Print Close

Zyrė pėr tė drejtat e autorėve apo polici pėr botuesit?!

Nga Petrit Ymeri Sekretar i Pėrgjithshėm i Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė Drejtor i Pėrgjithshėm i Shtėpisė Botuese Dituria

 

U bė rreth njė muaj qė Zyra Shqiptare pėr tė Drejtat e Autorit ka lėshuar njė qarkore nė adresė tė pjesės mė tė mirė tė botuesve shqiptarė. Gjithashtu, po kėto ditė ne jemi njohur me njė Projektvendim (Procedurat dhe kriteret e licencimit pėr ushtrimin e veprimtarisė botuese) qė ka pėrgatitur Ministria e Turizmit dhe e Kulturės. Nuk janė pak pėr tė krijuar njė shqetėsim tė madh, sepse nė to ne shohim kėrcėnimin e lirisė nė punėn tonė, shohim diktatin dhe kontrollin shtetėror qė administrata shtetėrore kėrkon tė vendosė mbi veprimtarinė botuese.

 

Ē’ėshtė dhe ē’pėrfaqėson tani ZSHDA?

Kjo Zyrė ėshtė ngritur nė bazė tė Ligjit 9380, datė 28.04.2005, “Pėr tė drejtėn e Autorit ...” dhe Vendimit tė KM nr. 232 tė datės 19.04.2006. Deri atė ditė kur u nis kjo qarkore kėrcėnuese, pakkush dinte pėr ekzistencėn, dhe aq mė pak pėr veprimtarinė e rolin e saj. Sė bashku me Qarkoren, qė synon tė vėrė nėn thundėr shtėpitė botuese me njė sėrė detyrimesh e kėrkesash absurde, nė shumicėn e tyre tė bazuara nė mosnjohjen dhe keqinterpretimin e Ligjeve, nisėn edhe reagimet e kundėrreagimet e palėve: Botuesve dhe ZSHDA. Pse nisėn kėto reagime dhe kėto keqkuptime, tė cilat tani pėr tani shfaqen radikale nga tė dyja palėt?
Sė pari, kėto burojnė nga mėnyra aspak qytetare dhe jo korrekte me tė cilėn kjo Zyrė kėrkon tė krijojė raporte pune dhe bashkėpunimi me Botuesit. E dyta, nga disa paqartėsi, madje edhe pasaktėsi qė vėrehen nė Ligjin pėr tė Drejtėn e Autorit... (nenet 38-46) dhe nė Ligjin pėr Librin (sidomos nenet 19-22). Citoj vetėm kėto dy nene sepse ky ligj, pėr fat tė keq, ka shumė mangėsi dhe keqinterpretime, tė cilat detyrimisht duhen amenduar nė njė kohė sa mė tė shpejtė tė jetė e mundur.
Pse them joqytetare dhe jokorrekte? Sepse do tė ishte mjaft mirė qė kjo Zyrė, kur tė prezantonte veprimtarinė e saj (marrim vesh qė ėshtė bėrė njė prezantim i tillė), duhej patjetėr tė kėrkonte praninė e komunitetit tė botuesve, i cili ėshtė ndėr mė tė organizuarit dhe mė profesionalėt jo vetėm nė sferėn e kulturės, por edhe tė gjithė bizneseve nė pėrgjithėsi. Dėshmi pėr kėtė ėshtė jo vetėm fakti qė Shoqata e Botuesve Shqiptarė ka 15 vjet ekzistencė aktive (jemi themeluar mė 28 maj 1992), por edhe puna e vazhdueshme qė ne bėjmė pėr mbrojtjen e interesave tė anėtarėve tė saj, pėr kualifikimin e tyre dhe pėr mbrojtjen e librit e tė lexuesit nga dukuri tė ndryshme jopozitive, qė publiku i interesuar i njeh mirė. Por Zyra e re, me sa duket, nuk dėshiron t’i njohė, megjithėse drejtorja e saj, nuk vjen nga Hiēi, por vjen nga posti i Drejtores Juridike nė Ministrisė sė Kulturės. Pra, ne duhet tė ishim pjesė e kėsaj paraqitjeje dhe me siguri do t’i jepnim njohuritė tona (jo tė pakta) dhe format e njė bashkėpunimi tė mundshėm.
Ēuditėrisht, botuesve shqiptarė u erdhi njė letėr ultimative me shumė kėrkesa absurde dhe agresive qė pėrfundonin me kėrcėnimin pėr gjobė! Kjo quhej kėrkesė pėr bashkėpunim.

