Kontakte     Indeks     Pershtypje  

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
intervista
libri artistik
poezia shqipe
kritikė letrare
libri artistik i pėrkthyer
libri studimor i pėrkthyer
trashėgimi kulturore
opinione
lista e ofruar per shitje

 

kėrko

revista Universi Shqiptar i Librit - opinione

     

Takim me rastin e 70-vjetorit tė akademikut Rexhep Qosja

 

Ky vit, pra 2006-a shėnon vitin e 70- vjetorit tė lindjes sė akademikut Rexhep Qosja. Me rastin e kėtij pėrvjetori tė rėndėsishėm nė Panairin e Librit “Tirana 2006” u organizua njė takim me botues, studiues, kritikė e letrarė tė ndryshėm nga vendi dhe diaspora, ku u paraqit dhe u komentua njė pjesė e korpusit letrar dhe studimor tė tij. Ai qė ka luftuar dhe lufton aq shumė pėr Shqipėrinė e bashkuar dhe pa kufij nuk mundi tė ishte nė Tiranė, pikėrisht pėr shkak tė kufijve qė “vijėzojnė” ende fatin e shqiptarėve. Mungesa e pasaportės solli edhe mungesėn e akademikut nė Panairin e Librit “Tirana 2006”.

 

Lexuesi nuk mundi ta kishte praninė e tij pėrgjatė ditėve tė Panairit, por vepra e tij kurrsesi nuk i mungoi stendės sė Toena-s, qė ka edhe ekskluzivitetin e botimit tė veprės sė tij nė shqip. Mosprania e tij fizike nuk ka penguar as miqtė e tij tė jenė prezent dhe tė flasin tanimė jo vetėm pėr mikun dhe njeriun Rexhep, por pėr akademikun, studiuesin, kritikun dhe letrarin qė kanė emėrues tė pėrbashkėt, pėr vlerat e tij dhe gjurmėt qė ai ka lėnė e vijon tė lejė nė historinė e kombit tonė. Udhėt e jetės kanė qenė tė pėrdredhura pėr tė sidomos!

 

 

 

Nga takimi i organizuar me rastin e 70-vjetorit te lindjes se akademikut Rexhep Qosja

ne Panairin e Librit "Tirana 2006"

 

 

 

Duke mos u konformuar, pagoi edhe ai njė faturė, atė tė lėnies nė “heshtje” pėr njė kohė, izolimin e tij, censurė qė emri i tij tė mos pėrmendej kurrkund, por asgjė nga kėto nuk e mėnjanoi thirrjen e tij dhe asgjė nuk e ndali luftėn pėr njė Kosovė tė ndryshme nga ajo nėn zgjedhėn e Serbisė. Botimi i veprės sė parė tė tij daton mėse 40 vjet mė parė e prej atėherė, akademiku Rexhep Qosja vijon tė mbetet studiuesi dhe kritiku mė i madh i letėrsisė shqipe. Ndėrsa pėrkthimet e tij nė gjuhė tė huaja i kanė bėrė njė nder edhe mė tė madh letėrsisė sonė. “Porosia e madhe” ėshtė pėr tė madhin e kombit tonė Naim Frashėrin, ndėrsa qindra faqe monografi janė pėr Asdrenin. Akoma mė shumė faqe ndėr vite janė shkruar dhe kanė hedhur dritė duke pėrjetėsuar historinė e letėrsisė shqipe. Pra nė veprat e tij mund tė kuptosh kohėn nė tė cilėn jetojmė, sfidat me tė cilat duhet tė pėrballemi, duke lėnė njė testament pėr tė nesėrmen e shpirtit kombėtar.

 

Emri i tij mbahet mend jo vetėm pėr kėto testamente qė ka lėnė pėr kombin tonė, por edhe pėr thėniet e menēura kur tė gjithė rendin tė kacavirren pas njė termi pėr tė justifikuar shterpėsinė e tyre. Vite tė shkuara, Rexhep Qosja duke folur pėr modernitetin pohoi se realizmi socialist nuk ėshtė as realizėm sepse ėshtė romantizėm. Fjalėt dhe vlerėsimet nuk mungojnė asnjėherė nė kėsi rastesh promovuese, por jo pėr kėtė shkak humb vlera e tyre. Miku i tij, studiuesi Jorgo Bulo shprehet se, “Qosja nuk rrėmbehet nga modat, e ai vėrtet mund tė mos jetė nė modė, po ėshtė modernist i vėrtetė”.

 

Romani i tij “Vdekja mė vjen prej syve tė tillė” ėshtė njė dėshmi e gjallė e njė letrari modern i cili tani i ėshtė kthyer sėrish shkrimit tė veprave letrare. Ajo ēka u shfaq nė Prishtinė, nė simpoziumin shkencor, me rastin e kėtij pėrvjetori, erdhi edhe nė Tiranė, nė 10 minuta jetėshkrim me anė tė imazhit. Ndėrsa njė zė pėrshkruante udhėt e jetės, nėpėr tė cilat Qosja shkeli, objektivi i kamerės kishte fiksuar disa nga momentet mė kryesore tė jetės dhe krijimtarisė sė tij.

 

ANISA YMERI

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Veprimtari

TOENA 15 vjet pėrvojė nė fushėn e botimeve

 

Fituesit e ēmimeve tė panairit tė 10- tė tė librit “Tirana 2007”

 

Takim me rastin e 70-vjetorit tė akademikut Rexhep Qosja

Katalogu i botimeve
Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume