Print Close

Enciklopedi e jetės sė labėrisė

 

 

Ligjėrime nga Labėria

nga Mustafa Luēi
Folklor
Shtėpia Botuese: Toena
Numri i faqeve: 596
Ēmimi: 1000 lekė

 

Pas pėrfytyrimit tė parė erdhi njė lloj dyshimi: je i sigurt qė ky ėshtė fiziku i Mustafa Luēit? U pėrpoqa ta lidhja imazhin me vendin dhe kohėn e perceptimit. Mbase nė Kuē, i thashė vetes, mbase nė vitet ‘50, mė saktė nė gjysmėn e dytė tė atyre viteve, kur familja jonė jetoi nė Kuē pėr 2-3 vjet dhe kur unė kam qenė njė fėmijė 7-8 vjeē. Sa mė shumė thellohesha nė kėto pėrsiatje, aq mė dyshues bėhesha nėse pėrfytyrimi im pėr fizikun e Mustafa Luēit ishte real apo ishte thjesht njė trill i fantazisė sė njė njeriu si unė, qė gjithė jetėn ėshtė ndier keq me kujtesėn e vet vizive.

 

Pastaj rrodhėn copėza kujtimesh, tė ēliruara nga pėrfytyrimi viziv. Pėr Mustafa Luēin kisha dėgjuar tė fliste im vėlla, Mufiti, i cili nė gjysmėn e parė tė viteve ‘50 e kishte pasur drejtor nė konviktin e “Ujit tė Ftohtė” nė Vlorė. Natyrisht qė kisha dėgjuar tė flisnin pėr tė edhe tim atė e time mė. Pastaj kisha dėgjuar tė fliste Hatika, vajza e xhaxhi Bajramit, qė ishte martuar me Avni Luēin. Hatika dhe tė motrat, Venua e Mirua, sa herė e pėrmendnin pėrdornin ndajshtimin “babė”.

 

Kjo mbase ka qenė arsyeja, qė ne fėmijėt e familjes sė Et’hemit zakonisht thoshim “babė Mustafaj”, paēka se lidhjet fisnore me tė qenė tė tėrthorta, lidhje krushqish nga Hatika, qė posa e pėrmenda, por edhe nga Pajamja, nėna e Shaho Luēit, qė dikur pati qenė martuar me gjyshin tonė, Lifton. Kjo kishte ndodhur pasi gjyshe Xhuxhia kishte vdekur nga njė e ftohtė dhe e kishte lėnė Lifton me njė tufė kalamajsh, prej tė cilėve Et’hemi dhe Tani duhet tė kenė qenė kėrthinj.

 

Mbase ndajshtimi “babė” qė pėrdornim ne fėmijėt pėr Mustafa Luēin, ishte njė pėrdorim simetrik me ndajshtimin “mėmė Shaho”, emėrtim qė mė vonė do ta hasja edhe nė mediat shqiptare tė asaj kohe. Por ka tė ngjarė qė pėrdorimi i emėrtimeve “mėmė Shaho” dhe “babė Mustafa” nga ne fėmijėt, nuk vinte aq nga lidhjet e krushqive, sa nga fakti qė nė vitet ‘50, nderimi pėr dėshmorėt e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare ishte nė zenitin e tij dhe sidomos ne fėmijėt pėrjetonim nė mėnyrėn tonė ato qė dėgjonim pėr Jasharin e Nuriun, pėr trimėritė e tyre, por edhe pėr burrėrinė qė kishin treguar mėmė Shaho e babė Mustafai, nė pėrballje me mandatėn qė nė pak vite u trokiti dy herė nė derė. Shumė mė vonė, andej nga gjysma e dytė e viteve ’70, do tė njihesha me njė kontribut tė shquar intelektual tė Mustafa Luēit, mbledhjen e folklorit lab.

