Kontakte     Indeks     Pershtypje  

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
lista e ofruar per shitje

 

kėrko
Na kontaktoni

Botimet Toena: Rruga "Muhamet Gjollesha"; Kutia Postare 1420; Tiranė - Shipėri.
Tel:  +355 4 258839;

+355 4 240116
Fax: +355 4 240117
E-mail:toena@icc-al.org toena@toena.com.al
redaksia@toena.com.al 

Veprimtari

     

Nė kuadrin e Panairit tė 10-tė tė Librit "Prishtina 2008"

TOENA PROMOVON DIANA ĒULIN DHE FLUTURA AĒKĖN NĖ PRISHTINĖ Veprat mė tė fundit tė shkrimtareve Diana Ēuli dhe Flutura Aēka u pėruruan para lexuesve dhe dashamirėve tė librit nė Prishtinė, gjatė ditėve qė u organizua Panairi i 10-tė i Librit "Prishtina 2008".

 


Nė bashkėpunim me Bibliotekėn Kombėtare-Universitare tė Kosovės dhe nė mjediset e kėsaj tė fundit, Instituti i Librit dhe Promocionit "Toena" vendosi tė promovonte kėtė herė veprėn e shkrimtareve femra, duke mundėsuar edhe kontaktin e drejtpėrdrejtė tė tė interesuarve me vetė autoret.

Diana Ēuli, njė prej shkrimtareve mė tė njohura dhe mė tė sukseshme tė viteve tė fundit, aktualisht deputete nė kuvendin e Shqipėrisė dhe njė prej veprimtareve mė tė dalluara kryesisht nė mbrojtje tė femrės shqiptare kthehet nė Prishtinė pothuaj pas njė dekade. Ka shkruajtur romane, tregime, drama, pėrkthen nga disa gjuhė, por njihet kryesisht si romanciere. Pėr vitin 2007 ėshtė shpallur si "Shkrimtarja e vitit" nga Shoqata e Botuesve Shqiptarė pėr romanin e saj "Gruaja nė kafe".
Librat qė do jenė objekt i pėrurimit nė takimin me shkrimtaren nė Prishtinė janė: "Diell nė mesnatė", "Gruaja nė kafe", "Rekuiem" dhe “Dhe nata u nda nė mes".
Takimi me Diana Ēulin u organizua nė mjediset e Bibliotekės Kombėtare-Universitare, ditėn e martė, datė 20 maj 2008, ora 11.00. Pėr Diana Ēulin folėn botuesi Fatmir Toēi, shkrimtari Mehmet Kraja dhe studiuesja e njohur Shefkije Islamaj.

Flutura Aēka ėshtė poete e njohur, romanciere, botuese me nuhatje pėr botimin e autorėve tė njohur, por edhe si publiciste active, kryesisht pėr problemet e librit, kulturės dhe ato sociale. Rrugėtimi i saj drej Kosovės ėshtė njė prej dashurive tė saj, ndaj dhe ėshtė shumė e njohur prej lexuesve kosovarė. Veprat qė ajo do tė paraqesė para lexuesve tė Prishtinės janė: "Hiri", "Zbathur" (poezi), "Kryqi i harresės" dhe "Lutje dimri" (poezi). Me vėllimin e zgjedhur me poezi "Lutje dimri" botuesi i "Toenės" e ka futur nė kolanėn e artė tė "poezisė sė zgjedhur shqipe".
Takimi me Flutura Aēkėn u organizua ditėn e martė, datė 20 maj 2008, ora 16.00 nė mjediset e Bibliotekės Kombėtare-Universitare tė Prishtinės. Pėr Flutura Aēkėn folėn botuesi Fatmir Toēi, studiuesit Ali Aliu e Emin Kabashi, poeti Ali Podrimja etj.

