Kontakte     Indeks     Pershtypje     Porosi Online  

 

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
intervista
libri artistik
poezia shqipe
kritikė letrare
libri artistik i pėrkthyer
libri studimor i pėrkthyer
trashėgimi kulturore
opinione
lista e ofruar per shitje

 

kėrko

Katalogu i botimeve

Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume

revista Universi Shqiptar i Librit - intervista

     

Me shkrimtarin Zija Ēela

Shkrimtari Zija Ēela, fitues i Ēmimit “Penda e argjendtė” pėr romanin “Las Varrezas”, si vepra mė e mirė nė prozė pėr vitin 2005, akorduar prej Ministrisė Kulturės tė Shqipėrisė

 

 

 

Shkrimtari Zija Ēela meritoi ēmimin “Penda e Argjendtė”, pėr romanin “Las Varrezas”, si vepra mė e mirė nė prozė pėr vitin 2005, akorduar nga Ministria e Kulturės sė Shqipėrisė, mė 27 dhjetor 2006, nė konkursin letrar mė tė rėndėsishėm qė zhvillohet nė harkun kohor tė ēdo viti nė vendin tonė.
Lindur mė 25 mars 1946 nė qytetin e Shkodrės, diplomuar nė Universitetin e Tiranės pėr letėrsi mė 1968, ai ia kushtoi jetėn e vet arsimit dhe letėrsisė. Qė prej vitit 1969 e nė vazhdim ai punoi si mėsues nė fshatrat e Kukėsit, pastaj nė gazetėn e radion lokale, mė 1977 u transferua nė kryeqytet ku punoi si redaktor i prozės nė revistėn “Nėntori”, e mė pas pėr disa vjet si kryeredaktor i gazetės letrare “Drita”. Qė nga viti 2000 mban rubrikėn e tij kulturore javore nė gazetėn e pėrditshme “Albania” dhe sigurisht vazhdon tė shkruajė dhe tė botojė veprat e tij letrare.
Nga krijimtaria e tij e pasur ndėr vite do tė pėrmendnim qė nė krye tregimet e tij, me tė cilat ai u bė i njohur, dramėn “Shtėpia e lepujve” (1989) dhe romanet, veēanėrisht triptikun “Gjaku i dallėndyshes” (1990), “Gjysma e Xhokondės” (1992) dhe “Banketi i hijeve” (1998). Krijimtaria e tij jo vetėm zė njė vend tė rėndėsishėm e tė veēantė nė letėrsinė tonė, por edhe ėshtė vlerėsuar si e tillė nga konkurse tė ndryshme tė organizuara nė Shqipėri dhe jashtė kufijve tė saj si dhe ka marrė  vlerėsimet mė tė mira tė kritikės letrare kudo ku ėshtė botuar.

 

SEMAFORĖT E KRIJIMTARISĖ...

 

Me romanin “Las Varrezas” ju fituat ēmimin “Penda e Argjendtė”, si vepra mė e mirė nė prozė pėr vitin 2005. Ēfarė ėshtė njė ēmim pėr ju?


Z.Ē. – Siē e mendoj unė, ēmimi nuk ėshtė njė e sotme qė bėhet e shkuar, por njė e shkuar qė bėhet e ardhme. Sapo shqiptoj kėto fjalė, duket sikur po them se ēmimi krijon siguri. Jo, pėrkundrazi, ai bėhet kėrcėnues pėr tė ardhmen e shkrimtarit.

Nė dhjetė vitet e fundit ju keni fituar katėr herė ēmimin e romanit mė tė mirė tė vitit, duke pėrfshirė dhe ēmimet “Velija” e “Buzuku”.

 

Del se as i pari, as i dyti dhe as i treti nuk paskan qenė kėrcėnime pėr ēmimin e fundit. Ēfarė keni parasysh me pėrgjigjen tuaj?


