Kontakte     Indeks     Pershtypje     Porosi Online  

katalogu i botimeve
letėrsi artistike shqipe
gjuhėsi
letėrsi e huaj
fjalorė dhe metoda
publicistikė
histori
monografi, ditarė, kujtime
mjekėsi
filmografi
filozofi, psikologji, sociologji
albume
muzike
kuzhina
atlasė
libra tė tjerė
ribotime
letėrsi artistike pėr fėmijė
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
lista e ofruar per shitje

 

kėrko

katalogu i botimeve - letėrsi artistike shqipe

     

Teodor Keko

Teodor Keko ka lindur nė Tiranė, mė 2 shtator 1958. U diplomua pėr Gjuhė-Letėrsi nė Universitetin e Tiranės, nė vitin 1983.

 

 Ka qenė gazetar, kryeredaktor, anėtar bordi dhe bashkėpunues i shumė gazetave shqiptare, duke dhėnė kontributin e tij tė vyer, si nė gazetat: “Drita”; “Koha Jonė”; “AKS”; “Rilindja Demokratike”; “Spektėr”; “Klan”; “XXL”; “Prestige”; “Zėri i Rinisė”; “Hosteni”; “Nėntori”; “Zėri i Popullit”; “Bashkimi”; “Albania”; “Gazeta Shqiptare”; “Aleanca Demokratike”; “Poli i Qendrės”; “Korrieri”.
Nė tė njėjtėn kohė, e shohim Teodor Kekon nė disa poste drejtuese: deputet i Partisė Demokratike, partisė sė parė opozitare nė Shqipėri (1991-1992); kryetar i Komisionit Parlamentar tė Medias (1992-1996); anėtar i Bordit Kėshillimor tė ministrit tė Kulturės Edi Rama (1998); kėshilltar i ministrit tė Shtetit Preē Zogaj (1999); kėshilltar pėr kulturėn i kryeministrave Ilir Meta, Pandeli Majko, Fatos Nano; anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė (1983-2002); anėtar i Bashkimit tė Gazetarėve tė Shqipėrisė (1983-1992); anėtar i Shoqatės sė Gazetarėve Profesionistė tė Shqipėrisė (1991-2002); anėtar i Shoqatės sė Gazetarėve Profesionistė tė Evropės (1991-2002); anėtar i Forumit Ballkanik tė Gazetarėve Profesionistė (1991-2002).

 

 


Teodor Keko
Amaneti

Kategoria: Tregimet e fundit...

Shtėpia Botuese : Toena
ISBN: 978-99943-1-392-1

Formati : 14x20.5

Faqe : 184

Ēmimi : 600 lekė / 5 euro

 

Rreth librit

 

Si shprehej dhe vetė Teodor Keko, me kėto tregime tė fundit, ai donte tė mbyllte tė ashtuquajturin cikėl tė tranzicionit. Dhe deri diku ia doli, por tranzicioni shqiptar zgjati mė shumė se ē’mendonte Dori dhe ai iku mė shpejt se ē’mendonim ne. Ai punonte vazhdimisht te natyraliteti i trajtimit tė temave, por, pasi mbaron sė lexuari veprėn e Teodor Kekos, bindesh se arma e tij mė e fortė ishte humanizmi. Aq i fortė ėshtė humanizmi i Dorit, saqė, shpeshherė, ky superhumanizėm mbyt dhe atė ndjenjė rebelizmi tė lindur brenda tij. Si kanė vėrejtur me tė drejtė disa kritikė, personazhet e Teodor Kekos nuk shfaqin kurrė mllef, ndonėse janė tė pakėnaqur nga realiteti ku jetojnė dhe pėrpiqen me tė gjitha mėnyrat pėr tė shpėtuar prej tij.
Dhe ai vetė ishte pak a shumė si personazhet e tij, i thjeshtė, herė-herė rebel, herė-herė e urrente kėtė realitet, autopsinė e tė cilit e bėri mė mirė se kushdo. Por, nė fund, i tėri i shtrirė nė Shtratin e Humanizmit, me dashurinė pėr ata personazhe qė nuk arritėn kurrė ta ndryshonin Shqipėrinė.

Botim 2008

 

 


Teodor Keko
Curriculum vitae

Kategoria: Tregime tė zgjedhura

Shtėpia Botuese : Toena
ISBN: 978-99943-1-387-3

Formati : 12x20

Faqe : 300

Ēmimi : 600 lekė / 5 euro

 

Rreth librit

 

Tregimet, qė ngjajnė pjesė jete dhe fatesh njerėzore, janė shumė larg temave tė stisura. Jeta ėshtė aty mė e vėrtetė se kurrė, komplekse, me tė gjitha misteret dhe enigmat e saj natyrisht edhe pse e treguar me mjeshtėrinė e njė artisti tė vėrtetė.
Tregimet e Teodor Kekos janė pjesė e ciklit tė librave tė tij qė tregojnė Shqipėrinė e tranzicionit “me individė tė fortė dhe shoqėri tė dobėt”, ku thyen kufizimet, duke bėrė njė letėrsi tė drejtpėrdrejtė, tė hapur, pa norma “morale”.

 

Botim 2008

 

 


Teodor Keko
Kryqėzim

Kategoria: Poezi e zgjedhur

Shtėpia Botuese : Toena
ISBN: 978-99943-1-370-9

Formati : 13x20

Faqe : 272

Ēmimi : 600 lekė / 5 euro

 

Rreth librit

 

Lexuesi e ndien se kush e do me tė vėrtetė dhe kush jo, pasi jeton me reflekset dhe instinktet e tij tė pėrhershme narciztike, si do tė thoshin psikoanalistėt e shumtė tė kohėve postmoderne. Teodor Keko pranon njeriun deri nė banalitetin dhe nė surrogatin e tij. Por nė poezi, mė shumė se nė prozėn e tij, ai ėshtė i gatshėm qė tė pastrojė njeriun me shpirtin e tij tė madh dhe tė ēiltėr. Ai ėshtė dashamirės dhe i ēelėt. Ndoshta kjo ėshtė njė nga magjitė qė i shkakton popullaritetin, tė ndėrtuar edhe nė vargje.

 

Botim 2008

Veprimtari

INSTITUTI I LIBRIT DHE I PROMOCIONIT organizon "KOLONIA E PIKTORĖVE SHQIPTARĖ 2014" 

  

 

Porosi Online
Bėni porosinė pėr librin tuaj tė preferuar...
Universi Shqiptar i Librit
Informacion, Opinione, Letersi, Probleme... me shume