 

 

Roman mbi vrazhdėsinė e realitetit

Diana Ēuli - Gruaja nė kafe

 

Botimi i ēdo libri tė mirė ėshtė festė. Ėshtė festė sidomos kur botohet njė roman i mirė dhe kur autori ėshtė njė grua. Thuhet se romani ėshtė maturė e letėrsisė. Kur femrat shkruajnė romane do tė thotė se letėrsia po jep me shumė sukses provimin e maturės. Ndėrsa unė e kam fjalėn pėr autoren e ēmuar tė romanit shqip Diana Ēuli.
Autorja e romanit me titull Gruaja nė kafe qė po pėrurojmė sot dhe qė nis Festėn e Librit nė Prishtinė, Diana Ēuli ėshtė autore e disa romaneve, autore e tregimeve, novelave e skenarėve tė disa filmave. Ėshtė autore e artikujve e studimeve letrare. Puna e saj e suksesshme shquhet edhe nė drejtime tė tjera: nė gazetari, nė politikė dhe nė fushėn sociale.
Megjithatė, puna e saj mė e frytshme duhet tė konsiderohet nė fushėn e krijimtarisė artistike - nė prozė. Ajo ėshtė autore e disa romaneve, ndėr to edhe me ēmime nė konkurset letrare dhe tė pėrkthyera nė disa gjuhė evropiane.
Romani Gruaja nė kafe i botuar sė fundi nga Shtėpia Botuese TOENA dėshmon se Diana Ēuli ėshtė shkrimtare qė vuan dhe shqetėsohet pėr realitetin shqiptar, njė shkrimtare qė nuk pajtohet me kėtė realitet dhe se ėshtė e ndėrgjegjshme pėr misionin e vet.
Jetojmė nė kohė shfytyrimesh, nė kohė krizash morale, qė shprehet jo vetėm nė materializmin e paskrupullt dhe banditizmin politik, ekonomik e kulturor, por edhe nė njė kohė me pėrpjekje tė shtuara pėr reduktimin e konceptit tė lirisė qytetare, me gjithė deklarimet pėr tė kundėrtėn.
Ky realitet i deformuar moral, social, politik, kulturor nė romanin Gruaja nė kafe paraqitet pėrmes dramės sė individit, por qė reflekton dramėn kolektive. Romani, nė tė vėrtetė, ėshtė njė paraqitje e kėtij realiteti.
Shqetėsimi krijues i shkrimtares Diana Ēuli nė romanin Gruaja nė kafe ėshtė e keqja e dhunshme ndėr ne edhe rreth nesh, mashtrimi, hipokrizia, dyfytyrėsia, njė realitet horrash e pėrfituesish. Viktimė e radhės sė mashtrimit dhe pėrfitimit ėshtė Gim Fortuzi. Dje, i kėrcėnuar, i rrezikuar dhe viktimė nga dhuna e pushtetit; sot, i pasigurt i rrezikuar dhe viktimė i njė realiteti tė zhytur nė krizėn morale.
Gim Fortuzi, kryepersonazhi i romanit, njė burrė rreth tė gjashtėdhjetave, i vetmuar, do tė pėrpiqet tė palosė pjesė tė mozaikut tė prishur kushedi sa larg, nė tė vėrtetė do tė pėrpiqet tė plotėsojė zbrazėtitė e mėdha tė krijuara nė kohėn kur kishte pėrjetuar dhunėn shtetėrore qė e kishte shndėrruar nė viktimė. Gim Fortuzi do tė pėrpiqet tė kapė kohėn e ikur pėrgjithmonė. Pėrpjekja e tij, pėr tė rigjetur veten e kohėn e tij tė humbur, nis nė kafenenė Dalai Lama Bar. Por, si ndodh zakonisht nė jetė, gjėrat e humbura rrallė e kurrė nuk gjenden, sidomos asnjėherė aty ku nuk kanė humbur. Do tė jetė kjo pėrpjekje e mundimshme e ngjitjes sė grimcave tė sė vėrtetės sė tij duke ndenjur e pritur nė kafenenė Dalai Lama Bar. Dhe do tė “gjejė”. Populli i sprovuar me tė gjitha i ka sintetizuar mirė kėto situata nė shprehjen “Ēka humbet mos u gjet!” ose “Ēka tė lypėsh do tė gjesh!” dhe Gim Fortuzi do tė provojė vėrtetėsinė e tė dy kėtyre pėrvojave tė endura nė jetėn njerėzore. Nė kėrkimin e rinisė sė humbur, nė kėrkimin e pėrjetimeve tė humbura, nė kėrkimin e dashurisė, ai do tė bindet se kohėt nuk kthehen edhe nė u kthefshin, ato kthehen nė njė formė, pėr tė cilėn nuk jemi tė vetėdijshėm nėse ėshtė e vėrteta ose njė pėrhumbje e jona e sėrishme pėr tė cilėn paguhet njė ēmim i madh. Nė kėrkimin e rinisė sė humbur, nė kėrkimin e dashurisė e tė pėrjetimeve tė humbura ai do tė “gjejė” diēka tjetėr: do tė gjejė ashpėrsinė e dhunėn e realitetit, shfytyrimin e njeriut nė kushtet e rrethanat nė tė cilat ai kishte arritur tė kompensonte vetėm jetėn e tij materiale, po jo tjetėr ēka. Nė situata tė kėtilla, zhgėnjimi ėshtė humbja mė e vogėl.