 

I pari qė ma ka pėrmendur kėtė ka qenė Dhimitėr Shuteriqi, ndėrsa rrinim njė pasdite nė kafe “Tirana” dhe po bisedonim njė dėshirė tė tij, pėr tė bėrė njė botim tė plotė tė trashėgimisė sė Tartar Zekės, poetit popullor kuēiot, njėrit prej figurave mė interesante qė ka nxjerrė ai fshat i madh e me emėr. Mbaj mend se po atė pasdite, Shuteriqi mė bėri pak xheloz, tek fliste me detaje jo vetėm pėr vjershėtorin Tartar, por edhe pėr poezinė e Memo Metos, pėr folklorin e mbledhur nga Rebi Alikua e nga Mustafa Luēi, pėr domosdonė qė traditat e Kuēit dhe tė gjithė krahinės tė mos ngushtoheshin vetėm te qėndresa e armatosur, natyrisht heroike, por tė dilnin nė pah edhe vlerat kulturore, arsimore etj.

 

Mė vonė puna do mė shtynte tė shfletoja sado pėrciptas, pjesė tė fondit tė Mustafa Luēit, qė ruhej nė arkivin e Institutit tė Kulturės Popullore. Pavarėsisht nga tė gjitha kėto, tė them tė drejtėn, mbeta i befasuar kur Hasan Luēi mė solli dosjen me lėndėn folklorike qė pėrmblidhet nė kėtė vėllim. Ishte njė punė e vėllimshme, e kryer gjatė njė rrjedhe vitesh, gjatė njė jete tė tėrė do tė thosha.

Mustafa Luēi ėshtė marrė me mbledhje folklori pėr mė shumė se gjysmė shekulli. Siē ka dėshmuar ai vetė, nisi tė mbledhė krijime folklorike nė vitin e largėt e tė trazuar, 1914. E nisi kėtė punė kur ishte djalė i ri, pa i bėrė tė njėzetepestat dhe do ta vazhdonte deri nė vitet ‘60, kur i kishte kaluar tė shtatėdhjetat. ...Njė pasion qė zgjat mė shumė se gjysmė shekulli, hyn nė radhėt e dashurive tė mėdha e tė pazėvendėsueshme. ...Mbledhja e folklorit ka qenė pėr tė njė veprimtari intelektuale, qė ėshtė ushqyer nga atdhedashuria dhe nga vetėdija se vendit e popullit i duheshin mė shumė dije e kulturė. Nė vlerėsimin tim modest, Mustafa Luēi nuk hyn nė radhėt e mbledhėsve tė mėdhenj tė folklorit shqiptar.

 

Po tė flisnim nė gjuhė metaforike, do tė thoshim nuk hyn nė strategėt e kėsaj radhe siē do tė ishin Thimi Mitko, Shtjefėn Gjeēovi, Spiro Dine, Vinēens Prenushi, Qemal Haxhihasani etj. Krahasuar me kėta, Mustafa Luēi ėshtė ushtar modest, por pėrkushtimi i vazhdueshėm dhe i palėkundur i tij nė mbledhjen e folklorit, pėrkushtim qė zgjati mė shumė se pesė dekada, tė sjell vetvetiu ndėrmend heroizmin.

 

Po tė shohėsh se po kaq gjatė Mustafa Luēi punoi me pasion e pėrkushtim, qė mijėra tė rinj e tė reja tė shkolloheshin e tė bėheshin zot tė vetes e tė vendit tė tyre. Po tė shtosh se nė rrjedhėn e gjithė kėtyre viteve, ai ishte kurdoherė nė pozicionin e punonjėsit modest tė arsimit e tė kulturės, atėherė kupton se veprimtaria e tij e gjatė dhe e palėkundur nė kėto fusha ka burime sublime: dashurinė pėr popullin dhe vendin e vet, si dhe vetėdijen se tradita dhe dija ishin ekzistenciale pėr qenien dhe zhvillimin e kombit.

 

Duke shfletuar kėtė vėllim, tė bėn pėrshtypje edhe gama e pasur e lėndės folklorike qė ka mbledhur Mustafa Luēi. Gjen nė tė epikė historike e legjendare, lirikė tė dashurisė e tė kurbetit, vaje, kėngė e rite tė motmotit, krijime humoristike, pėrralla popullore, vargje e lodra fėmijėsh, gjėegjėza, proverba e frazeologji popullore etj. Fakti qė krijimet janė vjelė nė trevat e jugut, kryesisht nė Labėri, ka bėrė qė lėnda folklorike tė ketė kolorit tė theksuar lokal. Spikat koloriti lab nė njė mori elementesh, duke filluar nga ngjarjet historike (janė kryesisht ngjarje qė kanė ndodhur nė jug) e duke vazhduar me skenat e jetės baritore, zakonet qė pėrshkruhen, rimat, trajtat dialektore e nėndialektore tė fjalėve a shprehjeve etj. Edhe ndonjė krijim, si ai pėr Ymer Agon qė jemi mėsuar ta lexojmė nė gegėrisht dhe qė i vendos ngjarjet nė hapėsirat e Shqipėrisė sė Veriut, pėrfshirė Ulqinin, ėshtė regjistruar nė tė folmen labe.

