Print Close

Sigurimi (kulturor!) i shtetit

Nga Flutura Aēka Drejtore e Pėrgjithshme e Shtėpisė Botuese SKANDERBEG BOOKS

 

Kur George Orwell botoi nė vitin 1948 romanin e tij epokal “1984” dhe fliste pėr Komitetin e Shtetit, nuk kishte besuar se, sė paku, njė gjysmėshekulli mė pas do tė ishte po aq aktual. Si tė mos qe kishte fantazuar prej tij, ne, shqiptarėt e sotėm e tejkaluam, e vumė nė zbatim. Kėshtu do tė mund tė shpjegohet ajo ēfarė po pritet tė ndodhė mbi botuesit e pavarur shqiptarė. Shkresat e nisura nė drejtim tė tyre prej ZSHDA-sė, strukturė e re pranė Ministrisė sė Kulturės, pėr tė dorėzuar kontratat e tyre, tė gjitha ēfarė kanė me autorė, agjentė letrarė, shtėpi botuese, librarė, shtypshkronja, pėr regjistrim nė kėtė zyrė, nuk janė larg fantazisė oruelliane mbi “Komitetin shtetėror”. Kėrkesa pėr tė vepruar kėshtu nė emėr tė Ligjit “Pėr tė Drejtėn e autorit”, ėshtė diversion ndaj vetė ligjit. Botuesit, autorėt, agjentėt shqiptarė e tė huaj, janė tė mbrojtur me ligj qysh nė ēastin e nėnshkrimit tė marrėveshjeve tė tyre. Mbrojtja e njė forme tjetėr e vė nė dyshim vetė ligjin. Shteti ėshtė i lirė tė ngrejė gjithfarė agjencish pėr ta bėrė mirė punėn e tij, por deri aty ku nuk prek tė drejta po aq themelore sa e drejta e tij pėr tė qenė i tillė. Shqetėsimet pėr mėnyrėn e funksionit tė kėsaj agjencie i kam botuar tre vjet tė shkuara nė njė nga gazetat e opozitės sė asaj kohe, ku isha shprehur me rezerva se po pėrgatitej njė zyrė vetėm pėr tė punėsuar njerėz, duke i kujtuar opozitarėt e atėhershėm (pozitarėt e sotėm) pėr njė zile qė do ta kishte jehonėn mė vonė. Ligje tė tilla pėr “Librin...” dhe “Tė drejtėn e autorit”, mė saktė, ato nene tė tyre qė i detyrojnė botuesit (me akte normative) tė dorėzojnė kontratat dhe marrėveshjet e tyre private te njė zyrė, t’i marrin leje kėsaj zyre nėse paratė e tyre kanė vendosur t’i bėjnė libra, janė njė cenim i hapur i demokracisė. Varėsi tė tilla nga zyra shtetėrore, qė u ndėrrohen nėpunėsit ēdo ditė sipas oreksit tė shefave, nuk janė vetėm antiligjore, por dhe tė rrezikshme. Tė thuash se ėshtė qesharake, e minimizon problemin. E pėrsėris, shumė e rrezikshme pėr lirinė e individit nė radhė tė parė. Botuesit privatė shqiptarė, pėr 17 vite tranzion kanė mundur tė mbajnė nė kėmbė pa ligje, tė pambrojtur, pa ndihma financiare, nė kushtet e njė Shqipėrie tė lodhur nga politika e ditės, njė atmosferė kulturore tė lavdėrueshme, kanė sjellė nė vitrinė autorėt mė tė rėndėsishėm botėrorė dhe kanė qenė nė koherencė me letėrsinė qė shkruhet sot ndėr shqiptarė. Por kėta botues janė tė kėrcėnuar nga shteti i tyre, nga “Siguri Kulturor Shtetėror!” Ligje dhe iniciativa tė tilla ndaj biznesit privat nuk ka nė asnjė vend nė botė, veē nė diktatura, nė komunizėm, pasi vėnė nė dyshim, tė drejtėn themelore qytetare, tė drejtėn e privacisė sė biznesit, tė drejtat e ruajtjes sė tė dhėnave konfidenciale dhe prish konkurrencėn e lirė mes botuesve. Tė dorėzosh kontrata thelbėsore tė biznesit tėnd njė instituti shtetėror, kushdo qoftė, pa veshje dhe tagėr juridik pėr tė tė mbrojtur (kėtė e kanė tashmė institucione tė tjera), ėshtė si ta nxjerrėsh nė rrugė sekretin tėnd profesional, baza e zhvillimit tė ēdo biznesi. T’ia dorėzosh kėto ēelėsa njė aparatēiku apo aparatēesheje, njė nėpunėse qė mund tė tė shesė me kafen e parė te