Kontakte     Indeks     Pershtypje     Porosi Online  

 

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
intervista
libri artistik
poezia shqipe
kritikė letrare
libri artistik i pėrkthyer
libri studimor i pėrkthyer
trashėgimi kulturore
opinione
lista e ofruar per shitje

 

kėrko

Katalogu i botimeve

Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume

revista Universi Shqiptar i Librit - poezia shqipe

     

Poezia e njė njeriu tė vetėm

... Poezia e Demir Gjergjit, si e ēdo poeti tjetėr, ka hyrė nė poezinė shqipe nė njė kohė dhe nė njė hapėsirė tė caktuar, si pjesė e dramės njerėzore. Ajo pėrthyhet qė nga fundi i viteve ’70, deri nė ditėt e sotme.

Demir Gjergji Vetėm (V)era vjen

 

Ajo ėshtė konsideruar gjithmonė njė poezi e hapur dhe e natyrshme, me njė sinqeritet tė rrallė pėr botėn e sofistikuar. Ky sinqeritet prodhon frikėn e njeriut qė ndodhet gjithmonė brenda katrahurės. Por kjo nuk ėshtė katrahurė e pėrgjithshme. Ajo ėshtė katrahura e njė njeriu tė vetėm. Kėshtu kemi hyrė qenėsisht nė poezinė e sotme moderne, qė pranon botėn e ēdo njeriu. Demir Gjergjit i duhet tė shtojė pjesė tė njė pohimi...

Poezia e Demir Gjergjit u shfaq sė pari brenda mitit letrar, tė krijuar nga njė poezi e madhe shqipe, duke shpallur besnikėrisht prejardhjen e vet. Me Demir Gjergjin jemi dhe nuk jemi brenda poezisė klasike, tė organizuar, tė matur dhe tė rregullt. Kėshtu Demir Gjergji fillon ta pėrkthejė dhe ta transmetojė veten e tij sė brendshmi, derisa gjendet nė njė botė pa masė dhe pa kufij, ku rrethanat personale bėhen gjithnjė e mė dramatike, mes pohimit dhe mohimit. Demir Gjergji ėshtė njė poet qė flet gjithnjė pėr veten.
Poezia e tij kthehet dalėngadalė dhe qetėsisht nė njė poezi tė lojės dhe dramacitetit mes vuajtjes dhe fajit, ku nuk dihet se kush ėshtė pohimi dhe kush ėshtė mohimi. Njeriu kėshtu ėshtė gati tė humbasė dhe tė alienohet, po tė mos gjejė shpėtimin. Dhe shpėtimi ėshtė dashuria, me tė gjithė variacionet e veta. Qė tė hysh dhe tė penetrosh thellė nė botėn njerėzore, ėshtė e nevojshme tė vėsh maskat. Nė tė kundėrt, nė pėrpjekjen e njeriut pėr tė gjetur dashuri, tė gjithė maskat bien. Ja pse i duhet poetit dashuria, pėr tė pohuar deri nė fund sinqeritetin e tij mashkullor.  

Dashuria ėshtė trualli i vetėm i Demir Gjergjit, ku pėrputhet sinqeriteti i tij poetik me atė njerėzor. Dhe ky sinqeritet pėrputhet, gjithashtu, me kohėn qė jetojmė dhe qė e zmbraps vazhdimisht artikulimin e pėrgjithshėm tė mirėbėrėsisė, humanizmit, organizimit, filantropisė e tė tjera e tė tjera gjasa qė bota ka prodhuar deri sot. Por poeti nuk ka nevojė tė gjendet krahas artikulimeve tė tjera. Poezia mbetet vetėm me veten, nė njė botė qė nuk mund ta shohėsh dhe nuk mund ta vėsh re, po tė mos ēelėsh dritėn poetike. Kjo ėshtė vetmia e tij sublime, qė nuk pėrmban brenda as artikulimin e drejtėsisė, as artikulimin e mashtrimit, as artikulimin e tė tjerėve. Ai kthehet nė njė qenie mė vete, nė qenie poetike. Mbetemi kėshtu brenda njė universi, ku poeti endet pothuaj i pastrehė nga gjithēka dhe nga e gjithė ēatia njerėzore, si shprehje e plotė e njeriut tė vetmuar.
Kthehemi kėshtu nė njė botė pothuajse natyrale, ku fjala shėrben si njė armė pėr t’u mbrojtur me njė mekanizėm, qė bėhet gjithnjė e mė i sofistikuar.