Lista e dokumenteve qė kėrkon Zyra, ėshtė e pafund, aty pėrfshihen jo vetėm kontratat tona me autorėt (tė cilat dihet nga e gjithė praktika botėrore qė janė konfidenciale), por edhe faturat e pagesave tė autorėve dhe librarive?! Pra, kjo Zyrė po kapėrcen edhe detyrat e organeve tatimore.
Mjaft nga problemet burojnė nga VKM e datės 19.04.2006 qė jep mundėsi interpretimi tė diskutueshme, shpesh nė mėnyrė tė paqartė, mbi tė drejtat dhe detyrat e kėsaj Zyre. Komuniteti ynė nė pėrballje tė kėtij agresioni administrativ organizoi njė mbledhje tė gjerė para disa ditėsh, ku ftuam shumė palė tė interesuara, botues, autorė, pėrkthyes, juristė, midis tė cilėve natyrisht Drejtorin e Librit nė Ministrinė e Turizmit e tė Kulturės dhe drejtoren e ZSHDA, Nikoleta Gjordeni. Megjithėse problemi qė ne diskutonim ishte shumė i rėndėsishėm dhe urgjent, asnjė prej kėtyre dy tė fundit nuk gjeti kohė tė vinte?!  Si mund tė quhet kjo: indiferencė, shpėrfillje, agresivitet shtetėror apo mungesė kuraje dhe aftėsi profesionale pėr t’u pėrballur me problemin?! Pa dashur ta teproj mund tė them me siguri qė njė ndėr pėrgjegjėsit kryesorė pėr tė metat qė kanė Ligjet e tė Drejtės sė Autorit dhe ai i Librit, ėshtė znj. Gjordeni, e cila, duke e ditur se ēfarė ka gatuar, nuk ka kurajėn tė pėrballet me botuesit, por dėrgon dy inspektorė, njohuritė minimale tė tė cilėve shkonin deri aty sa na ēuditėn duke na thėnė se Kontratat e Botimit pėr autorėt e huaj kalonin nga UNESCO!
Por le tė kthehemi te Zyra. Nisur nga titullimi: Zyra Shqiptare pėr tė Drejtat e Autorit, nėnkuptohet ėshtė krijuar pėr tė mbrojtur Autorin, por atė Autor qė kėrkon mbrojtje, atė qė ka nevojė. Pra, edhe kjo Zyrė nuk mund ta detyrojė individin (Autorin) dhe aq mė pak subjektin juridik tė kėrkojė ndihmė apo pėrkrahje. Kjo ėshtė jashtė ēdo logjike juridike dhe administrative. Prandaj, ne jemi kundėr kėsaj mėnyre pune dhe refuzojmė bashkėpunimin detyrues me kėtė Zyrė. Pėr kėtė gjė, pėr fat, me gjithė mungesat qė kanė edhe dy ligjet e cituar, nuk na detyrojnė. Nė Ligjin e Librit vėrtet shkruhet pėr depozitim tė kontratave duke iu referuar Ligjit pėr tė Drejtėn e Autorit, por nė asnjė prej tyre nuk citohet kjo si detyrė e botuesit. Pra, nėnkuptohet qė kjo ėshtė fakultative pėr autorin apo ēdo pėrdorues tjetėr. Dhe kėshtu duhet tė jetė. Pra, ai qė e quan tė nevojshme, ose nuk ka mundėsi tė mbrojė veten nė Gjykatė, paraqitet nė ZSHDA me dokumentacionin qė ata i kėrkojnė dhe pėr kėtė natyrisht edhe duhet tė paguajė, siē paguhet pėr ēdo shėrbim dhe siē i paguajmė ne avokatėt pėr problemet qė mund tė kemi. 
Raporti mė normal kudo funksionon kėshtu: Autori ėshtė i lirė ta depozitojė apo jo Kontratėn nė ZSHDA dhe tė depozitojė kėrkesėn e tij pėr mbrojtje nga kjo zyrė. Nė kėtė rast Zyra mund tė lėvizė dhe t’i kėrkojė Pėrdoruesit tė veprės respektimin e Kontratės me Autorin apo Pronarin e tė Drejtave tė veprės. Po kėshtu ėshtė Autori ai qė ka tė drejtė tė kėrkojė certifikimin e veprės sė tij pranė Pėrdoruesit dhe Zyra ka detyrimin tė kėrkojė zbatimin e kėrkesės sė Autorit.

