Kontakte     Indeks     Pershtypje     Porosi Online  

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
lista e ofruar per shitje

 

kėrko

Katalogu i botimeve

Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume
Na kontaktoni

Botimet Toena

Rruga "M. Gjollesha"

K. P. 1420

Tiranė - Shqipėri.
Tel:+355 4 22 40 116
      +355 4 22 58 893

Fax: +355 4 22 40 117
E-mail: toena@toena.com.al
            redaksia@toena.com.al 

Veprimtari

     

Fatos Kongoli - Bolero nė vilėn e pleqve

 

Ditėn e premte, dt. 06.02.2009, ora 12.00, nė sallėn e Akademisė sė Shkencave, Instituti i Librit dhe i Promocionit TOENA organizoi aktivitetin letrar me rastin e promovimit tė librit tė ri tė shkrimtarit Fatos Kongoli, "Bolero nė vilėn e pleqve".

 

Nė kėtė aktivitet referuan njerėz tė njohur tė letrave shqipe, duke u prezantuar sė pari nga vetė botuesi Fatmir Toēi:

“Fatos Kongoli ėshtė njė shkrimtar qė ngjall interes dhe ėshtė pėrfaqėsuesi i letėrsisė sė tranzicionit. Ai ėshtė vlerėsuar si shkrimtar nė njė kohė qė letėrsia kėrkon identitetin e vet. Me kėtė roman, ai kėrkonte diēka ndryshe dhe ka prekur ēėshtjen e ekzistencializmit tė njeriut. Ėshtė njė roman tronditės”.

 

 

Vijoi ky takim me fjalėn e profesor Teki Biēokut:
“Kongoli nė 20 vite ka botuar 10 romane shumė tė mira, qė janė vlerėsuar me ēmimin nė Shqipėri. Librat e tij janė pėrkthyer edhe nė gjuhė tė huaja dhe kanė qenė tė suksesshėm. Jam i lumtur qė marr pjesė nė promovimin e romanit “Bolero nė vilėn e pleqve”.

 

 “Njė ndėr romanet mė tė mira tė Fatos Kongolit, nė mos mė i miri, po aq edhe njė nga romanet mė tė mira tė viteve tė fundit nė gjuhėn shqipe. Njė roman i ironisė dhe hidhėsisė sė trishtuar, romani i debatit emancipues.” – do tė shprehej pėr kėtė roman botuesja dhe shkrimtarja e mirėnjohur Flutura Aēka.


Pėr ta mbyllur kritiku Mark Marku, i cili, me fjalėn e tij, pėrgėzoi autorin pėr kėtė sukses, si vijimėsi edhe e titujve tė tjerė tė prezantuar prej tij.
“Romani i Kongolit reflekton botėn moderne dhe i pėrshtatet asaj. “Bolero nė vilėn e pleqve” reflekton pjekurinė e letėrsisė dhe romanit shqiptar. Ėshtė njė libėr mjaft interesant, qė unė e kam lexuar me njė frymė dhe mė ka tėrhequr shumė. Them se ėshtė romani tij mė i mirė deri tani.”

 

Vetmia, ekzistencializmi dhe bota e brendshme e njė femre nė romanin mė tė ri tė Kongolit


Sapo ėshtė hedhur nė qarkullim romani me i ri i Fatos Kongolit, romancierit mė tė spikatur, mė prodhimtar dhe, pa dyshim, mė tė rėndėsishėm tė dy dekadave tė fundit nė letėrsinė shqipe. Ndoshta vepra mė e mirė e shkruar nga Kongoli nė korpusin e tij prej 10 romanesh nė mė pak se 20 vjet dhe njė sėrė tregimesh qė nuk qėndrojnė mė poshtė se proza e tij e gjatė pėr nga mjeshtėria e rrėfimit dhe vlerat artistike.

 

Kongoli, i cili ka qenė jashtė Shqipėrisė prej disa muajsh, i ftuar nė njė tur tė gjatė takimesh nė Francė dhe vendet e Evropės Veriore, do tė fluturojė nga Amerika me datėn 5 shkurt dhe me datėn 6 shkurt do tė vijė nga Aeroporti i Rinasit drejt e nė sallėn e Akademisė sė Shkencave ku  do tė organizohet pėrurimi i romanit tė tij dhe do tė realizohet takimi me lexuesit e tij, tė cilėve u ka munguar prej kohėsh.


