fisnikėsh; apo tė numėrosh shtėpitė e verimit a dimėrimit. Sepse kaq shumė, ėshtė sidoqoftė pak. Pasi ka njohur edhe rrethin mė tė fundmė tė ferrit, kryepersonazhi mė i ri i Diana Ēulit, e kupton se paplotėria mund tė tė veshė si njė petk qė tė pėrket edhe nė zemėr tė Parajsės. Prandaj, “Gim Fortuzi, vuante si njė varfanjak i mjerė”. Mes luksit tė pamasė. Po, por kishte rėnė nė dashuri, nė njė dashuri qė i dukej e pamundur dhe qė mė pas…

 

 

Stacioni “i vjetėr”

 

Fjala ėshtė pėr librin mė tė fundit tė saj, “Gruaja nė kafé” me tė cilin Diana Ēuli afrohet nė kohė. Ndoshta pėr tė bėrė njė ndalesė, njė lloj relaksimi, njė intermexo ėmbėlsuese, shkrimtarja e lė pak mėnjanė romanin historik, tė cilin herė-herė e ka lėvruar sukseshėm. Lė mėnjanė kthimin e syve nga e kaluara e largėt, pėr tė qėndruar nė tokėn nė tė cilėn vė kėmbėt pėrditė. Pas kryeveprės sė saj, “Engjėj tė armatosur”, ajo kėrkon tė shkruajė njė lloj pjese tė dytė tė “Drerit tė trotuareve”. Pra, Ēuli ėshtė rikthyer nė aktualitet, duke mėtuar tė paraqesė mendėsinė e kėtij aktualiteti. Mėnyra: nėpėrmjet ballėvėnies sė dy brezave, mendėsitė e tė cilėve, nė mos nė ektreme tė kundėrta, janė sidoqoftė larg njėri-tjetrit. Pikėrisht kjo ballėvėnie e mendėsive, ėshtė boshti i romanit tė saj tė ri e po aq, boshti rreth tė cilit vėrtitet shoqėria shqiptare sot.


Atmosfera

 

Njė pasanik qė ka rėnė nė dashuri. Por jo me njeriun e duhur. Ėshtė gati t'i ofrojė asaj qė gabimisht e ka konsideruar shpirt binjak gjithēka: jo vetėm pasurinė - qė i ka ardhur si dhuratė e fatit, paparashikueshmėrisht, pasi kurrė nuk kish menduar se jeta e tij nga zgripi i humnerės do tė merrte krahė e tė ngjitej nė qiej vėshtirėsisht tė kapshėm, - por edhe veten. (Ai ėshtė 59 e ajo 29 vjeē). Gim Fortuzi (emri tipik qė sjell atmosferėn rinore tė bulevardit tė kryeqytetit tė viteve ’70-’80) duket se e ka tė vėshtirė tė kuptojė mendėsinė e brezit tė ri qė papritmas ishte bėrė mbizotėruese. Nė tė vėrtetė, vite mė parė e kish humbur njė dashuri pikėrisht nga mendėsia qė kish veshur kohėn paraardhėse. Por ajo mendėsi ishte mė shumė pasojė e frikės ngjitėse sesa e konceptit mbi jetėn. I riu i atėhershėm, ishte bėrė papritmas viktimė e sistemit dhe e dashura e kish braktisur me njė puthje lamtumire, pėr t'i lėnė pas, jo vetėm shijen e keqe apo mosbesimin nė dashuri, por edhe idenė e rinisė sė humbur. Kur sistemi qė pillte frikėrat u pėrmbys, ai ishte rrekur tė kapte kohėn, i rikthyer nė Tiranė, tashmė i pasur. Kishte njohur lidhje kalimtare, por jo dashuri e, papritmas, nė kulmin e pjekurisė, bie nė grackė. Viktimė pėr herė tė dytė. Por nuk dukej e lehtė pėr ta shmangur. Jemi nė njė kohė tjetėr, tė tjerė janė ata qė i kanė levat nė dorė. Njė “vogėlushe”, 30 vjet mė e re se ai ėshtė grackėngritėsja. Njė pėrfaqėsuese e atij brezi (ose e asaj kategorie) qė kėrkon tė mbijetojė, tė dalė mbi ujė, jo me aftėsitė e veta apo me mundėsitė qė fati apo pėrpjekjet ia ofrojnė, por me makinacione. Kurse burri, pavarėsisht pėrvojės jo tė paktė qė mban mbi supe, rrėshket edhe njė herė drejt greminės.


Dashuri & tragjedi

 

Ka shumė gjėra nė librin “Gruaja nė kafé” qė tė sjellin ndėr mend “Drerin e trotuareve”, me tė cilin, me tė drejtė ose jo, lexuesit e identifikojnė shkrimtaren. Nė tė vėrtetė, nė vitet ’70 Diana Ēuli do tė bėnte bujė menjėherė sapo tė shfaqej pikėrisht nė kopertinėn e librit me titull “Dreri i trotuareve”. Brezi rinor i atyre viteve, do ta pėrpinte romanin. Arsyeja: do tė gjente veten rreshtave ku flitej pėr tė. Por edhe se shkrimtarja kishte gjetur thembrėn e Akilit: dashuria dhe tragjedia pėrziheshin me njėra-tjetrėn. (Jo mė kot Dostojevski kishte thėnė duke perifrazuar Arkimedin: mė jepni njė tragjedi t'u jap njė kryevepėr - Jo mė kot, dashuria ėshtė parė gjithaq si njė levė qė rrotullon botėn).
Te “Dreri…”, historia e dashurisė pėrfundon tragjikisht, vajza e dashuruar vdes nė pėrpjekjet e nėnrrogozta pėr tė abortuar frytin e dashurisė sė saj. Kurse Diana Ēuli e njihte mirė atė kohė, ishte protagoniste e brezit pėr tė cilin shkruante, gjė qė duhet t’ia ketė lehtėsuar njėfarėsoj procesin e pasqyrimit besnik tė kohės, tė tokės mbi tė cilėn qėndrojnė nė kėmbė personazhet e saj.

