Kontakte     Indeks     Pershtypje     Porosi Online  

 

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
intervista
libri artistik
poezia shqipe
kritikė letrare
libri artistik i pėrkthyer
libri studimor i pėrkthyer
trashėgimi kulturore
opinione
lista e ofruar per shitje

 

kėrko

Katalogu i botimeve

Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume

revista Universi Shqiptar i Librit - opinione

     

Tė mbrosh “tė drejtėn” nuk do tė thotė tė cenosh tė drejtėn e tjetrit

Nga Fatmir Toēi Kryetar i Shoqatės sė Botuesve ShqiptarėDrejtor i Pėrgjithshėm i Shtėpisė Botuese TOENA

Nė pėrgjigje tė artikullit “Pėr tė drejtėn… zoti Toēi”, botuar nė gazetėn “Standard” tė datės 26.06.2007, shkruar nga Zyra e Marrėdhėnieve me Publikun e ZSHDA-sė

 

Nė gazetėn “Standard” tė datės 26.06.2007 vjen mė nė fund njė reagim nga ana e instancave shtetėrore pėr problemet e librit nė pėrgjithėsi dhe mė konkretisht, pėr zbatimin e ligjit pėr tė drejtėn e autorit. Sinqerisht e falėnderojmė zyrėn qė ka nėnshkruar autorėsinė e shkrimit, si dhe gatishmėrinė e ZSHDA pėr tė marrė pjesė nė takimin e hapur qė botuesit do tė organizojnė pėr kėto probleme ditėn e premte, datė 29.06.2007 nė mjediset e Hotel Mondial. Do tė ishte mirė qė kėto ballafaqime tė ishin organizuar mė parė, pėrpara se ZSHDA tė niste shkresa tė nxituara nė drejtim tė botuesve, pėrpara se aktet nėnligjore t’i jepeshin ministrit tė Kulturės pėr t’u firmosur e mė pas tė merrnin rrugėn e Kryeministrisė, pėrpara se ligji “Pėr tė drejtėn…” dhe “Ligji pėr Librin” tė shkonin nė Qeveri dhe nė Parlament, siē e kėrkon dhe praktika ligjore e hartimit tė ēdo ligji, i cili mė parė duhet tė diskutohet edhe me grupet e interesit, njė prej tė cilėve janė edhe botuesit, kur bėhet fjalė pėr librin dhe botimet.
Vetė kreu aktual i MTKRS-sė, zoti Ylli Pango, nė njė takim tė para pak kohėve nė zyrėn e tij u vuri detyrė drejtorėve dhe specialistėve pėrkatės pėr tė organizuar nė muajin shtator njė takim tė zgjeruar me botuesit, si grup i drejtpėrdrejtė i interesit nė punėn me librin, pėr tė diskutuar nė lidhje me disa amendime tė mundshme nė dy ligjet qė u cituan mė sipėr. Besoj se do tė ishte mė e arsyeshme qė tė pritej edhe ky takim i rangut ministral dhe pastaj zyrat e ndryshme tė MTKRS-sė tė punonin pėr aktet nėnligjore dhe urdhrat dhe udhėzimet nė zbatim tė ligjeve.
Duke respektuar kėshillėn nė shkrimin e ZSHDA-sė pėr tė qenė sa mė pak emotivė nė trajtimin e kėtij problemi, nuk mund tė rri pa evidentuar pėrpjekjet mbi 15-vjeēare tė botuesve shqiptarė qė tė hartoheshin dhe miratoheshin kėto dy ligje tė rėndėsishme pėr punėn tonė, papėrgjegjshmėrinė e stafeve tė dikasterit tė Kulturės nė kėto 15 vjet pėr zvarritjen e tyre, duke pėrfshirė edhe ata qė lėshojnė sot shkresa tė tilla tė nxituara, edhe pse kanė qenė vazhdimisht nė krye tė sektorėve juridikė tė MTKRS-sė dhe duhet tė ndihen pėrgjegjės pėr situatėn e krijuar. Ndėrsa pėr sa i pėrket luftės sė pėrbashkėt kundėr piraterisė nė kėto vite, pėr tė cilin artikullshkruesi na bėn nderin qė na e kujton, mjafton tė themi se dikasteri i kulturės nuk ka qenė asnjėherė pjesė e tryezave tona tė debatit, nuk ka qenė asnjėherė pjesė e shqetėsimeve tona pėr pėrmasat e frikshme qė ai ka marrė si rrjedhojė e indiferencės sė shtetit, madje nuk denjoi as tė marrė pjesė nė takimin rajonal ballkanik qė u organizua pėr tė drejtat e autorit, nė ditėt e Panairit tė 9-tė tė Librit nė Tiranė, ku e pranuan ftesėn tonė pėrfaqėsues tė lartė tė ministrive tė kulturės dhe tė shoqatave botuese tė Kosovės, Maqedonisė, Serbisė, Malit tė Zi, etj., pėrveē Shqipėrisė (!).
