Kontakte     Indeks     Pershtypje  

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
lista e ofruar per shitje

 

kėrko
Na kontaktoni

Botimet Toena

Rruga "M. Gjollesha"

K. P. 1420

Tiranė - Shqipėri.
Tel:+355 4 22 40 116
      +355 4 22 58 839

Fax: +355 4 22 40 117
E-mail: toena@toena.com.al

toena@abcom-al.com 
redaksia@toena.com.al 

Veprimtari

     

Panairi i 10-tė i Librit “Tirana 2007” 14-19 nėntor

Panairi i 10-tė i Librit ēeli dyert pasditen e 14 nėntorit me njė ceremoni modeste, nė praninė jo vetėm tė shkrimtarėve, sikundėr ėshtė e udhės, por edhe pėrfaqėsuesve tė politikės.

 

         Sabri Godo              Fatmir Toēi

 

 

 

 

Ēelen dyert e Panairit tė 10-tė tė Librit

 

Midis tė pranishmėve Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ish-Presidenti i Republikės Rexhep Meidani, por edhe shkrimtarja e deputetja Diana Ēuli.
Shkrimtari dhe politikani Sabri Godo mbajti fjalėn e ēeljes, ku midis tė tjerash theksoi: “Teknologjia e avancuar e ka shtrėnguar librin. Ne shohim me keqardhje, se bijtė e nipat tanė nuk kanė tė njėjtin vullnet si ne dikur, pėr ta gdhirė me njė libėr. Nuk jam kundėr tyre, por them se libri pėrmban tėrė diturinė dhe kėtė nuk ka kush ta zėvendėsojė”. 
Kryetari i Shoqatės sė Botuesve dhe drejtuesi i “Toena”-s, Fatmir Toēi, gjatė ceremonisė sė ēeljes kėrkoi mė shumė mbėshtetje pėr librin nga institucionet shtetėrore. Ai vlerėsoi vullnetin dhe pasionin e botuesve, qė  me punėn e tyre bėnė tė mundur edicion pas edicioni panairet, por edhe punėn krijuese tė autorėve, qė gjithashtu i mban nė jetė pasioni i tyre. Por, tė gjithė kėta mbijetojnė, falė interesit nė rritje tė lexuesit shqiptar dhe ky panair ėshtė njė hap mė shumė pėr tė kthyer kryesisht tė rinjtė te libri dhe te dituria.
Siē tradita e do, pas njė ceremonie apo prerje shiritash ėshtė njė vizitė nė stendat e panairit, ajo qė e ka radhėn. Dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka preferuar tė mos humbasė aspak kohė, duke qenė me gjasė edhe e para vizitore e panairit qė mori dhuratė libra nga botuesit, stendat e tė cilėve vizitoi. 

 

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli dhe botuesja Flutura Aēka

 

Jubile, dhe rėndėsia e tij duket tė jetė jo e vogėl. Panairi mė i rėndėsishėm i librit ndėr shqiptarė u zhvillua nga 14 - 19 nėntor te Piramida qė u bė mikpritėsja e vizitorėve tė tij. Po ē’do tė thotė pėr botuesit, pa tė cilėt s’do tė mund ta rroknim kėtė edicion tė 10-tė tė tij. Domethėnia e tij ėshtė tepėr e madhe, sidomos kur sheh qė aty janė jo vetėm “Toena”, “Dituria”, “Ombra GVG”, etj., por edhe “Faik Konica” e Prishtinės, por edhe “Logos-A” apo “Vatra” nga Shkupi. Janė barriera tė kapėrcyera prej vitesh tanimė, e megjithatė ende nuk ka ardhur koha tė mos shihen me kureshtje. Por, vlera tejet e madhe qė ka libri nė shoqėri pranohet edhe prej atyre qė heshtin. Ėshtė dashur shumė mund pėr tė arritur nė kėtė dhjetėvjetor tė mbajtjes sė Panairit tė Librit. Petrit Ymeri ka gjetur pikėrisht ditėn e hapjes sė kėtij panairi pėr tė ritheksuar edhe njė herė mbėshtetjen qė mungon pėr librin. Ndaj edhe u shpreh: “Dua tė ritheksoj edhe njė herė faktin qė duhet mbėshtetur libri nga qeveritė, pa dallim ngjyre. I gjithė sistemi libror ka nevojė pėr mbėshtetje, qė nga botimi e deri te libraritė, shpėrndarja dhe mbėshtetja e aktiviteteve librore, e cila njeh zigzage nga mė tė ēuditshmet deri mė tani”.
Por, janė botuesit shqiptarė, ata qė kanė vullnetin e mirė pėr tė paraqitur ēdo gjė bukur nė stendat e tyre, sidomos edhe tė kėtij panairi. E ajo ēka kėrkohet nga disa prej tyre, ėshtė shndėrrimi i Panairit tė Tiranės nė ndėrkombėtar.

