Kontakte     Indeks     Pershtypje  

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
intervista
libri artistik
poezia shqipe
kritikė letrare
libri artistik i pėrkthyer
libri studimor i pėrkthyer
trashėgimi kulturore
opinione
lista e ofruar per shitje

 

kėrko

revista Universi Shqiptar i Librit - libri artistik

     

Letėrsia e Mirė Nuk Ėshtė e Djeshme, Por e Sotme

Dritėro Agolli Zhurma e erėrave tė dikurshme Ēdo libėr ka njė histori qė kur lind, histori qė kujtohet herė pas here nėse jetėn e ka tė gjatė. Kėshtu ka ndodhur edhe me librin “Zhurma e erėrave tė dikurshme”. Ai lindi nga njė radhė tregimesh tė shkruara nė fillim tė viteve ‘60 tė shekullit XX dhe tė botuara kryesisht nė revistėn “Ylli”, ku kryeredaktor ishte Qamil Buxheli, njė burrė i fisėm me ide pėrparimtare, shkrimtar me njė humor tė rrallė modern dhe njeri me shije tė holla artistike.

 

 

Zhurma e erėrave tė dikurshme


nga Dritėro Agolli


Tregime dhe novela


Shtėpia Botuese Onufri


Numri i faqeve: 384


Ēmimi: 900 lekė

 

Libri u botua mė 1964, me njė kopertinė tė Safo Markos, me njė sfond tė zi dhe me njė figurė me ngjyrėn e njė thėngjilli tė ndezur. Nė atė kohė Safo Marko ishte grafistja mė e mirė e librave qė botoheshin. Nga botimi i librit autorit i lejohej tė merrte vetėm 5 kopje. Ndėrkohė qė 5 kopje dėrgoheshin nė drejtorinė e shtypit tė KQ-sė tė Partisė sė Punės, ky ishte njė rregull qė nuk guxonte askush ta shkelte. Kaloi njė kohė dhe libri “Zhurma e erėrave tė dikurshme” nuk po dilte nėpėr librari. Pas shumė vėrejtjeve, u arrit tė botohej njė pjesė e kėtyre tregimeve, por duke u shkurtuar shumė pjesė. Nė botimin e Shtėpisė Botuese “Onufri” kryesisht janė tregimet e “Zhurmės...”, por janė edhe disa tė tjera tė botuara nė gazetėn “Drita” dhe nė revistėn “Nėntori” nė vitin 1986, si “Nipi plangprishės”, “Martesa e Pasho Velēanit”, “Nderi i heshtur” dhe nja dy-tre tė tjerė. Po pse janė shtuar kėto tregime nė botimin e “Onufri”-t? Pėr arsyen e vetme, sepse ato qė janė shtuar kanė pasur tė njėjtin fat si
ato tė librit “Zhurma e erėrave tė dikurshme”.

 

Pėrse pritėt kaq gjatė pėr botimin e plotė tė kėtij libri?