 

Z.Ē. – Unė nuk po flas pėr “kapitalet” qė sjellin, e po ashtu stimėn qė ruaj pėr juritė. Mirėnjohja ėshtė vula e karakterit tim. Por e

kisha fjalėn pėr krijimtarinė e shkrimtarit, e kisha fjalėn pėr vetėdijen e tij. Pėr ta thėnė mė hapur, ēdo ēmim pėr mua ėshtė njė semafor i kuq, qė shėnon njė rrugė tė mbyllur pėr tė ardhmen. Mos kalo andej, o autor!... Mua nuk mė pėlqen qė tė njėjtin libėr ta shkruaj dy herė. Hm, do tė kėrkoni prapė shpjegime shtesė?!... Atėherė po shpjegohem. Ka shkrimtarė qė gjatė jetės sė tyre botojnė shumė libra, por nė tė vėrtetė njė shkruajnė, tė tjerėt janė “varietete”, satelite tė tij. Pse ndodh kėshtu? Se nuk mund tė dalin nga orbita e asaj vepre, t’i largohen tipologjisė. Kėtij rrethi vicioz kam dashur t’i shpėtoj gjithnjė. Deri tani, nėse do ta pėrfshija edhe “Gjaku im i errėt” si njė miniaturė e kėtij zhanri, kam botuar nėntė romane. E pra, jam pėrpjekur tė krijoj nėntė forma. Jam pėrpjekur po them, sepse kjo ėshtė detyra, ky ėshtė synimi i shkrimtarit. Po tė lexoheshin nėntė romanet njėri pas tjetrit, atėherė do tė verifikohej mė mirė synimi im. Nė kritikėn e specializuar ėshtė folur nganjėherė pėr kėtė, por nė kėtė rast unė kam mė tepėr parasysh lexuesin. A mund t’i kėrkohet atij leximi i gjithė veprės sė njė autori? Jo, sidomos nė ditėt e sotme. S’ėshtė mė ajo kohė kur mėrzia dhe limontia kishin vetėm njė farmaci: bibliotekėn. Por edhe nėse i njėjti lexues merr nė dorė dy-tri romane nga i njėjti autor dhe krahas semiologjisė sė individualitetit tė tij, shenjave tė pėrngjashme tė stilit e tė frymės, gjen edhe teknika krejt tė ndryshme narrative, atėherė mjafton. Mirėpo duke hyrė nė kėtė hulli, mė vjen nė majė tė gjuhės njė sekret...

 

Pėr ē’sekret e keni fjalėn?


Z.Ē. – Gabova, mbase nuk ėshtė i tillė, se mė duket e kam thėnė dhe herė tjetėr. E pra, unė vetė nuk i lexoj romanet e mia. S’di nė bėj mirė apo jo, por ndoshta ka njė lidhje me ēfarė thashė mė sipėr. Pasi tė jenė botuar, s’mund t’u kthehem mė, sepse mė ngjan sikur do tė mė kapin nga krahėt, jo nga kėta qė e kanė rrėnjėn te supet, por nga ata qė ēdo krijues i ka pėrbrenda. Shkurt hesapi, ėshtė e tmerrshme tė pėrsėrisėsh tė tjerėt, por s’ėshtė mė pak e dhimbshme qė tė pėrsėrisėsh veten. Shumė e shumė vite mė parė kam lexuar librin e njė akademiku francez, titulli i tė cilit do tė mund tė pėrkthehej “I vdekuri kap tė gjallin”. Po, po, mund tė ndodhė edhe kėshtu. Prandaj, format duhet tė jenė tė vdekshme, sepse jeta e tyre e gjatė kthehet nė jetė tė shablloneve, tė skemave tė gatshme. Po shtoj dhe dy fjalė. Pasi derdhet nė bronz njė vepėr skulpture, kallėpet hidhen, si tė ishin lėkura e njė fruti. Dhe pastaj ēfarė shihet jashtė ėshtė art, kurse nė brendėsi zotėron boshi. Letėrsisė nuk i shėrben dukja e jashtme, asaj i duhet forma tėrėsore dhe forma faqe pėr faqe, romani ėshtė bronz i formėsuar nga jashtė e nga brenda, milimetėr pėr milimetėr. Ja pse merr njė rėndėsi kaq tė madhe pėrmbajtėsi (forma), qė nė letra ėshtė i pashqitshėm nga pėrmbajtja. Doemos qė kjo pėrmbajtje duhet tė jetė sa mė e veēantė, sa mė e ngjizur me situata qė mbartin mendim e domethėnie tė thella, por pa e kthyer letėrsinė as nė filozofi, as nė sociologji. Ēdo teprim nga kjo anė, ēdo tejkalim i masės, sipas meje ēon nė denatyrimin e zhanrit. Megjithėse romani, ashtu si ndaj llojeve tė tjera tė artit, ka qenė e mbetet gjithmonė i hapur edhe ndaj shkencave shoqėrore, me gjithė tiparin e tij kaq demokratik dhe aftėsinė kaq asimiluese, prapėseprapė ka disa veēori qė sado tė zhvillohen, sado tė pasurohen, nuk mund tė tjetėrsohen. Pėrshtypja ime ėshtė se sot nė Europė sikur himnizohet nė mėnyrė tė njėanshme romani i ideve, po e quaj romani i rėndė, ashtu si shkon me shumicė e kundėrta e tij, romani i lehtė. Merrni njė parmendė dhe provoni tė lėroni bulevardet, ēeliku i plugjeve do tė nxirrte tym. Bima e shėndetshme e romanit nuk mund tė kultivohet as nė asfalt, as nė rėrė, ajo kėrkon tokėn e vet. Dhe kėtė tokė, qė sė pari ia ka dhėnė Europa, gjithnjė do ta ketė, duke lejuar shumėllojshmėri.