Ligjet pėr librin dhe tė drejtėn e autorit, tė kaluar me nxitim nė instancat pėrkatėse, kanė qenė dhe janė objekt vėrejtjesh e sugjerimesh tė botuesve, dhe jo vetėm atyre, pėr mangėsi dhe keqinterpretime nga ana e ligjvėnėsve shqiptarė. ZSHDA, si dhe drejtuesit e specialistėt juridikė nė MTKRS besoj se janė njohur me reagimin, vėrejtjet dhe kundėrshtitė qė kanė botuesit me disa prej neneve tė dy ligjeve tė mėsipėrm, por qė asnjėherė nuk janė dėgjuar prej tyre me shpėrfilljen dhe arrogancėn qė karakterizon njerėzit qė papritur e pėrkohėsisht vishen me pushtet, pėrveē rastit tė ministrit aktual tė Kulturės, i cili i ka lėnė disa detyra pėr njė takim tė zgjeruar me botuesit nė lidhje me ligjet e mėsipėrme. Por nxitimi dhe zelli i disa vartėsve tė tij pėr tė lėshuar urdhra e udhėzime, na bėn tė mendojmė se ata nuk i kanė marrė edhe aq seriozisht detyrat qė u ka lėnė i pari i tyre.
Nė pak fjalė, botuesit kanė qenė dhe janė kundėr nenit 45 tė ligjit “Pėr tė drejtat…”, ku atyre u kėrkohet detyrimisht tė depozitojnė njė kopje tė kontratave qė lidhin me autorėt nė ZSHDA, nė njė kohė kur dihet nga tė gjithė qė kontratat janė konfidenciale dhe lidhen midis palėve. Ndėrsa nė ligjin “Pėr Librin nė RSH” gafat parimore, juridike dhe teknike janė nė ēdo kapitull tė ligjit, dhe mė shumė akoma, me njė frymė mė tė dukshme centralizuese, censuruese e kontrolluese nė projekt-vendimin “Pėr procedurat dhe kriteret e licencimit pėr ushtrimin e veprimtarisė botuese”, i cili do t’i dėrgohet Qeverisė pėr ta kthyer nė vendim. Botuesit nuk janė pėr licencim tė veprimtarisė botuese nga Ministria e Kulturės apo zyrat e drejtoritė e saj cilado qofshin (Neni 19/3, 20). Pas vendimit tė gjykatės dhe licencimit nga organet tatimore, cili ėshtė kuptimi i marrjes edhe tė njė licence tjetėr nga MTKRS?! Kontroll e censurė mbi botimet?! Centralizim i punės botuese private?! Presion (politik) pėr ato qė botojnė e duan tė botojnė botuesit e lirė?! Dhe aq mė tepėr pėrsėritja e licencės ēdo 3 vjet (!).
Kujtojmė se licencat e botuesve nė fillim tė viteve ’90, edhe pėr mungesė tė pėrvojės dhe legjislacionit pėrkatės, lėshoheshin nga Ministria e Kulturės. Kur PD mori pushtetin e quajti kėtė njė shkelje flagrante tė tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut, ndaj ia kaloi kėtė tė drejtė gjykatave dhe organeve tatimore. Ėshtė absurde dhe e pakuptueshme qė sot, nga zyrat qė drejtohen nga e njėjta forcė politike, hartohen e miratohen ligje dhe udhėzime qė bien nė kundėrshtim pikėrisht me kėto parime e tė drejta. Pikėrisht pėr kėto arsye ne i kemi kėrkuar njė takim ministrit aktual tė Kulturės, pėr t’i paraqitur shqetėsimin tonė pikėrisht pėr kėto tendenca qė risjellin centralizimin dhe kontrollin nė ushtrimin e veprimtarisė sė lirė private dhe rifutin frymėn e burokracisė nė punėn e administratės shtetėrore. 
