Kontakte     Indeks     Pershtypje  

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
intervista
libri artistik
poezia shqipe
kritikė letrare
libri artistik i pėrkthyer
libri studimor i pėrkthyer
trashėgimi kulturore
opinione
lista e ofruar per shitje

 

kėrko

revista Universi Shqiptar i Librit - libri artistik

     

Jeta Pėrtej Letėrsisė ( intervistė me shkrimtarin Fatos Kongoli )

Ka zgjedhur njė kėmishė tė bardhė nė gardėrobėn e tij, pėr ta kombinuar me njė kostum tė prerė thjesht, midis grisė dhe tė errėtės. Ky ėshtė stili me tė cilin atij i pėlqen tė shfaqet para publikut, i ngjashėm me shijet e burrave tė romaneve tė tij. Por kėto ditė tė ftohta nėntori, ai vendos kapele nė kokė, teksa mundohemi tė gjejmė njė vend tė qetė pėr tė biseduar. Nė njė nga sallat e Panairit tė 9-tė tė Librit, ai foli pėr ribotimin e romanit tė tij tė parė, duke u ndeshur pėr gati njė orė mes kujtimeve tė 22 viteve mė parė.

Kujtimet janė ato qė gjithnjė e trazojnė trupin dhe mendjen e njeriut. Ndėrsa hedh hapat nė bulevardin kryesor tė kryeqytetit, tashmė nuk mund tė heshtė nga gjithė ato ndodhi qė i kaluan nė mendje. “Ne tė tre” ishte sprova e tij e parė nė gjininė e prozės sė gjatė, dhe ish-profesori i matematikės mundi tė ishte i pėlqyeshėm pėr lexuesin. Sigurisht nė mendjen e tij orvaten edhe kohėt kur i duhej tė ruhej nga kritikat, tė cilat nuk munguan. A ishte letėrsia rastėsi nė jetėn e tij, ku u takua ai me kėtė “grua” tė bukur, tė cilėn nuk po e braktis mė? Fatos Kongoli buzėqesh. Tashmė jemi nė njė bar, dhe mbi tryezė ka njė filxhan kinez me ēaj. Dua ta pyes nė ka ekzistuar Magda, gruaja nė librin “Lėkura e qenit”, apo a ėshtė ai brenda trupit tė atyre burrave aq rebelė nė letėrsinė qė shkruan? Ai pi ngadalė ēajin, duke thėnė se “asnjėherė nuk ėshtė nė gjendje tė shpjegojė ato qė shkruan”. Ėshtė e kotė ta pyes. Ai nuk mund tė shpjegojė atė proces kaq intim midis tij dhe letėrsisė, se si trupi i tij ndahet nė mijėra pjesė, duke u mishėruar te personazhet. Ai nuk mund ta shpjegojė atė vuajtje qė ndodh nė laboratorin e tij krijues, duke dashur ta ruajė pėr vete, dhe duke na ofruar ne vetėm atė pjesė qė quhet dashuri. Ai e ka pranuar kompromisin e tė qenit shkrimtar, ka pranuar vuajtjen dhe sfidėn. Ky ėshtė ai, burri i qetė i veshur me kėmishė tė bardhė, i cili rend vazhdimisht tė shkruajė…

 

 

Ne tė tre


nga Fatos Kongoli


Roman


Shtėpia Botuese: Toena


Numri i faqeve: 280


Ēmimi: 600 lekė

 

I riktheheni romanit tuaj tė parė, “Ne tė tre”. Ishte nostalgji, apo duhet tė ndreqje diēka. Pėrse ndodhi ky rikthim?