Pėrballja me hidhėsinė e jetės, me vrazhdėsinė e saj, pėrballja me tė vėrtetėn se mundėsitė tona janė shumė, shumė herė mė tė vogla se ē’jemi tė vetėdijshėm ta kuptojmė, se ajo qė ēka kaluar nuk kthehet kurrė, ėshtė njė pėrballje rrėnuese pėr individin, edhe pėr Gim Fortuzin, njė pėrballje qė nuk mund tė mbulohet me tė vėrtetėn e pranuar filozofike “prej pėsimit mėsimi”. Pėr Gim Fortuzin kuptimi aksiologjik i kėsaj tė vėrtete nuk ka vlera.
Tė ngjarėn e Gim Fortuzit, autorja e kthen nė sprova morale e psikologjike tė tij. Pėr dallim nga heroi i romanit tradicional, i gatshėm pėr kundėrvėnie e veprime, heroi i romanit tė sotėm gjendet nė rrethana tė kufizuara tė veprimit, nė qark tė mbyllur. Heshtja dhe pajtimi janė shpėtimi i vetėm.
Nė roman tregohen forcat qė ēojnė kah poshtėrimi, varfėrimi shpirtėror e degradimi moral i qenies njerėzore, i detyruar tė pranojė domosdonė e momentit dhe t’i pėrkulet normave tė psikologjisė oportune. Duke mbrojtur paprekshmėrinė e lumturisė personale, shkrimtarja pėrēon te lexuesi procesin e shkatėrrimit tė botės intime tė njeriut nė kushtet e pėshtjellimeve dhe konfuzioneve kolektive.
Romani Gruaja nė kafe i Diana Ēulit zbėrthen gjedhen realiste tė narracionit. Objektivizimi i qartė poetik sugjeron temėn, kohėn dhe hapėsirėn ku ndodh veprimi e ku lėvizin personazhet e romanit, ėshtė koha dhe hapėsira nė tė cilėn jetojmė, qė i njohim dhe qė po i provojmė. Personazhet e Diana Ēulit janė dhe personazhe tė njohura, ata jetojnė pranė nesh, i njohim, nė tė vėrtetė personazhet bėhen tė pėrfytyrueshėm lehtė apo mė mirė tė identifikueshėm nė realitetin tonė.
Nė nivelin e strukturės, pėrbėrėsit e romanit nuk paraqesin elemente tė veēanta tė poetikės, por pėrmes gjuhės evokuese mund tė dallohen konturet e veēanta tė njė realiteti tė kėtillė. Gjuha ėshtė nė funksion tė paraqitjes sė gjendjes fizike, shpirtėrore e emotive tė personazheve tė romanit. Nė rrafshin gjuhėsor ajo qė duhet tė thuhet, gjithsesi, ėshtė se kufijtė e pėrzgjedhjes gjuhėsore i ka pėrcaktuar tematika. Mund tė thuhet se romani ėshtė i motivuar estetikisht dhe gjuhėsisht.
Nė kohėn nė tė cilėn jetojmė, funksioni i letėrsisė bie fuqishėm dhe realiteti mė shumė ndikon nė tekstin sesa teksti nė realitetin. Romani i shkrimtares Diana Ēuli Gruaja nė kafe ėshtė dėshmi e kėsaj dhe e realitetit tonė tė njėmendtė: tė ashpėr, tė dhunshėm, shpesh jonjerėzor, kiē, sipėrfaqėsor, cinik. Romani zėshėm artikulon “padobishmėrinė” e ēdo etike ose tė ēdo pėrpjekjeje pėr humanizimin e njeriut tonė. “Se ka breza tė tėrė njerėzish, - thotė autorja, - qė u shkon gjithė jeta pa u pėrballur me asnjė lloj pėrmbysjeje, … se ka njerėz qė as nuk duan t’u ndodhė gjė, qė jeta u rrėshqet nėpėr duar si ujėt qė rrjedh dhe ashtu edhe e pėrfundojnė, pa ngjyrė, pa shije.” Shkrimtarja shpreh pakėnaqėsinė, dėshpėrimin, revoltėn dhe pashpresėn pėrmes Gim Fortuzit, nė tė vėrtetė romani nė mėnyrė diskrete, tė jo drejtpėrdrejtė, shpreh angazhimin shoqėror tė autores dhe pėrmban vizion tė qartė kritik.
Diana Ēuli ka gjetur njė mėnyrė jo imponuese pėr tė na e kujtuar, pėr tė na shėruar pa e ndier nga sėmundja e indiferencės, pėr tė na tė bėrė tė vetėdijshėm pėr rėndėsinė e mobilizimit kundėr sė keqes, pėrmes artit.
Romani Gruaja nė kafe i Diana Ēulit provon faktin e njohur se shkrimtari i vėrtetė mund tė jetojė vetėm nė realitetin e kohės sė vet dhe vetėm aty ai mund tė bėhet i ndėrgjegjshėm pėr pėrgjegjėsitė e tij morale e shoqėrore. Duke e pėrmbyllur shkrimin, dua ta pėrgėzoj sinqerisht autoren me urimin: Ardhshin edhe romane tė tjerė tė mirė nga pena e saj!

