|
Mė 10 shkurt 2009, Shtėpia Botuese Toena botoi dhe hodhi nė qarkullim dy libra tė rinj shkruar nga ministri i jashtėm i Shqipėrisė pėr vitet 1997-2001, z. Paskal Milo: Ditari i njė ministri tė jashtėm Konflikti i Kosovės 1997-2001 dhe Kosova nga Rambuje nė pavarėsi Intervista 1997-2008. Duke u nisur nga rėndėsia e madhe e kėtyre dy librave, qė u botuan pikėrisht nė njėvjetorin e Pavarėsisė sė Kosovės dhe 10-vjetorin e Konferencės sė Rambujesė, Instituti i Librit dhe i Promocionit Toena ka organizuar disa aktivitete promovuese nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė, tė Kosovės dhe Maqedonisė, me praninė e autorit tė tyre, z. Paskal Milo:
Mė 10 shkurt 2009, nė orėn 12.00 nė sallėn Balsha tė Hotel Tirana nė kryeqytet, ku pėrshėndetėn dhe dhanė vlerėsimet e tyre: botuesi Fatmir Toēi, presidenti i Shqipėrisė pėr periudhėn 1997-2002 prof. Rexhep Meidani, kryeministri i Shqipėrisė pėr periudhėn 1998-1999 dhe shkurt-korrik 2001, z. Pandeli Majko.
Mė 13 shkurt 2009, nė orėn 12.00, nė mjediset e Hotel Victory nė Prishtinė, ku pėrshėndetėn dhe dhanė vlerėsimet e tyre: botuesi Fatmir Toēi, prof. Rexhep Meidani dhe akademik Rexhep Qosja.
Mė 24 shkurt 2009, nė orėn 12.00, nė teatrin Petro Marko nė Vlorė: ku pėrshėndeti botuesi Fatmir Toēi dhe referoi nė lidhje me veprat nė fjalė: prof. Rexhep Meidani dhe prof. Bardhosh Gaēe.
Mė 24 shkurt 2009, nė orėn 17.00, nė mjediset e Bibliotekės sė Beratit, ku pėrshėndetėn dhe dhanė vlerėsimet pėrkatėse: botuesi Fatmir Toēi, prof. Rexhep Meidani, z. Ēlirim Xhelali, z. Kadri Kuka si dhe drejtori i bibliotekės sė qytetit tė Beratit z. Arben Jaupi.
Mė 25 shkurt 2009, nė orėn 13.00, nė mjediset e Universitetit e Evropės Juglindore, nė Tetovė, ku pėrshėndetėn dhe referuan: rektori i Universitetit tė Evropės Juglindore - prof. (shiko e-mailin), botuesi Fatmir Toēi, akademiku Ali Aliu, prof. Rexhep Meidani.
Mė 25 shkurt 2009, nė orėn 18.00, nė mjediset e Hotel Holiday Inn nė Shkup, ku pėrshėndetėn: deputeti Azis Pollozhani, botuesi Fatmir Toēi, prof. Rexhep Meidani.
Nė vazhdim do tė gjeni disa prej vlerėsimeve qė u bėnė gjatė kėtyre aktiviteteve:
NJĖ MEMORIA IN AETERNA
Nga Rexhep Meidani
Mė kujtohet se diku nga vitet 90-tė njė profesor i Harvard-it (Joseph Nye) deklaronte se: Koncepti bazė i fuqisė ėshtė aftėsia pėr tė ndikuar mbi tė tjerėt pėr tė bėrė atė qė ju dėshironi. Ekzistojnė tri mėnyra bazė pėr ta arritur kėtė: pėr ti kėrcėnuar ata me shkop, pėr ti afruar ...duke pėrdorur karotėn dhe pėr tė ndėrvepruar me synimin qė edhe ata tė duan atė, tė cilėn ju dėshironi. Nėse mund tė tėrhiqen dhe tė tjerėt qė tė duan atė qė ju doni, njė gjė ėshtė shumė mė pak e kushtueshme se metoda e karotės dhe e shkopit. Kjo ėshtė dhe rruga e tretė e arritjes sė tjerėve atje ku dhe ju doni tė arrini; prandaj njė fuqi e tillė ėshtė dhe e ashtuquajtura fuqi e butė, nė kontrast me fuqinė e fortė apo thjesht me koercitivitetin e fuqisė. Deri diku, ēelėsi real qė pėrcakton diferencėn midis fuqisė sė butė dhe asaj tė fortė ėshtė diplomacia, metodat e saj. Pikėrisht kjo diplomaci, e njė vendi sado tė vogėl, mori vlera qenėsore gjatė krizės sė Kosovės. Pozicionimet e saj, edhe pse nė shumė raste ishin tė pėrafėrta apo tė njėjta me ato tė disa vendeve tė fuqishme demokratike, ishin bazike e mbėshtetėse, rrezatuese e ushqyese. Deklarimet e saj jo vetėm regjistroheshin e konsideroheshin me kujdes apo analizoheshin nė detaje, por dhe prodhonin reagimet e veprimet e duhura politike e diplomatike nė skenėn ndėrkombėtare. Kėtė kohė tė veēantė tė politikės e diplomacisė shqiptare, tė papėrsėritshme nga pėrmasa e rėndėsia e saj pėr popullin shqiptar nė aspiratėn e tij historike pėr liri e pavarėsi, pasqyron dhe libri i fundit i Paskal Milos, me titull: Ditari i njė Ministri tė Jashtėm. Konflikti i Kosovės 1997-2001 (Botimet Toena, Tiranė 2009).