konkurrenti yt, ėshtė si tė vrasėsh veten me dorėn tėnde. Secili prej nesh, autor apo botues qofshim, kur jemi cenuar ose do tė cenohemi, copyright-in jemi tė detyruar ta mbrojmė vetė, sepse vetė i kemi firmosur marrėveshjet me tė tjerėt dhe zgjidhjet e ēėshtjeve tona shkojnė vetėm pėrmes njė procesi gjyqėsor. Askush tjetėr, nė asnjė formė tjetėr, nuk mund tė vendosė mbi pasurinė e dikujt, mbi tė drejtėn e dikujt. Aksione tė tilla nuk e ndihmojnė zhvillimin dhe konkurrencėn e lirė, aq mė shumė, hyrjen nė Evropė. Asnjėherė Evropa s’do ta pranonte Shqipėrinė me tė tilla paradokse ligjore dhe antidemokratike. S’ka asgjė kundėr ngritjes sė ndonjė agjencie tė do t’ia rregullonte ca punė mė mirė shtetit. Askush s’ėshtė kundėr saj, por ndaj tė drejtave qė ajo i jep vetes padrejtėsisht. Le t’i shpenzojė paratė e shtetit pėr punė qė s’ecin mirė dhe jo pėr ato qė njerėzit e lirė i kanė tashmė tė zgjidhura me ligj. Pėr tė zėnė mė lehtė keqbėrėsit, besoj ka forma e mundėsi pa fund, pa cenuar palė tė tjera qė ia paguajnė shtetit tė gjitha detyrimet. Nėse kjo agjenci i duhet tė mbushė dosjet e saj tė reja, nė zyrat e saj tė reja, me punonjėsit e saj tė rinj e tė zellshėm me kontratat e privatėve, kėtė duhet ta harrojė.
Personalisht, duke e njohur kėtė fushė, jam shumė skeptike pėr veprimtarinė e kėsaj agjencie. Nė ligj shpjegohet mėnyra e funksionimit tė saj me tė drejtat e autorėve, duke u marrė me hollėsitė financiare, gjėra qė i bėn rėndom ēdo agjenci letrare nė botė dhe tė tilla ka me mijėra. Njė agjenci e tillė s’ėshtė veēse njė institucion privat qė mbėshtetet nga paratė e shtetit, sepse funksionet qė ajo merr pėrsipėr tė bėjė, nuk janė punė e saj. Asnjė autor, agjent i huaj nuk do tė trokasė nė derė tė saj, sa kohė ka marrėveshje me tjetėrkėnd. Kėto kontrata u jepen vetėm pėr transparencė kontrolleve shtetėrore, organeve financiare, taksash e tatimesh, gjykatave e organeve juridike dhe tė hetimit tė veprimtarive private. Ajo nuk mund tė gjykojė pėr autenticitetin e kontratave, sepse ka njė procedurė tė gjatė ligjore qė nuk shkon fare pėrmes rrugėve tė kėsaj ministrie. Ēdo autor mund ta shohė kėtė agjenci si strehė dhe kėtu nuk ka asgjė tė keqe. Por, qė tė flasim me karta tė hapura, zor se ka ndonjė autor shqiptar qė i janė vjedhur paratė e sė drejtės ose t’i jenė pėrvetėsuar shumat nga shitja e librave, sė paku kėta qė shkruajnė sot. Pėrveē njė liste shumė tė vogėl autorėsh qė kanė kontrata tė rregullta me botuesit e tyre dhe qė realisht paguhen nė raport me shitjet e librave tė tyre, pjesa tjetėr (ėshtė e trishtueshme ta thuash kėtė) nuk kanė ēfarė honoraresh tė kėrkojnė, sepse nuk shiten. Askush nuk tė jep para kot, sepse askush nuk ka tepėr. Asnjė botues nė botė nuk do tė donte tė rrezikonte financiarisht, njė libėr ėshtė mall si gjithė tė tjerėt dhe duhet ta nxjerrė vetveten. Ky ėshtė realiteti nė tregun e librit shqip. Edhe botimet shqiptare janė nė tė njėjtėn gjendje si e gjithė bota, jo tė gjitha librat qė njė botues nxjerr janė eficentė, gjithsecili prej nesh pret njė a mė shumė libra best-seller tė mund tė nxjerrė aq para sa tė pėrballojė humbje tė kaluara ose ato tė mundshme. E vėrteta ėshtė se mes nesh, botuesve privatė, ka tė tillė qė nuk do ta meritonin tė ishin, tė palicencuar, pra, qė s’paguajnė taksa, qė s’paguajnė tė drejta, qė vjedhin