 

Atėherė, pėrse ndodh kėshtu?


Z.Ē. – Ku ta dish, mund tė jetė dhe njė ndikim postatavik nga Xhojsi. Megjithėse ka luajtur gjithnjė rolin e avangardės dhe ka shpėrndarė “yrnek” pėr botėn, romani europian ka qenė nė tė njėjtėn kohė mė i ndikueshmi. Tė mėdhenjtė kanė qenė disi epidemikė pėr tė tjerėt. Vetė Xhojsi la njė kryevepėr, ai e tronditi kėtė zhanėr nga themelet, e pėrmbyti letėrsinė e deriatėhershme, siē janė shprehur disa. Por, pėr tė qenė i sinqertė, edhe pėr lexuesin e kualifikuar “Uliksi” ėshtė ca i mėrzitshėm. Mė duket se Borgesi, nė ato shkrimet e tij pėr librat, ese tė mprehta, tė thjeshta e korrekte, kur vlerėson “Uliksin” lė tė nėnkuptohet se mė shumė e ka shfletuar, sesa e ka lexuar rresht pėr rresht. Po them dhe diēka tjetėr, por me rezerva, pasi nuk ėshtė mė shumė se njė pėrshtypje vetjake. Nė krahasim me autorėt mė tė spikatur tė Amerikės Latine, aktualisht njė pjesė e mirė e romanit europian mė shumė mediton, sesa rrėfen. Dhe tė mendosh se kampioni i rrėfimit ka lindur nė kontinentin plak, ėshtė babagjyshi Servantes me “Don Kishotin”. E vėrteta ėshtė se arti europian ėshtė i etur pėr novatorizėm, ndoshta prandaj dhe mė anashkalues ndaj konservatives. Tradita kudo ka nevojė tė kapėrcehet, dhe duhet tė kapėrcehet patjetėr, por nėpėrmjet rimarrjeve selektive e jo nėpėrmjet shkelmimit.

 

Po te ne, sipas jush, ē’kohė jeton letėrsia?


Z.Ē. – Te ne letėrsia ende jeton kohėn e Autorit, tė autoritetetit tė tij, kur do tė duhej tė jetonte kohėn e Tekstit, tė leximit dhe analizės sė tij. Kjo do tė thotė se pritet koha e re e lexuesit. Ne ende s’kemi dalė nga kulturat politike nė stadin e kulturės sė papolitizuar. Komente s’po bėj.

 

Tė kthehemi te “Las Varrezas”. Njė titull pak i ēuditshėm, por pasi e lexon veprėn tė ngjan sikur nuk mund tė kishte titull tjetėr.

Sipas jush, po tė kėrkonim njėfarė pėrafrimi tematik, a mund tė thoshim se ky roman hyn nė veprat ku ndihet ankthi kolektiv? Ju, madje, e keni pohuar kėtė nė njė nga intervistat e kohėve tė fundit.