Botuesi Fatmir Toēi
* * *
Siē e deklaron autori qė nė hyrje, botimi i kėtij libri realizohet nė prag pėrvjetorėsh tė shėnuar pėr Kosovėn, tė tillė si: 17 shkurti apo pėrvjetori i shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, 23 shkurti i 10-vjetorit tė PO-sė historike tė delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Rambujesė dhe 9 qershori ēlirimi i Kosovės nga sundimi kolonialist gati njėshekullor i Serbisė. Janė tri ngjarje jubilare shumė tė rėndėsishme pėr popullin shqiptar tė Kosovės, por dhe mbarė kombin shqiptar, qė janė tė lidhura me njėra-tjetrėn. Sidomos, me dy ngjarjet e fundit dhe arritjen e tyre pėrfshihen nė libėr vėzhgime e shėnime tė asaj periudhe, pozicionime e qėndrime tė autorit si ministėr i Jashtėm i Shqipėrisė tė asaj kohe. Dhe, mbi tė gjitha, angazhimin tėrėsor tė institucioneve kryesore tė shtetit shqiptar, tė vetė diplomacisė shqiptare, tė mbarė shoqėrisė e popullit shqiptar, me kulmin shfaqjen e njė solidariteti historik, krejtėsisht tė paimagjinueshėm nė ditėt tona. Prandaj, qė nė fillim tė ditarit tė tij, autori i ditarit shpreh me tė drejtė dhe disa shqetėsime tė vetat qė, nė thelb, sa sintetizojnė harresė miqsh, po aq dhe shndėrresė kujtese e vlerėsimi. Ja ē shkruan ai, konkretisht: Kėshtu ka ndodhur nė shumicėn e rasteve edhe me Rambujenė e konfliktin nė pėrgjithėsi nė Kosovė, ku kontributi i Shqipėrisė e i popullit tė saj ose ėshtė mohuar, ose ėshtė anashkaluar. Kjo ėshtė e padrejtė sepse Shqipėria i dha tė gjitha ēfarė kishte pėr tė dhėnė: ndau vuajtjet, dhimbjet, sakrificat e sfidat me shqiptarėt e Kosovės, u dha strehė mbi 500 mijė shqiptarėve nė mos mė tepėr, vuri nė shėrbim tė aleatėve tė NATO-s tė gjithė territorin e saj, hapėsirėn ajrore e atė detare, priti e pėrcolli forca aleate, ushtarė e gjeneralė, liderė botėrorė e diplomatė tė sė gjitha niveleve. Ajo u bė baza dhe prapavija kryesore e luftės, jo vetėm e shqiptarėve, por i tė gjithė atyre qė kėrkonin qė regjimi i Millosheviēit tė ndėshkohej jo pėr hatėr tė popullit tė Kosovės, por edhe pėr paqen e stabilitetin e Ballkanit, por edhe tė Evropės...