 

Shefkije Islamaj

Prishtinė
20 maj 2008


Fjalė pėr krijimtarinė letrare tė poeteshės dhe prozatores Flutura Aēka

Gjuha e prozės moderne dhe e poezisė sė ngrysur

 

Tė veēantat e poezisė

 

Nė radhė tė parė, autorja pėr krijimtarinė e sė cilės po flasim sot, ėshtė njė poeteshė, poezinė e sė cilės e karakterizon njė gjuhė e ngrysur, me njė ironi, karakteristikė e krijimtarisė moderne, njė varg tė gdhendur me kujdes, si nė planin gjuhėsor, ashtu edhe nė planin shprehės.
Kėto vija tė veēanta tė poezisė sė saj, tė thėna kėshtu nė mėnyrė shumė pėrgjithėsuese, as nuk e dėshmojnė mungesėn e ndonjė argumenti domethėnės nė punė tė realizimit tė vlerės, por as nuk e rivlerėsojnė aktin krijues poetik tė poeteshės Flutura Aēka. Ajo tanimė, qoftė edhe me vėllimin e fundit tė saj, Zbathur (Tiranė, 2007), thuajse ka shteruar gjithė kėrkimin e saj pėr tė shpaluar pėrmes vargut tė poezisė brengėn, dėshpėrimin, mėnjanimin, qė ėshtė veēanti e botės sė teknologjisė moderne, tėhuajsimin dhe ngrysjen, qė ėshtė tharmi gjuhėsor i poezisė sė saj nė tėrėsi, por i vėllimeve tė caktuara nė veēanti, si janė fjala vjen: Kurth’ i diellit (Tiranė, 2002), apo vėllimi Zbathur (Tiranė, 2007).

