Kontakte     Indeks     Pershtypje     Porosi Online  

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
intervista
libri artistik
poezia shqipe
kritikė letrare
libri artistik i pėrkthyer
libri studimor i pėrkthyer
trashėgimi kulturore
opinione
lista e ofruar per shitje

 

kėrko

Katalogu i botimeve

Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume

revista Universi Shqiptar i Librit - intervista

     

Me shkrimtaren Diana Ēuli

Takimi dikur me suksesin e bėn mė tė lehtė peshėn e kryqit qė krijuesi mbart mbi shpinė duke pėrshkruar rrugėn e vėshtirė tė tė shkruarit dhe formėsuarit tė njė romani tė ri. Purifikimi i shpirtit ndodh edhe duke shkruar.

 

 

Ēlodhja pas lindjes sė njė romani ndodh tė perceptohet edhe si fillim i punės pėr tė sjellė nė shqip veprėn e njė autori tė huaj. Pėrfytyrimi i personazheve tė njė romani mund tė bėhet mė i prekshėm nė portretin e njė aktori duke e realizuar atė si film. Sepse ėshtė e thjeshtė, Diana Ēuli  –  Shkrimtarja mė e mirė e vitit 2007 – zgjedhur nga Juria e Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė, nuk ėshtė rastėsisht e tillė. Ajo, pėrveēse di t’i japė kuptim ēdo momenti qė kalon nė jetėn e saj, pa e shpėrdoruar atė, di qė sukseset e saj personale tė jenė tė dobishme edhe pėr shoqėrinė.

 

Romani -  Dashuria ime e pėrhershme

 

- Shoqata e Botuesve Shqiptarė ju pėrzgjodhi dhe ju veēoi, mes shumė shkrimtarėve tė tjerė, si mė tė mirėn e vitit, duke ju dhėnė ēmimin “Shkrimtarja e vitit 2007”. Pėr tė gjithė ėshtė evident, gjatė kėtyre 17 viteve tė fundit, ndihmesa juaj konkrete, veē tė tjerash, nė mbėshtetje tė gruas shqiptare dhe nė zgjidhjen e problemeve tė saj, por edhe sė fundmi, aktiviteti juaj nė fushėn e politikės, prania e zėrit dhe e kontributit tuaj nė vendimmarrjen e parlamentit shqiptar. Mendoj, se nė ēdo fushė ku keni qenė e pranishme, keni arritur tė veēoheni dhe tė identifikoheni me mė tė mirėt. Por ē’do tė thotė pėr ju ky ēmim ardhur nga letėrsia?

D. Ēuli - Ēdo ēmim ka vlerėn e tij, por njė ēmim i dhėnė nga Shoqata e Botuesve, pra nga njerėzit qė janė mė afėr librit, qė ndjekin ēdo ditė ulje-ngritjet e tij, qė njohin vlerat letrare nė larminė dhe thellėsinė e tyre, do tė thotė shumė. Ėshtė njė ēmim nga ekspertėt dhe profesionistėt dhe, pas njė kohe tė gjatė qė lėvroj fushėn e letrave, ky ėshtė njė vlerėsim i lartė pėr mua.
Pėr sa i pėrket vlerėsimit qė ju mė bėni nė fusha tė tjera, nuk e di nėse vėrtet kam arritur tė identifikohem aq fort sa ju thoni. Por, mund tė them qė kam patur gjithnjė njė ndjesi tė fortė se pėr tė ndikuar nė shoqėri me mendime dhe ide pėrmirėsuese, nuk mjafton vetėm njė veprimtari. Prandaj iu kushtova lėvizjes sė gruas; mė dukej sikur, me gjithė ē’mund tė pėrēoja me anė tė letėrsisė (Dreri i trotuareve, pėr shembull, ėshtė edhe njė libėr qė trajton mes tė tjerash edhe dhunėn psikologjike ndaj gruas), nuk mjaftonte. Po kėshtu edhe futja nė politikė. Nuk mjafton tė luftosh jashtė saj, duhet tė ndikosh edhe nga brenda. Se sa, kjo ėshtė pastaj njė ēėshtje tjetėr.