 

Botuesit nė Panairin e 10-tė tė Librit

 

 

 

Petrit Ymeri
Shtėpia botuese “Dituria” - Tiranė

 

“Kjo ėshtė ngjarja mė e rėndėsishme nė botėn shqiptare tė librit. Ėshtė Panairi i 10-tė, njė jubile pėr ne, e si i tillė, normalisht, duhet tė kishte njė vėmendje shumė mė tė madhe. Ky panair ėshtė i rėndėsishėm, pasi tė gjithė botuesit mund tė tregojnė nė kėto stenda arritjet e tyre tė njė viti, qė ka qenė njė vit mjaft i lodhshėm si pėr ne dhe pėr librin.”

 

 

 

 

Gėzim Tafa
Shtėpia botuese “Ombra GVG” - Tiranė

 

“Po, ky ėshtė njė jubile, e kjo do tė thotė se jemi njė dekadė me librin, njė dekadė me kėtė organizim. Nė 10 vjet ka ndryshuar i gjithė koncepti nė lidhje me veprimtarinė e librit, i gjithė koncepti mbi botimet, por mbi tė gjitha ėshtė emancipuar botuesi dhe lexuesi ka njė informacion bashkėkohor, tė pacensuruar. Pra, secili sjell nė konceptin e tij njė dekadė. Ky ėshtė njė dhjetėvjeēar qė s’mund tė quhet mė vogėlush, por qė nė vetvete libri shqip ka fituar fizionominė e tij dhe po krijon tiparin e tij themeltar.”

 

 

 

 

Luan Pengili
Shtėpia botuese “OMSCA-1” - Tiranė

 

“Ky panair ėshtė mė i rėndėsishmi pėr botuesit shqiptarė dhe me plot bindje mund tė them se ky ėshtė suksesi i tė gjithė botuesve shqiptarė. Nė kėto stenda, shtėpitė botuese pėrcjellin vlerat e tyre mė tė mira, dhe rėndėsia mė e madhe shkon pėr botimet mė tė mira tė vitit. E kjo ėshtė njė ndeshje mes shtėpive botuese, por sidomos njė pėrballje e rėndėsishme me lexuesin. Pasi, duke u gjendur para njė morie librash, do tė mund tė bėjė diferencėn, duke bėrė zgjedhjen e tij.”

 

 

 

 

Latif Ajrullai
Shtėpia botuese “Albas” - Tiranė

 

“Panairet janė gjithmonė shumė tė rėndėsishėm pėr botuesit, por sidomos pėr ne shqiptarėt paraqitet i rėndėsishėm, sidomos Panairi i Tiranės, pasi ėshtė i veēantė. Por, personalisht, do doja qė nė kėtė panair tė ishin edhe shtėpi tė tjera botuese, jo vetėm tė librit shqip. Nėse do tė bėja krahasim me atė tė Prishtinės, Tetovės apo Shkupit, ky ėshtė mė i miri qė ne shqiptarėt mund tė organizojmė. Por, sivjet vėrehet njė ndryshim tepėr i madh, pasi ėshtė kuptuar qė nėpėr panaire ajo ēka ėshtė gjėja mė e rėndėsishme, ėshtė qė libri tė promovohet, dhe jo vetėm tė shitet. Botuesit kanė kuptuar qė panairet janė vendet ku duhet tė bėhen prezantimet e librave, ku duhet tė takohen autorėt. Ajo qė kėrkoja nė kėtė pikė ku jemi ėshtė qė nė Tiranė tė mos e kemi panairin vetėm shqiptar, pasi i kemi kapacitetet dhe mund tė thėrrasim botues nga e gjithė bota.”

 

Nazmi Rrahmani
Shtėpia botuese “Faik Konica” - Prishtinė

 

“Secili panair ka njė rėndėsi tė posaēme, por ky i dhjeti ėshtė jubilar dhe shėnon rritjen e veprimtarisė botuese nė pėrgjithėsi. Ndaj edhe pėr ne, qė jemi pėrherė nė kėtė panair, ėshtė me rėndėsi tė veēantė, pasi mundemi qė edhe kėtė vit tė pėrcjellim botimet mė tė reja, por dhe ato mė tė rėndėsishmet e viteve tė shkuara. Edhe kėtė vit, tradita e shtėpisė sonė botuese pėr kryeveprat e shkrimtarėve mė tė rėndėsishėm shqiptarė s’do tė mund tė mungonte.”

Gentjan Gjonaj
Shtėpia botuese “Bota Shqiptare” - Tiranė

 

“Dėshira pėr tė nxjerrė sa mė shumė tituj e pėr t’i pasur nė Panair, besoj ėshtė njė dėshirė e tė gjithė botuesve, por kjo dėshirė nuk ka qenė qėllim nė vetvete. Ne kemi rendur si pas cilėsisė sė librave, ashtu dhe pas pėrmbajtjes sė tyre. Qėllimi ynė ka qenė tė sjellim nė Panair sa mė shumė tituj cilėsorė.”

 

 

 

 

 

 

Veprimtari

TOENA 15 vjet pėrvojė nė fushėn e botimeve

 

Fituesit e ēmimeve tė panairit tė 10- tė tė librit “Tirana 2007”

 

Takim me rastin e 70-vjetorit tė akademikut Rexhep Qosja

Katalogu i botimeve
Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume
Universi Shqiptar i Librit
Informacion, Opinione, Letersi, Probleme... me shume