Romani i ri ėshtė njė pėrpjekje e mundimshme e autorit pėr tė depėrtuar nė skutat mė tė errėta tė psikikės njerėzore, njė tablo e errėt, me ngjyra tė rreme tė njė jete vanitoze dhe tė trishtueshme tė shoqėrisė sonė qė sapo ėshtė ēliruar nga kthetrat e njė shoqėrie tė mbyllur, por qė hapjen ndaj botės e pėrjetoi si shqyerje tė portave dhe lirinė si anarki, ku pasiguria e jetės sė njeriut, sidomos e femrės, rrezikoi tė fusė me pėrmasa tė frikshme gjithė shoqėrinė shqiptare nė rrugėn e deformimeve tė ndjeshme tė karakterit dhe tė vetė qenies.

 

Nė kėtė situatė gri veprojnė personazhet nė romanin mė tė ri tė  Kongolit. Dy pleq, nė njė vilė, dhe njė infermiere qė kujdeset pėr ta. Nė aktin e fundit tė jetės, pleqtė i shkruajnė letra njėri-tjetrit, tė cilat i zhdukin pa lėnė gjurmė, ndėrsa infermierja pėrpiqet mė kot t’i shtjerė nė dorė.


Botėn e mbyllur tė vilės e trazojnė kohė mė kohė doktori i familjes, njeri qejfli, hokatar dhe i paparashikueshėm; djali i pleqve, bos i njė firme tė fuqishme ndėrtimi, me gruan e tij tė re e tė bukur; vajza e madhe e pleqve, gjyqtare e rreptė; njė femėr enigmatike, po aq e bukur, veshur gjithmonė me tė zeza, etj.


Duke na sjellė me kėtė libėr prozėn e tij mė tė pėrkryer, Kongoli, pėrmes rrėfimit tė infermieres, zbulon misteret e saj, dramat e personazheve, me ndėrlikimet, dėshirat e fshehura, nė njė mjedis shpesh tė egėr, tė pamėshirshėm, ku femra ėshtė mė e pambrojtura.
Njė qasje ndaj ekzistencės njerėzore, qė nuk e kemi hasur mė parė nė letrat shqipe.

 

 

Fatos Kongoli

 

Fatos Kongoli, lindur nė Elbasan mė 1944, ka studiuar pėr matematikė, pjesėrisht nė Pekin, pjesėrisht nė Tiranė, ku ėshtė diplomuar nė vitin 1967. Ka punuar pėr njė kohė tė gjatė si gazetar letrar dhe redaktor nė Shtėpinė Botuese “Naim Frashėri”. Ėshtė autor i njė vargu librash. Shquhen sidomos romanet e tij, tė vlerėsuar nga lexuesi shqiptar dhe i huaj. Librat e Kongolit janė botuar nė Francė, Itali, Zvicėr, Greqi, Gjermani, Poloni, Sllovaki, Bullgari, Serbi, Britani e Madhe, me jehonė nė disa nga gazetat dhe revistat mė tė mėdha europiane si Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, L’Express, Magazine Littéraire, Der Tagesspiegel, The Guardian, The Indipendent, etj. Ėshtė tri herė fitues i ēmimit vjetor pėr librin mė tė mirė nė prozė dhėnė nga Ministria e Kulturės (1995, 2000, 2002), si dhe i ēmimit Velia (2000). Ėshtė fitues i ēmimit ndėrkombėtar “Balkanika”-2002. Ėshtė fitues, gjithashtu, i ēmimit mė tė lartė letrar nė Shqipėri “Penda e Artė” (2004). Shoqata e Botuesve Shqiptarė e ka vlerėsuar me ēmimin “Shkrimtari i vitit” pėr 2006-ėn, ndėrsa romani “Lėkura e qenit”, pėrkthyer nė gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 nė Gjermani. Ėshtė anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė.

 

Tė dhėnat teknike tė botimit:

 

 

 

Autori: Fatos Kongoli
Titulli: Bolero nė vilėn e pleqve
Lloji: Roman
Shtėpia Botuese Toena
ISBN: 978-99943-1-461-4

Faqe: 288

Formati: 13x20
Ēmimi: 600 lekė

 

Zyra e shtypit

dhe informacionit TOENA

Veprimtari

INSTITUTI I LIBRIT DHE I PROMOCIONIT organizon "KOLONIA E PIKTORĖVE SHQIPTARĖ 2014" 

  

 

Porosi Online
Bėni porosinė pėr librin tuaj tė preferuar...
Universi Shqiptar i Librit
Informacion, Opinione, Letersi, Probleme... me shume