Demir Gjergji i kthehet dhe i rikthehet tė vetmit fabrikim njerėzor, atij tė fjalės, sa duke e respektuar, sa duke e pasuruar rregullin e gjallė metrik, qė poezia shqipe vazhdon ta trashėgojė gati si njė rikthim tė vazhdueshėm. Nė poezitė e shumta metrike dhe muzikore tė vėllimit, pėrtėrihet sa mjeshtėria e Demir Gjergjit, aq edhe mjeshtėria e poezisė popullore qė e ka mėkuar. Disa prej tyre janė poezitė mė tė ngrohta tė tė gjithė vėllimit, pasi i vėnė fjalėt shumė pranė, gati tė puqura me njėra-tjetrėn...
Do tė mjaftonte njė poezi e vetme e Demir Gjergjit, pėr tė shpalosur tė gjithė lėndėn e tij tė nderur poetike.
Dashuri e thellė, qė s’di tė thuhet dot, krahu ballkanik, myshku i zhgėnjimit, ku myken apostujt, shpirti i shkrehur nė vaj, ku do tė dijė zemra ta shpėrthejė gjithmonė dhe, mė nė fund, nė njė skaj krahėt si shandanė, ku gajaset njė trėndafil i bardhė, qė gjithsesi, ėshtė trėndafil i tjetėrkujt (Dhuratė e kthyer)...

Nė fillim Demir Gjergji ka krijuar burimin, pastaj lumin dhe pastaj ka hyrė nė detin e pafund. Herė pas here si rrufe tė shpejta vijnė mesazhet e SMS-ve tė ditės...

Demir Gjergji kėrkon tė gjejė se si arrin njeriu tė pėrbėhet prej natyrės, si del trupi i tij prej reve dhe valėve dhe ku kthehet pėrsėri.
Por mė e rėndėsishme ėshtė se ēfarė marrin njerėzit nga njėri-tjetri.

Demir Gjergji ndjek rrugėn e poezisė popullore shqiptare, e cila brilantet e veta i shfaq nė poezinė e dashurisė. Kjo poezi ėshtė prova e vetėpranimit dhe zbulimit tė vazhdueshėm tė vetvetes. Dashuria jep legjitimitetin e parė tė njeriut. Po a arrin njeriu tė legjitimohet nėpėrmjet dashurisė, kėsaj force tė fshehtė dhe tė magjishme? Rrugėzgjidhjet dhe pėrpjekjet janė tė shumta dhe tė tė gjithė jetės, derisa tė shkosh deri te Shėn Mėria. Ky ėshtė njė stėrmundim qė e tejkalon dėnimin e Sizifit.
Kėto janė vuajtje burri. Vuajtje tė njė burri tė vetėm dhe tė askujt tjetėr, tė njė njeriu qė krijon universin e tij, ku nuk hyn dot njė tjetėr. Kjo vetmi i krijon poetit-njeri dhe njeriut-poet njė gjendje ankthi dhe njė ndarje tė pėrtejme, deri pėrtej jetės, ku trupat janė si dy qirinj pėrpara varrit...

Nė kėtė vetmi tė pashoqe, ku ēdo gjė kthehet nė thėrrmijėza rėre, poetit i mbetet shoqėria e poetėve shqiptarė, shiu qė po vjen, dhe pėrsėri, dhe pėrsėri aromat e mrekullueshme tė gruas.