- Ky vlerėsim qė morėt kishte lidhje mė sė shumti me dy romanet tuaj tė fundit, “Engjėj tė armatosur” dhe “Gruaja nė kafé”, tė botuar nė harkun kohor tė gati njė viti e gjysmė. Sa kohė, nė fakt, ju ka marrė tė shkruarit e secilit prej tyre?

D. Ēuli - “Engjėj tė armatosur” ėshtė njė roman me sfond historik. Mė ėshtė dashur shumė kohė pėr tė mbledhur tė dhėna, pėr tė studiuar periudhėn, dokumentet, arkivat, pėr t’iu rikthyer psikologjisė dhe mendėsisė sė njerėzve tė asaj periudhe. Nė roman pėrmenden beteja, operacione fashiste dhe naziste, Lufta Italo-Greke, histori mė tė vjetra, legjenda... Duhej studiuar shumė dokumentacion  pėr tė pėrshkruar njė skenė lufte, veshjen e ushtarėve, armėt qė pėrdornin partizanėt apo gjermanėt, duhej studiuar mėnyra e tė menduarit e atyre viteve, duheshin lexuar gazeta tė vjetra, duheshin takuar njerėz qė ende jetojnė... Duhej njohur nė thellėsi folklori dhe psikologjia e asaj periudhe dhe e asaj treve, qė ende ishte shumė e lidhur me njė lloj misticizmi, besėtytnie, njė lloj realiteti ku njėsohej e vėrteta dhe ėndrra apo fantazia, ku i vdekuri bashkėjetonte dhe bisedonte me tė gjallėt, nė mendjen e njerėzve.
Meqė ngjarjet vendosen nė njė zonė ku unė nuk jetoj, pra nė Bregdet, me faunė dhe florė tė ndryshme, me natyrė dhe gjeografi tė ndryshme, mė duhej tė vėzhgoja dhe tė mėsoja shumė detaje tė kėsaj natyre. Mund tė them se shėnimet pėr kėtė libėr kanė filluar qė 20 vjet mė parė. Pėr t’u shkruar, pastaj, pasi kisha mbledhur tė gjithė materialin dhe pasi kisha ndėrtuar skeletin, m’u desh njė vit e gjysmė.
“Gruaja nė kafé”, nga kjo pikėpamje, ishte mė komod. Subjekti zhvillohej nė Tiranė, nė qendrėn e saj. Personazhet, psikologjia e tyre ishin tė njohur e tė zbėrthyer lehtėsisht prej meje. Por, nga ana tjetėr, ky roman kėrkonte njė pėrgjegjėsi shumė tė madhe, duke qenė se trajtonte njė temė tė ditės. Njerėzit tė gjykojnė, tė kundėrshtojnė, nuk tė pranojnė. Nėse historia e ka thėnė fjalėn e saj pėr ē’ka ndodhur dikur, pėr atė qė ndodh sot tė gjithė kemi nga njė mendim e nga njė shqetėsim. Nė kėtė pikėpamje, “Gruaja nė kafé” mė ka lodhur mjaft mendėrisht. E kam shkruar brenda njė viti, por me shkėputje. Nė rastin e kėtij romani mė duhej tė isha mė e vėmendshme ndaj psikologjisė dhe sjelljeve tė brezit tė ri, tė cilin e njoh mė pak, nė kuptimin e thellėsisė. Trajtimi sipėrfaqėsor do ta dėmtonte romanin.

