Print Close

Xhejn Osten

Ky roman sjell njė histori dashurie, nga mė tė bukurat e letėrsisė angleze.

 

 

 

Xhejn Osten

Krenari dhe paragjykim

Kategoria: Roman

Pėrktheu: Enit Steiner - Karafili

Shtėpia Botuese: Toena

ISBN: 978-99943 -1 -306– 8

Formati: 13x20 cm

Faqe: 82

Ēmimi: 900 lekė / 8,00 euro

 

Rreth Librit

Ky roman sjell njė histori dashurie, nga mė tė bukurat e letėrsisė angleze. Pena e pėrsosur e Xhejn Ostenit e tėrheq lexuesin nė njė univers qė i pėrket po aq tė kaluarės sa edhe tė tashmes, nė njė shoqėri ku ballafaqohen materializmi dhe ndjeshmėria, qenia femėr dhe mashkull, e vėrteta dhe gėnjeshtra.
Krenari dhe paragjykim vėrteton largpamėsinė e Xhejn Osten, e cila vėren qė ligjet e tregut tė lirė do t’ia ndryshojnė njė herė e pėrgjithmonė faqen shoqėrisė. Nėse dikur jeta e individit ishte e programuar qė nė lindje, nė varėsi tė shtresės, familjes, titujve apo seksit, shoqėria e tregut tė lirė do tė ofrojė mundėsi tė reja tė panumėrta. Jo vetėm ka ardhur koha qė femrave t’iu ofrohen tė njėjtat mundėsi si meshkujve, por dhe qė tė shpėrblehet merita personale. Pyetja qė shtrohet nė roman ėshtė: “Si duhet zgjedhur bashkėshorti, pėr para apo me dashuri?” Ajo qė duhet ta zgjidhė kėtė dilemė, ėshtė heroina e saj, vajza inteligjente, me humor e botė tė pasur dhe mbi tė gjitha me kėrkesa. Vajza qė ia njeh vlerėn vetes dhe qė nuk pranon tė jetė viktimė e kompromiseve monetare, por do ta ndėrtojė jetėn me njė bashkėshort qė mund tė quhet shok. Dhe ajo ėshtė Elizabeta Benet.