Prof. Rexhep Meidani
* * *
Nėn njė kėndvėshtrim politiko-diplomatik, por dhe ndjesi thellėsisht njerėzore ai u rikthehet shėnimeve tė veta pėr tė lexuar ngjarjen dhe tė vėrtetat rreth saj. Jo thjesht pėr tė pasqyruar njė humanizėm, kontribut e solidaritet tė madh e tė gjithanshėm shqiptar, apo sakrificėn sublime tė atyre djemve dhe vajzave tė UĒK-sė, as pėr tė rifreskuar njė pjesė tė memories kombėtare, politike e diplomatike, nė Shqipėri dhe nė Kosovė, apo pėr tė korrigjuar shformimet e saj, tė qėllimshme apo tė paqėllimshme, as pėr tė rikujtuar mizoritė tronditėse tė formacioneve paramilitare, policore e ushtarake serbe mu nė zemėr tė Evropės, por pėr ti dorėzuar lexuesit detaje tė atyre ngjarjeve, angazhimet e ndjesitė personale, ashtu siē kanė qenė tė shkruara nė ato radhė shėnimesh, edhe pse shumė gjėra sot mund tė lexohen nė mėnyrė shumė mė tė qetė, pa emocionet e mėdha tė atyre ditėve historike. Bile, duke iu rikthyer atyre radhėve tė radhitura nė kėtė libėr, nė hyrjen e vet ai ngul kėmbė:
Z. Pandeli Majko
Ndaj e kam quajtur njė obligim qė tė dėshmojė historinė qė e kam pėrjetuar dhe qė duke u pėrpjekur tė mos pėrsėris uni-n, egocentrizmin e tė tjerėve, tė tregoj atė ēfarė ka ndodhur, ēfarė kam dėgjuar e ēfarė kemi thėnė e ēfarė kemi bėrė tetė ose dhjetė vjet mė parė....kur Shqipėria, kombi shqiptar, Kosova u pėrfshi nė njė ngjarje me pėrmasa historike jo vetėm kombėtare, rajonale, por dhe evropiane e ndėrkombėtare. Duheshin gati njėqind vjet qė tė vinte kjo ditė. Ajo mė gjeti nė njė detyrė kyēe qeveritare. Do tė varej nga shteti shqiptar, nga qeveria, nga kolegėt e nga unė nėse do tė dinim ta pėrballonim atė. Ne ia dolėm...
* * *
Duke e parė tashmė ditarin tė radhitur nė trajtė libri nuk mund tė lihen mėnjanė edhe konsiderata tė tjera qė lidhen me pėrkujdesjen gjuhėsore tė autorit, me thjeshtėsinė e saktėsinė e komentimit apo stilin e depėrtimit dhe kėndshmėrinė e leximit tė tij. Parė nė tėrėsi, ai ėshtė ditari i njė Ministri tė Jashtėm nė krye tė njė diplomacie aktive e energjike, tė pėrgjegjshme dhe tė mirė-peshuar, nė njė periudhė historike, intensive e delikate, emocionale dhe tė madhėrishme, pėr fatin e Kosovės dhe tė kombit shqiptar, por ėshtė po ashtu dhe ditari i njė historiani e pedagogu tė talentuar, qė lufton pėr tė pasqyruar vėrtetėn dhe shtrirjen e saj...
Z. Paskal Milo
Sidoqoftė, pavarėsisht tė ndonjė saktėsimi mė tė vonshėm, autori me kėtė shkrirje nė tė nxehtė shėnimesh, diku mė tė hollėsishme e diku mė tė shpejta, merr pėrsipėr, siē pretendon dhe vetė, qė tė dėshmojė historinė e pėrjetuar, pa pėrsėritur uni-n, egocentrizmin e tė tjerėve. Dhe, mbi tė gjitha, tė tregojė e dokumentojė atė ēfarė ka ndodhur, ēfarė ėshtė thėnė e bėrė, mirė ose keq, gati njė dhjetėvjeēar mė parė. Aq mė tepėr, qė nė pozicionimet e ndryshme institucionale mund tė shfaqeshin aty-kėtu dhe llojshmėri mė specifike, qė e pasuronin dhe e zhdėrvjelltėsonin reagimin shqiptar, e fuqizonin atė nė fushėn e lojės apo e menēuronin dinamikėn e tij brenda skenės politiko-diplomatike rajonale e ndėrkombėtare. Pavarėsisht, se me gjithė prirjen pozitive qė ti jepet Cezarit, ajo qė i takon Cezarit, si pjesėtar e protagonist, spektator e aktor i ngjarjeve tė mėdha, ai e ka pasur nė ndonjė rast jo aq tė lehtė ti shmanget leximit tė ndonjė reagimi e sjelljeje me ndonjė notė subjektive apo qoftė dhe perceptimit tė vetė ngjarjes. Sepse, me gjithė merakun e historianit, nuk ėshtė gjithmonė e thjeshtė qė tė mos shmanget dhe ndonjė vėzhgim, pėrfytyrim apo lexim pėr njė ngjarje tė dhėnė; aq mė tepėr, siē thotė autori, qė duke e vėnė veten nė qendėr tė saj, ēka rrezikon qė edhe pa dashje tė harrojė se ka pasur edhe aktorė tė tjerė qendrorė tė dramės ose kontribuues tė rėndėsishėm nė realizimin e saj. Por, kjo ėshtė sa njerėzore, aq dhe e kuptueshme, kur bėhet fjalė pėr ngjarje tė pėrmasave tė tilla rrallė tė pėrjetuara nė historinė e njė populli e kombi...