D. A. - Ky libėr, siē e them unė edhe nė parathėnien e tij, ka njė histori tė veēantė. Kur doli nga botimi nė vitin 1964, ky libėr u kritikua dhe mė vonė u ndalua. Ky ishte libri i parė me tregime, sepse deri atėherė kisha botuar 4-5 vėllime me vjersha, kisha
botuar edhe nėpėr revista apo gazeta tregime tė shkurtra. Pėr herė tė parė qė doli ky libėr u ndalua, kėshtu qė edhe dėshira pėr tė shkruar tregime m’u pre disi, pasi qė me librin e parė unė nuk pata sukses (sukses te lexuesi libri kishte, por nė sfera tė tjera jo). Pas shumė kritikash qė iu bėnė librit u hodh ideja qė ky libėr tė hynte nė planet mėsimore, ku mėsuesit e letėrsisė ta kritikonin autorin sė bashku me shumė emra tė tjerė shkrimtarėsh. Dhe kėshtu u bė. Ime shoqe (Sadija) si njė prej mėsuesve tė letėrsisė, duhet ta kritikonte autorin. Megjithatė duhet pėrmendur se Sadija ime, mėsuesja e letėrsisė, pasi mori nga unė gabimet e librit, tė nesėrmen shkoi nė shkollė dhe para mėsuesve dhe nxėnėsve analizoi “Zhurmėn...”. E gjora Sadije, ēdo gjė nė atė sallė mund ta
fshihte, vetėm skuqjen e fytyrės jo! U kritikuan atėherė si fjala vjen “Martesa e papritur e Pasho Velēanit” (novelė), ndėrsa “Njė grek i vogėl nė shtėpinė time”, u ndalua fare dhe nuk u botua si dhe shumė tė tjerė. Pas ndalimit tė botimit, libri u la nė heshtje tė gjatė. Mė vonė, disa tregime tė tij u botuan nė njė pėrmbledhje tė veprave tė mia, qė doli nė vitin 1981 apo 1982, pas gati 20 viteve. Tregimet e botuara nė kėtė libėr ishin tė pakta nė numėr, pasi shumė prej tyre si pėr shembull “Njeriu me veladon” apo edhe tė tjera, nuk u botuan fare. Edhe ato qė u botuan u shkurtuan shumė, u redaktuan, duke iu hequr shumė pjesė.


Pėrse prita kaq gjatė? Sepse ende ata njerėz tė cilėt e ndaluan kėtė libėr e dinin qė mė kishin kritikuar njė herė. Mė vonė nga vitet ‘90, me lirinė e shtypit e tė fjalės, disa shtėpi botuese u interesuan pėr kėtė libėr dhe Lili Bare, i cili kishtė Shtėpinė Botuese “Apollon”, botoi njė pėrmbledhje tė shkurtėr me gati 150 faqe, tė titulluar “Njerėz tė krisur”, ku u botuan disa tregime nga ky libėr. Por botimi mė origjinal dhe mė i plotė ėshtė ai qė e hodhi nė treg Shtėpia Botuese “Onufri”.


Cila ishte kritika e kėtij libri?


D. A. - Nė atė kohė ky libėr u kritikua nga Komiteti Qendror i Partisė sė Punės nė njė Plenum (mbledhje) dhe si i tillė u kritikua sepse nxinte realitetin komunist dhe deheroizonte heronjtė. Personazhet duhet tė ishin mė tė pastėr dhe mė optimistė. Atėherė u tha se kėta ishin personazhe tė zymtė, shpeshherė tė dėshpėruar dhe tragjikė, heronjtė e veprės ishin tė deheroinizuar dhe letėrsia socialiste nuk i dėshiron kėta lloj personazhesh, me pak fjalė kjo ishte kritika.


Pėrse vendosėt ta botoni pikėrisht tek “Onufri”?


D. A. - Vetė Bujar Hudhri, botuesi i kėsaj Shtėpie erdhi dhe mė takoi, dhe duke m’u lutur mė tha se “nuk kam botuar asnjė gjė prej jush”. Pėr hir tė sė vėrtetės u lėkunda si fillim, hezitova pėr t’ia besuar kėtė libėr, pasi i thashė edhe vetė Bujarit “Ti si shtėpi botuese ke hedhur mbi mua kaq shumė bojė tė kuqe, aq sa vetė “Onufri” nuk ka qė nga koha kur e ke hapur kėtė shtėpi botuese”, sepse aty janė botuar nja 4-5 libra kundra meje. Kėtė ia thashė me tė qeshur sepse unė Hudhrin e kam mik prej shumė kohėsh dhe ėshtė botues me njė shije artistike tė mirė.


Nė sa gjuhė janė botuar tregimet dhe novelat e kėtij libri?


D. A. - Ky libėr ėshtė botuar nė Francė, jo kaq i plotė sa botimi i fundit, ėshtė botuar nė Greqi, ėshtė botuar edhe nė Itali, ndėrsa njė novelė “Apasionata” ėshtė botuar nė Amerikė. Nė kohėn kur u botua nė Greqi, nė njė nga shtėpitė botuese mė tė mėdha tė Athinės, pati njė interes nga mediat e vendit, madje unė kujtoj qė nė radio-televizionin e Selanikut u bė njė emision i gjatė ku u diskutuan tregimet dhe novelat e kėtij libri. Disa tregime, madje edhe pėrpara se tė botohej libri, janė botuar tė veēanta nėpėr revista franceze.


