Kontakte     Indeks     Pershtypje     Porosi Online  

 

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
intervista
libri artistik
poezia shqipe
kritikė letrare
libri artistik i pėrkthyer
libri studimor i pėrkthyer
trashėgimi kulturore
opinione
lista e ofruar per shitje

 

kėrko

Katalogu i botimeve

Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume

revista Universi Shqiptar i Librit - libri artistik i pėrkthyer

     

Suksesi letrar i shkrimtarit arbėresh flet nė gjuhėn amtare

Karmine Abate, ky arbėresh nga fshati Karfici i Kalabrisė dhe njė ndėr shkrimtarėt mė tė njohur tė Italisė sė dy dhjetėvjeēarėve tė fundit, vjen pėr herė tė dytė nė takim me lexuesit shqiptarė. Herėn e parė ai u paraqit nė fillim tė viteve ’90 me romanin me titull tingėllues pėr ne “Shtegtimi i unazės”. Ndėrsa tani vepra, me tė cilėn ai na vihet para vėmendjes, titullohet “Mes dy detesh”.

 

Ndoshta edhe njė politikė botuese e kujdesshme nuk do tė kishte arritur tė kryente njė pėrzgjedhje kaq fatlume nė veprimtarinė letrare pėrgjithėsisht tė suksesshme tė Abates, sa kjo qė kanė bėrė nė largėsi kohore prej afėr 15 vjetėsh dy shtėpi tė ndryshme botuese duke kaluar nga njėri skaj ideo-estetik i kėsaj veprimtarie, i pėrfaqėsuar nga romani “Shtegtimi i unazės”, nė skajin tjetėr tė pėrfaqėsuar nga vepra “Mes dy detesh”.

Sido qė tė jetė e sido qė tė analizohet, letėrsia e Abates mbetet nė thelb krijesė e njė arbėreshi. Ajo trajton problemet e njeriut tė sotėm tė Italisė sė Jugut parė nga kėndvėshtrimi i arbėreshit. Dhe kėto probleme janė kryesisht dy: tė ikėsh, i detyruar hallesh dhe prej dėshpėrimit, nga toka jote e tė shkosh si emigrant nė vendet e tjera tė zhvilluara tė botės perėndimore; tė qėndrosh e tė luftosh me tė gjitha forcat reaksionare, qė mbajnė prej shekujsh tė skllavėruara energjitė e kalabrezit, pėrfshirė kėtu edhe ato tė arbėreshit.

E veēanta e arbėreshit? Qėndron nė atė qė jeta e tij, mė saktė e komunitetit arbėresh, pėrmban edhe disa energji shpirtėrore pothuaj mistike, sipas Abates, tė cilat, pėrmes shekujsh, kanė mundur ta mbajnė tė gjallė frymėn jetike tė pėrparimit. Te kėto energji hyjnė trashėgimia historike e pėrqendruar nė figurėn e Skėnderbeut, trashėgimia kulturore e pėrqendruar nė gjuhėn, folklorin dhe veēoritė e veshjes dhe jetesės, si dhe trashėgimia psikologjike e pėrqendruar te qėndresa.

Kėto elemente themelore parashtrohen e shtjellohen nė tė gjitha veprat e Abates, i cili nuk pushon sė luftuari pėr integrimin e arbėreshit kalabrez nė njė botė gjithnjė e mė globale duke vėnė nė pah e duke vlerėsuar epėrsitė e pamohueshme, qė sjell kontakti i emigrantit tė varfėr me qytetėrimin global. Nė tė njėjtėn kohė e me tė njėjtėn forcė ai lufton pėr ruajtjen e identitetit kulturor tė kėtij arbėreshi kalabrez duke dėnuar emigracionin si dukuri tė dhunshme, tė imponuar nga njė sistem i caktuar shoqėror jo vetėm lokal, por edhe global, e duke denoncuar fatin e rėndė nė metropolet e Perėndimit tė emigrantėve, “tė tė tjerėve”, “tė tė huajve”. Parė nga ky kėndvėshtrim i emigrantit, fati i arbėreshit kalabrez nuk ėshtė i ndryshėm nga ai i emigrantėve tė tjerė tė mbarė botės.