Z.Ē. – Dhe nė atė intervistė kam pėrmendur dy tituj, kėshtu? Pėr tė krijuar situatėn e kėtij tė ashtuquajturi ankth kolektiv, po tė doni dhe terror kolektiv, nė romanin e tij Kamy ka pėrdorur murtajėn, ndėrsa Saramago verbėrinė. Kam pohuar se, ndonėse me njė gjetje mė tė rėndomtė, i pari mė ngjan njė vepėr mė solide, e thjeshtė, por krejt harmonike nė tėrėsinė e vet. Ėshtė njė model i romanit tė ri klasik. Saramago ka njė gjetje mė origjinale, mė tė veēantė e mė moderne, por pas 70-80 faqesh sikur bėhet monoton dhe, derisa vijnė faqet e kėndshme andej nga fundi, lexuesi mėrzitet. Se ēfarė mund tė ngjasė nė dy qytete, ku murtaja dhe verbėria kanė rėnė si epidemi, tashmė e dimė falė kėtyre dy shkrimtarėve nobelistė. Te “Las Varrezas” trilli e kėrcėnimi shkojnė mė tej. Ngjarjet zhvillohen nė njė qytet, qė quhet Kukunam (me tė dalė nami pėr ku-ku). Kėtu njerėzit jetonin gjatė dhe zyrtarėt e Tiranės mendonin se kjo vinte nga kushtet klimatike, por e vėrteta lidhej me Dinoshėn, gruan e bukur tė Habit Habitarit. Sa herė qė dikush po jepte shpirt, nė Kukunam vraponin tė thėrrisnin Dinoshėn, e cila e rrokte tjetrin nė gjoksin e saj, e pėrkėdhelte, e ledhatonte, i pėshpėriste ngadalė formulėn e jetės dhe, sado qė mė pas ajo capėrlohej dhe vuante vetė pėr disa kohė, bashkėqytetarin e saj arrinte ta risillte nė jetė. Kur vjen puna qė sėmuret vetė Dinosha, dhe sėmuret pėr vdekje, asnjėri prej atyre qė kishte shpėtuar mė parė, pėrfshirė dhe tė shoqin, nuk guxon t’ia kthejė borxhin bamirėses, nga frika e vuajtjes qė e priste. Dinosha ikėn dhe kėshtu fillon ndėshkimi, vdekja zinxhir. Kushdo qė ishte duke mbyllur sytė, mjaft tė shqiptonte emrin e njeriut qė dėshironte ta merrte me vete dhe, brenda 24 orėve, tjetri do ta ndiqte pas nė botėn e pėrtejme. Merret me mend ēfarė ankthi, ēfarė terrori, ēfarė shantazhesh, ēfarė premtimesh, ēfarė lutjesh e pėrgjėrimesh, ēfarė pisllėku e denatyrimi njerėzor del nė skenė. Por, ndėrkaq, nė fushėn ku flenė tė vdekurit dhe qė rritet vazhdimisht, lulėzon biznesi. Atje ngrihet edhe njė hotel-restorant, ku ka makina kumari, pishina, shatėrvanė, reklama e drita pa fund. Dhe pikėrisht pėr kėtė shkėlqim, qė disave u sjell nė mend Las Vegasin, fillojnė ta thėrrasin Las Varrezas. Paralajmėrimi ėshtė i rreptė: po u shkatėrruan themelet e jetės, vlerat e saj morale, njerėzimi nuk ka pėrse pret holokaust e kataklizmo tjetėr, ai mund tė vetėshkatėrrohet edhe pa luftė. Ju e dini se cila kishte qenė formula e Dinoshės, kishte qenė “Unė vdes pėr ty” dhe jo “Ti vdes pėr mua”, siē ia shqiptojnė asaj. Dhe tė fshehtėn e kėsaj formule e zbuloj qė nė faqen e tretė apo tė katėrt tė romanit, te prologu pra, sepse besoj ka tė tjerė elementė qė e mbajnė gjallė kureshtjen e leximit deri nė fund.

 

Si e shkruani njė roman, mund tė na thoni diēka pėr pėrvojėn tuaj?