 

- Tek “Engjėj tė armatosur” ju shkėlqeni, sidomos, pėr mėnyrėn sesi keni trajtuar periudhėn aq shumė tė diskutuar tė Luftės sė Dytė Botėrore nė vendin tonė. Si titulli mjaft i gjetur, por edhe ēdo detaj i kėtij romani, duket se ėshtė nė vendin e duhur. Mendoj se ėshtė nga romanet mė tė mirė tė letėrsisė sonė, por edhe mė gjerė. Ju vetė, mendoni se ai do tė mund tė shėrbente si njė shtrat i pėrshtatshėm pėr realizimin e njė filmi? A mund tė jetė e realizueshme kjo dhe me cilin regjisor shqiptar apo tė huaj do t’ju pėlqente tė bashkėpunonit?


D. Ēuli - Pa dyshim. Besoj se si edhe mjaft autorėve tė tjerė do tė mė pėlqente ta shihja veprėn time tė realizuar nė film. Unė kam dhe pėrvojat me dy romanet e mi tė dikurshėm, Zėri i largėt, mbi tė cilin u ndėrtua skenari i filmit Hije qė mbeten pas dhe Rrethi i kujtesės mbi motivet e tė cilit u ndėrtua skenari i filmit me tė njėjtin titull. Por, duke qenė realistė, e dimė se pėr tė realizuar njė film nė Shqipėri ėshtė shumė e vėshtirė, sepse duhen shumė para dhe ato nuk ekzistojnė... Sidomos pėr njė film historik, me luftė, ku duhet rekuizitė e madhe, uniforma, skena betejash, makina e armė tė kohės, etj. Kėshtu qė pėr kėtė moment as qė e ėndėrroj diēka tė tillė. Por, edhe unė mendoj se dramaciteti i subjektit nė roman, do tė shėrbente pėr njė film interesant.

 

- Njė nga personazhet kryesorė tė romanit “Gruaja nė kafé” ėshtė njė grua nė moshė tė re - personifikim i njeriut qė do tė arrijė aty ku ėndėrron me rrugėn mė tė lehtė, e paskrupull, cinike nė prakticitetin e saj, e verbėr ndaj parimeve morale dhe dashurisė njerėzore. Si ndodh qė ju, qė jeni njė mbrojtėse e deklaruar e figurės sė gruas, qė keni vlerėsuar tė domosdoshme ta ruani atė nga ashpėrsia mashkullore, dilni nė kėtė plan? Pėrbėn fenomen pėr t’u shqetėsuar nė shoqėrinė tonė kryeqytetase ky model gruaje sipas vėzhgimeve dhe konstatimeve tuaja? 