F.K. - “Ne tė tre” ėshtė romani im i parė. E kam filluar ta shkruaj nga fundi i vitit 1983, dhe e kam mbaruar nga fundi i vitit 1984, dhe ėshtė botuar nga mesi i 1985. Mė kujtohet se, qė kur u botua pati njė tirazh tė mirė pėr atė kohė. Libri u prit shumė mirė, brenda disa muajve u zhduk nga qarkullimi, dhe qė nga ajo kohė nuk ėshtė botuar mė. Janė gati 22 vjet qė nga ribotimi i parė. Pėr sa i pėrket rikthimit te kjo vepėr, dua tė them se nuk kisha ndėrmend tė merresha me ribotime, sepse vazhdimisht kam qenė i zėnė me libra tė tjerė dhe nuk mė shkonte mendja pėr ribotime. Mirėpo, kėtė vit, unė nuk kisha nxjerrė njė libėr tė ri dhe diēka qė e kisha nė dorė nuk mund ta pėrgatisja pėr panairin e kėtij viti, kėshtu z. Fatmir Toēi, hodhi idenė qė tė ribotoja romanin tim tė parė “Ne tė tre”, nisur edhe nga fakti se ishte njė roman i suksesshėm nė Shqipėri, por edhe mė i suksesshėm ka qenė nė Kosovė, ku u botua dy herė radhazi nė vitin 1987. Ky libėr mė kujton shumė histori. Edhe pse u prit mirė nė Shqipėri, nuk munguan edhe mendimet se ky libėr nuk e pasqyronte siē duhet rininė tonė, duke pasur kėshtu vlerėsime tė kundėrta. Pati edhe kritika, se libri nuk ishte ndėrtuar mirė strukturalist. Ndėrsa unė mendoja se, nėse kishte diēka tė mirė te ky roman ishte pikėrisht struktura bashkėkohore. Njė tjetėr mendim pėr librin ishte se kishte njė stil tė vjetruar. Duke qenė se ishte romani im i parė, unė u mėrzita pak nga kėto, aq sa njė moment i bėra pyetje vetes nė duhet tė vazhdoja tė merresha me letėrsi apo jo. Por, pikėrisht nė atė kohė mua mė vjen njė lajm i mirė. Profesor Nasho Jorgaqi mė takon njė ditė dhe mė uron pėr librin, duke mė thėnė se libri yt ėshtė botuar nė Kosovė. Nė atė kohė, ne nuk kishim asnjė kontakt me Kosovėn e aq mė pak me botuesit e saj. U gėzova pa masė, dhe mė shumė u gėzova kur pashė vlerėsimet shumė pozitive tė shtypit tė Kosovės pėr kėtė roman. U ndjeva mirė nga ato vlerėsime, pasi nuk duhet harruar se jo gjithkush kishte mundėsi komunikimi me Kosovėn nė ato vite. Kjo ishte diēka shumė inkurajuese pėr mua, dhe nė moment mendova se ndoshta ia vlente tė shkruaja. Dhe kur z. Fatmir Toēi mė kėrkoi ta rishikoja edhe njėherė librin
me mundėsinė e njė ribotimi, unė e pashė dhe rashė dakord qė ta ribotonim. Sigurisht, qė nė kėtė ribotim unė vetėm kam hequr e nuk kam shtuar gjė, duke e lėnė tė njėjtė konceptin e librit nė tė gjitha pikėpamjet. Ato ēfarė kam hequr janė paragrafė tė ndryshėm, tė cilat kanė qenė tė nevojshėm vetėm nė botimin e librit pėr atė kohė, nė mėnyra qė tė ishte mė i lehtė botimi. Pikėrisht kėto paragrafė, unė i kam hequr nė kėtė ribotim, ndėrsa nė thelb libri ėshtė i njėjti.


Pėr shumė kritikė, apo shumė lexues, ėshtė shumė interesant fakti se si karriera juaj si shkrimtar filloi tė ngjiste shkallė tė mėdha pas viteve ‘90. Ju vetė, si do ta shihnit jetėn tuaj pas viteve ‘90. Ēfarė ndodhi me ju dhe letėrsinė tuaj?