E djeshmja ėshtė diēka qė ka kaluar, nuk ėshtė mė mirė tė shkruani pėr tė sotmen apo tė ardhmen?


D. A. - Letėrsia ka diēka, ajo qė ėshtė e qėndrueshme po tė jetė e mirė, nuk ėshtė mė e djeshme, por e sotme. Nėse libri ėshtė i mirė, nuk po flas pėr librin tim sepse sa i mirė ėshtė ky libėr e thotė lexuesi, por fjala vjen letėrsia e cila lidhet me “Don Kishotin” e Servantesit, apo Tolstoi te “Lufta dhe paqja” si dhe “Xha Gorioi” i Balzakut, janė tė shkruara atje pėr atė kohė, por ato na flasin edhe pėr tė sotmen. Kėshtu pra, letėrsia ka njė tė veēantė, e djeshmja ėshtė edhe e sotmja, e djeshmja hyn nė histori, kurse e sotmja jo, e kėshtu e djeshmja historike flet nė tė sotmen. Edhe urat janė tė ndėrtuara dje, por pėr sa kohė qė ato nuk janė shembur, ne i pėrdorim nė tė tashmen... Ja pra ēfarė rėndėsie ka kur e djeshmja shkruhet. Unė zakonisht nuk kam pasur dėshirė t’u kthehem edhe njė herė veprave tė sė kaluarės, me pėrjashtim tė rasteve kur botimet kanė mbaruar dhe kėrkesa nga lexuesit ėshtė e vazhdueshme pėr t’i ribotuaredhe njė herė, sepse kam frikė qė tė mė  tėrheqin prej mėngės sė xhaketės dhe tė mbetem me tė kaluarėn. Pėr sa kohė nuk e ka zėnė skleroza shkrimtarin qė tė harrojė, ai mund tė shkruajė.


Mendoni se pėr shkrimtarėt shqiptarė ėshtė zgjatur disi mosha e krijimtarisė? Pėrse?


D. A. - Po, ky fakt ėshtė i vėrtetė, pasi mosha e krijimtarisė te shkrimtarėt tanė ka qenė e shkurtėr. Po t’i shikosh tė gjithė shkrimtarėt e kohės sė kaluar, pas moshės 50-vjeēare nuk kanė krijuar mė, sepse iu ka munguar teknologjia e re e tė shkruarit, kanė mbetur pas. Krijimtaria e zgjatur ka njė veēori, duhet tė kėrkosh, siē e thashė, teknologji tė re tė tė shkruarit, ta revolucionarizosh krijimtarinė. Kjo veēori ka qenė e shkrimtarėve evropianė, tė cilėt e kanė zgjatur moshėn e tė krijuarit, ata edhe nė moshėn 80-vjeēare kanė krijuar. Por  nė gjysmėn e shekullit XX dhe tė atij XXI, ėshtė rritur disi mosha e krijimtarisė dhe shumė autorė shqiptarė jo vetėm qė kanė shkruar mbi moshėn 60-vjeēare, por ata pikėrisht nė kėtė moshė kanė filluar tė botohen nė gjuhė tė ndryshme tė Evropės. Ndoshta ngaqė nė kėtė periudhė nuk janė zhvilluar luftėra dhe populli shqiptar ka pasur komoditetin pėr tė krijuar, apo ndoshta pėr shumė arsye tė tjera, teknologjia ka pėrparuar edhe nė kėtė fushė, mosha artistike e
shkrimtarėve tanė ėshtė zgjatur.


Cili do tė jetė libri juaj mė i fundit qė do t’i dhuroni lexuesit?