Gjuha e rrėfimit romanor

Pėr ēudi, njė shumė shumė e veēantė dhe shumė karakteristike nė rrafshin e rrėfimit romanor, po tė kėtyre shpalimeve dhe tė kėtyre veēorive qė u spikatėn pėr poezinė e saj, e hasim dhe nė romanet e autores Flutura Aēka, sidomos nė dy romanet e saj mė tė realizuar, Kryqi i harresės (Tiranė, 2004), dhe Hiri (Tiranė, 2006). Ndoshta ndonjė lexues mė tekanjoz se sa e duron mendėsia jonė e shijes sė vlerave artistike, mund tė shtrojė dilemėn, ėshtė poeteshė Flutura Aēka, apo ėshtė romanciere? Pėr mua, qė jam njė lexues i natyrshėm i krijimtarisė sė saj, njė lexues herė me laps, qė mėrtiset pėr secilėn shprehje poetike, qė nuk i mbush sy, apo si lexues qė hutohet fare pas njė forme krejt origjinale tė monologut tė saj romanor, ku pėrmasa e kohės herė rri pezull mbi ngjarjet qė ka marrė pėr temė rrėfimi, herė del para tyre, duke sugjeruar atmosferė tė caktuar rrėfimore, pėr tė cilėn atmosferė, mendoj, se ėshtė e arritura themelore e gjuhės sė aktit krijues, andaj edhe rrafshi mė i realizuar artistik i prozės sė autores Flutura Aēka.

 

Mėnyra e leximit tė poezisė

 

Cilat janė interesimet themelore tė krijimtarisė poetike tė poeteshės Flutura Aēka? Nuk e di a mund tė shtrohet njė pyetje e tillė, nė planin e argumenteve vlerėsuese pėr njė vepėr arti, por mė thotė mendja, qoftė si vėllime tė veēanta, duke u nisur qė nga pėrmbledhja e parė me poezi Tri vjeshta larg  (Elbasan, 1993), (njė titull shumė interesant dhe poetik), e deri te vėllimi i fundit Zbathur (Tiranė, 2007), dėshmojnė pėr qasje tė caktuar, krejt origjinale tė autores, fenomeneve tė ndryshme jetėsore dhe ecejakeve dhe pėrmbysjeve tė mėdha tė jetės shoqėrore, dėshmitare e tė cilave ėshtė edhe autorja. Pra, erdhėm te njė pėrkufizim domethėnės pėr aktin krijues, ėshtė pjesė e kohės kur krijohet, pra e kohės sė krijuesit, pa marrė parasysh se nga i merr motivet, siē thuhet pėr poezinė, apo nga i merr ngjarjet, siē thuhet pėr romanin dhe prozėn nė pėrgjithėsi, apo ėshtė njė veēim, njė ikje nga kjo pėrmasė kohe, njė, si tė thuash s’mbyllje me dashje pėr tė mos u ballafaquar me ato motive dhe me ato ngjarje. Mendoj, po ashtu, ky konceptim nuk bėn rrafshin themelor tė realizimit artistik tė poezisė sė saj, as tipologjinė e kėtij artikulimi artistik, por bėn tabanin e saj. Pra, shtratin ku e ka vetė autorja, duke ia dhėnė lėngun gjuhėsor, krejt tė veēantė pėr poezinė moderne shqipe, qoftė nė planin e kėrkimit tė shprehjeve poetike, qoftė nė rrafshin e ndėrtimit gjuhėsor tė poezisė sė saj. Do tė thotė, elementin e parė pėr tė krijuar njė tipologji tė poezisė sė saj, duke filluar qė nga vėllimi i parė e bėn gjuhė poetike e autores, e veēantė, herė me qėmtimin shumė kurajoz tė rrafshit shprehės, tė secilit varg e tė secilės poezi, herė me atmosferėn ngrysėse shprehėse, tė secilit varg e tė secilės poezi, herė me atmosferėn ngrysėse qė krijon poezia e saj.
Nė lexim tė parė, tė mbushet mendja se autorja nuk lodhet fort pėr tė kėrkuar motivet. Por, kur lexohet me vėmendje poezia e saj (e dihet kaherė kjo punė), njė kėrkesė e veēantė e artit poetik ėshtė filozofia e leximit, pra akti i leximit, mund tė thuhet se autorja del shumė e kujdesshme dhe pėr vogėlimat qė bėjnė tėrėsinė e poezisė sė saj, e vargut tė poezive tė saj, por edhe e tėrėsive poetike tė interesimeve tė autores. Kėsisoj, poezia e Flutura Aēkės, bėn fjalė edhe pėr mallin mėrguar diku skutave tė errėta tė kohėve shumė tė trazuar, sikur nuk i lėnė vend as pėr t’u ēmallur, shtron ēėshtjen e dilemės sė pėrjetshme tė artit tė fjalės poetike, a mos po ia zė frymėn e gjėllimit realiteti qė bėhet pjesė e atyre motiveve, mė tutje bėn fjalė edhe pėr kujtesėn, e cila ndonjėherė harron tharmin e krijimit tė saj, njerėzit dhe ngjarjet qė kanė lėnė gjurmė, qoftė nė jetėn e individit, qoftė nė jetėn e kolektivit qė i takon edhe poetesha. Pastaj, krejt pahetueshėm, vijnė e ngjeshėn dilemat e pėrjetshme pėr dobėsinė, a pėrparėsinė e gjinive, njė zė gruaje krejt i veēantė i poezisė sė saj, pėr tė cilėn liria e shpirtit nuk kėmbehet as me thashemnajėn e tėrė botės, apo njė stereotip mashkulli, qė nuk arrin tė tejkalojė as pragun e ardhjes sė pritshme, pėr tė pėrmbysur ēdo gjė qė ka ndėrtuar ai realitet kohor, si kod tė sjelljes dhe si mėnyrė jete. Kėto ishin vetėm disa prej planeve qė shpalohen, qoftė si mėnyrė e leximit tė poezisė sė Flutura Aēkės, qoftė si mėnyrė e pėrjetimit tė saj, por qoftė edhe si mundėsi e realizimit artistik tė kėsaj ane tė krijimtarisė sė autores.

