|
 |
Xhejn Osten
Krenari dhe paragjykim
Kategoria: Roman
Pėrktheu: Enit Steiner - Karafili
Shtėpia Botuese: Toena
ISBN: 978-99943 -1 -306 8
Formati: 13x20 cm
Faqe: 82
Ēmimi: 900 lekė / 8,00 euro | |
Rreth Librit
Ky roman sjell njė histori dashurie, nga mė tė bukurat e letėrsisė angleze. Pena e pėrsosur e Xhejn Ostenit e tėrheq lexuesin nė njė univers qė i pėrket po aq tė kaluarės sa edhe tė tashmes, nė njė shoqėri ku ballafaqohen materializmi dhe ndjeshmėria, qenia femėr dhe mashkull, e vėrteta dhe gėnjeshtra. Krenari dhe paragjykim vėrteton largpamėsinė e Xhejn Osten, e cila vėren qė ligjet e tregut tė lirė do tia ndryshojnė njė herė e pėrgjithmonė faqen shoqėrisė. Nėse dikur jeta e individit ishte e programuar qė nė lindje, nė varėsi tė shtresės, familjes, titujve apo seksit, shoqėria e tregut tė lirė do tė ofrojė mundėsi tė reja tė panumėrta. Jo vetėm ka ardhur koha qė femrave tiu ofrohen tė njėjtat mundėsi si meshkujve, por dhe qė tė shpėrblehet merita personale. Pyetja qė shtrohet nė roman ėshtė: Si duhet zgjedhur bashkėshorti, pėr para apo me dashuri? Ajo qė duhet ta zgjidhė kėtė dilemė, ėshtė heroina e saj, vajza inteligjente, me humor e botė tė pasur dhe mbi tė gjitha me kėrkesa. Vajza qė ia njeh vlerėn vetes dhe qė nuk pranon tė jetė viktimė e kompromiseve monetare, por do ta ndėrtojė jetėn me njė bashkėshort qė mund tė quhet shok. Dhe ajo ėshtė Elizabeta Benet.
|