Kontakte     Indeks     Pershtypje     Porosi Online  

katalogu i botimeve
letėrsi artistike shqipe
gjuhėsi
letėrsi e huaj
fjalorė dhe metoda
publicistikė
histori
monografi, ditarė, kujtime
mjekėsi
filmografi
filozofi, psikologji, sociologji
albume
muzike
kuzhina
atlasė
libra tė tjerė
ribotime
letėrsi artistike pėr fėmijė
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
lista e ofruar per shitje

 

kėrko

katalogu i botimeve - libra tė tjerė

     

Rexhep Mejdani

Libri “Mbi hapėsirė-kohėn” i prof. Rexhep Meidani pasqyron evolucionin historik tė pėrfytyrimeve njerėzore

 

 

 

 

 

Rexhep Mejdani

Mbi hapėsirė - kohėn

Kategoria: Studim
Shtėpia Botuese: Toena

ISBN: 978 – 99943 – 1 – 314– 3

Formati: 14x20 cm

Faqe: 188

Ēmimi: 800 lekė / 7,00 euro

 

Rreth Librit

Libri “Mbi hapėsirė-kohėn” i prof. Rexhep Meidani pasqyron evolucionin historik tė pėrfytyrimeve njerėzore mbi hapėsirėn e kohėn dhe tė koncepteve pėrkatėse tė ndėrtuara mbi to.
Me gjithė sukseset e mėdha shkencore tė ditėve tona, pėrsėri vazhdojnė tė shtrohen po ato pyetje tė vjetra: “Ē’ėshtė hapėsira, nė tė vėrtetė?”; “Po koha, a ėshtė ajo ciklike apo lineare?”; “Si perceptohet koha nė kozmologji dhe cili ėshtė skenari kronologjik pėr universin pas Big Bang-ut?”; “Ē’ndodh me hapėsirė-kohėn nė birat e zeza apo ato krimbore?”; “Po me kuantizimin e tyre?”; “Pėrse ka njė drejtim apo shigjetė termodinamike dhe kozmologjike tė kohės?”; “Po si shfaqet kjo nga pikėpamja biologjike e psikologjike?”; “Si manifestohet koncepti i hapėsirė-kohės, apo shigjeta e kohės nė evolucionin e qytetėrimeve, nė lėvizjen social-politike, apo dhe procesin e globalizimit?” etj.
Mjaft pėrgjigje ndaj pyetjeve tė mėsipėrme gjenden dhe nė kėtė libėr. Por, duke pasur parasysh qė lexuesi mund tė jetė i interesuar pėr tė njohur njė aspekt tė pėrgjigjes, jo tė gjithė shtrirjen e saj, apo pėr tė ndjekur kapituj tė caktuar dhe jo tė gjithė librin si i tėrė, autori ka synuar qė trajtimi brenda ēdo kapitulli tė jetė, jo vetėm sa mė “i mbyllur” dhe “ndėrlidhės”, por dhe me shkallė tė ndryshme analize, me njė “tranzicion tė mirėllogaritur” nga thjeshtėsia te ndėrlikueshmėria. Kjo e bėn tė mundur shfrytėzimin e materialit tė librit nga njė gamė mjaft mė e gjerė lexuesish, nga individė me pėrgatitje, specializim e pėrvojė tė ndryshme.

 

 

 

 

 