Ky ėshtė triniteti i poetit Demir Gjergji. Njeriu si njė qenie mes pėrmbytjes dhe ujit, ku vetmia e tij bėhet mė e pakapėrcyeshme se katrahura dhe kaosi, poezia shqipe qė ka ngritur ngrehinėn e vet madhėshtore, tė vetmen, ku strehohet poeti dhe fjala e tij dhe, sigurisht, femra. Ky trinitet sa vjen e bėhet mė i hapur. Ēdo hemisferė ka metamorfozėn e vet tė vazhdueshme. Kėshtu ndryshon edhe poezia qė strehon brenda edhe poetin vetė, kėshtu pėson metamorfozė edhe stuhia e thellė, qė nuk i shpreh dot zhurmat e veta, kėshtu pėson metamorfozė edhe trupi i gruas qė shfaqet me tė gjithė emrat e saj.
Nė riciklimin e tij poetik, poezitė pėr poetėt e tjerė shqiptarė si Poradeci, Fishta apo edhe Rreshpja, zėnė njė vend qė e kapėrcen mitin letrar dhe i aviten magjisė sė vetė jetės. Poezia mbetet po aq riprodhuese sa edhe njeriu. Nė kėtė botė, ku dora mbetet gjithnjė pezull dhe shtangur mbetet fjala dhe mbajtur fryma, mund tė thuhet pa frikė se njeriu gjithnjė ėshtė njė njeri e gjysmė, por asnjėherė njė gjysmė njeriu.

A e arrin ai kėshtu plotėrinė e tij? Ndoshta...
Demir Gjergji nė krijimtarinė poetike ka bėrė edhe sprova tė matematikės poetike.
Mall + mall = dashuri.
Vetmi + vetmi = miqėsi.

Ndoshta kjo ėshtė pėrgjigjja mė e madhe pėr vetminė njerėzore.
Ėshtė njė botė, ku detet u fshihen lumenjve. Ėshtė njė botė, ku gjithnjė kapėrcehen edhe limitet e metaforave, ku fjala pėrplaset me veten, e gėrryen ose e ha.

Rregulli i shenjave kapet nga miti, qė shndėrrohet nė njė domethėnie tė zbrazėt dhe tė pėrdorshme, si nė njė treg tė vazhdueshėm. Poezia nuk e pranon njė treg tė tillė, tė hapur natė e ditė, si nė njė rrugė turistike, ku shpresojmė tė na hyjnė pėr tė blerė.

Kush tė dojė, le tė hyjė nė poezinė e Demir Gjergjit, kjo ėshtė bukuria e shfaqjes sė tij nė letėrsinė shqipe. Ai nuk imponon. Ai ėshtė i pranishėm. Ai ėshtė njeriu i zakonshėm, qė pothuaj nuk vihet re dhe pikėrisht pėr kėtė krijon shtegun e tij, pa tė cilin ne nuk do tė ishim kėta qė jemi.

Ėshtė e vėrtetė qė edhe ne kemi mitin letrar, si njė formė qė mbushet gjithnjė me mendim dhe qė merr prej konceptit tė letėrsisė njė domethėnie tė re. Demir Gjergji e mbush poezinė me elemente tė natyrės, pasi edhe njeriu vetė ėshtė natyrė. Dhe si bir i natyrės, ėshtė lindur nga tė tjerė dhe do tė lindė tė tjerė, nė njė pėrplasje pa cak.   

Ashtu si njeriu edhe ēdo gjė tjetėr merr njė kualitet gati natyror. Dhe si kualitet natyror, ai ndryshon vazhdimisht, kėsaj here me poezinė e Demir Gjergjit. Poezia bashkėkohore ėshtė pranuar si njė sistem regresiv, qė ndahet nga gjithēka tjetėr, duke konkurruar vetėm me domethėnien e vetė jetės dhe jo me modelet e saj...
Nė poezinė e Demir Gjergjit, nuk mbetesh dot fare dhe fare vetėm.
Kjo ėshtė njė meritė e vetmisė sė tij dhe e vetmisė sonė si besimtarė tė poezisė.


Natasha Lako

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Botė nė pėrkthim

Europa krijuese

 

 

  

 

Porosi Online
Bėni porosinė pėr librin tuaj tė preferuar, vetėm pėr Tiranėn...