D. Ēuli - Kur shkruaj njė roman, unė nuk jam mė njė veprimtare shoqėrore, por njė shkrimtare, pra njė njeri qė vėzhgon dhe skutat mė tė fshehta tė shpirtit njerėzor dhe i zbulon ato. Si gratė dhe burrat janė subjekte skutash tė tilla, si burrat dhe gratė kanė veset dhe dobėsitė e tyre si dhe cilėsi qė i shėrbejnė pozitivisht atyre dhe tė tjerėve. Por, nga ana tjetėr, edhe si veprimtare e lėvizjes sė gruas, unė nuk mendoj se gratė janė tė pėrkryera. Ėshtė ēėshtje tjetėr mbrojtja e tė drejtave tė grave, qė u shkelen, qė i diskriminojnė dhe qė nuk kanė rol tė barabartė nė shoqėri dhe ėshtė ēėshtje tjetėr qė ka gra me karakter tė dobėt mes nesh. Pėr sa i pėrket shqetėsimit pėr modelin nė shoqėri, unė mendoj se njerėz tė tillė – gra dhe burra si Lola dhe si Kola, ka pasur nė tė gjitha kohėrat dhe do tė ketė gjithnjė dhe nė tė ardhmen. Janė arrivistėt, tė paskrupujt, etj. Puna ėshtė qė ne ta dimė se ata ekzistojnė, qė tė rinjtė dhe tė vjetrit – qė nuk janė as ata tė imunizuar apo tė mbrojtur – tė jemi nė njėfarė mėnyre tė ndėrgjegjshėm se jeta nuk ėshtė e lehtė dhe se pas pamjesh tė pafajshme mund tė fshihen gracka keqdashėse. Nuk mė duket se ėshtė dukuri shqetėsuese. Ėshtė njė dukuri prezente. Ngado, nė tė gjithė botėn gjen vajza si Lola dhe bashkėpunėtorėt e saj. Ndryshimi qėndron se nė shoqėrinė tonė ky lloj tipi u shfaq kėta shtatėmbėdhjetė vjet. Mė parė nuk gjendej si skemė. Por, asokohe, pėr shembull, kishte vajza qė martoheshin pėr interes, pa dashuri, me ndonjė burrė tė madh nė moshė, por me pozitė tė mirė politike apo administrative. Nuk e donin atė burrė, pėr shembull, mund dhe ta urrenin, por pėrfitonin njė jetė tė rehatshme dhe rregullonin njerėzit e familjes sė tyre nė punė mė tė mira. Edhe ky ishte njė lloj korrupsioni moral i atyre grave dhe i atyre burrave. Kishte gra dhe burra qė nuk i rezistonin presioneve ideologjike dhe e ndanin burrin ose gruan pėr kėto shkaqe, vetėm pėr tė shpėtuar veten. Qenia njerėzore nuk ėshtė e pėrkryer, ajo priret mė shumė nga degradimi sesa nga pėrmirėsimi, kėrkon tė fitojė lehtė, mbi kurrizin e tė tjerėve, tė nėpėrkėmbė ata qė janė mė tė ndershėm dhe mė pak ta pėrgatitur pėr rreziqet. Kėtė qenie mund ta vendosėsh nė ēfarėdo konteksti shoqėror dhe ajo do sillet sipas kėtij konteksti.

 

- Me sa kam vėnė re, gjatė leximit tė prozės suaj, ju i keni shumė pėr zemėr dialogėt dhe i jepni kėshtu mundėsi vetes tė trajtoni tė njėjtin problem, parė dhe analizuar nga kėndvėshtrime tė ndryshme, duke i lėnė lexuesit tė marrė anėn e atij qė dėshiron pa qenė nevoja t’i nxirrni ju konkluzionet. Kėshtu, ju evitoni mjaft mirė edhe pėrshkrimet e gjata e tė mėrzitshme. Ky ka qenė stili juaj i tė shkruarit qė herėt, qė nė fillimet e veta, apo duke u marrė dhe me shkruarje skenarėsh jeni ndikuar nga dinamika e zhvillimeve nė to dhe keni ndryshuar me dashje apo vetvetishėm?


D. Ēuli - Besoj se po. Por skenarėt erdhėn mė vonė. Mua mė tėrheq drama, dialogu, mė tėrheq dinamika e dialogut. Ėshtė ēėshtje stili dhe jo ndikimi, sepse skenarėt nuk mė pėlqejnė shumė t’i shkruaj. Skenarėt janė shumė tė mėrzitshėm pėr shkrimtarin, janė si njė punė me detyrim. Po ta vini re nė titrat e filmave tė huaj, skenarėt shkruhen nga njė grup njerėzish: dikush paraqet idenė, dikush tjetėr e harton subjektin dhe njė i tretė shkruan dialogėt. Kjo do tė thotė se skenarėt nuk janė njė punė e mirėfilltė letrare, pėr kėtė arsye dhe filmi quhet “i regjisorit” dhe jo “i skenaristit”. Mendoj se stilin jo tė gjatė dhe tė thyer me dialogė, unė e kam pėrpunuar e ndikuar nga gazetaria, ku kam punuar shumė vjet. Nė gazetari, gjėja e parė qė mėson ėshtė se si tė jesh i pėrmbledhur nė mendim, si ta thuash thelbin me pak fjalė, me mė tė goditurat, si ta heqėsh ujin. Gjithashtu, stili pėrmirėsohet me kalimin e viteve, me pėrvojėn, duke njohur dobėsitė e librit tė mėparshėm, duke e manovruar mė mirė narracionin – ėshtė njė ēėshtje teknike qė jo gjithmonė ia dalin shkrimtarėt, tė qenurit i kursyer, i pėrmbajtur.