10 shkurt 2009 botuar edhe nė Gazetėn Panorama
NJE DITAR MBI NGJARJE HISTORIKE
Nga Rexhep Qosja
Ditari i njė ministri tė Jashtėm... Konflikti i Kosovės 1997-2001... Ėshtė njė vepėr gjithsesi e rrallė nė kulturėn tonė. E quaj tė rrallė pėr disa arsye: e para, e rrallė pėr nga rėndėsia e saj dokumentare nė historiografinė tonė tė re; e dyta, sepse ėshtė e frymėzuar prej ngjarjesh tė mėdha nė historinė e Kosovės dhe tė popullit shqiptar nė pėrgjithėsi; dhe, e treta, sepse ėshtė e rrallė edhe si trajtė shkrimi nė letėrsinė tonė. Si ditarėt, herėt mė tė shpeshta, qė nė letėrsinė evropiane shkruhen shpesh e ēmohen shumė, ashtu edhe ditari i Paskal Milos ka rėndėsi tė trefishtė: historike dokumentare, kulturore dhe letrare artistike, por rėndėsia e tij historike dokumentare ėshtė mė e madhja.
Botuesi Fatmir Toēi
Historian dhe diplomat
Ditari ėshtė njė histori e ngjeshur e ēėshtjes sė Kosovės nė politikėn shtetėrore tė Shqipėrisė, nė politikėn e vendeve tė Ballkanit, nė politikėn e shtetit pushtues - Serbisė, nė politikėn e vendeve mė tė mėdha tė Bashkimit Evropian, nė politikėn e Rusisė, nė politikėn e OKB-sė dhe, mė nė fund, nė politikėn e shtetit qė do tė luajė rol historik nė fatin e Kosovės - nė politikėn e SHBA-ve: njė histori e ngjeshur e politikės sė kėtyre vendeve dhe e disa institucioneve botėrore gjatė viteve tė mbuluara me kėtė ditar. Nė tė janė pėrfshirė vitet 1997, 1998, 1999, 2000 dhe gjysma e parė e vitit 2001. Janė kėto vitet kur Milo kishte fatin tė ishte ministėr i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė. Pėrpos ditarit pėr vitet e theksuara, nė kėtė vepėr janė pėrfshirė edhe letrat qė ai u ka dėrguar disa diplomatėve dhe shtetarėve si: kryetarit tė KS tė OKB-sė, Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė NATO-s, Havier Solana, ministrit tė Jashtėm tė Francės, Iber Vedrin, atij italian, Lamberto Dini, Sekretares sė Shtetit tė SHBA-ve, Medlin Ollbrajt, pėrfaqėsuesit tė veēantė tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė nė Kosovė, Bernard Kushner, Sekretarit tė Shtetit tė SHBA-ve, Kolin Pauell, si dhe letrat qė ka marrė prej diplomatėve dhe shtetarėve tė ndryshėm - prej ministrit tė Jashtėm italian, Dini, prej ministrit tė Jashtėm tė Mbretėrisė sė Bashkuar, Robin Kuk, prej ministrit tė Jashtėm rus, Igor Ivanov, prej ministrit tė Jashtėm grek, Theodoros Pangallos, prej Sekretares sė Shtetit tė SHBA-ve, Ollbrajt, prej ministrit tė Jashtėm turk, Ismail Ēem, dhe, mė nė fund, prej Sekretarit tė Shtetit tė SHBA-ve, Pauell.
Pėrpos pėr arsyen e sipėrthėnė, ditari ėshtė vepėr me rėndėsi tė veēantė historike dokumentare edhe pėr arsyen se ėshtė ditar i historianit dhe i diplomatit, i shkencėtarit dhe i politikanit njėkohėsisht. Milo ėshtė historian i dėshmuar nė historiografinė tonė kombėtare, ėshtė njohės i veēantė. Nė Shqipėrinė shtetėrore mund tė jetė njohėsi mė i mirė i marrėdhėnieve shqiptaro-serbe, kurse vepra e tij, Shqipėria dhe Jugosllavia (1918-1927) ėshtė vepra mė e plotė dhe mė e mirė deri sot pėr kėto marrėdhėnie pak a shumė tė trajtuara, por ende shkencėrisht tė pastudiuara sa duhet nė historiografinė tonė.
Nuk ka dyshim se autoriteti i pranuar diplomatik i Milos, gjykimet dhe vlerėsimet e tij tė matura, objektive, pėrkushtimet e tij tė dėshmuara ndaj sė vėrtetės, pėrkushtimi i tij atdhetar ndaj Kosovės, e bėjnė ditarin e tij pėr Kosovėn vepėr aq mė tė ēmuar, prej sė cilės mėsojmė tė dhėna e tė vėrteta tė reja mbi luftėn politike pėr pavarėsinė e Kosovės.