 

Ndėrtimi artistik i personazheve

 

Folės dhe shkrues tė ndryshėm pėr romanet e Flutura Aēkės kanė hetuar disa prej anėve tė kėtyre krijimeve, qoftė duke u marrė me temat e romaneve tė saj, qė nga Vetmi gruaje (Tiranė, 2001), pėrmes Kryqit tė harresės, deri te romani Hiri, qoftė duke qėmtuar botėn e brendshme tė personazheve tė kėtyre romaneve, apo, nė fund tė fundit, duke gėrmuar nė mendėsinė e tyre, pėr tė gjetur rrafsh pėrkuese me realitetin mbi tė cilėn i ka ndėrtuar romanet e saj, autorja Flutura Aēka.
Kanė thėnė se ėshtė shkrimtare e shqetėsuar, e angazhuar, se ka vėnė nė pėrdorim tėrė forcėn e saj krijuese pėr tė zbuluar psikologjinė dramatike tė personazheve (Ahmet Selmani). Kanė thėnė pastaj se, ajo “ėshtė e ēliruar nga komplekset, dhe si e tillė, ajo ėshtė sa realiste, aq edhe origjinale e moderne nė trajtimin artistik tė dukurive tė realitetit, si nė rrafshin social e historik, ashtu edhe nė atė tė familjes dhe nė rrafshin intim e tė marrėdhėnieve dashurore”. (Mexhit Premēi). Mė tutje, kanė thėnė se “fjalinė e zhdrejtė tė saj nuk duhet ta kuptojmė si njė lajthitje e dobėsi tė autores, por si njė shpallje publike tė “belbėzimit tė gjeniut” (Hamit Xhaferi).
Nė disa raste, ėshtė pėrpjekje tė gjejnė shtresimet e rrafshit krijues tė autores, sidomos nė roman, ani s’e harrojnė se po ajo gjuhė shprehėse dhe po ajo mėnyrė krijimi ėshtė edhe nė poezinė e saj. Andaj, kanė thėnė se “prania e tretur bukur e miteve, e legjendave, e trilleve folklorike, i jep ca mė shumė dritė fantazisė sė saj…” (Josif Papagjoni).
Pėr ndonjė roman tė saj, ka edhe pėrkufizimi mahnitėse, sa tė mbushet mendja, se autori ose e ka lexuar veprėn si njė himn, ose si njė letėrsi fantastike. Sido qė tė jetė, ato shpalojnė gjithė reagimin qė ka ngjallur krijimtaria nė prozė e autores Flutura Aēka. Fjala vjen, kanė thėnė pėr romanin e saj tė fundit, se ėshtė njėsoj, si “tė kapėrcesh kufijtė, ose njė himn pėr dashurinė. Kėshtu, mund tė pėrkufizoj me pak fjalė romanin mė tė fundit tė Flutura Aēkės Hiri” (Klinton Nesturi).