 

Mbledhėsi shėnon se kėtė kėngė e ka dėgjuar prej atit plak 90-vjeēar nė 1903 dhe, me sa duket, e ka hedhur nė letėr pesėdhjetė e ca vjet mė vonė, duke shėnuar se i ati, Nurua, kishte qenė ushtar edhe nė Karadak e Bosnjė. Megjithėse nė raste tė tilla nuk ėshtė vėshtirė tė vėsh re shkarje nga normat shkencore, qė duhet tė respektojė njė mbledhės folklori. Prapėseprapė paraqet interes studimor prirja pėr tė sjellė nė gjuhėn dhe metrin lokal krijime tė trevave tė largėta shqiptare.

 

Njė nga tė mirat e lėndės folklorike tė mbledhur nga Mustafa Luēi, ėshtė se pėrgjithėsisht ajo vjen e pacensuruar. Natyrisht do tė ishte jashtė logjike tė kėrkoje qė mungesa e censurės tė shtrihej edhe nė rrafsh politik. Me fjalė tė tjera, kjo do tė thoshte qė mbledhėsi dhe Instituti i Kulturės Popullore t’i lejonin vetes tė grumbullonin e arkivonin, p. sh., kėngė pėr figura qė konsideroheshin armike.

 

Gjithsesi, prirja pėr tė regjistruar thuajse gjithēka me njė censurė dhe autocensurė minimale ėshtė kushtėzuar nga fakti, qė mbledhėsi e konceptonte punėn e vet si ushqim pėr arkivin dhe jo pėr botim. Kėshtu mund tė shpjegohet regjistrimi i disa lirikave tė dashurisė, qė kanė elemente tė theksuara sensuale, ndonjėherė gjer nė njė lloj pornografie verbale. Krijime tė tilla veē qė krijojnė ndjesinė e njė lėnde origjinale, mund tė shėrbejnė edhe pėr tė studiuar psikologjinė e kohės, raportin mes tė lejuarės dhe tė ndaluarės, format artistike qė pėrdorte poeti popullor pėr tė prekur sfera tė tė folurit qė konsideroheshin tabu pėr ligjėrimin publik, ndikimin qė ushtronte nė konceptimin dhe nė fjalorin e kėngės, destinacionin e saj.

 

Kėngėt e dasmės p. sh., qė kėndoheshin nė ambientet familjare tė mikes janė shumė mė korrekte, krahasuar me kėngėt e dashurisė, kryesisht tė tipit jaranishte; me sa duket, kėto tė fundit kėndoheshin nga tė rinj tė tė njėjtit seks, jo nė ambiente publike, por nė vetminė e jetės baritore. Edhe nė kėngėt e dashurisė tė mbledhura nga Mustafa Luēi has mė se njė herė pėrqasjen e vajzės me Zabitin, kurse nė njė tjetėr qė shquan pėr sensualitet tė tepėrt, akti seksual pėrqaset me tė qėlluarėn, tė shtirėn e armės. Elemente tė tillė tė shtyjnė tė meditosh pėr raportin real qė ka ekzistuar mes epikės historike dhe lirikės, veēanėrisht lirikės sė dasmės e tė dashurisė.