 

- Pėr kėrshėrinė time, por sidomos tė lexuesit, do tė doja t’ju pyesja, se nė ē’moment tė jetės suaj e patė veten tė lidhur me letėrsinė, kur patėt shkėndijat e para tė idesė se donit tė bėheshit shkrimtare dhe nė ē’moment tė karrierės suaj mendoni se jeni ndier si e tillė?


D. Ēuli - Letėrsia nuk vjen nė njė ēast tė caktuar. Ajo pėrshkon njė rrugė tė gjatė, por prirja duket qė herėt, qė nė fėmijėri e nė rini, kur shkruan hartimet mirė apo merr pjesė nė ndonjė konkurs letrar tė shkollės. Nuk e di se kur jam ndier shkrimtare, sepse kjo ėshtė njė fjalė me peshė tė rėndė dhe mezi meritohet. Ndoshta, pasi janė botuar disa libra dhe pasi disa prej tyre filluan tė lexoheshin. Pastaj pasi pėr ta filloi tė shkruhej. Pastaj kur dikush i panjohur mė ka thėnė nė rrugė se i ka pėlqyer libri im.

 

- Romani juaj “Dreri i trotuarėve” botuar para viteve ’90 u prit shumė mirė nga lexuesit e kohės dhe pėrveēse u botua nė mijėra kopje u bė edhe objekt bisedash letrare nė auditore tė ndryshme. Cilit element tė tij nė veēanti ia dedikoni kėtė sukses?


D. Ēuli - Nuk mė shkonte kurrė mendja, kur e shkrova, se Dreri... do tė kishte kėtė sukses dhe kėtė jetė tė gjatė. Besoj se ai jeton, ndonėse rinia qė gjallon nė faqet e tij ėshtė e viteve ’70, sepse ēdo e re apo i ri gjen njė copėz nga vetja, sepse u shkrua pėr njė brez qė i ngjante brezit tė humbur... Ndoshta sepse nė tė tregohet se si njeriu mund tė mos deformohet edhe kur jeton nėn njė trysni tė rėndė shoqėrore. Nga kjo pikėnisje mendore u trajtuan disa tipare tė karakterit tė Fred Kernit, personazhit kryesor tė librit. Nuk e shpjegoj dot. Kritikėt mund ta thonė shumė mė mirė se unė. Mė sipėr thashė se aty trajtohet edhe tema e dhunės psikologjike ndaj gruas. Mė kujtohet, njė ditė kur po ecja Rrugės sė Durrėsit pėr nė shkollėn Qemal Stafa, ku bėja gjimnazin, pak para kėmbėve tė mia dhe tė shoqeve tė mia ra nga dritarja e katit tė pestė trupi i njė vajze qė ne e njihnim. Ajo kishte mbetur shtatzėnė dhe i dashuri nuk kishte pranuar tė martohej me tė. Nė vitet ’70 njė situatė e tillė pėr njė vajzė, qoftė edhe e njė familjeje pak a shumė tė emancipuar, siē ishte ajo e shoqes sonė, qe mė keq se vdekja. Dhe ajo u hodh e u copėtua mbi trotuar, pėr t’i shpėtuar tmerrit. Kėshtu filloi personazhi i Verės, vajzės qė vdes pėr shkak tė njė aborti klandestin.

 

- Ju keni lėvruar pėrgjithėsisht prozėn e gjatė, por keni shkruar dhe njė numėr tė konsiderueshėm dramash dhe skenarėsh filmash. Ku mendoni se keni pasur mundėsinė tė shpreheni dhe tė realizoni mė mirė mendimet dhe idetė tuaja?