 

Si funksionon kjo praktikė jashtė nesh, nė Evropė e pėrtej?

Nga lidhjet e shumta tė bashkėpunimit me shumė shtėpi botuese prej shumė e shumė vitesh, kemi po tė njėjtin qėndrim dhe praktikė: marrėdhėniet me kėto Zyra janė minimale dhe janė Autorėt ata qė shumė rrallė kėrkojnė mbėshtetjen e tyre. Nė pjesėn dėrrmuese tė rasteve Autorėt ua japin tė drejtat botuesve tė tyre ose Agjencive Letrare tė specializuara (kėto janė agjenci qė blejnė dhe shesin tė drejta, nuk janė pėr mbrojtjen e tė drejtave nė pėrgjithėsi) dhe ua besojnė mbrojtjen po atyre. Kjo ėshtė praktika zotėruese qė ndiqet kudo dhe kėtė ne e shikojmė nė tė gjitha kontratat qė nėnshkruajmė me homologėt tanė kudo nė botė. Edhe Institucione tė specializuara, po themi si Zyra jonė e re, ndėrtojnė marrėdhėnie me klientėt e tyre duke u ofruar atyre asistencė. Po citoj fillimisht SIAE (Shoqėria Italiane e Botuesve dhe Autorėve), e cila punon pėr mbrojtjen e tė drejtave tė Botuesve dhe Autorėve Italianė. Funksioni institucional i SIAE-sė ėshtė aktiviteti ndėrmjetės. Aderimi nė SIAE nuk ėshtė i detyrueshėm. Regjistrimi nė tė ėshtė i lirė dhe vullnetar. Autori mund tė vendosė tė kujdeset nė mėnyrė direkte pėr raportet me pėrdoruesit pėr tė drejtat e tij, ose tė kėrkojė ndėrmjetėsinė e njė organizmi tė specializuar (siē ėshtė SIAE). Pra, Autori autorizon njė zyrė nė tė njėjtėn mėnyrė siē do mund tė ngarkonte avokatin e tij. Nga pėrvoja jonė shumėvjeēare (janė me qindra) kemi vetėm njė rast kur tė Drejtat i kemi marrė nga njė organizatė e tillė (nė Japoni). Tė gjitha rastet e tjera janė me Seksionet apo Departamentet e tė Drejtave (Foreign Rights Departments) pranė shtėpive botuese pėrkatėse, me Agjenci Letrare dhe fare-fare pak raste direkt me Autorė.