Ndėrkaq, nė veprėn “Mes dy detesh” Abate e sheh realitetin e sotėm tė shoqėrive moderne e tė globalizuara nga kėndvėshtrimi tjetėr, ai i njeriut qė nuk largohet emigrant, por qė vendos tė luftojė pėr ta jetuar jetėn e pėr tė siguruar vazhdimėsinė normale tė saj atje ku ka lindur e ku mė tepėr se kudo gjetkė ka tė drejtėn tė kėrkojė tė gėzojė tė gjitha ato qė shpallen nė mėnyrė bombastike si tė drejtat e natyrshme (por jo edhe qytetare, ndėrkohė qė njeriu nuk ėshtė vetėm qenie natyre, por edhe, e sidomos, e pashmangėsisht, qenie shoqėrore) tė njeriut. Dhe nė kėtė rast Abate pėr herė tė parė del nga rrethi i komunitetit arbėresh dhe hyn nė komunitetin mė tė gjerė tė kalabrezėve. Le tė themi shkarazi kėtu qė fati i kalabrezėve nė shekuj ka mjaft pika tė ngjashme jo mė me fatin e arbėreshėve, por edhe tė vetė ne shqiptarėve. Dhe kjo rrethanė na ndihmon tė kuptojmė se pėrse Abate kėsaj radhe del nga bota arbėreshe dhe trajton problemet e njė komuniteti tė mirėfilltė kalabrez.

Nė rastin e parė, ai ka dashur tė thotė se arbėreshi i ikur ėshtė njė i ikur si gjithė tė ikurit e tjerė dhe fati i tij nuk mund tė jetė i ndryshėm e as mė i mirė se fati i tė gjithė tė ikurve tė tjerė tė botės.

Nė rastin e dytė, ai ka dashur tė thotė se fati i arbėreshit qė vendos tė qėndrojė nė vendlindje nuk ka pėr tė qenė i ndryshėm dhe as mė i mirė se ai i kalabrezit qė vendos tė bėjė tė njėjtėn gjė. Dhe ky fat ėshtė, edhe nė rrethanėn shoqėrisht mė pozitive, atė tė qytetarit tė ndershėm e punėtor, fati i heroit tė librit “Mes dy detesh”, Xhorxho Belushit.