F.K. - Jeta ime pas viteve ‘90 ėshtė e ngjashme me atė ēfarė u ndodhi shumė njerėzve nė Shqipėri me rrėzimin e regjimit  diktatorial. Pas rėnies sė kėtij regjimi, shqiptarėt fituan atė qė ishte mė e rėndėsishme dhe qė u kishte munguar aq shumė: lirinė e fjalės. Pėr mua, ishte diēka e jashtėzakonshme, kėshtu fitova gjithēka qė doja tė fitoja me rrėzimin e diktaturės. Pėr mua, filloi njė fazė e re nė krijimtarinė time, kur unė fillova tė shkruaja pa atė qė e quaj autocensurė, e cila i ka munduar jashtėzakonisht gjithė
shkrimtarėt gjatė periudhės sė diktaturės. Pasi nuk ishte vetėm censura, ajo qė na pengonte nė ato vite, por edhe autocensura, kur vetė ti si autor i shmangesh disa gjėrave, pėr tė cilat ishte i sigurt nė atė kohė se nuk do tė pranoheshin. Kjo pėr mendimin tim e ka penguar shumė letėrsinė dhe shumė shkrimtarė e poetė dramaturgė, kineastė nė Shqipėri. Autocensura ka qenė shkatėrrimtare pėr krijimtarinė nė tė gjitha fushat, pėrveē censurės qė vinte nga shteti. Kėshtu, me rrėzimin e diktaturės u suprimua censura dhe autocensura. Unė nuk mund tė kėrkoja mė shumė si shkrimtar sesa tė shkruaja krejtėsisht i lirė. Kjo ėshtė ajo qė ndryshoi tek unė, pas rrėzimit tė diktaturės, unė u ndjeva i lirė tė shkruaj pa censuruar veten nė radhė tė parė, dhe nė radhė tė dytė, askush nuk mund tė mė censuronte mua.


Nėse flasim pėr letėrsinė tuaj nė vitet e realizmit socialist. Si e kujtoni ju atė letėrsi atėherė, cila ishte jeta jote nė raport me atė kohė?


F.K. - Letėrsia qė unė shkruaja gjatė kohės sė diktaturės ishte ajo qė ishte. Librin e parė unė e kam botuar relativisht vonė, nė vitin 1972, dhe ai libėr pasqyron nivelin tim tė asaj kohe. Njeriu me kohė fiton edhe pėrvojėn, por gjatė periudhės sė diktaturės
vetėm pėrvoja dhe talenti nuk ishin tė mjaftueshme. Por kėto kushte pėr mua u krijuan pas rrėzimit tė diktaturės. Gjatė kėsaj periudhe tė re, nė jetėn time unė kam shkruar siē kam dashur vėrtet tė shkruaja gjithnjė.

 

 

Lėkura e qenit


nga Fatos Kongoli


Roman


Shtėpia Botuese: Toena


Numri i faqeve: 288


Ēmimi: 600 lekė


Le tė ndalemi pak te romani juaj “Lėkura e qenit”. Njė roman ku ju flisni pėr emocionet jo tė zakonshme tė njė burri. Si lindi “Lėkura e qenit” dhe a mund tė na shuani disa kureshtje qė shoqėrojnė lexuesin e kėtij libri?


F.K. - “Lėkura e qenit” ėshtė romani im i pestė, i shkruar pas viteve ‘90. Ky roman vjen pas romaneve “I humburi”, “Kufoma”, “Dragoi i Fildishtė”, “Ėndrra e Damokleut”. Kėto romane unė i grupoj nė njė cikėl, tė cilin e kam quajtur “Burgjet e kujtesės”. Dhe
romani “Lėkura e qenit” ėshtė i fundit i kėtij cikli, dhe ėshtė si njė urė midis kėtij cikli dhe njė cikli tė ri romanėsh qė fillojnė me romanin “Te porta e shėn Pjetrit”, qė e kam botuar nė vitin 2005. “Lėkura e qenit”, u prit mjaft mirė nga lexuesit, dhe ėshtė pritur shumė mirė edhe jashtė Shqipėrisė, nė Kosovė, Maqedoni apo vende tė tjera. Deri tani, ky roman ėshtė botuar nė disa gjuhė, nė frėngjisht, anglisht, sllovakisht, sė shpejti do tė botohet nė polonisht, del sė shpejti nė italisht dhe kam kėrkesa dhe projekte edhe pėr gjuhė tė tjera. Pėr mua ėshtė shumė e vėshtirė tė shpjegoj se ēfarė ka qenė ajo botė qė orvatet aty. Unė personalisht nuk jam i zoti tė interpretoj librat e mi. Thjesht ėshtė njė roman.