D. Ēuli - Nė roman. Pas disa provash, e di tanimė se romani ėshtė zhanri im, ku punoj mė mirė dhe ku jam vetvetja. Po ashtu, pas romanit do tė thosha drama, por drama duhet vėnė nė skenė. Dhe nė skenė te ne duhet tė kesh njė lob tė fuqishėm, qė unė nuk e kam, sepse nuk bėj pjesė nė rrethin e atyre qė dominojnė Teatrin. Kjo vlen jo vetėm pėr mua. Por, megjithatė, herė pas here i botoj dramat. Ku i dihet...

 

- A keni provuar ndonjėherė tė lėvroni tregimin e shkurtėr? Mendoni se mund ta gjeni veten edhe nė kėtė zhanėr tė letėrsisė?


D. Ēuli - Gjithnjė. Libri im i parė ėshtė njė vėllim me tregime tė shkurtra qė titullohet Jehonat e jetės. Mė vonė kam botuar vėllimet me tregime Ditėt e Teutės dhe kėto vitet e fundit vėllimin Sheshi i Spanjės. Me tregimin Sheshi i Spanjės u shpalla laureate e Ēmimit Mesdhetar pėr Letėrsinė Femėrore, nga njė juri mesdhetare me qendėr nė Marsejė. Shumė tregime tė miat janė botuar nė antologji tė huaja si nė Itali, Francė, nė Rusi, Kanada, madje deri dhe nė Kinė. Por tregimi mė duket nganjėherė edhe mė i vėshtirė se romani kėshtu qė i kthehem dashurisė sime tė pėrhershme, romanit.
 
- Si ndodh tė kuptoni se duhet tė uleni tė shkruani njė roman tė ri? Si i qėmtoni temat qė shkruani? Ju ndihmon apo pengon tė qenurit njė grua aktive dhe e angazhuar nė mjaft punė tė tjera qė ju marrin kohėn, por ju ofrojnė eksperienca?


D. Ēuli - Njė roman ėshtė rezultat i njė kėrkimi dhe meditimi tė gjatė e tė thellė. Ėshtė rezultat i njė vėzhgimi jetėsor, historik, filozofik e psikologjik. Pėrveē elementit artistik. Pra, ėshtė njė punė jo e lehtė. Pasi zgjidhen disa nyje tė natyrės qė pėrmenda, atėherė procesi i formės, stilit, teknikės, ecėn mė mirė. Gjithė ēėshtja ėshtė te mendimi, tek ideja. Ēfarė do thuash me kėtė libėr tė ri? Do rrėfesh pėr dashurinė? Pėr tradhtinė? Pėr vdekjen, pėr miqėsinė, pėr trishtimin, pėr luftėn, pėr vėshtirėsitė familjare? Tek mendon kėto tė zė njė shqetėsim e dėshpėrim i madh. Sa kryevepra janė shkruar anekėnd botės dhe i kanė trajtuar pėrsosmėrisht tema tė tilla! A ka mbetur mė gjė pėr tė thėnė, a ka mė njė stil tė palėvruar, a ka mė skutė tė shpirtit dhe tė mendjes sė njeriut tė pazbuluar? Sepse nė letėrsi, nė art, qė tė kesh sukses, duhet tė sjellėsh njė grimė origjinaliteti, risie, tė sjellėsh diēka qė tė tjerėt e kanė thėnė pak ose aspak ose keq, ose, nėse pėrsėrit lajtmotivin, ta zėmė tė dashurisė sė pafat – duhet ta bėsh nė mėnyrė tė pėrkryer. E merrni me mend se ēėshtja nuk ėshtė dhe aq e lehtė dhe se suksesi ėshtė njė dritėz qė regėtin shumė larg, gati e paarritshme. 
Tė qenit aktive mė pengon, sigurisht. Shkrimi, meditimi, kėrkimi, dokumentimi kėrkojnė kohėn e tyre. Unė pėrpiqem tė organizohem, tė mos harxhoj kohė, tė minimizoj gjėrat e tepėrta, po edhe kėnaqėsitė. Megjithatė, nuk pendohem qė kam bėrė dhe bėj shumė gjėra tė tjera nė jetė, pėrveē letėrsisė, sepse ato, si thoni ju, janė njė burim i madh pėrvoje dhe njohjeje.