Ēka mund tė mėsohet?
Prej ditarit do tė kuptojmė se Shqipėria, me politikėn dhe diplomacinė e saj, ka bėrė shumė pėr pavarėsinė e Kosovės - shumė mė tepėr sė ēėshtė menduar nė disa qarqe politike dhe intelektuale kėtu, nė Prishtinė, dhe se ēėshtė shkruar a folur prej tyre nė mediat. Lejohem tė them, ndėrkaq, se Shqipėria ka bėrė pėr pavarėsinė e Kosovės mė shumė se ēe quajnė tė nevojshme politikisht ta theksojnė zyrtarėt nė Tiranė. Po, pa Shqipėrinė, lufta ēlirimtare nė Kosovė ndoshta nuk do mund tė bėhej dhe, as UĒK-ja tė armatosej e tė mbahej.
Kjo nuk e mohon faktin se politika shtetėrore e Shqipėrisė ndaj Kosovės nuk ishte, gjithnjė, ēfarė dėshirohej dhe, ndoshta, ēfarė mund tė ishte. Arsyet qė mund tė jepen pse ndodhte kėshtu janė vetėm pjesėrisht tė pranueshme. Shqipėria, mėsojmė nė ditarin e Paskal Milos, pashmangshmėrisht duhej tė mendonte jo vetėm pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, por edhe pėr interesat e veta. Dhe, kjo ishte arsye e kuptueshme, e ligjshme. Nuk ishte arsye e kuptueshme pse nė udhėheqjen shtetėrore nė Tiranė mendohej se me qėndrimet e saj ndaj ēėshtjes sė Kosovės ishte e lidhur edhe siguria e Shqipėrisė. Ideja e pavarėsisė sė Kosovės, kurrė, pas Luftės sė Dytė Botėrore, nuk e kishte rrezikuar sigurinė e Shqipėrisė dhe aq mė pak do tė mund tė rrezikonte pas pėrmbysjes sė komunizmit. Shqipėria nuk ėshtė shtet qė u ka borxhe historike, territoriale dhe njerėzore fqinjėve tė saj. Pėrkundrazi, fqinjėt e saj, Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia i kanė borxhe tė mėdha historike Shqipėrisė.
Akademiku Rexhep Qosja
Prej kėtij ditari ne do tė mėsojmė se gjykimet tona pėr takimin e shumėpėrfolur midis Kryeministrit tė Shqipėrisė, Fatos Nano, dhe kryetarit tė Jugosllavisė sė mbetur, Sllobodan Mollosheviē, nė Kretė, ishin mė shumė fryt i paragjykimeve partiake, se sa njohės tė sė vėrtetės. Nė kėtė ditar do tė shohim se nė tekstin e pėrgatitur prej Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, pėr bisedimet e Fatos Nanos me kryetarin e Jugosllavisė sė mbetur rreth Kosovės, theksohen qėndrime tė njėjta me qėndrimet qė mbroheshin prej subjekteve politike nė Kosovė. Mė nė fund nuk kishte tė dhėna tė mbėshtetura nė logjikė e zakonėsi qė takimi midis Fatos Nanos dhe Millosheviēit nė Kretė tė gjykohej me pezm mosdurues, kurse tė pranoheshin dhe tė ēmoheshin si pjekuri politike takimet e vetjeve politike kosovare me Millosheviēin nė Beograd. Edhe pėr takimin e Kretės, si pėr tė Beogradit, ishte marrė kėshilla e Uashingtonit.