Z.Ē. – Kur lexoj mbi pėrvojėn e shkrimtarėve seriozė, ato mė duken tė drejta, tė respektueshme dhe tė dobishme. Kur ėshtė fjala tė shkruaj vetė, tė gjithėve ua kthej shpinėn. Sepse... Le ta thjeshtojmė bisedėn. Unė mendoj se, pak nga pak, pėrvoja bėhet pjesė e mjeshtėrisė, kurse ēdo shkrimtar ka edhe instinktin, intuitėn e tij artistike. E kėsaj i duhet besuar. Ajo mund tė stėrvitet, mund tė bėhet mė e mprehtė, por nė esencė ėshtė e lindur.
Pėrvoja ime ėshtė modeste. Pėr njė roman akumuloj gjatė, pastaj e shkruaj shpejt, dhe pėrsėri e mbaj gjatė. Kam disa blloqe shėnimesh, qė mė ėshtė bėrė zakon t’i quaj Fletore. Ato janė fidanishtet prej ku ka lindur thuajse e gjithė krijimtaria ime. Aty shėnoj sinopse, skena, trille tė fantazisė, tharme nga jeta, detaje, emra, fraza, i shėnoj siē mė vijnė. Dalėngadalė, pėr njė roman bėhet njė “dosje”. Aty s’ka asnjė skedim pėr ngjarjet nė vijueshmėri, as pėr kompozicionin e ndarė nė kapituj, asgjė tė parapėrgatitur e tė ngurosur qysh mė parė. Tė shkruash njė roman, pėr mua ėshtė si tė nisesh drejt njė vendi, pėr tė cilin diē ke dėgjuar, por nuk e ke shkelur asnjėherė. Ėshtė pikėrisht kureshtja qė tė ēon atje. Kur nis frazėn e parė, shumė-shumė mund tė di nja dy skena pasuese, mė pas ėshtė mjegull. Forca tėrheqėse pėr ta ngritur kėtė perde, bėhet karburanti i lėvizjes, ajo mė shtyn tė shkruaj, tė zbuloj pak nga pak. Nuk shkruaj dot pėr gjėra qė i di, ato konsumohen brenda meje. Kur dorėshkrimi mbaron dhe hedh frazėn pėrfundimtare, unė s’jam vetėm krijuesi i atij romani, por edhe lexuesi i parė, sepse vetėm atėherė e kam marrė vesh fundin. Me gjithė pėrgjegjėsinė, ka pak aventurė kėtu, apo jo?! Por arti s’bėn pa tė, aventura nė art ėshtė zbulim. Dhe kėtė dėshirė, madje, e ka ēdo njeri. Nė qytetin tim tė lindjes, nė Shkodėr, dikur dhėndri ia ngrinte vellon nuses. Them se njė burrė, ndonėse mund tė ketė bashkėjetuar me tė shoqen pėr tridhjetė vjet dhe e njeh fort mirė, sikur tė martohej me atė edhe tridhjetė herė tė tjera, prapė do t’i hanin duart pėr vellon. Kjo kureshtje s’ėshtė tjetėr veēse thirrja e zbulimit.

 

E kujtoni kur keni shkruar librin e parė?


Z.Ē. – Kam qenė duke hyrė nė tė njėzetetretat dhe e kam shkruar me kandil, nė fshatin Helshan, midis Kukėsit e Tropojės, ku isha emėruar me time shoqe pas studimeve universitare. Por kėtė e kam treguar tashmė, mė duket. Kandili nuk ėshtė ndonjė armik i madh i shkrimtarit, se me atė fitil dikur janė shkruar kryeveprat e botės, por doemos qė ėshtė armik i madh i cilėsive tė jetės, i tėrė zhvillimeve tė modernitetit. Meqė mė kujtove librin e parė, po them diēka pėr tregimet e para qė i kam shkruar kur isha nė shkollė tė mesme. Atėherė i mbaja nė shtėpi pa i thėnė gjysmė fjale askujt. Por mėsuesi i letėrsisė, sa herė bėnim hartime, mė shėnonte nė fund prirjen pėr letėrsi. E kėshtu, njė ditė, u bėnė tė njohura pėr klasėn time. Njėri nga tregimet, me sa mė bie ndėr mend, titullohej “Irena”. Nuk njihja ndonjė Irenė reale, por ku di pse, ky emėr atėherė mė ngjallte pak trishtim, njė si melankoli tė lehtė. Letėrsia ėshtė gjuhė dhe, ndoshta, nė mosha tė ndryshme njeriu hyn nė marrėdhėnie tė ndryshme me fjalėn. Kam pėrshtypjen se atėherė nė Shkodėr binte shumė shi, unė nuk kisha as ēadėr, as pallto pėr dimėr. Nė atė rini tė hershme e shoh veten si njė zog tė lagur. Si mund tė cicėrojė gėzueshėm njė zog i lagur?! Atėherė s’kam ditur tė shkruaj, sigurisht nuk kam ditur, por tė paktėn nuk kam mashtruar. Qysh prej asaj kohe mė ėshtė bėrė zakon ta ruaj vetveten, ēka do tė thotė tė jem i sinqertė, tė jem unė. Asgjė s’mė bezdis mė shumė nė disa libra, sesa pozat qė marrin autorėt.