Shumė vite mė parė, nė fillimshekullin e 20-tė e deri nė mesin e viteve 50-tė, edhe prej mosnjohjes, roli i kėtyre Shoqėrive apo Zyrave ka qenė gati dominues. Por me zhvillimin e vrullshėm tė industrisė botuese, tė rritjes sė marrėdhėnieve autorė-botues dhe botues-botues e nga gjuha nė gjuhė, Panairet Ndėrkombėtare tė Librit, ku kontaktet ishin shumė dinamike, roli i kėtyre Shoqėrive u minimizua. Konkretisht, nė dhjetėvjeēarėt e fundit, nė kushtet e sotme, kontaktet nė botėn e botimeve janė tepėr tė gjalla dhe veprimtaritė e kėtyre Shoqėrive apo zyrave janė rrudhur shumė. Tashmė, Botuesit janė shumė profesionalė dhe tepėr dinamikė, lidhjet, vendimet e kontratat janė tepėr tė shpejta, tė gjithė janė tė interesuar pėr sa mė pak shpenzime qė i bėjnė vetė Botuesit, por edhe pėr arsye tė privacy-sė profesionale.
Nė kėto Kontrata janė tė shėnuara tė gjitha pikat e marrėveshjes: adresat e tė dy palėve, objekti, kohėzgjatja, territori, gjuha, mėnyrat e pagesės, emri i bankės, etj. etj. Dhe gjithmonė nė fund njė hollėsi shumė e rėndėsishme pėr njė profesionist: Kjo kontratė ėshtė subjekt i ligjeve dhe procedurave tė Anglisė dhe tė Gjykatės sė Lartė tė Londrės; ose nė raste tė tjera tė Gjykatės sė Milanos, Amsterdamit e kėshtu me radhė. Kėto kontrata (qė janė tip) nuk lėnė asnjė shteg veprimi apo ndėrhyrjeje nga palė tė tjera veēse Pronarit tė tė Drejtave qė ėshtė Shtėpia Botuese X dhe Pėrdoruesit tė kėtyre tė drejtave qė ėshtė Shtėpia Botuese Y. Pra, nė kėto marrėdhėnie dypalėshe nuk mund tė hyjė as Gjykata dhe Ligji shqiptar dhe jo mė njė Zyrė administrative. Nga kjo buron edhe rrjedhimi logjik qė ZSHDA mund dhe duhet ta shtrijė veprimtarinė e saj vetėm me autorėt dhe pėrdoruesit shqiptarė, tė cilėt do duan tė kenė tė bėjnė me tė, qė duan tė bashkėpunojnė me tė.
Nė fund tė kėtij shtjellimi ndofta lexuesi do tė pyesė: pėrse Zyra e re nuk vepron siē veprohet kudo nė Perėndim? Pėrgjigjja ėshtė fare e thjeshtė: sepse nuk u mor modeli perėndimor. Grupi i punės mori pėr bazė modelin rumun, ndofta duke e quajtur atė mė tė mirin pėr “t’ua mbledhur” botuesve shqiptarė. Por, durim, nuk ėshtė hera e parė qė te ne zgjidhet modeli mė i keq!
 