 

Kozmosi jetėsor i personazheve

 

Personazhet e romaneve tė Flutura Aēkės, si pėr ēudi, sikur bėjnė jetė kozmike. Dashurohen, apo vdesin diku nė pėrmasėn e globit, pa marrė parasysh se ku zė fill dashuria e tyre, nė Prishtinė, apo nė Tiranė, nė Amerikė, apo nė Holandė, si dhe pa marrė parasysh ku ndodh vdekja e tyre, a e dashurisė sė tyre. E dashurisė sė tyre, si e vetmja mėnyrė e tė jetuarit njerėzisht, si njė mundėsi reale e leximit tė romaneve tė saj, dhe e konceptimit tė filozofisė sė saj krijuese.
Por, mbi tė gjitha, ato i bėn realizime artistike gjuhė e shkrimit, pra gjuha me tė cilėn ndėrton strukturėn jetėsore tė personazheve dhe strukturėn artistike tė romaneve tė saj, qė nga Vetmi gruaje, pėrmes Kryqit tė harresės e deri te romani Hiri.
(Dua tė besoj, se proza eseistike nė fund tė vėllimit me poezi Zbathur, me titull Kureshtaret e Pompeit, mund tė jetė njė qasje e re pėr njė temė krejt origjinale tė njė romani tė ardhshėm tė Flutura Aēkės).
Andaj mund tė thuhet, gjuha e rrėfimit modern e prozatores Flutura Aēka, pėrveē saktėsisė sė shprehjes, pėrveē sintaksės krejt shqip, tė saktė dhe tė qartė, ka njė lėngė dhe natyrshmėri qė do t’ia kishin lakmi krijues e stilistė mė nė zė. Kur merret me jetėn dhe fatet e njerėzve, kur pėrshkruan dhe shtjellon ngjarje nga jeta, ajo e lė hapur shtegun tokė-qiell, njė pėrmasė e ēuditshme kjo e romaneve tė saj, andaj bėn vend tė besojmė se rrėfimi nuk ėshtė njė modė, as njė kokėkrisje, por ėshtė njė domosdo pėr tė thėnė bėrthamėn e asaj qė njeriu e quan jetė dhe dashuri nė jetė, pėr jetėn dhe pėr njeriun, kudo qė ndodh ajo, jeta pra, dhe kudo qė ėshtė ai, njeriu pra.

 

Emin Kabashi

Prishtinė,  20 maj 2008

 

 

 

Veprimtari

TOENA 15 vjet pėrvojė nė fushėn e botimeve

 

Fituesit e ēmimeve tė panairit tė 10- tė tė librit “Tirana 2007”

 

Takim me rastin e 70-vjetorit tė akademikut Rexhep Qosja

Katalogu i botimeve
Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume
Universi Shqiptar i Librit
Informacion, Opinione, Letersi, Probleme... me shume