Kontakte     Indeks     Pershtypje  

katalogu i botimeve
lista e plote e botimeve
revista Universi Shqiptar i Librit
intervista
libri artistik
poezia shqipe
kritikė letrare
libri artistik i pėrkthyer
libri studimor i pėrkthyer
trashėgimi kulturore
opinione
lista e ofruar per shitje

 

kėrko

revista Universi Shqiptar i Librit - poezia shqipe

     

Kitara lirike e jugut

Tė shkruash gjysmė shekulli poezi ėshtė njė gjė e ēuditshme. Tė mos ndiesh gėlltitjen kronos-ikje tė kohės, tė apelosh motive tė brendėsisė shpirtėrore, tė lėvizėsh nė njė kaleidoskop jonik, tė brishtė, kumbues, tė ndritshėm, tė ngarendėsh nėpėr stinėt e arta, tė trishtohesh, tė zbulosh fosile nostalgjish nėpėr mijėvjeēarė, do tė thotė tė pėrjetosh sipas individualitetit poetik, qenien poetike te tė tjerėt, tė emanciposh nė heshtje fjalėn.
 

Kitara e Jugut

nga Sulejman Mato

Poezi tė zgjedhura


Shtėpia Botuese: Toena

 

Numri i faqeve: 256

 

Ēmimi: 600 lekė

 

Sulejman Mato ka rrugėtuar nė poezi gjatė dhe gati nė heshtje. Natyraliteti i tij, thjeshtėsia e krijimit.

Pėrzgjedhja e poezive ėshtė njė proces i brendshėm, njė ritendosje, njė pohim i vetėm, pėrtej dilemave. Kjo pėrzgjedhje shpaloset si njė mozaik qė nuk ka zė. Sulejman Mato nuk ėshtė njė poet kėlthitės. Me njė modesti dhe thjeshtėsi tė veēantė, ky krijues ėshtė njė nga lirikėt mė autentikė dhe mė tė mirė tė poezisė shqipe. Ai qėndron larg bujės mediatike, larg hierarkive tė rreme tė kritikės, por edhe larg harrimit dhe mospėrfilljes.

 

Sulejman Mato ka tipologjinė krijuese tė jugut. Treva bregdetare jonike ėshtė mitologjizuar me ngrohtėsi tė madhe nga poeti. Ky qe fati i tij i bukur, saga e tij intime, ekzistenciale. “Kitara e jugut” ringjall vegimet, fjalėt, emocionet. Poezitė pėr kilėn e vogėl si ABC e urisė, pėr Himarėn, pėr vendlindjen, pėr Fterrėn, pėr detin, pėr Sarandėn, Ksamilin me katėr ishuj nė sy, pėr dallgėt e brengosura qė tė lutin “mos ik!”, pėr shkėmbinjtė e thepisur me xigomatikė si tė Homerit, kanė njė ndjeshmėri tė lartė. Bota e fantazisė pėrthyhet brenda realitetit, ajo ėshtė djepvarri i saj, ėshtė mrekullia e mbijetesės. Sulejman Mato nuk kėrkon tė ēuditė, ai na i pėrkthen ēuditė. Kėtu qėndron dhe sekreti i krijimtarisė sė tij. Sulejman Mato spikati si poet i talentuar qysh nė vitet ’60. Ai ishte dhe mbetet ndėr poetėt mė tė njohur tė brezit tė tij, sė bashku me Viktor Qurkun, Hiqmet Meēen, Xhevahir Spahiun, Shefki Karadakun, Frederik Reshpen, Musa Vyshkėn etj.

