|

|
Gaqo Bushaka Fjeta duke numėruar
Kategoria: Vjersha pėr parashkollorėt
Piktore: Ledia Kostandini Shtėpia Botuese: Toena
ISBN: 978-99943-1-416-4
Formati: 16.5x23 cm
Faqe: 32
Ēmimi: 250 lekė/ 2,00 euro | |
Rreth Librit
Gaqo Bushaka, shkrimtari mė i dashur pėr fėmijėt, vjen kėtė herė me njė libėr tė ri pėr ēamarrokėt e vegjėl, qė pėrgatiten pėr tu futur nė shkollė. Vjershat janė tė rimuara aq bukur sa na mrekullojnė me mėnyrėn e tė rrėfyerit. Ato janė tė shoqėruara me ilustrime shumė tė bukura, nė mėnyrė qė fėmijėt tė kėnaqen duke mėsuar.
|

|
Gaqo Bushaka Zogu nė kaushin e akullores
Kategoria: Pėrralla tė zgjedhura ISBN: 99927-1-898 -6 Shtėpia Botuese: Toena
Formati: 16.5x23 cm
Faqe: 292
Ēmimi: 750 lekė/ 6,00 euro | |
Rreth Librit
Ėshtė njė pėrmbledhje me rreth 70 pėrralla ku xhaxhi Gaqo Bushaka fton Enean dhe vogėlushėt e tjerė nė botėn e magjishme tė pėrrallės dhe tė ėndrrės. Kjo botė ėshtė e tejmbushur me personazhe (pėrgjithėsisht kafshė) qė fėmijėt i duan aq shumė. Aty gjen miushin Mimi dhe ndodhitė e tij, kotelen Roshe, mizat qė rendin pas mjaltit; mė tutje mėson pėr turpin e korbit Krra-Krra, ariun qė kėrkonte babanė, si foli gjuhėpreri, si rrėfen laraska pėr dordolecin; takon gjyshen qė harron tė flasė, si merr elefanti arratinė, cila ėshtė historia e opingave tė Sheros etj. etj.
Rreth Autorit
Gaqo Bushaka ėshtė njė nga autorėt mė tė suksesshėm nė Shqipėri. Ka kontribuar nė lėvrimin e njė lloj pėrralle "tė re" pėr fėmijėt qė e bėn tė pėlqyeshme dhe tepėr interesante. Ka lėvruar prozėn e gjatė, dhe sidomos romanin pėr fėmijė. Ka shkruar pėrmbledhjet me pėrralla: Arushi qė kėrkonte babanė, Nė ishullin e dallėndysheve, Amaneti i dhelprės, Pėrralla u la pėr nesėr. Vepra qė e bėri tepėr tė njohur ishte trilogjia Aventurat e Ēufos, pjesė pėrbėrėse e sė cilės janė pėrrallat: Ēufoja dhe Bubi kaēurrel, Pushimet e Ēufos, Ēufoja nė shtėpinė e ēudirave.
|