Licencimi, Regjistri i Botuesve, etj.


Tek lexoj Projektvendimin e Ministrisė sė Kulturės (por qė shpresoj shumė tė mos bėhet vendim nė kėtė gjendje) mė vjen nė mend shprehja: vetė e kėrkuat! Dhe kėshtu ėshtė. Shumė nga nenet e Ligjit pėr Librin dhe rregullat qė burojnė prej tij, i kemi kėrkuar ne, Shoqata e Botuesve Shqiptarė, pėr vite me radhė e sidomos kur po pėrfundonte Ligji nė pranverėn e 2005-ės. Kishim njė pėrvojė tė gjatė pune, kishim konsultuar disa pėrvoja tė ngjashme tė vendeve evropiane, kishim pajtuar njė Studio Ligjore nga mė seriozet nė Tiranė dhe me kėtė seriozitet u ballafaquam me Ministrinė e Kulturės. Aty gjetėm gatishmėrinė e z. Blendi Klosi dhe grupit tė punės. Por shumė prej sugjerimeve tona mjaft profesionale, disa muaj mė pas, u tjetėrsuan dhe u shtrembėruan. Nuk dua tė hyj nė detaje, por sa pėr ilustrim them qė Regjistrin e Botuesve dhe Licencimin profesional tė Botuesve i kemi propozuar me kėmbėngulje ne. Por jo kėshtu siē pėrfunduan nė Ligjin e miratuar me nxitim me neglizhencė maksimale nė radhė tė parė tė Komisionit Parlamentar tė Kulturės. Regjistri i Botuesve, si model qė ekziston edhe nė profesione tė tjera (mjek, avokat, etj.), u propozua nga ne pėr t’i dhėnė njė natyrė mė profesionale dhe tė respektuar punės tonė. Po kėshtu ishim ne qė kemi vite qė kėrkojmė licencimin e veprimtarisė botuese me kritere profesionale qė i caktojnė Shoqatat e Botuesve, dhe jo kritere detyruese dhe tė pėrkohshme, aq sa Botues qė punojnė prej 15 vitesh nė kėtė lėmė, tė plotėsojnė kartelat e Ministrisė sė Kulturės, tė japin listat e botimeve qė ata kanė ndėr mend, tė bėjnė disa pagesa dhe tė marrin njė karton provizor 3-vjeēar! Atėherė ata do tė kenė tė drejtėn tė futen nė Regjistrin e Botuesve! Ne kemi kėrkuar tė bėhet palė Ministria nė kėtė proces ashtu siē bėhet edhe me Dhomėn e Avokatėve, edhe me Urdhrin e Mjekut, ku shteti ka detyrime ndaj tyre, por jo tė drejta, jo diktate. Pėr t’i rritur vlerėn punės sonė mjaft tė nderuar (qė na rezulton se pak e dinė) licencėn profesionale kemi kėrkuar ta marrim me nėnshkrimin e ministrit, siē e ka Dituria, Fan Noli e pak tė tjerė, nga Preē Zogaj, i pari qė pati vullnetin tė vendosė mbi lirinė e botimit. Forma qė ne kemi propozuar ėshtė qė kėto tė bėhen pėr botuesit e rinj, pėr tė tjerėt, siē thuhet edhe nė Ligj vetėm sa regjistrohen nė regjistėr brenda 6 muajsh nga hyrja nė fuqi e Ligjit. Po ku ta gjejmė Regjistrin qė tė regjistrohemi pėr ta nderuar atė dhe ai ne?! Jo mė pak absurde janė organikat e detyrueshme tė njė shtėpie botuese qė na kėrkon projektvendimi: kėshill botues (jo mė pak se 3 vetė); kryeredaktor, redaktorė, korrektorė, faqosės, etj. Nuk po zgjatem mė shumė me analizėn e kėtij projekti, sepse siē e thashė nė krye, shpresoj, madje jam i sigurt qė do tė pėrmirėsohet e tė bėhet siē duhet. Por kjo, ashtu sikurse edhe problemet e tjera qė shtjellova mė sipėr, kėrkojnė profesionalizėm dhe mirėkuptim. Besojmė se kėtė do ta gjejmė kėsaj here nė Ministrinė e Kulturės.

 

I gjori Neshat!