 

- Ju jeni marrė edhe me pėrkthimin nė kohėn qė punonit si zėvendėskryeredaktore e revistės “Les Lettres Albanais”, por edhe me pėrkthim librash nga frėngjishtja, anglishtja apo italishtja. E kuptoj qė njohja e kėtyre gjuhėve ka qenė njė dritare njohjeje pėr ju nė vitet e ēuditshme tė socializmit, por pse ju ka tėrhequr pėrkthimi si fushė, cila qe shtysa tjetėr drejt tij?


D. Ēuli - Kam pėrkthyer gjithnjė. Nė vitet e tranzicionit kam pėrkthyer autorė si Sartri, Simonė dė Bovuar, Andre Zhidi e tė tjerė. Vazhdoj tė pėrkthej. Kėto kohė kam pėrkthyer nga anglishtja njė autor bestseller amerikan qė shkruan pėr demokratizimin, sociologjinė, etj.
Dėshira pėr pėrkthim mė vjen kur mbaroj sė shkruari njė roman. Mė duhet kohė sa tė zbrazem plotėsisht prej tij dhe tė mendoj pėr njė tjetėr. Pėrkthimi ėshtė njė ushtrim mendor, gjuhėsor dhe stilistikor. Ėshtė pjesė e profesionit tim. Tė disiplinon nė stil, tė njeh teknika tė reja, tė pasuron leksikun. Pra, ėshtė si njė enė komunikuese me letėrsinė e krijuar.

 

- Para disa vitesh u botua romani juaj “Diell nė mesnatė” qė njohu mjaft ribotime. Protagoniste tė tij janė dy gra me formim tė ndryshėm intelektual, me kėrkesa tė ndryshme nga jeta nė dukje, por thellėsisht tė njėjta nė luftėn qė bėjnė pėr tė mbrojtur ėndrrat e tyre. Nė kėtė roman ju shpreheni mjaft e shqetėsuar pėr njė fenomen tė shoqėrisė shqiptare tė pas viteve ’90, ushtrimit tė dhunės, mungesės sė lirisė dhe dhunimit tė gruas nė familje. Mendoni se ky fenomen qė u rishfaq mė hapur nė shoqėrinė shqiptare pas viteve ’90 vazhdon tė jetė njė shqetėsim social edhe sot?


D. Ēuli - Nė pėrgjithėsi romani nuk ėshtė njė instrument pėr tė pėrmirėsuar problemet apo plagėt sociale. Ai ėshtė letėrsi, art, dhe lexuesi, nėse ndikohet pėr mirė, aq mė mirė pėr shoqėrinė. Te Diell nė mesnatė mendoj se kam qenė mė e prirur pėr tė marrė pėr bazė atė qė po ndodhte nė Shqipėri nė vitet e vrullshme tė tranzicionit, ku dhe gruaja u gjend para shumė tė panjohurave, para pikėpyetjesh tė reja dhe para njė dhune tė re. Do tė jetė njė rrugė e gjatė derisa gruaja tė jetė mė pak e dhunuar dhe mė pak nėn trysni. Por ajo duhet edhe tė ndėrgjegjėsohet vetė. Por, tema kryesore e romanit nuk ėshtė ēėshtja e gruas. Tema kryesore, pėr mua, ėshtė pėrplasja mes dy botėve, ajo e jona, e mbyllura, e izoluara dhe ajo perėndimorja qė ne e kishim ėndėrruar dhe qė e kishim dashur aq shumė sė largu. Realiteti tregoi se ky takim, kur Shqipėria u hap, nuk ishte dhe aq i lehtė. Ai qe plot tė papritura edhe tė pakėndshme, me moskuptime, me shpėrthim tė kriminalitetit, edhe tė dhunės, me vuajtje, me hidhėrim dhe pėrsėri me shpresė. Dashuria e dy personazheve kryesorė qė nuk mund tė lidhen dot deri nė fund me njėri-tjetrin ėshtė pikėrisht kjo vėshtirėsi komunikimi mes dy botėve. Ka dhe njė reflektim mbi ringjalljen e feve nė Shqipėri, vėshtirėsitė e kėsaj ringjalljeje, pėrballjet mes njėra-tjetrės, filozofive qė pėrmbajnė sė brendshmi, pėrzierjet dhe reformimet qė pėsojnė nė periudha tė vrullshme historike. Ky roman u botua dhe nė Itali, me titullin Scrivere sul’acqua dhe pati njė lloj vėmendjeje nga kritika e kėtij vendi. U fol nė RAI Uno, nė rubrikėn Libri, u shkrua nė gazetėn Messagero, nė rubrikėn e recensioneve mbi librat dhe sė shpejti radioja e RAI Due–s do t’i kushtojė njė emision tė gjatė, siē mė kanė njoftuar. Jam ftuar shpeshherė nė Itali, nė qytete tė ndryshme, pėr tė folur pėr kėtė roman.

 

- Keni filluar tė punoni pėr romanin tuaj tė ardhshėm? Nėse po, doni tė na zbuloni ndonjė element tė tij?


D. Ēuli - Mė mirė tė mos e zbulojmė, se edhe vetė jam pak nė mėdyshje mes njė romani pėrsėri historik dhe njė tjetri me temė tė kohės. Nuk e kam vendosur ende. Por, ndėrkohė, kam filluar tė mbledh dokumentacion pėr romanin historik. Do nevojitet mjaft kohė dhe mjaft material pėr tė. Do tė jetė me temė nga Mesjeta, kėshtu qė puna do tė jetė voluminoze, sa mė tremb. Po shėnoj nė bllok ide pėr romanin tjetėr, atė me temė tė ditės, vizatoj ndonjė tipar, hedh ndonjė mendim, ndonjė vėzhgim, qė tė mos i harroj, kur tė vijė puna tė shkruaj.

 

Intervistoi Irena Toēi

 

 

Botime tė tjera tė autores Diana Ēuli

 

1980  Jehonat e jetės, tregime, Shtėpia Botuese Naim Frashėri.
1983  Zėri, roman, Shtėpia Botuese Naim Frashėri.
1986  Rrethi i kujtesės, roman, Shtėpia Botuese Naim Frashėri.
1988  Ditėt e Teutės, tregime, Shtėpia Botuese Naim Frashėri.
1989  Dreri i trotuareve, roman, Shtėpia Botuese Naim Frashėri.
1991  Rekuiem, roman, Shtėpia Botuese Naim Frashėri.
1993  Dhe nata u nda nė mes, roman, Shtėpia Botuese Dora D’Istria.
2000  Diell nė mesnatė, roman, Shtėpia Botuese Toena (ribotuar 3 herė).
2001  Dreri i trotuareve, botim i dytė, Shtėpia Botuese Baca.
2002  Sekreti i burrit nė barkė, Shtėpia Botuese Baca.
2003  Sheshi i Spanjės, tregime, Shtėpia Botuese Dora d’Istria
2004  Dreri i trotuareve, Shtėpia Botuese Dora D’Istria.
2005  Engjėj tė armatosur, roman, Shtėpia Botuese Besa.
2007  Gruaja nė kafé, roman, Shtėpia Botuese Toena.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Veprimtari

Programi i promovimeve  tė organizuara nga Sh. B. TOENA nė Festivalin e Librit & Artit, 23-27 prill 2014 

  

 

Porosi Online
Bėni porosinė pėr librin tuaj tė preferuar...