Si mund tė pėrmblidhet fati i kėtij kalabrezi tė thjeshtė? Ai mund tė pėrngjasohet me fatin e Sizifit tė mitologjisė: tė ngrejė deri lart nė majė gurin e jetės, tė cilin forcat reaksionare marrin dhe rregullisht ia rrėzojnė poshtė. Me njė dallim nga mitologjia: ndėrsa atje Sizifi do ta kryejė pėrjetėsisht mundimin e tij, kėtu, nė jetėn reale, njeriu nuk e ka kėtė mundim tė pėrjetshėm, pasi vetė jeta e tij nuk ėshtė e pėrjetshme. Sizifin Xhorxho Belushi, kur nuk e kandisin dot t’u dorėzohet “traditave” dhe “rregullave” tė asaj qė quhet mafie dhe qė nuk ėshtė veēse klasa shoqėrore, e cila kundėrshton pėrparimin, e heqin qafe. Natyrisht, ashtu si reaksionarja nuk ndalet nė pėrpjekjet e saj pėr ta mbajtur botėn tė mbėrthyer nė vend, edhe pėrparimtarja nuk ndalet nė luftėn e saj pėr ta ndryshuar kėtė realitet vdekjeprurės. Xhorxho Belushit ia zė vendin i nipi, kalabrezit qė kishte vendosur tė rrinte e tė luftonte ia zė vendin kalabrezi-emigrant, i cili njeh njė botė tjetėr dhe pėr kėtė arsye ėshtė edhe mė i vetėdijshėm se ē’kėrkon tė arrijė.
Dy fjalė edhe pėr forcat reaksionare. Abate, nė pėrputhje me normat e pashkruara tė artit tė vėrtetė, nuk na i pėrmend hapur ato, nuk na i paraqet as para ndonjė trupi gjykues, qė merr pėrsipėr nė emėr tė shoqėrisė e tė demokracisė t’i gjykojė e t’i dėnojė praktikisht fajtorėt konkretė. Por lexuesi i vėmendshėm do tė vėrejė qė e gjithė skena e hareshme e triumfit tė veprimtarisė krijuese tė Xhorxho Belushit, skenė ku si nė veprat e mėdha artistike shfaqet edhe masa e gjerė e njerėzve tė thjeshtė, befas errėsohet dhe nguroset, kur nė tė shfaqet – e pabesueshme! – pėrfaqėsuesi mė i lartė i pushtetit vendor, i paraprirė nga djem tė rinj, tė fuqishėm, me fytyra pa shprehje e me syze tė zeza. Lexuesit, tė ushqyer edhe me pamjet e shumta tė ngjashme tė filmave, patjetėr qė diēka i vegon nė pėrfytyrim, kur lexon kėtė skenė, kur njihet me pėrshkrimin e kėsaj force shoqėrore, qė vjen dhe errėson gėzimin masiv. Ata qė vijnė ashtu papritur si njė re e zezė, qė nxin qiellin dhe natyrėn, janė aq tė ngjashėm me tė fuqishmit e botės sė krimit. E ē’do tė duhej tė na thoshte mė shumė autori? Nuk mjaftojnė paralelizmat, nuk mjafton ngjashmėria e simboleve?

Karmine Abate vjen pėr herė tė dytė tė takohet me lexuesit tanė. Herėn e parė, nė fillim tė viteve ’90, kur ne morėm rrugėt e botės, ai na tha se vepruar kėshtu shqiptari jo vetėm qė nuk ka pėr tė pasur fat mė tė mirė se fati i gjithė emigrantėve tė gjithė botės, por edhe duhet tė jetė tepėr i vėmendshėm tė ruajė identitetin, qė ėshtė pasuria e vetme qė ka dhe pjesa mė e rrezikuar e qenies sė tij.

Kėtė herė tė dytė, kur ne, ashtu si aq e aq herė gjatė gjithė historisė sonė tė re e jo vetėm tė vjetėr, pėrpiqemi tė ngremė atė qė nganjėherė na duket si guri i Sizifit, pra, tė bėjmė njė shoqėri tė organizuar qė synon vetėm pėrparimin, ai na thotė se tė gjithė ata qė kanė vendosur tė qėndrojnė nė vendlindje, shkurt populli, duhet ta mbledhin mendjen se kanė punė, madje nė njė ndeshje pėr jetė a vdekje, me tė gjitha ato forca reaksionare, qė pavarėsisht titujve qė mbajnė, fjalėve publike qė thonė dhe pamjes sė jashtme, pėrpiqen me ēdo mėnyrė, edhe ato thjesht kriminale, tė na e errėsojnė tė sotmen, pale mė tė ardhmen, pra, ta mbajnė shoqėrinė brenda “traditave” tė nėnshtrimit dhe skllavėrimit.
ėshtė nė interesin e tė gjithė neve qė lexuesit tanė t’i rrokin e bluajnė mirė kėto porosi letrare tė arbėreshit Karmine Abate.

 

    Shpėtim Ēuēka

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Botė nė pėrkthim

Europa krijuese

 

 

  

 

Porosi Online
Bėni porosinė pėr librin tuaj tė preferuar, vetėm pėr Tiranėn...