e grabisin majtas e djathtas. Le tė merret me ta. U keqinterpretua shqetėsimi i botuesve shqiptarė nga kjo agjenci me komentet se “ata s’kanė pse tė kenė frikė” t’i japin kontratat. Kėtu ngatėrrohet njė ēėshtje shumė parimore, ajo e sė drejtės sė palėve, nga nis edhe keqkuptimi. Do tė doja t’i kujtoja kėsaj agjencie se ka praktika nė botė kur njerėz tė lirė botojnė librat e tyre nė raste tė veēanta, edhe tė palicencuar, mjaft qė tė plotėsojė pėrveē kushteve kryesore teknike, dy kushte themelore: tė respektojė copyright-in dhe libri tė jetė i regjistruar, pra tė ketė ISBN. Sa pėr kushtet e tjera tė licencimit tė botuesve, ato duken shumė qesharake. Personalisht nuk kam ndonjė vuajtje nga kėto kritere, por jam parimisht kundėr qė aftėsia jonė pėr biznes tė varėsohet nga njė nėpunės i rėndomtė shteti! Aftėsia jonė si botues varet nga tregu, nga konkurrenca jonė e lirė! Se ēfarė do bėjė mė parė kjo agjenci, unė nuk e di. Por si autore, librat e mi i kontratoj nė agjentė jashtė Shqipėrisė, tė cilėt kanė mbi supe njėqind e ca vjet pėrvojė copyright-i dhe qė merren me pak autorė dhe jo me gjithė lagjen, qytetin a vendin ku punojnė, siē pretendon tė merret kjo agjenci me kinse kombėtare.
Autorėt lidhen drejtpėrdrejt me ta, pa qenė nevoja pėr kadinj tė tjerė ndėrmjetės. Sa pėr t’i gjetur “punė Kolės” dhe pėr t’u paguar me taksat tona ca mė shumė njerėz (s’kam asgjė personale, pasi s’e njoh asnjėrin prej tyre) do t’i sugjeroja tė ngarkuarve aty tė merreshin me gjėra mė tė vyera. Tė pėrpiqeshin tė blinin me para e fonde shtetėrore (jo falas) pasuritė letrare e materiale tė njerėzve mė tė shquar tė letrave dhe t’i kthenin ato nė pasuri kombėtare, qė nesėr tė mos mbetemi pa kujtesė letrare, sikurse pa kujtesė historike, pa shtėpi Migjeni, pa shtėpi Lasgushi a pa shtėpi Kadareje. Tė ndihmojnė autorėt shqiptarė pėr propagandimin e tyre nė gjuhė tė huaja, sigurisht pasi kritika ta ketė bėrė mirė punėn e saj, nė mėnyrė qė pikat e referimit tė letėrsisė shqiptare tė jenė tė shumta e jo tė varfra si sot. Tė ndihmojė me projekte dhe me ide konkrete pėr pėrmirėsimin radikal tė sistemit tė shpėrndarjes sė librit, qė botuesit tė mund ta shfrytėzojnė kohėn dhe energjitė pėr libra tė tjera mė tė rinj e mė tė mirė. Tė krijojnė fonde nė ndihmė tė botuesve (jo falje) me blerje pėr bibliotekat e varfra anekėnd Shqipėrisė. Procedurat i kanė tė gatshme te fqinjėt maqedonas, pėr tė mos shkuar larg. Kėto radhė po i shkruaj nga Brukseli, nga vendi ku ne presim vendime pėr tė hyrė apo jo nė Evropė si njerėz tė lirė, por jo tė lirė, pasi ende bėjmė ligje qė i shkelin tė drejtat e njeriut.
Gjej rastin t’i ftoj miqtė e mi botues qė jo vetėm ta denoncojnė publikisht kėtė ligj dhe aktet normative qė nxituan ta shoqėronin, por t’u drejtohen tė gjithė bashkė shoqatave botėrore tė botuesve, institucioneve juridike e jojuridike tė ngarkuara pėr ēėshtjet e kulturės se ēfarė ndodh nė njė vend ku ndarja nga komunizmi dhe metodave tė kontrollit komunist mbi gjithēka, janė vetėm farsė. Por jo vetėm kaq, ta bojkotojnė njėzėri zbatimin e akteve dhe shkresave tė dėrguara nga aparatēikė qė as e kanė idenė se me ēfarė duhet tė merren konkretisht. Dhe qė sė fundi libri tė mos jetė arsye qė tė huajt tė thonė ende: Kafka-country.

 

Botuar pėr herė tė parė nė gazetėn “Shqip”
Tiranė, 10 korrik 2007