Botimi ėshtė njė veprimtari normale private nė kushtet e ekonomisė sė tregut dhe ushtrohet sipas normave dhe parimeve tė kėtij sistemi. Cilat janė veprimtaritė e tjera qė licencohen domosdoshmėrisht nga dikastere tė tjera nė Shqipėri? A ka praktika tė tilla, tė paktėn nė vendet demokratike tė Evropės ku botuesit privatė janė objekt i njė centralizimi dhe kontrolli tė tillė nga shteti aq sa dhe t’u diktohet se edhe pėr ēfarė duhet tė diplomohen, sa punonjės duhet tė marrin nė punė dhe se ēfarė duhet tė bėjnė, sa vjet pune duhet tė kenė pėrvojė nė profesion para se tė bėhen botues (!), tė “lusė” ca personalitete tė lėshojnė rekomandime se janė tė zotė e tė mirė, si dikur kur jepeshin rekomandime pėr t’u pranuar si anėtar i PPSH-sė, tė lėshojė njė seri deklaratash pėr tė mbushur dosjet e  zyrave pėrkatėse nė Ministrinė e Kulturės, tė punėsojė ca borde pėr ta “kėshilluar” botuesin se si duhet tė punojė e pėr t’i marrė atij ca parą, tė paraqesė tė gjitha kontratat qė ai lidh, qoftė edhe me punonjėsit e tij, edhe pse kėtu bėhet njė punė paralele me zyrat e punės, organet tatimore, etj. Mė duket se ėshtė fare e qartė se ata qė po pėrgatitin akte tė tilla nėnligjore mbajnė akoma erė myk komunizmi, nuk dalin dot akoma nga mėnyra e tė menduarit e tė punuarit tė administratės moniste, kur ēdo gjė ishte e centralizuar, madje edhe marrėdhėniet familjare, dhe tendenca ishte kontrolli i ēdo gjėje dhe kujtdo. Ata qė pėrgatisin dhe lėshojnė materiale tė tilla harrojnė se botuesit nuk janė mė ndėrmarrjet shtetėrore tė krijuara dhe tė varura pėr ēdo gjė nga shteti, kur edhe plani i botimeve, edhe organikat, edhe nivelin e pagave pėr ēdo vend pune, etj., duhet tė miratoheshin mė parė nga “Lart”. Botuesit privatė janė biznesmenė tė lirė dhe punonjės tė pėrkushtuar tė kulturės qė i kanė dhėnė shoqėrisė dhe kanė pasuruar kulturėn shqiptare nė kėto 16 vjet mė shumė nga ē’kanė bėrė tė gjitha qeveritė e pas viteve ’90 tė shekullit tė kaluar tė marra sė bashku.
Nė “Ligjin pėr librin nė RSH” ka edhe nene tė tjera qė cenojnė veprimtarinė botuese nė Shqipėri, tė cilat, pėr hir tė sė vėrtetės, janė shtuar apo ndryshuar pasi grupi i punės (e vlerėsojmė punėn e tij profesionale) ia ka dorėzuar juristėve tė MTKRS-sė pėr tė kaluar mė pas nė zyrat e komisionet juridike tė Qeverisė dhe Parlamentit. Tė tilla janė cenimi i pronės sė botuesve (neni 45, dorėzimi i kopjeve tė detyruara), bėrja publike e tė dhėnave konfidenciale tė librit (neni 21/g, Identifikimi i librit), masat praktikisht tė pazbatueshme administrative ndaj shkelėsve tė ligjit (neni 48, kundėrvajtjet administrative), pėrbėrja formale e KKLNL-sė (neni 10, pėrbėrja e KKLNL-sė), regjistrimin nė ZSHDA tė kontratave tė botimit (neni 22, kontrata e botimit), etj.
Por le tė kthehemi edhe njė herė te problemi i certifikimit tė kontratave nė ZSHDA dhe te replikat nė shtyp me kėtė zyrė. Ne nuk jemi kundėr, madje e pėrshėndesim krijimin e njė zyre pėr mbrojtjen e tė drejtave tė autorėve shqiptarė, tė cilėt duke mos qenė persona juridikė, siē janė botuesit, do tė kishin nevojė pėr mbrojtje juridike nė rast mosmarrėveshjesh e konfliktesh me botuesit, librarėt, distributorėt, etj. Ka edhe pėrvoja ndėrkombėtare tė krijimit tė kėtyre zyrave, si, pėr shembull nė Itali ku vepron SIAE, e cila nuk varet nga shteti, por ka mbledhur rreth vetes autorėt e interesuar pėr tė mbrojtur tė drejtat e tyre. Pra, edhe ZSHDA, siē e thotė edhe emri i