D. A. - Tani unė merrem me botime edhe tė njė lloji tjetėr, qė ėshtė publicistika, me intervista, me artikuj, por edhe shkruaj veēanėrisht disakujtime nga jeta ime. Unė kam jetuar  pėr gati treēerek shekujsh, madje kam harruar edhe datėn se kur kam lindur, kaq shumė vite kam qė jetoj, kėshtu qė nė kėtė moshė kujtimet janė tė justifikueshme. Kujtimet nuk mund tė shkruhen nė ēdo moshė, ato zakonisht shkruhen pas moshės 60-vjeēare. Dhe siē thotė Gėte “Nėn ēdo dėrrasė varri, mbulohet njė histori e tėrė”, ėshtė mirė qė kėtė histori ta shkruajmė dhe tė mos e mbulojmė, nė mėnyrė qė t’ua lėmė brezave atė tė vėrtetė, tė cilėn do tė mund ta kishim marrė me vete. Unė pėr momentin po merrem me mbledhjen apo edhe me hedhjen e kujtimeve tė mia, por kėtė gjė po e bėj me qetėsi dhe shumė ngadalė, pa u ngutur. Kėshtu qė unė pa ju caktuar kohėn se kur, do tė botoj njė libėr ku do tė mbledh tė gjitha kujtimet, por unė kam edhe shėnime edhe tregime tė cilat nuk i kam botuar asnjėherė.


Me gjithė kėtė ndryshim “Zhurma e erėrave tė dikurshme” filloi tė bėjė zhurmė. Nė shtyp ai u kritikua si njė vepėr me gabime ideologjike. Kritikat u rritėn pas Plenumit tė 15-tė tė KQ-sė tė PPSh-sė sė vitit 1965, ku vėrejtjet morėn njė formė zyrtare. Nė atė Plenum, bashkė me librin e Agollit, u kritikuan edhe dramat e Naum Priftit, Qamil Buxhelit, Fatos Arapit dhe u thumbua Ismail Kadare dhe ndonjė tjetėr qė nuk mė kujtohet. Kjo kritikė mund tė kishte rrjedhoja tė pakėndshme, sikur Enver Hoxha mos tė kishte folur nė konkluzionet e atij Plenumi nė mbrojtje tė ndonjė autori tė kėtyre veprave. Kėshtu, pėr Dritėro Agollin, z. Hoxha tha se, “ėshtė bir i Partisė dhe ka vepra tė bukura”. Deri atėherė shkrimtari kishte botuar poemėn “Devoll, Devoll”. Asnjė diktaturė nuk shpik dot armė pėr tė vrarė letėrsinė e vėrtetė.  Armėt e shpikura vetėm mund t’ia ndalojnė pakėz udhėtimin, por ajo ecėn, mjafton qėshkrimtari tė mos trembet as nga kritikėt e  sferave tė larta zyrtare, as nga kritikėt letrarė dritėshkurtėr apo dritėgjatė. Ai shkrimtar qė ka frikė nga kritika, dyshon pėr vlerėn e veprės sė tij. Ēuditėrisht Dritėro Agolli nuk iu tremb dhe aq kritikave tė
djeshme, sa kritikave tė sotme. Sa herė qė ai mendon pėr tė djeshmen, thotė me vete: “E djeshmja vėrtet nuk nxiton, por ngacmon tė sotmen.” Kėtė ngacmim tė sė djeshmes ia riktheu miku i tij Bujar Hudhri, presidenti i shtėpisė botuese “Onufri”, kur i thotė se kishte dėshirė tė ribotonte librin “Zhurma e erėrave tė dikurshme”.

 

Intervistoi EDVINA LILAJ
Marrė nga REVISTA KULT

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nėse netėt janė tė gjata

Nėse netėt janė tė gjata
Duke pritur vdekjen mėrzitesh
Dhe s’vdes,
Lutju Zotit tė vijė, e shkurtėr nata,
Tė vdesėsh shpejt nė mėngjes.
Atėherė ēel trėndafili
Nė gonxhet e kaltra,
Pastaj zė kėndon njė kėndes...

Veprimtari

TOENA 15 vjet pėrvojė nė fushėn e botimeve

 

Fituesit e ēmimeve tė panairit tė 10- tė tė librit “Tirana 2007”

 

Takim me rastin e 70-vjetorit tė akademikut Rexhep Qosja

Katalogu i botimeve
Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume