Print Close

Jehona e filimshekullit tė shkuar

Njė realitet pothuaj i harruar, e megjithatė njė realitet qė shėnjon njė epokė. “Kalifja”, njė nga veprat emblematike tė Alberto Bevilacqua-s, pėrkthyer sė fundmi edhe nė shqip, ėshtė historia e gruas italiane tė pasluftės qė mbijeton sipas mėnyrės sė saj, nė realitetin e ashpėr qė nuk tė jep shumė mundėsi zgjedhjeje.

 

Ngjarja e librit ėshtė vendosur nė kohėn e pasluftės: pak mė parė baballarėt dhe vėllezėrit kishin qenė nė luftė, kurse gratė ishin detyruar tė dilnin nga shtėpitė pėr tė siguruar bukėn e gojės. Pėr herė tė parė nė jetė, dolėn vetėm, si dhe kėrkuan njė hapėsirė ndryshe… Ėshtė koha kur pėr gratė bota ėshtė e egėr. Ende nuk kishin filluar tė ndiheshin sinjalet e ndryshimit tė ardhshėm.

 

Irena Corsini, ose Kalifja, protagonistja e librit me tė njėjtin titull, jeton nė pjesėn e varfėr tė qytetit. Ajo kish qenė gruaja e mirė dhe e bukur e njė partizani pak negativ e pak hero, qė shndėrrohet duke ecur pėr nga negativizmi; nėna e njė fėmije tė pafat qė nuk mund tė jetojė gjatė; vajza e njė nėne qė ka rritur me pėrkushtim 10 fėmijė dhe ka bėrė jetėn e zhytur nė mjerim tė njė pafundėsie grash qė u lindėn nė fund tė viteve ’800. Pas vdekjes sė tė birit dhe mė pas, tė tė shoqit, Kalifja e sheh veten nė mes tė katėr rrugėve. Pėr vetė realitetin nė tė cilin jeton s’mundet tė zgjedhė modele tė ekuilibruara pėr t’iu pėrmbajtur. I duhet ose tė jetė njė e “pėrdalė” ose njė grua e pėrkushtuar. Rrugė tė mesme nuk ka. Por mbijetesa i mundėsohet, nė kėtė rast, vetėm tė pėrdalės. Kėsisoj Kalifes, pėr t’i ikur botės sė vet, tė cilės i pėrket, pėr t’ia mbathur nga mizerja, pėr t’iu shmangur fundit, tė cilit i kalon pėrkitazi, i duhet tė ndjekė tė vetmen rrugė: aventurėn erotike. Pėrkushtimi, do t’i rrezikonte ekzistencėn. “Tė luash tė pėrdalėn do tė thotė tė hysh nė njė shtrat qė nuk ėshtė i yti, natėn e parė nuk fle, por pastaj…”. Irena pranon tė bėhet e dashura e industrialistit tė madh tė qytetit, i cili ėshtė i prerė si me thikė nė tė dy lagjet e veta: atė tė varfrėn, tė uritur, gri dhe tė pėrbaltur dhe tė pasurėn plot me drita e pallate tė reja. Por tek kėrkon t’i afrohet druajtshėm pjesės sė ėndėrruar tė qytetit, Kalifja ėshtė bėrė sakaq armike e shpallur e tė dy botėve, asaj sė cilės i pėrket qė nga lindja dhe asaj, tė cilėn e ka ėndėrruar gjithmonė (si shumėkush e kategorisė sė saj). S’mund tė ndodhė ndryshe: bota ėshtė e egėr, kallėpet e rinj e tė preferuar, bashkėkohorėt me dritė, ngjyra dhe shkėlqim luksi, nuk e zėnė.

Skandali qė bėn i detyron ta pėrflasin moralistėt, tė cilėt Kalifja kėrkon t’i shpėrfillė. Pėr njė ēast, duket sikur ka shanse qė ta bėjė botėn mė tė mirė. I jep industrialistit tė egėr, qė nuk ngurron asnjėherė tė rrėnojė tė tjerėt pėr t’u pasuruar, edhe mė shumė, diēka nga mirėsia e saj. Por ka tė ngjarė qė bota tė jetė e pėrcaktuar njė herė e pėrgjithmonė. E mira nuk mund tė shkojė bashkė me tė keqen. I dashuri i plotfuqishėm i Kalifes, sapo ndien sinjalet e mirėsisė t’i bulėzojnė brenda tij, vdes. Kurse Kalifes s’i mbetet veē tė kthehet nė botėn e saj, atė sė cilės i pėrket. Nė tė kundėrt do t’i duhej tė cenonte thelbin e vet. Fundja, ėndrrat nuk mund tė bėhen realitet. Tė paktėn pėr ata qė mbesin po aq besnikė sa nė miqėsi dhe nė dashuri, besnikė tė thelbit tė mirė. Nuk ėshtė koha pėr ta.
Tė gjithė e kishin quajtur Kalifja, njė emėrtim qė nėnkupton gruan autoritare, fisnike dhe pa paragjykime. Ajo gjithnjė kish qenė gruaja me njė bukuri marramendėse, sė cilės tė gjithė djemtė i shkonin pas, kurse ajo i tėrhiqte pas vetes nėpėr qytet, me njė butėsi kryeneēe. Kjo i ngjante si njė pasuri, tė cilėn mund ta pėrdorte. Dukej sikur kėshtu gruaja, mund ta bėnte dhe botėn pėr vete. Por… Duhet tė kalojė ende shumė kohė qė gjėrat tė ndryshojnė.

Kalifja ėshtė njė personazh shumė kompleks tek e cila bėhen bashkė njė pafundėsi karakteresh tė grave italiane - fshataret, tė fejuarat, dashnoret, motrat, skllavet, miket, armiket. E tillė, ajo triumfon mbi tė gjithė personazhet e tjerė tė librit, karaktere specifike qė krijojnė panoramėn e pėrgjithshme: peshkopin, industrialistin, partizanin, prostitutėn… qė mbartin nė vetvete gjithė elementet e skajshėm ose jo qė skicojnė qenien njerėzore. Mbi kėta qėndron pėr t’i lidhur e po aq pėr t’i identifikuar, Kalifja.
Bevilacqua nė librin qė e bėri tė njohur botėrisht, ka fotografuar realitetin italian tė pasluftės. Por jo vetėm kjo e bėn tė vlerėsuar librin e tij. Veē subjektit, ėshtė mėnyra e tė shkruarit qė duhet marrė nė konsideratė: “Poema e tij”, siē do ta cilėsonte kritika italiane, ėshtė shkruar me dy zėra, atė tė Kalifes dhe tė rrėfyesit. Pėr tė gjitha vlerat e saj “Kalifja” do tė kthehej shumė shpejt nė simbol. Vetėm 7 vjet pas botimit tė librit, nė vitin 1971, Kalifja do tė bėhej personazh filmi qė do tė merrte jetė nėpėrmjet interpretimit tė Romi Shnajderit…

Tashmė nė fillim tė shekullit XXI, “Kalifja” pėrcjell jehonėn e njė epoke tė largėt prej kėndej, reminishenca tė sė cilės, aty-kėtu, ndihen ende.


Arta Marku