 

I njohur qysh herėt nė shtypin letrar... gjatė kohės qė punonte nė revistėn “Nėntori” mbahet mend si njė njė redaktor dashamirės me talentet e reja, inkurajues dhe shpirtmadh. Mato nuk e njeh xhelozinė pėr tė tjerėt, i mjafton talenti i vet dhe kjo nuk ėshtė pak. Ai kultivoi, jo rastėsisht, njė poezi lirike larg toneve tribunale. “Poeti bėn marrėveshje me yjet, universin...”, njė koncept poetik kozmogonik. Qenia e ēdo poeti ka disa bėrthama vizionesh, tė cilat shkėndijojnė nė metafora. Mato sjell vegime tė vendlindjes sė vet, na sjell jugun me hapėsirat detare, fėmijėrinė, humanizmin njerėzor. Nė poezinė e tij ka diēka nga De Rada, nga Lorka, nga Kafavis. Eseisti Valter Beniamin thotė: “Mbeturinat e kujtesės janė shpesh mė tė qėndrueshme dhe mė tė forta sesa procesi qė i lė pas ato”. * * * Poezia e kėtij krijuesi tė talentuar nuk reshti nė vite dhe nuk u fashit kurrė, veēse u rrit dhe u pasurua. Veēanėrisht mbresėlėnėse janė poezitė e dashurisė,tepėr njerėzore dhe tė kthjellėta, njė cikėl unikal.

 

Stili i Sulejman Matos ėshtė njė estetikė e prekshme, larg abstraksionit shterp. Ky lirizėm bėn pjesė nė botėn meditive. Konkretja modelon simbolikėn. Disa nga poezitė e kėtij poeti tė kujtojnė poetin e madh turk, Nazim Hikmet. Sulejman Mato nuk ėshtė thjesht njė poet, ai ėshtė njė krijues dimensional e me interesa tė gjera. Nė krijimtarinė e tij pėrfshihen disa drama tė suksesshme, disa libra me tregime, njė prozė e zhdėrvjellėt e plot ngjarje jetėsore. Mato ėshtė dhe njė studiues i mirėfilltė, studiues i artit tė shkrimit, i lashtėsisė dhe i gjuhėsisė. Librat qė ka shkruar nė kėtė rrafsh e sidomos ai “Nė kėrkim tė rrėnjėve”, e kanė rritur pa dyshim personalitetin e tij krijues.

 

Sulejman Mato ėshtė njė emėr i njohur dhe nė publicistikė, ku spikat natyra e tij prej qytetari tė preokupuar pėr problemet e kohės, ndryshe nga shumė krijues tė tjerė tė gjeneratės sė vet. Ambicia pėr tė njohur tė fshehtat njerėzore si dhe rrėnjėt e identitetit shqiptar e kanė plotėsuar dimensionin e studiuesit shkrimtar dhe poet. Lexuesi, duke marrė nė dorė pėrzgjedhjen e shumė librave tė tij poetikė “Kitara e jugut”, sigurisht do tė ndiejė njė kėnaqėsi tė veēantė. Ēdo lexim ėshtė njė rilexim. Nė kėtė proces, gati misterioz, lėvizin kohėt dhe botėrat. Autori e di mirė kėtė gjė, ndaj ai preferon tė mos flasė pėr veten e vet. Kėtė sekret ia beson poezisė sė tij, tė cilėn na e afron me dashamirėsi pėr t’i prekur vlerat e saj.

 

Dr. MOIKOM ZEQO

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sulejman Mato

“Poezia e tij, ka fjalė tė kaltra, gjithė intimitet dhe ndjeshmėri njerėzore, tė cilat endin thjeshtėsisht imazhe dhe metafora vezullonjėse.

 

Fėmijėria, valėt dhe flladet jonike, dashuria, nėna, ndėrrimi i stinėve, Atdheu, - tė gjitha me nga njė re tė bardhė mbi krye, - ja disa nga viset e frymėzimit tė tij poetik.

 

Pikturon lirshėm, me dorė tė lehtė. Botėn e sheh me sytė e
dashurisė.”

 

XHEVAHIR SPAHIU

 


Veprimtari

TOENA 15 vjet pėrvojė nė fushėn e botimeve

 

Fituesit e ēmimeve tė panairit tė 10- tė tė librit “Tirana 2007”

 

Takim me rastin e 70-vjetorit tė akademikut Rexhep Qosja

Katalogu i botimeve
Ky katalog ėshtė ideuar, formuluar dhe sistemuar nė mėnyrė tė tillė qė tė gjithė tė interesuarit tė mund tė marrin njė informacion tė plotė dhe tė hollėsishėm pėr ēdo libėr tė pėrfshirė nė tė.me shume