Kjo tė vjen menjėherė nė gojė tek sheh urrejtjen e tij patologjike ndaj botuesve, por edhe pėrpjekjet pėr t’u ribėrė personazh me zor, tek e sheh qė u lėpihet kryeministrave dhe politikanėve qė paskan bėrė shumė pėr librin, paskan krijuar edhe botuesit!  Madje pėr tė qenė “i ditės” kritikon (por me pambuk, sepse mendon edhe pėr nesėr) ish-ministrin Klosi, i cili i ka hyrė nė sinorėt e tij. I shkreti Nesho, nuk kafshon dot mė, vetėm leh, edhe mund tė tė gėrvishtė pak, por tė gjithė e dinė dhe... i rrinė larg! Por ēfarė do Neshati qė na jep mendtė qė nuk ia do njeri, pasi ka pėrzier edhe ai ēorbėn qė sot na serviret nė tavolinė nga ZSHDA? Ai do pėrsėri tė fitojė pėrsėri duke qenė konsulenti i tė dy krahėve edhe i ZSHDA-sė edhe i atyre Botuesve qė do ta shohin atė si tė vetmen zgjidhje. Sepse me sa duket ėndrra e tij pėr ta drejtuar Zyrėn dėshtoi.
Ja si pohon ai “botuesit dhe jo vetėm botuesit, duhet tė thonė “Zot, shyqyr!” qė nuk jam unė nė krye tė ZSHDA-sė.” Vėrtet ē’qamet do tė ishte kur Neshati tė vishte pėrsėri uniformėn. Jo vetėm ai i uzos e i gogozhares (lexo shkrimin e tij tė turpshėm nė njė tė pėrditshme), por tė gjithė do trembeshin! Vetėm ai nuk e kupton sa keq ėshtė katandisur! Akoma disa kujtojnė kohėn kur nėpėrmjet poshtėrsive ndikonin nė fatet e tė tjerėve, akoma kujtojnė ato kohėra kur mund tė hyhej nė shtėpitė e tė tjerėve natėn e ditėn pėr tė trembur e pėr tė parė se ē’bėhej. Dhe pastaj pėr t’u kapardisur me barcaletat dhe me detajet e poshtra qė i dinin vetėm pak njerėz si ai. (P.sh.: kur arrestuam filanin {ndonjė ish-shef i madh} i shpėtoi shurra! Dhe auditori qesh. “Ē’kohėra kanė qenė ato! Ndiheshe si Zot, pale bėje edhe romane! Edhe ndonjė gogozhare nėpėr to).
Reminishencė e kėsaj kohe duhet tė jetė kėshilla qė na paska dhėnė (vetėm tani e kuptova ku e kishte gjetur atė formulim djallėzor njė pėrkthyes qė mė paraqiti njė kontratė alla polici) ku midis tė tjerash thuhej: “pėrkthyesi ka tė drejtė tė kontrollojė pa lajmėrim, ditėn dhe natėn nė magazinat e shtėpisė botuese apo tė shtypshkronjės ku ėshtė shtypur libri gjendjen e tirazhit!” Vetėm mendja diabolike e njė polici tė sėmurė mund tė sajojė njė kontratė tė tillė (me: ditėn dhe natėn?!) qė nuk e kemi parė gjėkund. Kuptohet qė atė model, tė denjė pėr tė dy palėt, e hodha ku e meritonte, bashkė me pėrkthimin nė fjalė.
Ja, pra, cila dorė kėrkon qė me urrejtjen e shfaqur hapur ndaj botuesve (nė subkoshiencėn e tij duhet tė ketė shumė arsye qė i di vetėm ai) tė shfrytėzojė disa mangėsi dhe keqinterpretime ku me siguri ėshtė edhe dora e tij. Zotėria e tij pėr t’u bėrė tėrheqės pėr sojin e atyre qė nxijnė letėr, por shkrimtarė nuk bėhen dot, na cakton edhe masėn e detyrueshme tė honorarit qė botuesit duhet tė paguajnė: tė mos jetė mė pak se 500 000 lekė, komandon polico-shkrimtaro-albautori. Kjo gjė nuk do tė ndodhė, mė qė pagesat tė bėhen sipas tarifave qė caktojnė zyrat e shtetit apo sahanlėpirėsit qė duke qenė pak specialistė duan veē tė ngatėrrojnė.
Raportet e punės Autor-Botues janė raporte besimi reciprok dhe pėrfitimi reciprok (jo si na thotė zotėria i lartpėrmendur se “Botuesit janė armiq tė natyrshėm tė shkrimtarėve”). Kur kėto raporte shkelen janė Gjykatat, ėshtė edhe ZSHDA pėr atė qė aderon nė tė, qė kėrkon ndihmėn e saj. Krejt normale.
Nė kėtė rast Botuesi apo cilido Pėrdorues tjetėr i Pronės Intelektuale ėshtė i detyruar tė tregojė Kontratat, madje edhe faturat e ndryshme pėr tė verifikuar nėse i ka rėnė nė qafė Autorit. Por nė kėtė rast ama, jo a priori, siē na e kėrkojnė me qarkoret e kėtyre ditėve tė nxehta.

 

Botuar pėr herė tė parė nė “Gazeta Shqiptare”
Tiranė, 17 korrik 2007