Rexhep Mejdani

ka lindur nė Tiranė, mė 17 gusht 1944. Ėshtė zgjedhur President i Republikės nė vitet 1997-2002.
Ka kryer studimet universitare dhe pasuniversitare pėr fizikė nė Shqipėri dhe Francė. Ka titujt shkencorė: Docent, 1981; Profesor, 1987; Anėtar i Akademisė sė Shkencave, 2003.
Disa nga detyrat akademike e profesionale tė ushtruara kanė qenė: Pėrgjegjės katedre (1986-1990, 1992-1996); Dekan i Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės (1988-1992); Anėtar i redaksisė sė “Buletinit tė Shkencave Natyrore” (BSHN) (1978-1994); Kryeredaktor i BSHN (1989-1994); Anėtar i redaksisė sė “Physica Balcanica” dhe “Balkan Physics Letters” (1987-1996) etj. Ndėr veprimtaritė jashtė vendit, krahas asaj nė Universitetin e Prishtinės, Kosovė, mund tė pėrmendet aktiviteti kėrkimor nė Francė (1973-1976) (Universiteti i Caen-it; CEN-Saclay dhe Universiteti Paris XI-Orsay) apo veprimtaritė e tjera si kėrkues, profesor, lektor e shkencėtar i ftuar, nė universitete e qendra shkencore nė Itali, Francė, Gjermani, Angli, SHBA, Greqi etj. (1981-1996).
Ėshtė angazhuar nė njė veprimtari tė larmishme shoqėrore e politike. Ka qenė anėtar i Komitetit Shqiptar pėr Mirėkuptim dhe Bashkėpunim nė Ballkan (1986-1990); kryetar i bordit tė Qendrės Shqiptare pėr tė Drejtat e Njeriut (1994-1996); kryeredaktor i revistės “Tė Drejtat e Njeriut” (1994-1996); Sekretar i Pėrgjithshėm i PS-sė (1996-1997); anėtar i bordit kėshillues tė revistės ndėrkombėtare “World Leaders” (2002); anėtar i “Klubit tė Madridit” (prej vitit 2002) etj.  Pėr veprimtarinė e tij mėsimore-shkencore e politiko-shoqėrore ėshtė nderuar me “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Teknik i Stambollit, Turqi, 1998; Universiteti “Aristoteli” i Selanikut, Greqi, 1998; Universiteti i Sofjes, Bullgari, 1998; Universiteti Amerikan i Romės, Itali, 1999; Universiteti i Mesdheut Renč Cassin, Bari, Itali, 1999; Universiteti i Bridgeport-it, Connecticut, SHBA, 2001 dhe Universiteti i Portsmouth-it, Angli, 2002. Ndėr nderimet e tjera universitare mund tė pėrmenden dhe: F. LUX AWARD, Universiteti Clark, Worcester, Massachusetts, SHBA, 2000; Jan Masaryk Medal, Universiteti Ekonomik, Pragė, Republika Ēeke, 2001; Chancellor’s International Medallion of Distinction, Universiteti i New Orleansit, New Orleans, SHBA, 2002. Po kėshtu, pėr veprimtarinė e tij nė pėrgjithėsi ėshtė nderuar dhe me urdhra, medalje e ēmime tė tjera si: Urdhri “Naim Frashėri”, 1981; “Ēmimi i Republikės”, 1988; Medalja e Artė e Meritės e Qytetit tė Athinės, Greqi, 1998; Kryqi i Madh i Shpėtimit, Greqi, 1998; Urdhri Kombėtar “Ylli i Artė i Rumanisė” (Ordinul National “Steaua Romanici” in Grand de Colan), Rumani, 1999; Ēelėsi i Artė i Qytetit Worcester, Massachusetts, SHBA, 2000; Urdhri i Mbretit Tomislav, Kroaci, 2001; Ēelėsi i Artė i Qytetit, Pragė, Republika Ēeke, 2001; Medalja “Schuman”, Fondacioni “Robert Schuman”, Paris, Francė, 2001; Urdhri Kombėtar i Meritės (The National Order of Merit, in the grade of Companion of Honour), Maltė, 2002; Qytetar Ndėrkombėtar Nderi (International Honorary Citizen), New Orleans, SHBA, 2002; Ēelėsi i Artė i Qytetit, New Orleans, SHBA, 2002 etj. Ka botuar nė Shqipėri njė numėr tė madh artikujsh shkencorė, monografi, libra universitarė dhe pasuniversitarė, broshura etj. Po ashtu, ėshtė autor i disa dhjetėra artikujsh, apo punimesh shkencore tė botuara nė revista serioze shkencore jashtė vendit (si: Francė, Gjermani, Itali, Angli, SHBA, Holandė, Turqi, Bulgari, Greqi, Rumani, Kinė, Hungari etj.). Ka botuar, po ashtu, brenda e jashtė vendit me qindra artikuj (shkencorė, shoqėrorė, politikė e biografikė), intervista, fjalime, analiza etj., si dhe libra me natyrė politiko-publicistike.

 

 

 

 

 

 

Veprimtari

INSTITUTI I LIBRIT DHE I PROMOCIONIT organizon "KOLONIA E PIKTORĖVE SHQIPTARĖ 2014" 

  

 

Porosi Online
Bėni porosinė pėr librin tuaj tė preferuar...
Universi Shqiptar i Librit
Informacion, Opinione, Letersi, Probleme... me shume