|
 |
LIBRI SHQIP NĖ PANAIRIN E SELANIKUT
Nga Shqipėria mori pjesė Shtėpia Botuese Toena dhe shkrimtari Fatos Kongoli .
Ėshtė viti i 5-tė radhazi qė zhvillohet kjo veprimtari, e cila qėndroi e hapur deri nė datėn 2 qershor 2008. Organizatorė tė kėsaj veprimtarie ishin Qendra Kombėtare e Librit Grek, Shoqata e Botuesve dhe Librave tė Greqisė sė Veriut dhe HELEXPO (Qendra e Organizimit tė Panaireve pėr Greqine e Veriut). Kjo veprimtari, pėr tė pestin vit radhazi u mbėshtetet fuqimisht nga Ministria e Kulturės sė Greqisė. Pretendimi i organizatorėve pėr ta kthyer panairin ndėrkombėtar tė librit nė Selanik si pikėtakimin mė tė rėndėsishėm tė librit pėr gjithė Evropėn Juglindore duket se po bėhet realitet, sepse nė kėtė edicion, qė shtrihet nė njė sipėrfaqe prej 12.000 m2, morėn pjesė botues nga mė se 50 vende tė ndryshme tė botės. E ftuara e veēantė e kėtij edicioni ishte Franca, e cila u paraqit me njė stendė pėrfaqėsuese madhėshore. Nga Shqipėria u pėrfaqėsua me stendė tė veēantė Shtėpia Botuese "Toena" e Tiranės (Salla nr.14, stenda nr.12 a). Librat qė ajo ekspozoi nė kėtė panair kanė ngjallur interes nga vizitorėt e shumtė shqiptarė nė emigracion. Nė mėnyrė tė veēantė botimet me temė nga historia, botimet pėr fėmijė dhe letėrsia artistike, kryesisht romanet nga autorėt mė tė njohur. Nga autorėt mė tė kėrkuar janė Fatos Kongoli, romani i Ben Blushit "Tė jetosh nė ishull", Diana Ēuli etj. I ftuar i veēantė nė kėtė panair ėshtė edhe shkrimtari Fatos Kongoli, pėr tė cilin do tė organizohet edhe njė perurim i romanit tė tij "Jetė nė kuti shkrepsesh", i sapobotuar nė gjuhėn greke nga Shtėpia Botuese ALDE. Takimi me shkrimtarin Fatos Kongoli. nė stendėn e botuesit tė tij nė greqisht ALDE, do tė organizohet ditėn e dielė, me datėn 1 qershor 2008, ora 13.30 - 14.30. Ky ėshtė romani i tretė i Kongolit nė gjuhėn greke. Mė parė janė botuar "Ėndra e Damokleut" nga shtėpia botuese "Kedros" dhe "Kufoma" nga Shtėpia Botuese "Kastaniotis". Njė roman i katėrt i tij, "Lėkura e qenit" ėshtė nė proces botimi nga shtėpia botuese "Patakis". Mbi 150 veprimtari me librin u organizuan gjatė ditėve tė Panairit tė Selanikut. Pjesa mė e madhe ishin takime me shkrimtarėt e ftuar dhe pėrurimet e librave tė reja, por edhe diskutimet e debatet pėr pozitėn e librit nė kohėn e sotme, mundėsitė e bashkėpunimit rajonal etj. Njė prej veprimtarive mė tė rėndėsishme ishte tryeza e rrumbullakėt me organizatorėt dhe pėrfaqėsuesit e Ēmimit "Ballkanika" (romani mė i mirė i Ballkanit), ku veē botuesve qė pėrfaqėsua vendet respektive tė Ballkanit morėn pjesė edhe shkrimtarėt fitues tė kėtij ēmimi nė vite, si Vladislav Bajac (Serbi), Fatos Kongoli (Shqipėri), Alek Popov (Bullgari), Pavlina Lazarevska (Maqedoni), Can Oz (Turqi), Vasile Andru (Rumani) etj. Komisioni organizator i Ēmimit "Ballkanika" diskutoi edhe pėr mundėsinė e zgjerimit tė kėtij ēmimi nė tė gjitha shtetet ballkanike. Botuesi shqiptar qė pėrfaqėsoi Shqipėrinė nė kėtė ēmim ishte Shtėpia Botuese Toena e Tiranės.
ZYRA E SHTYPIT E SHTĖPISĖ BOTUESE TOENA
|