Paralele

 

Mė se 20 vjet mė pas, te “Gruaja nė kafé” duket sikur dreri rishfaqet trotuareve. Jo vetėm se ėshtė njė histori dashurie nė qendėr, jo vetėm se pėrfundimi tragjik ėshtė pasojė e saj, jo vetėm se Ēuli rishkruan pėr tokėn nė tė cilėn vė kėmbėt pėrditė… por edhe se rishfaqet personazhi intrigues i romanit tė dikurshėm, Fred Kerni. Nuk ėshtė aspak rastėsi rikthimi i protagonistit tė “Drerit…” (jo pėr herė tė parė nė librat e Ēulit), anipse nuk ėshtė krejt njė personazh qendror. Pėrvoja e tij i bėhet e domosdoshme librit nė tė cilin ka vend edhe pėr tė riun tjetėr, tipikun e viteve ’70-’80 tė shekullit tė shkuar.
Me pak fjalė, Dreri dhe Gruaja, ngjajnė si dy paralele. Sigurisht ka devijime nė kėto paralele: Te Dreri ka libra tė shtypur nė plumb, ndėrsa te Gruaja, ka kompjuter dhe internet. Te Dreri ka dhoma tė vogla dhe fėmijė qė nuk mund t'i shpėrfillin prindėrit, kurse te Gruaja ka hapėsira tė pamasa dhomash ndjenjjeje dhe tė rinj qė kanė ikur nga shtėpitė prindėrore pėr tė jetuar vetėm e pėr tė vendosur nė kokė tė tyre pa pyetur pėr askėnd. Te Dreri ka mjedise modeste dhe zbore studentėsh kurse te Gruaja ka luks, pub-e e pije tė shtrenjta. Te Dreri ka tė rinj qė studiojnė kurse te Gruaja ka tė diplomuar tė dyshimtė… E megjithatė paralelizimi qėndron. Fundja sa mė sipėr, s’bėn veē dallimin e kohėve pėr tė cilat librat bėjnė fjalė duke i mėshuar tė pėrbashkėtės qė ėshtė: psikologjisja e mentalitetit tė shoqėrisė edhe pse nė kohė tė ndryshme.
Nga ana tjetėr, bie nė sy fakti se sėrish, si nė rastin e Drerit edhe te Gruaja…, Ēuli e njeh mirė kohėn pėr tė cilėn shkruan. Nėse nuk ėshtė protagoniste e brezit mė tė ri, grackangritės, ėshtė pjesė e brezit tjetėr, tė pėrfaqėsuar nga kryeroli i kėtij romani. E kėndej, nga kjo anė, e ka vėnė tejqyrėn, kundron, vė re, pikas, shėnon dhe arrin nė konkluzione mbi pjesėn tjetėr e mė pas heq paralelet pėrfundimtare.

 

Njė grua…

 

“Gruaja nė kafé” ėshtė rrėfimi i njė historie dashurie, por pa qenė njė libėr rozė. Edhe pse terreni nė tė cilin ėshtė vendosur kjo histori dashurie, ndrit nga shkėlqimet e kristalit, floririt, mėndafshit apo salltanete tė tilla. Nė tė vėrtetė Ēuli ėshtė njė vėzhguese e imtėsishme dhe pėrshkruese po kaq e imtėsishme e sfondit, tė cilit qėllimshėm i mėshon. Por pėrsėri tonet e librit nuk kanė tė bėjnė me rozėn.
“Gruaja nė kafé” nuk ėshtė as edhe njė libėr i verdhė, edhe pse herė-herė ndihet ankthi i njė makinacioni qė po i punohet dikujt mbi kurriz. Edhe pse aty shfaqet dedektivi, cd-tė me programe pirate tė kompjuterit, silueta tė dyshimta tė veshur nė lėkurė tė zezė e me pistoleta nė xhep qė ndjekin prenė, letra anonime me kėrcėnime tė frikshme, apo personazhe me identitet tė pazbuluar deri nė fund… Nė fakt, misteri e pėrshkon fund e krye librin, pėrfundimi i tė cilit vėshtirė tė hamendėsohet gjatė leximit. (Qėllimshėm shkrimtarja i bėn lexuesit tė krijojnė ide kundėshtuese mbi faqen e fundit). Por sėrish “Gruaja…” nuk ėshtė aspak njė libėr i verdhė.
Por tė dyja bashkė, kėto tone ngjyrash qė alternohen, rezultojnė njė njė libėr psikologjik qė depėrton nė thellėsi tė ndėrgjegjes sė qenies njerėzore. Mbi informacionin e dhėnė imtėsishėm, ndėrtohen personazhet e situatat, por jo vetėm ana e tyre e jashtme. Kurse mbi personazhet e situatat krijohet mundėsia e analizave psikologjike; shtrohen pyetje pėr tė marrė mandej pėrgjigje, (ndoshta) tė padėshiruara, mbi mendėsinė e shoqėrisė sė sotme apo brezit qė po mbizotėron jo dhe aq njerėzisht… tė brezit apo kohės qė me pak fjalė mund tė identifikohet me togfjalėshin “Gruaja nė kafé”.

Arta Marku

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Botė nė pėrkthim

Europa krijuese

 

 

  

 

Porosi Online
Bėni porosinė pėr librin tuaj tė preferuar, vetėm pėr Tiranėn...