 

Tė bėn pėrshtypje se edhe nė lėndėn e mbledhur nga Mustafa Luēi, peshorja anon dukshėm nga epika historike. Ato qė thamė mė lart pėr censurėn dhe autocensurėn e paktė qė ėshtė ushtruar mbi mbledhėsin nė kėtė rast, tė shtyjnė tė mendosh se ky ėshtė njė raport qė pak a shumė ka ekzistuar realisht. Me fjalė tė tjera, vetė folklori i kėsaj krahine ka qenė mė i hapur pėr ngjarje, dukuri e personazhe luftarake e atdhetare, sesa pėr ndjenja tė buta si ato tė dashurisė, mallit etj. Kjo mbase ėshtė e vėrtetė pėr sa i pėrket anės sasiore, por nė pikėpamje artistike raportet janė mė tė zbutura dhe jo rrallė nė favor tė lirikės. Gjetjet artistike qė tė emocionojnė e tė bėjnė pėrshtypje i has si nė epikėn historike, ashtu edhe nė lirikė, por mė shpesh tė mbeten nė mend tė tilla nga lirika e dashurisė dhe e dasmės.

 

Ka mundėsi qė kjo shkaktohet edhe nga fakti, qė njė pjesė e mirė e krijimeve tė epikės historike tė mbledhura nga Mustafa Luēi hasen edhe nė botime tė mėparshme tė Institutit tė Kulturės Popullore. Nė jo pak raste kėto krijime mund tė jenė regjistruar nga mbledhės tė tjerė. Kėtu s’ka asgjė pėr t’u qortuar. Krijime si ato pėr Ali Pashė Tepelenėn, pėr reformat e Tanzimatit, pėr shpalljen e Pavarėsiė, Luftėn e Vlorės etj., pasqyrojnė ngjarje tė njė interesi thuajse kombėtar, nuk janė ngjarje qė kanė lėnė vragė thjesht nė kujtesėn e fshatit a tė krahinės. Nė kėto rrethana, edhe kėngėt qė kėndoheshin pėr to kanė gjalluar nė gjithė Jugun, ndaj jo rrallė i kanė regjistruar edhe mbledhės tė tjerė. Pėrsėritje tė tilla mbeten me interes edhe nė njė aspekt tjetėr tė rrafshit studimor.

 

Studiuesi qė i krahason, shikon ndryshimet dhe mund tė dalė me vrojtime, pėr mėnyrėn se si transformohej krijimi duke kaluar gojė mė gojė. Bartėsit qė ka vjelė Mustafa Luēi janė tė kategorive tė ndryshme dhe nga hapėsira relativisht tė gjera, por thuajse gjithnjė brenda kufijve tė Labėrisė. Nė kėtė kontekst, ėshtė e kuptueshme pse mbizotėrojnė bartės nga Kuēi dhe krahinat pėrreth. Kėshtu ka bartės nga Kuēi dhe shfaqen aty-kėtu edhe bartės nga Bolena, Ēorrja, Fterra, Progonati, Rexhini, Golemi, Kudhėsi, Borshi, Vlora; pėr tė shkuar nė pak raste gjer nė Mallakastėr e Gjirokastėr.

 

Mbisundojnė bartės meshkuj, por paraqesin interes, edhe raste kur bartėsit janė femra, madje ndonjėherė femrave u njihet edhe autorėsia, siē ėshtė p. sh. rasti i njė vajtimi relativisht tė gjatė krijuar nga Selvi Nenaj, pėr tė cilėn shėnohet se nė ēastin e mbledhjes ka qenė 56-vjeēe dhe nuk dinte shkrim e kėndim. Tė vjen keq qė jo gjithė kėngėt kanė tė shėnuar pėrfund bartėsin nga janė vjelė, si dhe vitin e regjistrimit. Kjo mund tė thuhet me siguri, p. sh., pėr kėngė pėrfund tė cilave gjenden tė shėnuar vite para lindjes sė mbledhėsit.

 

Mesa duket, vitet pėrfund shėnojnė herė kohėn e mbledhjes, e herė kohėn e ndodhisė/ngjarjes. Dua t’i pėrfundoj kėto shėnime modeste, duke ēmuar Hasan Luēin pėr guximin qė ka marrė dhe duke shprehur bindjen se do t’ia dalė mbanė qė tė nxjerrė nė dritė njė botim dinjitoz, qė do t’i shkojė pėr shtat jetesės dhe veprimtarisė intelektuale tė Mustafa Luēit, bashkėfshatarit tonė tė ēmuar.

 

ĒAPAJEV GJOKUTAJ

Shkėputur nga parathėnia e librit