saj, krijohet pėr mbrojtjen e tė drejtave tė autorėve tė interesuar dhe nuk mund t’i vėrė detyrime botuesve pėr tė paraqitur kontratat qė lidhin me autorėt, kontrata qė lidhin me librarėt (!), tė paraqesin listėn e autorėve qė do tė botojnė (!), tė paraqesin njė sėrė dokumentesh tė noterizuara deri edhe te mandat-pagesat e honorarėve qė marrin autorėt (!). Madje, u dashka edhe prokurė e veēantė pėr personin qė do tė paraqitet nė ZSHDA, pasi kjo zyrė nuk mund tė pranojė tė komunikojė me persona ēfarėdo e t’i lutet asaj qė tė pranojė dokumentacionin e shtėpive botuese pėrkatėse (!).
Tė nderuar zonja e zotėrinj tė ZSHDA-sė! Ne po jua themi fare hapur mendimin tonė, juve dhe atyre qė nė mėnyrė tė papėrgjegjshme miratojnė ligje nė vendin tonė. Ju dhe dhjetėra agjenci tė tjera si ju mund tė krijohen pėr mbrojtjen e tė drejtave tė grupeve tė veēanta profesionesh tė ndryshme, por nuk ka pse tė varen dhe tė financohen nga shteti. Ne na duket luks i madh pėr njė vend si ky i yni, me jo mė shumė se 30 – 40 botues aktivė gjatė gjithė vitit, dhe qė e kanė veprimtarinė botuese parėsore nė punėn e tyre, tė mbajė e tė paguajė zyra si ju, me njė rrjet tė tėrė nė gjithė vendin. Ato do tė ishin me mė shumė efikasitet shoqėri private, tė paguara nga personat e interesuar qė do tė aderojnė nė tė, tė paguar dhe mbėshtetur, ndoshta, edhe nga aplikime dhe programe tė ndryshme pėr nxitjen e veprimtarisė sė tyre. Ato do tė ishin shumė efikase si zyra tė konsulencės juridike, kryesisht pėr autorėt, por edhe subjektet e tjera tė interesuara. E thėnė mė thjesht, ato do tė ishin avokatėt e autorėve nė rastet e konflikteve dhe mosmarrėveshjeve me blerėsit e tė drejtave tė tyre, ashtu siē veprojnė sot nė tė gjitha vendet ku nė sistem ėshtė demokracia dhe veprojnė ligjet e ekonomisė sė tregut dhe konkurrenca e lirė.
Sė fundi, meqė nė mėnyrėn mė prepotente tė njė administratori nė shkrimin tuaj urdhėroni “Zbatoni ligjin! – ėshtė e vetmja kėrkesė qė kemi!”, ju kujtoj sė nė ligjin nr.9380, datė 28.04.2005 “Pėr tė drejtat…”, neni 45, nuk pėrcaktohet dhe nuk detyrohet botuesi qė tė paraqesė kontratat nė ZSHDA. Nėse autorėt janė tė interesuar qė kopjen e tyre tė kontratės ta paraqesin te ju, kjo ėshtė punė e tyre. Por ne nuk mund tė vihemi nė shėrbimin tuaj dhe nė emėr “tė sė drejtės…” ju tė cenoni tė drejtat e tė tjerėve, nė kėtė rast tė botuesve privatė.
Ndėrsa pėr konstatimin tuaj, kur shkruani nė gazetė se “Frika juaj ėshtė e pakuptimtė”, ju kujtoj se unė kryej njė veprimtari tė pavarur, i nisur nga motive personale dhe kam qenė dhe jam i lirė nė kėtė zgjedhje, ashtu siē jam i lirė tė bėj njė zgjedhje tjetėr kurdo qė ta shoh tė arsyeshme. Por ju nuk mund ta kuptoni kėtė. Ndėrsa frika ime ju duket e pakuptimtė, mua mė duket me shumė kuptim dhe fare e qartė frika juaj kur insistoni tė merreni me punė dhe kompetenca qė nuk ju takojnė, nė mėnyrė qė eprorėt tuaj tė shohin sa tė domosdoshėm jeni me zyrat e reja qė keni hapur e qė do tė shtrihen si rrjetė nė gjithė vendin, por me paratė tona si taksapagues.

 

Botuar pėr herė tė parė  nė gazetėn “Standard”
Tiranė, 28 qershor 2007

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Botė nė pėrkthim

Europa krijuese

 

 

  

 

Porosi Online
Bėni porosinė pėr librin tuaj tė preferuar, vetėm pėr Tiranėn...