 

Thuhet shpesh se nė krijimtarinė tuaj ajo qė ėshtė e pabesueshme, e mrekullueshme, ju keni aftėsinė ta shndėrroni nė realitet. Si ndodh?


Z.Ē. – Nėse ndodh, s’mė bie mua tė hyj nė hollėsira. Unė diēka thashė, por ndoshta nuk u shpreha troē. S’ka mbetur gjė pa u shkruar, dy faqet e thikės njihen mirė, por ende ka mbetur njė pistė: tehu i saj. E kam qejf kėtė teh dhe kot mendohet aq i ngushtė. Po tė dish tė orientohesh, bėhet autostradė. Aty shkoj vetvetiu dhe ndihem mirė, sa herė e provoj, derisa tė thyej qafėn.

 

Dėgjohen shpesh ankesa pėr kritikėn, jo rrallė edhe pėr lexuesin. Do tė ishte interesante sikur tė dėgjonim pakėnaqėsinė tuaj. Cila ėshtė?


Z.Ē. – Mė keni vėnė pėrpara dhjetė kambana njėherėsh. Por unė po zgjedh timen, se kėsaj i kam rėnė prej vitesh. Zija Ēela zotėrohet prej njė pakėnaqėsie tė vazhdueshme, ai ankohet ndaj Zija Ēelės.

 

Pas “Las Varrezas”, keni shkruar libėr tjetėr?


Z.Ē. –  Libėr... Ėshtė njė rrėfim elegjiak. Pres qė tė dalė nga shtypi nė fund tė janarit. I kushtohet tim biri, mikut tim mė tė madh, pėrkthyesit Dritan Ēela qė ndėrroi jetė mė 4 mars tė vitit tė shkuar. Herė tjetėr, nė letra, ėndrrėn e kam kthyer nė realitet, por ėshtė hera e parė qė, sado tė pėlcas, kėtė realitet nuk mund ta kthej dot nė ėndėrr. Libri mban titullin “Pėr dashurinė shkruhet pas vdekjes” dhe pres tė dalė shpejt nga “Ideart”.

 

Sigurisht, pas botimit, do ta kemi edhe nė faqet e revistės sonė. E pastaj pėrsėri njė roman, dramė apo vėllim me tregime?


Z.Ē. –  Pastaj njė gjė e di me siguri: po tė kisha dhe dy jetė, prapė nuk do tė ngopesha duke lexuar. Bota ėshtė e mbushur me libra, libra tė mrekullueshėm. Dhe jo vetėm prej atyre qė kanė marrė famė, por edhe prej shkrimtarėsh emrat e tė cilėve ende s’i kemi dėgjuar, pasi edhe bota ėshtė e madhe, edhe ne sikur i mbajmė veshėt me pambuk... Tashti po mė pret njė mik i ri, do tė qajmė hallet bashkė me njė kafe nė tavolinė. Sipas brezit tė tij, tė qash hallet do tė thotė tė flasėsh edhe pėr letėrsinė. O Zot, sa i kuptojmė, sa i pėrkrahim dhe sa i hapim krahėt bujarisht pėr autorėt qė po vijnė, sidomos pėr ata qė tashmė kanė ardhur, sepse janė dėshmuar me libra seriozė?!...

 

Intervistoi Irena Toēi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Botė nė pėrkthim

Europa krijuese

 

 

  

 

Porosi Online
Bėni porosinė pėr librin tuaj tė preferuar, vetėm pėr Tiranėn...