 

Ju udhėtoni shpesh. Sa nė kontakt jeni  me letėrsinė qė bėhet sot nė Evropė apo mė tej, dhe si e shihni letėrsinė tuaj nė raport me kėtė letėrsi?


F.K. - Unė udhėtoj sa herė qė mė botohet njė libėr apo ku ftohem diku. Dhe sigurisht qė kėto udhėtime janė mundėsi kontaktesh pėr mua, me shkrimtarė nga vende ku botohen librat e mi. Sa herė qė organizohen promovime, shtypi nė Francė apo Gjermani, shkruan pėr veprat e mia. Unė kam mundėsi tė njihem  personalisht me shkrimtarė tė kėtyre vendeve, tė lexoj veprat e tyre, pak a shumė mė jepet mundėsia tė jem koherent me autorėt dhe letėrsinė mė nė zė tė Evropės apo mė gjerė. Nė kėto kohė librat qė botohen janė pa fund, dhe ndonjėherė mendoj se do tė duhej tė kisha disa jetė pėr t’i lexuar tė gjithė. Nė kėtė rast tė gjithė ne shfrytėzojmė informacionin, nė mėnyrė qė tė bėjmė zgjedhjen e atyre qė duhet tė lexojmė, pėr t’u orientuar me zhvillimet e letėrsisė sė sotme nė Evropė apo mė gjerė. Gjithsesi, kontaktet e ndryshme jashtė Shqipėrisė me autorė apo edhe diskutime, pėr letėrsinė kanė qenė tepėr tė dobishme pėr mua.


Duhet t’ua kenė bėrė shpesh kėtė pyetje. Sa je ti nė librat e tu, ose sa ėshtė jeta jote nė ato libra?


F.K. - Nuk ka asnjė libėr ku nuk ndodhem unė. Nė njė mėnyrė apo njė  tjetėr tė gjithė librat mbajnė gjithēka timen. Shpesh mė kanė bėrė kėtė pyetje, duke qenė se librat e mi janė shkruar nė vetė tė parė, mė kanė pyetur se sa elementė autobiografikė ka aty, sa ka nga jeta ime personale. Ėshtė njė pyetje qė ma kanė bėrė edhe nė tė kaluarėn, gjatė kohės qė botova romanin tim tė parė. Kudo qė shkoja nė atė kohė, mė pyesnin nė ėshtė jeta ime nė kėtė libėr. Sigurisht, nė romanet e mia ka elementė tė pėrvojės sime. Vetėm kaq mund tė them. Tė shkruash njė roman, tė duhet njė pėrvojė shumė e madhe, por nuk ėshtė vetėm
pėrvoja, ajo qė e bėn romanin. Nėse njeriu mbetet vetėm te pėrvoja atėherė nuk mund tė bėjė njė roman. Romani shkon pėrtej pėrvojės, dhe ajo qė ėshtė pėrtej ėshtė diēka qė s’mund tė shpjegohet, pasi ėshtė ajo qė bėn letėrsinė. P. sh., tė bėsh njė roman duhet njė histori, kjo ėshtė ajo qė u vete nė mendje tė gjithėve qė mendojnė se mund tė shkruhet njė roman. Por, a ėshtė e mjaftueshme historia pėr tė bėrė njė roman? Sigurisht qė kjo nuk ėshtė e mjaftueshme. Letėrsia shkon pėrtej historisė. Dhe kėtė pėrtej unė nuk jam nė gjendje ta shpjegoj. Nėse letėrsia do tė ishte thjesht histori, atėherė mbaron dhe nuk ka mė letėrsi. Letėrsia ėshtė ajo qė jeton dhe pasi ti ke mbaruar rrėfimin. Nėse kjo vazhdon, atėherė ti mund tė mendosh se ke bėrė letėrsi. Ėshtė diēka e ndėrlikuar, e cila nuk mund tė thuhet aq shpejt.