Prej kėtij ditari ne do tė mėsojmė, pėr herė tė parė prej njė politikani dhe diplomati shqiptar, se politika amerikane ndaj Kosovės nė thelb ishte, deri vonė, politikė e qėllimeve afatshkurtra e jo e zgjidhjes sė pėrhershme. SHBA-tė, e thotė autori: "Mė tepėr e vėnė theksin nė arritjet e synimeve afatshkurtra e afatmesme nė Kosovė dhe jo nė objektivat strategjike si duan shqiptarėt". Gjatė dhe vendosmėrisht faktorėt ndėrkombėtarė, SHBA-tė dhe Bashkimi Evropian, do tė jenė kundėr idesė sė pavarėsisė sė Kosovės. Nė tė vėrtetė, edhe SHBA-tė, edhe Bashkimi Evropian, qoftė edhe pas fushatės sė bombardimeve dhe vendosjes sė KFOR-it dhe tė UNMIK-ut nė Kosovė, do tė jenė pėr zgjidhje tė ēėshtjes sė Kosovės nė kuadrin e Jugosllavisė sė mbetur. Dhe, kėtė politikanėt dhe diplomatėt e tyre do tė na e thonė edhe kėtu, nė Prishtinė, por do tė na e thonė, ndoshta, me gjuhė mė pak dėshpėruese se nė Tiranė. Prej udhėheqjes shqiptare ata do tė kėrkojnė pėrkrahje qė synimet e tyre afatshkurtra pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės nė kuadrin e Jugosllavisė sė mbetur ti bėjnė njėmendėsi! Sikur tė mos ishte kėshtu, sikur udhėheqjes shqiptare tė mos i bėhej trysni politike e diplomatike pėr pajtim tė plotė me politikėn e tyre ndaj ēėshtjes sė Kosovės, mund tė besojmė se nuk do tė ngjante qė Kuvendi i Shqipėrisė tė pėrkrahte zgjedhjet e ashtuquajtura "tė lira e demokratike" mė 22 mars 1998 nė Kosovė. Kurrė nuk kam arritur, as nuk do tė arrij, ta mirėkuptoj pėrkrahjen qė shteti amė do tu japė kėtyre zgjedhjeve nė Kosovė. Nuk kam dyshim se kėto zgjedhje, tė quajtura "tė lira e demokratike", nga shtypi ynė partiak, qė do tė mbahen nė kohėn kur Kosova ishte pėrfshirė tashmė prej luftės ēlirimtare qė bėnte UĒK-ja, nė njėrėn anė dhe prej masakrave, djegieve dhe shkatėrrimeve qė bėnin forcat policore e paraushtarake serbe, nė anėn tjetėr, ishin hiē mė pak se legjitimim politik i pushtimit gjakatar serb dhe mohim i sė drejtės, i qėllimit dhe i kuptimit tė luftės sonė ēlirimtare. Nuk ėshtė e nevojshme, ndoshta, tė shpjegohet veēmas se tė gjithė popujt historikė evropianė, madje tė gjithė popujt historikė nė botė, kanė nocionin me tė cilin i dėnojnė historikisht pėrgjithmonė zgjedhjet e tilla, qė mbahen prej njė pjese tė forcave politike nė kohėn kur pjesa tjetėr bėn luftėn ēlirimtare. Dhe, kėtė nocion e dimė tė gjithė: quhet tradhti.
Dhe, mė tej.
Prej kėtij ditari ne do tė mėsojmė se SHBA-tė dhe Bashkimi Evropian do ta pėrkrahin nė vazhdimėsi udhėheqjen e LDK-sė, qoftė, madje, edhe kur, si e thoshin edhe vetė disa prej diplomatėve e zyrtarėve tė tjerė tė tyre, kishte rėnė prestigji i saj, sepse ishin tė bindura se vetėm me tė mund ta arrinin atė qė nė atė kohė e synonin: zgjidhjen e ashtuquajtur paqėsore tė ēėshtjes sė Kosovės nė kuadrin e Jugosllavisė sė mbetur! Nė kėtė ditar, nė njė varg datash tė tij, ne do tė gjejmė tė dhėna qė na tregojnė pse dhe si sendėrtohej kjo pėrkrahje.
Pėr mė tepėr, udhėheqjen e LDK-sė faktorėt ndėrkombėtarė do tė vazhdojnė ta pėrkrahin edhe mbasi do tė binden se, si do ta thonė edhe vetė, nė vitin 1997, politika qė bėnte ajo ishte politikė e pashpresė, me tė cilėn nuk mund tė bėhet asgjė pėr Kosovėn!
Prej kėtij ditari ne do tė mėsojmė se paraqitja e UĒK-sė, nė fund tė vitit 1997, e bėn Perėndimin, para sė gjithash i bėn SHBA-tė, tė krijojnė qėndrim tė ri ndaj Kosovės, qė do tė paraqitet kėshtu: kriza kosovare ka pėrmasa ndėrkombėtare, prandaj edhe nuk mund tė jetė mė ēėshtje e Jugosllavisė sė mbetur. Ajo ėshtė ēėshtje botėrore.
Prej kėtij ditari ne do tė mėsojmė se nė verėn e vitit 1998 zgjidhja dhe dėshtimi, fitorja dhe disfata ishin shumė afėr. Ėshtė ky viti kur ambasadori Kristofer Hill harton, njėra pas tjetrės, katėr projektmarrėveshje pėr marrėveshje midis Kosovės e Serbisė, tė cilat do ti pranojė udhėheqja e LDK-sė, por nuk i pranojnė UĒK-ja dhe LBD-ja. Nė verėn e kėtij viti, faktorėt ndėrkombėtarė do ta lėnė Serbinė tė lirė qė tė bėjė ēka tė dojė nė Kosovė dhe do ta lėnė tė lirė qė tė pėrshtrijė dhe tė pėrthellojė dhunėn dhe terrorin e saj me shpresė se do ta shkatėrrojė UĒK-nė njėherė e pėrgjithmonė. Nė atė kohė, prej kėtyre faktorėve do tė bėhej trysni edhe mbi forcat politike qė pėrkrahnin UĒK-nė, tė cilat, nė tė vėrtetė, luanin rolin e krahut tė saj politik. Sot mund tė thuhet se po tė ishin ngritur edhe kėto forca kundėr UĒK-sė, siē kėrkohej prej disa politikanėve e diplomatėve qė nė atė kohė do ta vizitojnė Prishtinėn, ndoshta Konferenca e Rambujesė nuk do tė ishte organizuar, kurse historia e Kosovės nuk do tė ishte kjo qė ėshtė sot.
Prej kėtij ditari ne do tė mėsojmė se si Rusia dhe Italia do tė kenė gjatė qėndrim pothuaj tė njėjtė ndaj ēėshtjes sė Kosovės. Italia ishte bėrė anėtare e Grupit tė Kontaktit jo pse i takonte pėr shkak tė rėndėsisė qė mund tė kishte nė politikėn botėrore, por pėr shkak se Rusia kishte ngulur kėmbė qė ajo tė futej nė atė Grup, qė do tė vendoste pėr punė tė Kosovės. Shpresonte se Italia do tė solidarizohej me tė nė Grupin e Kontaktit, ēka Italia do ta bėjė gjatė, madje edhe nė Konferencėn e Rambujesė.
Dhe, mė tej.
Prej kėtij ditari ne do tė mėsojmė se faktorėt ndėrkombėtarė do tė jenė kundėr idesė sė takimit tė tė gjithė liderėve politikė shqiptarė tė Kosovės nė Tiranė, nismėn pėr tė cilėn e kishte dhėnė qeveria shqiptare, sepse, siē thuhet nė ditar, "i druheshin solidaritetit mbarėshqiptar".
Prej kėtij ditari ne do tė mėsojmė si do tė zhvillohen punėt nė Konferencėn e Rambujesė dhe tė Parisit, me ēfarė vėshtirėsish do tė ballafaqohet ajo, ēfarė roli do tė luajė diplomacia shqiptare pėr nėnshkrimin e marrėveshjes me tė cilėn do tė pėrfundojė konferenca e pėr ēėshtje, veprime e sjellje tė tjera lidhur me tė.
Prej kėtij ditari ne do tė mėsojmė se cilat forca politike tė Kosovės ishin kundėr bashkėveprimit tė forcave politike kosovare; cilat forca politike dhe pėrse ishin kundėr formimit tė Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare; cilat forca politike dhe pėrse ishin kundėr qeverisė sė pėrkohshme tė Kosovės; cilat forca politike dhe pėrse do ta pengojnė punėn e kėsaj qeverie pas formimit tė saj. E tė tjera.
Prej kėtij ditari ne do tė mėsojmė edhe pėr qėndrime, gjykime, veprime politike e diplomatike tė tjera ndaj Kosovės. Por, kėtu nė kėtė pėrurim nuk mund tė flitet pėr krejt ēmund tė mėsojmė prej kėtij ditari.
Z. Paskal Milo
Pėrfundimi
Konflikti i Kosovės 1997-2001 ėshtė njė vepėr dokumentare-historike shumė e rėndėsishme, e para, pėr tė parė dhe pėr tė kuptuar edhe prej njė ane si ėshtė bėrė lufta politike e diplomatike pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, nė ēfarė vėshtirėsish dhe me ēfarė pengesash ėshtė ballafaquar ajo kėtu, nė Ballkan dhe nė botė dhe e dyta, pėr tė shkruar objektivisht, siē ėshtė nė tė vėrtetė, historinė e asaj lufte, sidomos, gjatė viteve qė mbulohen me shėnime nė kėtė ditar.
As dhjetė vjet pas ēlirimit tė Kosovės prej pushtimit serb ne nuk mund tė themi se e kemi shkruar apo se po e shkruajmė shkencėrisht, objektivisht, historinė e lėvizjes pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, qoftė madje as tė katėr viteve vendimtare pėr tė. Po botohen artikuj, fejtone, kujtime, tekste shkollore, po bėhen filma dokumentarė, por nė shumicėn e tyre shpjegimet dhe vlerėsimet nė masė tė madhe janė tė pėrcaktuara prej pėrkatėsive partiake a pėrkatėsive tė tjera tė ngushta tė autorėve tė tyre.
Ditari i sjell tė dhėna dhe gjykime tė mbėshtetura nė ato tė dhėna, qė ndriēojnė njė varg ngjarjesh, qėndrimesh, veprimesh dhe subjektesh politike nė kohėn e trajtuar nė tė. Si tė dhėna tė dorės sė parė, si gjykime e pėrfundime tė mbėshtetura nė vrojtimet e njė dėshmitari tė rendit tė parė, ato pashmangshėm do tė ndikojnė shumė qė lėvizja jonė tė trajtohet historikisht mė saktė, mė drejt, mė gjithanshėm se deri tani. Ato do tė bėjnė qė tė thyhen iluzione, tė mėnjanohen gabime dhe, tė shpresojmė, tė parandalohen gjykime e vlerėsime tė anshme, tė partishme, qė vetėm sa e shfytyrojmė tė vėrtetėn mbi lėvizjen tonė ēlirimtare.
Rėndėsia e kėtillė e tė dhėnave, e vrojtimeve, e gjykimeve dhe e pėrfundimeve qė sjell ditari, ėshtė e vetėkuptueshme. Milo ėshtė para sė gjithash intelektual, i cili pas rėnies sė komunizmit i ėshtė kushtuar edhe politikės. Ditari i tij, prandaj, ėshtė ditar i atdhetarit, i cili vendin e vet, e vendi i tij ėshtė edhe Kosova, i cili popullin e vet, e populli i tij janė edhe kosovarėt, e do jo duke krijuar iluzione me tė pavėrteta, po duke ia shpjeguar saktė njėmendėsinė e trajtuar. Vrojtimet e tij mbi atė njėmendėsi ai i paraqet ashtu siē i paraqesin, zakonisht, krijuesit e vėrtetė: gjithnjė nė mėnyrė mbresėlėnėse edhe pėr shkak tė qartėsisė e tė bukurisė sė gjuhės me tė cilėn thuhen, edhe pėr shkak tė patosit moral qė ėshtė i pėrmbajtur nė atė gjuhė.
16 shkurt 2009, Botuar edhe nė Gazetėn Shqip.
Nga rektori i Universitetit tė Evropės Juglindore Demush Bajrami
Kėto dy libra memorialė mbartin edhe rėndėsinė e ngjarjeve. Autori, historiani, politikani Paskal Milo nė kohėn e konflikteve tė Kosovės sjell fakte, sjell ngjarjet qė pati pėrjetuar nga afėr. Ai reflekton pėr ngjarje ku ka qenė i pranishėm ose qė i ka marrė nga burime diplomatike.
25 shkurt 2009, Tetovė.
Nga akademiku Ali Aliu
Teksti i kėtij ditari kap njė hark kohor 4-vjeēar 1997-2001. Sgurisht mė tė rėndėsishme janė ngjarjet e vitit 1999... Lexohet si njė ditar romanor. Nė tė lexuesi do tė hasė mjaft tė dhėna qė nuk ka mundur ti hasė apo ti gjejė nė mėnyra tė tjera. Ky libėr do tė nxisė diskutime sepse nė tė kapen ēėshtje. Midis tyre ato qė do tė veēoja:
- raporti Shqipėri (shteti shqiptar) Kosovė. - ēka bėrė, ēka mundur tė bėjė Shqipėria pėr Kosovėn? - Ēfarė mundėsish dhe hapėsirash ka pasur Shqipėria nė lidhje me Kosovėn? ... Ditari do tė shėrbejė me siguri si njė tekst ndihmės pėr shkencėn e historisė. Nė tė del i qartė presioni ndėrkombėtar mbi Shqipėrinė pėr tė mbajtur duart larg nga Kosova. Njė pjesė e mirė e faktorėve ndėrkombėtarė e ka bėrė kėtė me gjuhėn e Beogradit. Del qartė se qėndrimi dhe vendimet e SHBA-sė kanė ndikuar dhe ndryshuar qėndrimin e Evropės. Presione tė tilla i kemi akoma edhe sot. Mund tė pėrmend kėtu se nė ceremoninė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės ka pasur presione qė pjesėmarrja nga Shqipėria tė ishte e reduktuar. Nė kėtė Ditar ka shumė personazhe, shumė prej tyre i njoh personalisht edhe pėrtej kėtij harku kohor (1997-2001). ... Bėhet fjalė pėr njė vepėr komplekse, qė do na bėjė tė pėrsiasim dhe reflektojmė.
25 shkurt 2009, Tetovė
|