Ēfarė ndodhet tani nė tryezėn tėnde tė punės?


F.K. - Sigurisht qė kam diēka nė tryezėn time tė punės. Nuk ka asnjė shkrimtar qė tė mos ketė ide. Nė mendjen time orvaten shpesh shumė ide dhe vazhdimisht jam nė punė. Mė konkretisht nuk mund tė flas, pasi nuk mė pėlqen tė flas pa e mbaruar njė punė.


Ka ndodhur ndonjėherė ta lini nė gjysmė njė roman?

 

F.K. - Po mė ka ndodhur njė herė tė lė nė gjysmė njė roman. Ka ndodhur vite mė parė, pikėrisht pasi botova romanin tim tė parė “Ne tė tre”.

 

Pėrse e latė nė gjysmė?


F.K. - E lashė se mė zuri frika.


Cila ėshtė frika juaj tani?


F.K. - Tani kam frikė nė do pėlqehet ajo qė unė shkruaj apo jo. Nuk kam mė frikė ideologjike. Shqetėsimi im ėshtė qė tė shkruaj diēka qė ka ndonjė vlerė.

 

Nuk ju shohim shpesh nėpėr kafene. Shfaqeni rrallė nė publik. A mund tė na thoni se si jeton Kongoli?


F.K. - Ka qenė njė periudhė e jetės sime ku unė lexoja shumė e shkruaja pak dhe nė atė kohė frekuentoja shumė gjėra. Kam pasur njė jetė shumė tė pasur me ngjarje. Atėherė kisha kohė t’i bėja tė gjitha, tani nuk kam mė kohė. Ajo kohė qė mė mbetet dua ta shfrytėzoj. Nuk ėshtė se jam i tėrhequr e s’mė pėlqen tė frekuentoj shoqėrinė, kafenetė, pėrkundrazi mė pėlqejnė shumė. Gjithēka ėshtė ēėshtje kohe, pasi kur do tė shkruaj. Unė s’kam mė kohė tani, ajo tani ėshtė elementi mė i ēmuar. Ndėrsa pėr sa i pėrket daljes nė gazetė jo se s’mė pėlqen, por nė mėnyrė tė arsyeshme kur kam pėr tė thėnė diēka. Njė shkrimtar nuk ėshtė njė
artist kinemaje. Sipas konceptit tim, shkrimtari ėshtė ndryshe dhe duhet tė dalė atėherė kur do tė thotė diēka.

 

Intervistoi ALDA BARDHYLI


 

Fatos
Kongoli

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fatos Kongoli

“Lėkura e qenit” ėshtė romani im i pestė, i shkruar pas viteve ‘90. Ky roman vjen pas romaneve “I humburi”, “Kufoma”, “Dragoi i Fildishtė”, “Ėndrra e Damokleut”. Kėto romane unė i grupoj nė njė cikėl, tė cilin e kam quajtur “Burgjet e kujtesės”.

 


Letėrsia ėshtė ajo qė jeton edhe pasi ti ke mbaruar rrėfimin. Nėse kjo vazhdon, atėherė ti mund tė mendosh se ke bėrė letėrsi.  ėshtė diēka e ndėrlikuar, e cila nuk mund tė thuhet aq shpejt.

Veprimtari

TOENA 15 vjet pėrvojė nė fushėn e botimeve

 

Fituesit e ēmimeve tė panairit tė 10- tė tė librit “Tirana 2007”

 

Takim me rastin e 70-vjetorit tė akademikut Rexhep Qosja

Katalogu i botimeve
Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume